Ballina Blog Faqe 9212

Zhvishet këngëtarja shqiptare

0

Eni Koçi njihet si një prej vajzave më joshëse të showbiz-it shqiptar, e cila herë pas here, shastis ndjekësit e saj në rrjetet sociale me foto provokuese.Por ditën e sotme, Eni i ka vënë flakën Instagram-it me një foto super sexy. Këngëtarja bukuroshe shihet duke pozuar me sytë mbyllur e mbashtetur pas një muri, e veshur me një fustan të zi tërëisht transparent në pjesën anësore, që Koçi e ka veshur pa të brendshme.Këngëtarja në përshkrimin e fotos ka shënuar vetëm tre pika, duke lënë ët kuptohet se fotoja nuk ka nevojë për koment.

 

 

Basha i përgjigjet kryeministrit

0

Pas deklaratës së Ramës në Facebook i është përgjigjur edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha në rrjetin social Facebook. Ai mohon sërish akuzat se partia e tij ka marrë para prej rusëve, duke theksuar se nuk ka shkelur asnjë ligj me asnjë individ, organizatë, kompani apo interes rus. Ai tha se pas akuzave të bëra publike prej vetë tij ndaj lidhjeve të Ramës me një kompani ruse, ky i fundit nuk u përgjigj, por “gatoi një tjetër sallatë ruse”.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës:
Për hir të opinionit publik dëshiroj të sqaroj një herë e mirë disa gjëra:

1. Akuza që Partia Demokratike ka marrë para prej rusëve për të bërë konspiracion së bashku me Presidentin Trump kundër Edi Ramës është një akuzë qesharake, që vetëm një mendje megallomane si Edi Rama mund ta gatuajë. Këto akuza janë në vazhdën e qëndrimeve anti-Trump dhe anti-administratës Trump nga Edi Rama.

2. Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe nuk ka asnjë lidhje direkte dhe indirekte me asnjë individ, organizatë, kompani apo interes rus.

3. Dje e akuzova publikisht Edi Ramën për lidhje të errëta me kompaninë ruse Gunvor, por ai sot nuk u përgjigj, duke gatuar një tjetër sallatë ruse, si ajo e Mother Jones, për të fshehur të vërtetat. Nëse ka rrezik rus në Shqipëri, ai vjen përmes Ramës kryeministër! Jo vetëm sepse si njeri i zhytur në krim, ai është lehtësisht i shantazhueshëm nga kushdo, por sepse ai, konkretisht, ka mirëpritur ndikimin rus! Edi Rama duhet të sqarojë publikisht se kush ia solli, çfarë ka biseduar dhe çfarë i ka premtuar kompanisë Gunvor, me të cilën është takuar të paktën një herë në zyrën e tij në Tiranë. Ai duhet të sqarojë, gjithashtu ,se pse mbështet tezën e përkrahur edhe nga Rusia për shkëmbim territori midis Shqipërisë dhe Serbisë. Rama duhet të sqarojë gjithashtu aferën me kompaninë turke që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës, kompani e cila ka kontratë me kompani shtetërore ruse për ndërtim centralesh bërthamore.

4. Për kontrata e lobimit të Partisë Demokratike ne i kemi kërkuar prokurorisëshqiptare të kryejë cdo verifikim dhe i kemi dhënë prokurorisë të dokument. Për të ruajtur të njëjtin standard dhe për t’i shërbyer drejtësisë, ftoj publikisht prokurorinë shqiptare të fillojë hetimin e burimit dhe mënyrës si Edi Rama, në konspiracion me të tjerë, shkeli ligjet amerikane duke futur para të huaj në fushatën presidenciale Obama. Për këtë çështje ka një vendim të formës së prerë të drejtësisë amerikane që ka vertetuar faktin dhe krimin, prandaj prokuroria shqiptare e ka të lehtë ta hetojë këtë çështje.

5. Edi Rama ka disa javë që po përpiqet të pushojë hetimet për Saimir Tahirin. Prandaj, fushata e sulmeve, përmes mercenarëve me pagesë, ka për qëllim largimin e vëmendjes së opinionit publik nga droga dhe krimi. Cështjet e drogës si “Xibraka”, Maminasi, Saimir Tahiri janë çështje me rëndësi kombëtare, të cilat nuk duhet lejuar që të mbulohen me mjegullën e propagandës qeveritare, sepse rreziku kryesor për destabilizimin e Shqipërisë është droga dhe krimi. Prandaj, lufta ndaj drogës, krimit dhe lidhjeve të tytre me politikën është prioritet kombëtar.

