Një asteroid me madhësinë e autobuzit do të fluturojë afër Tokës nesër me një shpejtësi 18.668 km/h. Astrodi, i quajtur 2018 DV1 do të jetë larg planetit tonë 104.607 km larg, një e treta e distancës midis Tokës dhe Hënës. Asteroidi ka një diametër prej (5,6 deri në 12 metra) dhe është zbuluar vetëm të hënën në sajë të teleskopëve. Tani me një projekt virtual të teleskopit, njerëzit në mbarë botën kanë një shans për të parë asteroidit përdorur një transmetim të drejtpërdrejtë. Astronomët thonë se ky kalim i fundit nuk duhet të shkaktojë alarm dhe është asteroidi i 18-të i njohur për të fluturuar brenda një distance hënore në planetin tonë që nga fillimi i këtij viti.
Rama nga Sofja: S’na ndihmuan partnerët, kokainën e kapëm vetë
Operacioni më i fundit antidrogë i agjencive ligjzbatuese shqiptare ka pasur jehonë pozitive edhe në Bruksel. Kryeministri Rama duke folur nga Sofja pas takimit me zyrtarët e BE-së Juncker dhe Mogherini, tha se 613 kg kokainë kaluan pa problem portet e Bashkimit Europian dhe u kapën në Shqipëri. Ai tha se pret që Komisioni Europian të japë rekomandim pozitiv pëe negociatat, por shtoi sen duhet punuar deri në qershor me vendet e BE.
Rama: Presim një rekomandim pozitiv nga BE dhe pastaj dhe një përgjigje pozitive nga vendet anëtare. Është e qartë që duhet të punojmë intensivisht nga kjo periudhë sa i përket vendeve anëtare pasi kështu funksionon ky proces. Por është po ashtu e qartë se ka një mirëkuptim të gjerë lidhur me hapat e rëndëishëm që ka bërë Shqipëria dhe mbase vlen të nënvizohet në fund se edhe operacioni më i fundit nga agjensitë tona ligjzbatuese, hetimi doganor dhe policia e shtetit me mbështetjen e prokurorisë pati një jehonë shumë pozitive dhe u vlerësua me pozitivitet maksimal duke pasur parasysh se ngarkesa e kapur përbën jo vetëm një sasi që është më e madhja e kapur ndonjëherë prej nesh por një sasi që përpara sesa të vijë në vendin tonë ka kaluar në portet e BE dhe faktikisht u ka shpëtuar kontrolleve. Vetëdija dhe nënvizimi i kësaj vetëdije se ky operacion ishte mirëfilli i agjencive tona ligjzbatuese pa një sinjalizim nga partnerët. Është krejt e natyrshme që ne të punojmë vijimësisht me partnerët, është krejt e natyrshme që operacionet të jenë frut i bashkëpunimit me partnerët por në këtë rast është treguar gaditshmëri dhe integritet i lartë i forcave tona të angazhuara në luftën kundër trafiqeve. Ajo që vlen të theksohet në këtë rast është gatishmëria e lartë e forcave tona në terren në këtë përballje të fortë kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të çdo lloji.Është e qartë se faza e parë e mbyllur me sukses për të çrrënjosur kanabisin tanimë ja ka lënë vendin fazës së dytë ku lufta jone vjen duke u përshkallëzuar, gatishmëria jonë duke u rritur dhe patjetër dhe aftësistë e agjencive tona ligjzbatuse duke u provuar në terren me rezultate konkrete.
PUTIN: DO TË PËRGJYSMOJ VARFËRINË E RUSISË
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se brenda 6 viteve të ardhshme ai ka planifikuar që të përgjysmojë varfërinë. Deklarata e tij u bë në Moskë 17 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale dhe në kuadër të paraqitjes së politikave të tij kryesore për mandatin e katërt presidencial. “Çdo person ka rëndësi për ne”, tha ai, duke shtuar se donte të rriste punësimin dhe jetëgjatësinë. Në fjalimin e tij në një seancë të përbashkët të të dyja dhomave të parlamentit të enjten, ai tha se donte që Rusia të imitonte normat e jetëgjatësisë të Japonisë dhe Francës.“Rusia tani është një vend kryesor me potencial të fuqishëm të ekonomisë dhe të mbrojtjes së jashtme, por nga këndvështrimi i detyrës jashtëzakonisht të rëndësishme për të siguruar cilësinë e jetës dhe mirëqenies së njerëzve, ne natyrisht nuk kemi arritur nivelin që kërkojmë. Duhet ta bëjmë këtë dhe do ta bëjbë këtë”, shtoi ai. “Në vitin 2000, 42 milion persona në Rusi jetonin nën kufirin e varfërisë,- tha ai- sot kjo shifër është në 20 milionë, por kjo ka nevojë që të ulet akoma më shumë” Putin përballet me shtatë sfiduesit më 18 mars, ndonëse asnjë prej tyre nuk pritet të tërheqë mbështetje të gjerë. Në këtë garë nuk u lejua të marrë pjesë kreu i opozitës Alexei Navalny, i cili u ka bërë thirrje votuesve të bojkotojnë zgjedhjet.
