Ballina Blog Faqe 9222

Kylie ‘mahnitëse’ 1 muaj pas lindjes

0

Kylie Jenner është një nga modelet më të njohura në botë, teksa ndiqet nga më tepër se 100 milionë fansa në Instagram. Vetëm një muaj më parë, ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e quajti Stormi, ndërsa nuk e fshehu lumturinë e të qenit nënë. Gjithsesi, në fotot më të fundit të publikuara nga 20-vjeçarja, duket se Kylie ka ardhur në formë mjaft të mirë dhe ka rikuperuar shumë shpejt pasojat e shtatzënisë. Shumë prej fansave të saj kanë mbetur të mahnitur nga transformimi i shpejtë i fizikut të modeles dhe e kanë komplimentuar për përmirësimin e linjave të trupit.

BEGAJ:KAM LINDUR NË NJË VEND QË NUK KA SHTET

0

Kampionia e peshëngritjes Romela Begaj ka në një konference per shtyp eshte betuar mbi kuran e mbi flamurin kuqezi per pastertine e saj pasi rezultoi pozitive edhe ne testin B te dopingut. E perlotur, me zerin qe i dridhej, Begaj tha se nese do ishte amerikane sot do e kishte medajen e fituar. “Une punen time e bera. Medaljen Shqiperise ia cova. Une skam mundesi financiare. Njehere shkova vete.  E deklaroj, kushdo te jete i gatshem te vije te me marre. Jam kampione por ketu nuk ka shtet. Nese do isha amerikane do kisha medaljen sot.”, tha Begaj.

DOPINGU, BEGAJ REZULTON POZITIVE NË TESTIN B

0

Romela Begaj rezulton pozitive edhe në testin e dytë për doping dhe rrezikon një ndëshkim të rëndë deri në 8 vite pezullim nga aktivitetet, duke qenë se është një rast i përsëritur. Testi B konfirmoi rezultatin e Testit A, e tashmë jo vetëm sportistja, por e gjithë peshëngritja shqiptare rrezikon një dënim të rëndë. Romela Begaj u shpall nënkampione bote në kategorinë deri në 69 kg, në kampionatin botëror të zhvilluar në Anaheim të Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që kishte fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 107 kg. Por pas kryerjes së testit të parë ajo rezultoi pozitive për përdorimin e substancës së stanazololit, e ndaluar nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes. Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, asokohe këmbënguli në një bisedë telefonike për Top Channel në pafajësinë e peshëngritëses, duke theksuar se përgjigjet kanë ardhur në Federatë 45 ditë pas përfundimit të Botërorit dhe konfirmoi se ajo do të kryente edhe Testin B. Por kjo nuk është hera e parë që Begaj rezulton pozitive me substancën e stanazololit. Më parë, ajo ka rezultuar e tillë edhe në testet antidoping të vitit 2014, pas Botërorit të Kazakistanit. Edhe pse Gjoza theksoi se do të jepte një prononcim në lidhje me këtë çështje pasi të merrej përgjigjja e testit të dytë të Begajt, Gjoza dhe i gjithë stafi i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes dhanë dorëheqjen pak ditë më pas. Në Botërorin e Anaheimit, Romela Begaj shënoi rezultatin më të mirë në karrierën e saj, pasi fitoi medaljen e artë në shkëputje dhe të argjendtën në dygarësh.

I ftohti siberian në Europë sjell 55 viktima

0

Pjesë të tëra të Europës kaluan një tjetër natë në kushte acari, ndërsa sistemi i të ftohtit siberian vazhdon të mbjellë kaos në “Kontinentin e Vjetër”. Stuhitë e dëborës dhe reshjet e dendura të saj kanë mbyllur rrugë, rrjete hekurudhore e shkolla, e kanë detyruar anulimin e qindra fluturimeve. I ftohti i pazakontë për këtë pjesë të vitit është shtyrë deri në jug duke prekur dhe Mesdheun. Bilanci i vdekjeve në Europë ka mbërritur tanimë në 55; 21 prej viktimave u shënuan në Poloni, pjesa dërrmuese persona të pastrehë. Situata e krijuar e shtyu Organizatën Botërore të Shëndetësisë të dalë me paralajmërimin se të varfërit, të pastrehët dhe emigrantët janë personat më të rrezikuar nga ngricat. Në deklaratën e saj thuhet gjithashtu se kujdes duhet treguar dhe për të moshuarit, fëmijët dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike. Dëbora dhe erërat e forta detyruan mbylljen e Aeroportit të Gjenevës të enjten, por ai u rihap sërish pas pastrimit të pistës. Në Francë, rreth 2000 drejtues automjetesh mbeten të bllokuar në një rrugë pranë Montpellier, ku disa thonë se kanë mbetur aty pa lëvizur dot për gati 24 orë. Aeroporti i Schiphol në Amsterdam u prek edhe ai nga stuhia duke anuluar, apo shtyrë me dhjetëra fluturime. Probleme patën edhe shërbimet e Eurostarit ndërmjet Londrës, Parisit e Brukselit.