Ulsi Manja:Basha duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore nëse ka tradhti kombëtare

0

Partia Socialiste vijon sulmin ndaj Partisë Demokratike lidhur me kontratat me kompanitë e lobimit. “Në emër të çdo shqiptari kërkojmë të dimë të vërtetën nga Lulzim Basha”- thotë deputeti socialist Ulsi Manja në një prononcim për median nga selia e PS-së. Më pas shtron dhe pyetje: “Çfarë i premtoi Basha rusëve në këmbim të parave të tyre? Manja thotë se Basha duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore nëse ka tradhti kombëtare.

Ulsi Manja: “Lulzim mos u fshih po duku, se sot të takon të përgjigjesh para opinionit publik, neser par ligjit: A kishte pagesa te tjera? Kush janë ata që kontakt me Lulzim Bashën dhe flasin në emër të rusëve? Gjatë negociatave Basha ishte  vetë apo dikush tjetër nëgocioi në emër të tij? A  ka të tjerë brenda Partisë Demokratike që janë  në dijeni të kësaj? Përveç rusëve, sa para të tjera me prejardhje ruse janë përdorur gjatë fushatës? A ka ndonjë xhep në Filadelfia të SHBA ku Luli fuste dorën? Çfarë u premtoi basha rusëve në këmbim? Deputeti Manja ftoi Prokurorinë Shqiptare të bëjë një hetim të hollësishëm lidhur me ngjarjen

“Financimi rus i PD-së”, Rama: Kjo histori nuk mbyllet pa u zbardhur

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook ndaj deklaratave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Duke e quajtur një mishmash Bashën, Rama thotë se historia e financimit rus në PD do të zbardhet deri në fund.

Postimi i Ramës:
“Që është një mishmash fundekrye korruptiv xhepash të errët, kjo nuk diskutohet sepse vetë mishmashi provohet edhe nga dy prononcime krejt të kundërta, në harkun e 3 muajve nga i zoti i mishmashit; Që është një mishmash në shkelje të hapur me pasoja penale të disa ligjeve të vendit, as kjo nuk diskutohet dhe për këtë mjafton të dëgjosh qoftë edhe vetëm këto dy prononcime krejt kontradiktore; Që është e habitshme që të gjenden disa rusë bujarë (dhe jo vetëm rusë) që të nxjerrin nga xhepat e tyre gjysëm milionë dollarë për një parti shqiptare, as kjo nuk diskutohet që e bën mishmashin edhe më skandaloz, ligjërisht e politikisht! Por që kjo histori s’mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund, nëse ka apo jo,interferenca malinje forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cënimit të imazhit të Shqipërisë (drogëdrogëdrogëkrimkrimkrim), me qëllim pengimin e procesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit, kjo është absolutisht e padiskutueshme! Shqipëria nuk mund të merret dot peng nga askush dhe shqiptarët pa dallim partie, nuk e meritojnë këtë mishmash papërgjegjshmërie politike, ligjore dhe kombëtare”, shkruan Rama

Fier, zbardhet vrasja e 36-vjeçarit, arrestohet shoku i tij nga Kopliku

0

Autori i vrasjes së Kreshnik Beqirajt ka treguar vetë se ku kishte fshehur trupin e shokut të tij pasi e kishte vrarë me çekiç. Në një video të vënë në dispozicion nga policia e shtetit shikohet sesi autori me pranga në duar shkon tek vendi ku policia ka gjetur kufomën. Më pas në një dhomë ku kishte vegla pune policia ka shenjuar dhe çekiçin që mendohet se është kryer krimi. Kreshnik Beqiraj figuronte i zhdukur prej qershorit të 2017 por në janar nisën hetimet për vrasje. Autori i vrasjes është 32 vjecari Albert Zekaj, nga fshati Kalldrun i Malësisë së Madhe, që tashmë është vënë në panga dhe e ka pranuar krimin. Ata  sipas policisë ishin njohur para tre vitesh në Belgjikë, dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit. Por më 22 qershor, në gjendje të dehur, sic thonë burimet policore, 32 vjecari nga Kopliku e ka goditur Beqirajn me sende të forta dhe më pas trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas. Shkak i përplasjes mes dy burrave mund të ketë qenë pamundësia ekonomike për të paguar qiranë. Pas krimit dhe fshehjes së trupit të 36 vjecarit nga Fieri, Zekaj ka plackitur edhe shtëpinë ku jetonin. Policia thotë se nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit si dhe  çekiçi me të cilin autori ka kryer krimin. Ndëkohe trupi i 36 vjecarit është dërguar  pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