Basha kërkon hetim: Ku do pastroheshin 180 milionë eurot?
“Ku do pastrohen 180 milionë euro?” Kjo ishte pyetja që kryetari i PD-së Lulzim Basha ngriti sot në një prononcim për median. Bëhet fjalë për vlerën në treg të 613 kg kokainë kolumbiane e cila u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit 2018 në Durrës. Basha kërkon thellim të hetimit për të zbuluar sektorët ku bëhet pastrimi i parave. Njëra prej tyre është bashkia e Tiranës, thotë Basha.
Lulzim Basha: “Kanabisi ishte vetëm fillimi. Heroina dhe kokaina janë dy aktivitete kryesore kriminale të krimit të organizuar shqiptar. Kemi paralajmëruar se krimi politika dhe biznesi janë bërë një. Kjo vërtetohet jo vetëm nga biznesmeni që bënte tregtinë e kokainës me Kolumbinë por dhe nga fakti i pranuar nga të gjithë se një sasi e tillë kokaine nuk mund të kalonte në Shqipëri pa mbështetje politike të nivelit më të lartë.Ku do të pastrohen këto para? Së pari në lavatricen e madhe të pastrimit të parave të pista në bashkinë e Tiranës e cila ka dyfishuar numrin e lejeve të ndërtimit por dhe të sipërfaqeve të ndërtimit pas bumit të drogës të vitit 2016. Prandaj edhe hetimi dhe vëmendja ligjore e prokurorisë dhe vëmendja politike dhe e çdo kujt tjetër që shqetësohet për fatet e vendit nuk mund të jetë vetëm tek parcelat e kanabisit apo tek kontenierët e heroinës dhe të kokainës por të kthehet aty ku pastrohen paratë e krimit. Në bashkinë e Tiranës që është lavatricja kryesore e pastrimit të parave të drogës por dhe e të gjithë sektorëve të tjerë ku po pastrohen miliona euro të cilat faktimisht po shkatërrojnë ekonominë.
Negociatat me Greqinë, Meta takon Komisionin e Jashtëm
Ditën e nesërme, Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një takim me Komisionin e Jashtëm. Takimi do të zhvillohet herët në mëngjes në orën 08:15 në ambientet e Presidencës. Në fokus të takimit do të jenë diskutimet për paktin detar me Greqinë. Presidenti Meta ka kërkuar dy herë sqarime të hollësishme për të dhënien e autorizmit për nisjen e negociatave me Greqinë. Një ditë më parë, opozita në Komisonin e Jashtëm ka kërkuar një seancë dëgjimore në Presidentin në lidhje me këtë çështje.
Goditet grupi që trafikonte drogë në Greqi, 12 të arrestuar në Sarandë
Policia e Sarandës ka goditur një grup kriminal i cili trafikonte drogë në Greqi. Në pranga janë vënë 12 persona, ndërsa 4 janë shpallur në kërkim. Gjatë operacionit të koduar “Pirmida” të arrestuarve i janë sekuestruar edhe 9 automjete, 5 prej të cilave makina luksi. Grupi ishte i mirëorganizuar dhe drejtohej nga 21 vjeçari Ajaz Lile, i cili mbante pseudonimin “babi”. Të arrestuarit e tjerë janë transportues, financues, magazinues dhe ata që kontrollonin rrugën nga do kalonte lënda narkotike.
Policia sqaron se “sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol, të cilën e magazinonin në disa ambjente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit Grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore kanë trafikuar lëndë narkotike kanabisi drejtim shtetit Grek., në bashkëpunim me të tjerë shtetas të cilët janë kapur e ndaluar në shtetin Grek më datë 30.01.2018, si dhe në të tjera raste për të cilat për arsye hetimi nuk bëhen të ditura“, sqaron policia.