Negociatat me Greqinë, Meta kërkon bashkëpunim për arritjen e marrëveshjes

0

Institucioni i Presidentit ka zbardhur takimin e kreut të Shtetit Ilir Meta me anëtarët e komisionit të Jashtëm. Në njoftimin e zyrës së shtypit, thuhet se Presidenti ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve për arriten e një marrëveshje me Greqinë. “Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, për marrëveshjen e detit me Greqinë. Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve dhe të fqinjësisë së mirë me Greqinë  dhe informoi deputetët me qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje duke nënvizuar se për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet”, thuhet në njoftim. Gjithashtu Presidenti Meta vlerësoi frymën bashkëpunuese dhe konstruktive, që karakterizoi bashkëbisedimin me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme.

Vjedh pikën e exchange,kapet në lumë grabitësi

0

Ka zgjatur vetëm pak minuta aventura e grabitësve të exchange në Fier ku mbeti i plagosur edhe një shtetas. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në kohë rekord është kapur mat njëri prej autorëve. Policia bën me dije se autori ka braktisur mjetin në fshatin Baltes dhe është hedhurnë lumë për të kaluar në anën tjetër. Por policët janë hedhur në lumë për ta kapur dhe e kanë prangosur.  I arrestuari është shtetasi me iniciale D.S., 32-vjeç nga Vlora. Mësohet se është bllokuar gjithashtu edhe një çantë me lëkë të grabitur. Nga kjo grabitje ka mbetur i plagosur edhe një shitës byrekësh i cili ka tentuar të pengojë grabitjen por që është qëlluar me armë nga grabitësit.

Premtonin pasaporta bullgare, dy persona në pranga

0

Arrestohen dy shtetas për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”. Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës me akuzën e mashtrimit. Armandoi Kitai, 52 vjeç, lindur në Dibër dhe Fatina B., 25 vjeçe, lindur në Gjirokastër u arrestuan në flagrancë në operacionin e koduar “Shtetësia”. Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është bërë i mundur finalizimi me sukses i operacionit “Shtetësia”.Këta dy persona, që të dy banues në Tiranë u arrestuan pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar mbi 25 persona, duke u premtuar pajisjen me pasaporta bullgare.Në total, 51-vjeçari dhe 25-vjeçarja kanë përfituar me anë të mashtrimit një shumë prej 40 mijë eurosh.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celularë dhe 112 dokumenta të ndryshme si: certifikata personale dhe familjare, fotokopje të kartave të identitetit dhe pasaporta, fotografi për dokumenta, kopje të ekstrakteve të llogarive bankare etj.