KANADA, MJEKËT PROTESTOJNË KUNDËR RRITJES SË PAGAVE

0

Në Quebec të Kanadasë janë mbledhur 700 firma në një peticion për t’i kërkuar qeverisë që paratë që do shpenzoheshin për rritjen e pagave të mjekëve, të shpenzohen në fushën e shëndetit publik dhe të garantohet një shërbim i mirë dhe të sigurohen kura për të cilat ka nevojë komuniteti.it 700 vetë, ndër të cilët mjekë, specialistë dhe studentë të mjekësisë në Kanada firmosën peticionin kundër rritjes së rrogave nga ana e qeverisë mbi dëmet personale të mjekëve, të cilët mendojnë që duhet investim në infrastrukturë të shërbimit publik shëndetësor.  Në protestë kërkohet edhe që shumat që do shkonin për rritjen e pagave të mjekëve, të shpërndahen në sektorin e shëndetësisë për promovimin e shëndetit dhe plotësimin e nevojave të pacientëve, në mënyrë që këto gjëra të mos rëndojnë mbi punonjësit e këtij shërbimi. Për mjekët, rritja e pagave, është një manovër e qeverisë që  të shkurtojë personel në radhët e infermierëve dhe të punësuarëve të tjerë që kanë mbingarkesë pune dhe duhet të paguajnë më shumë për shërbimet e ofruara. “Këto rritje pagash janë akoma më keq, pasi infermierët, punonjësit dhe të tjerë të punësuar profesionistë përballen me kushte pune shumë të vështira, ndërkohë që pacientët tani përballen  me mungesë shërbimi për shkak të shkurtimeve të viteve të fundit dhe centralizimit të fuqisë në Ministrinë e Shëndetit”-shkruhet në peticion. “E vetmja gjë që duket se është e pa prekur nga shkurtimet është shpërblimi ynë”-përfundojnë mjekët.

Nuk ka njeri në timon…

0

Nuk ka njeri në timon…

Pse spo kapen autorët e kokainës?
Nuk kapen, e s’do të kapen. Jetojmë në kohë
të tjera. Krimi është gjithmonë një hap përpara. Krimi nuk shihet lehtë me sy. Krimi është sofistikuar. Krimi ka kohë që punon me pilot automatik. Kutia e zezë e ka faqen e bardhë.
Një mik në polici më tregonte se edhe gomeret e mushkat e transportit te kanabisit në fshatrat e jugut lëvizin me pilot automatik. Po po.
Nuk tallem:
Në shtegun për në shtetin fqin, karvanit i prin gomari lider. Në shpinë mban mallin e lidhur, por mban edhe një kasetofon të ndezur.
Aparati ka të regjistruar zërin e të zotit të kafshës që i thërret në çdo 5 minuta:
Yshsh! Yshsh!
Kafsha e gjorë ecën e ecën në shtegun e ngushtë se di që ka pas të zonë. Por jo!
I zoti rri në një majë mali, e sheh karvanin që ecën. Yshsh- in e bën aparati. Drogën e çon veshgjati. Kaq është.
Ku janë autorët?
Nuk ka. Eshtë koha e IT-ve. Piloti automatik të dergon në destinacion. Nuk ka njeri në timon.

Xhesika Ndoj uron 8 Marsin

0

Sot është 8 Marsi, dita e grave. Ndërsa shumë gra shqiptare ndryshe nga vitet e kaluara kanë zgjedhur të protestojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, këngëtarja shqiptare ka preferuar të urojë nga shtrati. Është fjala për Xhesika Ndoj, e cila pak minuta më parë ka publikuar një foto të nxehtë në llogarinë e saj në Instagram. “Gëzuar 8 Marsin të gjitha nënave”, shkruan këngëtarja në përshkrimin e fotos, teksa shfaqet super e nxehtë me të brendshme mbi shtrat.

Jennifer Lopez, gjithnjë e më seksi

0

Streçe palestre të reja, bustie (mini kanatjere) dhe një fizik për t’u patur zili,  Jennifer Lopez ndan disa foto super seksi në Instagram. Në Korrik do të mbushë plot 49 vjeç, por këngëtarja aktore nuk duket se e ndjen fare peshën e moshës: gjithnjë shumë e bukur, sensuale dhe në formë të shkëlqyer. Ndërkohë që përshpëritet lart e poshtë për një martesë të mundshme të saj me të dashurin Aleks Rodriges, në Korrik, në bregun amalfitan, tërheqësja.  Jlo argëtohet me shkrepje celulari që të lënë pa frymë.

 

Demi ngre temperaturat në Cape Verde

0

Demi Rose tregoi format e saj bombastike ndërsa shijon pushimet në ishull Sal, Cape Verde. 22-vjeçarja ekspozoi pasuritë e saj e veshur me bikini të thurura me grep. Modelja dukej mjaft seksi dhe provokuese.