Të arrestuarit janë
• Altin Sakaj, 36 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Konispol, (i cili është kapur në flagrancë me mjetin me targa AA 931 IK, duke transportuar 18 kg lëndë narkotike kanabis).
• Ajaz Lile, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, (i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike , i ndaluar me pseudonimin “babi”, si organizator i grupit).
• Armando Koçiu, 29 vjeç, banues në Sarandë, (organizonte punën për gjetjen e lendës narkotike).
• Afron Halili, 22 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (bëntë magazinimin e lëndës narkotike).
• Kastriot Muka, 32 vjeç, banues në Tepelenë, (posedues i lëndës narkotike).
• Enea Duro, 22 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
• Marjo Zybo, 28 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
• Fatjon Dule, 25 vjeç, banues në Konispol, (transportues i lëndës narkotike).
• Emilio Mehmeti, 28 vjeç, banues në Sarandë, (kontrollues i rrugës nga do kalonte lënda narkotike).
• Tori Ruci, 42 vjeç, banues në Sarandë, (financues për blerjen e lëndës narkotike).
• Eristjan Bejko, 21 vjeç, banues në Gjirokastër, (magazinues i lëndës narkotike).
• Osman Halili, 52 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (ruante ambjentin ku magazinohej lënda narkotike).
Makina përplas një këmbësore në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital
Aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një personi është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytret. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku një automjet ka përplasur në rrugë një grua, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur. Ka qenë një betoniere ajo që ka marrë përpara këmbësoren ndërsa kjo e fundit ka qenë duke kaluar rrugën. Ndihma e parë të plagosurës i është dhënë nga kalimtarët e rastit. Më pas ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka ndaluar drejtuesin e mjetit, si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë, Aqif Rakipi i pafajshëm
Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimet ndaj ish-deputetit të PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili u përfshi në një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi, në gusht të vitit të kaluar. Sipas prokurorisë, e cila u bazua në dy akte ekspertimi, ish-deputeti Rakipi rezultoi i pafajshëm në atë aksident fatal për jetën e një kalimtari. Sipas ekspertëve, ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga viktima si dhe fakti që Rakipi ka patur një fushëpamje të kufizuar për shkak se anës rrugës kishte ndaluar furgoni nga ku zbriti viktima, e zhveshin nga përgjegjësia ish-deputetin Rakipi. Ndërsa, sa i takon faktit që ai u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar në Komisariatin e Policisë nr. 2 në Tiranë, argumentohet me gjendjen e rënduar psikologjike për shkak të aksidentit. Mësohet se edhe familjarë të viktimës kanë dhënë pëlqimin e tyre, duke deklaruar se nuk kishin asnjë rezervë për hetimet si dhe ndaj ish-deputetit Rakipi. Në këto kushte, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë, duke vendosur pushimin e hetimeve ndaj Aqif Rakipit.
VRASJA E GAZETARIT, DORËHIQET MINISTRI NË SLLOVAKI
Tre zyrtarë të lartë të qeverisë në Sllovaki kanë dhënë dorëheqjen, një ditë pas vrasjes së gazetarit Jan Kuçiak, që denonconte afera të shtetit me krimin e organizuar. I pari ka qenë ministri i Kulturës, Marek Madariç, i cili ka shpërthyer ndaj kolegëve të tij. “Punoj në ministri prej 10 vjetësh. Kemi bërë shumë gjëra, por edhe gabime. Tani kam marrë vendimin tim më serioz dhe nuk dua të shoh me sy as çështje të tjera, as kolegët e mi”, ka thënë Madariç. Veç tij, Maria Troskova, asistente e kryeministrit Robert Fiko dhe sekretari i Këshillit Shtetëror të Sigurisë, Viliam Jasan kanë braktisur postet deri në përfundim të hetimeve. Tërheqja e Troskovës dhe Jasan vjen pas përmendjes së emrave të tyre në aferat që gazetari denonconte në shkrimet e tij. “Lidhja e emrave tanë me këtë ngjarje nga disa politikanë apo media përbën tejkalim të çdo limiti”, kanë thënë ata në një deklaratë të përbashkët. Në shkrimet e Kuçiak emri i Maria Troskova, ish-modele dhe ish-konkurrente në një edicion të Miss Universe, përflitej për lidhje me një eksponent të mafias kalabreze, Ndrangheta, ndër më të fuqishmet në nivel ndërkombëtar. Kjo e fundit dyshohet se përmes aferave me qeverinë sllovake ka përvetësuar fonde dhe prona në shtetin e Europës lindore.