Kodheli:Marrëveshja Shqipëri-Greqi, domosdoshmëri absolute të mos dështojë

0

Në përfundim të takimit në Presidencë me Ilir Metën, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli foli për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje me palën greke sa i takon kufirit detar edhe për procesin e integrimit të vendit tonë në BE. “Ramë dakort dhe ndamë të njëjtin mendim me Presidentin lidhur me nevojën që kjo marrëveshje të mos dështojë, me nevojën dhe meritën që ka vendi ynë për të hapur negociatat me BE. Këta janë elementë të domosdoshëm që e bëjnë këtë marrëveshjen më të rëndësishme të qeverisë shqiptare me atë greke”, deklaroi deputetja socialiste. Ish-ministrja e Mbrojtjes deklaroi se Gjykata Kushtetuese me rrëzimin e marrëveshjes së 2009 ka mirëpërcaktuar të gjitha linjat për rolin e Presidencës, Qeverisë dhe Parlamentit dhe të gjitha këto janë një bazë e mirë ligjore e morale për të ngritur një marrëdhënie bashkëpunimi dhe besimi reciprok mes institucioneve të rëndësishme të vendit. Sa u takon negociatorëve, Kodheli tha se nuk u diskutua për ta, por u la e hapur dera për përfshirjen e të tjerë personave në këtë grup. “Grupit mund t’i atashohen edhe njerëz dhe ekspertë të tjerë, që mund të jenë këshilltarë të mirë”, u shpreh Kodheli. Më tej, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, duke iu referuar deklaratave të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, përjashtoi, të paktën për momentin Gjykatën e Hagës. “Shkohet në Hagë nëse vendet nuk bien dakort që të hyjnë në marrëveshje. Për aq kohë sa ne kemi shprehur gatishmërinë për të hyrë në marrëveshje, s’është nevoja e Hagës”, mbylli fjalën e saj Mimi Kodheli.

Takimi me Metën, Paloka: Qëndrimi i Presidentit i drejtë

0

Takimi i Presidentit me Komisionin e Jashtëm zgjati dy orë. Në përfundim, deputeti i PD, Edi Paloka tha se ranë dakord që qendrimi i Presidentit ishte i drejtë. Ndërsa ajo që i ndante me mazhorancën ishte mungesa e transparencës.

Paloka:  Patëm një bisedë mjaft kontrsuktive mee presidentitn. Na informoi për të gjitha hapat që janë ndërmarrë deri më sot me Ministrinë e Jashtme. Për fat të keq rezultoi ajo që opozita ka ngritur si shqetësim mungesa e transparencës nga Ministria e Jashtme, si dhe fakti që edhe në marrëdhëniet me Presidenti nuk ka pasur një marrëdhënie korrekte. Pas parashtrimit të presidentit lidhur me qëndrimin e tij që bazohet në vendimin e gjykatës Kushtetuese  ramë dakord pra mazhoranca dhe opozita që qëndrimi i presidentit është korrekt dhe i përgjigjet përgjegjësisë dhe detyrimit që ai ka për të qëndruar fort në vendimin e Gjykatës Kushtetutës. Mosdakordësia mes palëve ishte tek transparenca, por mendoj se ky ishte një element i qartë për këdo. Ne ngritëm si shqetësim mungesën e transaprencës, fakti se pse është kjo mungesë transaprence dhe a ka arsye për të fshehur përderisa nuk janë transparent në një marrëdhënie kaq të rëndësishme. Pati dhe kërkesa për një vetrifikim shumë më të mirë të grupit të negociatorëve përderisa ka palë apo grupe që ngrenë rezerva ndaj disa negociatorëve. Nuk ka asnjë arsye se për të hequr cdo hijë dyshimi të këtë një grup më korrekt negociatorësh.

Mia Khalifa: U tërhoqa nga pornografia pas kërcënimeve të ISIS

0

Mia Khalifa, një nga aktoret pornostare më të njohura, ka rrëfyer se hoqi dorë nga kjo industri pas kërcënimeve me vdekje të ISIS. Duke folur për ish-çiklistin Lance Armstrong në transmetimin e tij në New Forward, ajo tha: “Gjithçka nisi kur kërcënimet për vdekje të ISIS u bënë të shpeshta. Për këtë u tërhoqa”. Disa njerëz janë ofenduar nga skenat seksuale, ku i është dashur që në skena të tilla të mbajë ferexhe, veshja tradicionale për femrat myslimane. “Duke e parë pas, nuk e di se çfarë mendoja… isha 21 vjeçe. Por kur nisas të fitoja popullaritet isha duke i thënë vetes “dil dreqin që këtu. Kjo nuk ishte ajo që po përpiqesha të bëja. Doja të lirohesha dhe të rebelohesha pak. Por kjo nuk më dha vlerë”, thotë Mia. 25-vjeçarja libaneze këmbëngul se vendimi për të krijuar porno ishte një “gabim”, dhe një keqardhje e saj ëhtë vështirësia për të hedhur pas atë kohë. Khalifa tani punon si një moderatore emisioni sporti, dhe i rrëfeu Armstrongut vështirësitë kur njerëzit kërkojnë për të në Google dhe shohin kaq gjëra negative të shkruara për të.