Ballina Blog Faqe 9223

PUTIN: DO TË PËRGJYSMOJ VARFËRINË E RUSISË

0

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se  brenda 6 viteve të ardhshme ai ka planifikuar që të përgjysmojë varfërinë. Deklarata e tij u bë në Moskë 17 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale dhe në kuadër të paraqitjes së politikave të tij kryesore për mandatin e katërt presidencial. “Çdo person ka rëndësi për ne”, tha ai, duke shtuar se donte të rriste punësimin dhe jetëgjatësinë. Në fjalimin e tij në një seancë të përbashkët të të dyja dhomave të parlamentit të enjten, ai tha se donte që Rusia të imitonte normat e jetëgjatësisë të Japonisë dhe Francës.“Rusia tani është një vend kryesor me potencial të fuqishëm të ekonomisë dhe të mbrojtjes së jashtme, por nga këndvështrimi i detyrës jashtëzakonisht të rëndësishme për të siguruar cilësinë e jetës dhe mirëqenies së njerëzve, ne natyrisht nuk kemi arritur nivelin që kërkojmë. Duhet ta bëjmë këtë dhe do ta bëjbë këtë”, shtoi ai. “Në vitin 2000, 42 milion persona  në Rusi jetonin nën kufirin e varfërisë,- tha ai- sot kjo shifër është në 20 milionë, por kjo ka nevojë që të ulet akoma më shumë” Putin përballet me shtatë sfiduesit më 18 mars, ndonëse asnjë prej tyre nuk pritet të tërheqë mbështetje të gjerë. Në këtë garë nuk u lejua të marrë pjesë kreu i opozitës Alexei Navalny, i cili u ka bërë thirrje votuesve të bojkotojnë zgjedhjet.

Basha kërkon hetim: Ku do pastroheshin 180 milionë eurot?

0

“Ku do pastrohen 180 milionë euro?” Kjo ishte pyetja që kryetari i PD-së Lulzim Basha ngriti sot në një prononcim për median. Bëhet fjalë për vlerën në treg të 613 kg kokainë kolumbiane e cila u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit 2018 në Durrës. Basha kërkon thellim të hetimit për të zbuluar sektorët ku bëhet pastrimi i parave. Njëra prej tyre është bashkia e Tiranës, thotë Basha.

Lulzim Basha: “Kanabisi ishte vetëm fillimi. Heroina dhe kokaina janë dy aktivitete kryesore kriminale të krimit të organizuar shqiptar. Kemi paralajmëruar  se krimi politika dhe biznesi janë bërë një. Kjo vërtetohet jo vetëm nga biznesmeni që bënte tregtinë e kokainës me Kolumbinë por dhe nga fakti i pranuar nga të gjithë se një sasi e tillë kokaine nuk mund të kalonte në Shqipëri pa mbështetje politike të nivelit më të lartë.Ku do të pastrohen këto para? Së pari në lavatricen e madhe të pastrimit të parave të pista në bashkinë e Tiranës e cila ka dyfishuar numrin e lejeve të ndërtimit por dhe të sipërfaqeve të ndërtimit pas bumit të drogës të vitit 2016. Prandaj edhe hetimi dhe vëmendja ligjore e prokurorisë dhe vëmendja politike dhe e çdo kujt tjetër që shqetësohet për fatet e vendit nuk mund të jetë vetëm tek parcelat e kanabisit apo tek kontenierët e heroinës dhe të kokainës por të kthehet aty ku pastrohen paratë e krimit. Në bashkinë e Tiranës që është lavatricja kryesore e pastrimit të parave të drogës por dhe e të gjithë sektorëve të tjerë ku po pastrohen miliona euro të cilat faktimisht po shkatërrojnë ekonominë.

Negociatat me Greqinë, Meta takon Komisionin e Jashtëm

0

Ditën e nesërme, Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një takim me Komisionin e Jashtëm. Takimi do të zhvillohet herët në mëngjes në orën 08:15 në ambientet e Presidencës. Në fokus të takimit do të jenë diskutimet për paktin detar me Greqinë. Presidenti Meta ka kërkuar dy herë sqarime të hollësishme për të dhënien e autorizmit për nisjen e negociatave me Greqinë. Një ditë më parë, opozita në Komisonin e Jashtëm ka kërkuar një seancë dëgjimore në Presidentin në lidhje me këtë çështje.

Goditet grupi që trafikonte drogë në Greqi, 12 të arrestuar në Sarandë

0

Policia e Sarandës ka goditur një grup kriminal i cili trafikonte drogë në Greqi. Në pranga janë vënë 12 persona, ndërsa 4 janë shpallur në kërkim. Gjatë operacionit të koduar “Pirmida” të arrestuarve i janë sekuestruar edhe 9 automjete, 5 prej të cilave makina luksi. Grupi ishte i mirëorganizuar dhe drejtohej nga 21 vjeçari Ajaz Lile, i cili mbante pseudonimin “babi”. Të arrestuarit e tjerë janë transportues, financues, magazinues dhe ata që kontrollonin rrugën nga do kalonte lënda narkotike.

Policia sqaron se “sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol, të cilën e magazinonin në disa ambjente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit Grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime.  Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore kanë trafikuar lëndë narkotike kanabisi drejtim shtetit Grek., në bashkëpunim me të tjerë shtetas të cilët janë kapur e ndaluar në shtetin Grek më datë 30.01.2018, si dhe në të tjera raste për të cilat për arsye hetimi nuk bëhen të ditura“, sqaron policia.

Të arrestuarit janë

• Altin Sakaj, 36 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Konispol, (i cili është kapur në flagrancë me mjetin me targa AA 931 IK, duke transportuar 18 kg lëndë narkotike kanabis).

• Ajaz Lile, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, (i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike , i ndaluar me pseudonimin “babi”,  si organizator i grupit).

• Armando Koçiu, 29 vjeç, banues në Sarandë, (organizonte punën për gjetjen e lendës narkotike).

• Afron Halili, 22 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (bëntë magazinimin e lëndës narkotike).

• Kastriot Muka, 32 vjeç, banues në Tepelenë, (posedues i lëndës narkotike).

• Enea Duro, 22 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).

• Marjo Zybo, 28 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).

• Fatjon Dule, 25 vjeç, banues në Konispol, (transportues i lëndës narkotike).

• Emilio Mehmeti, 28 vjeç, banues në Sarandë, (kontrollues i rrugës nga do kalonte lënda narkotike).

• Tori Ruci, 42 vjeç, banues në Sarandë, (financues për blerjen e lëndës narkotike).

• Eristjan Bejko, 21 vjeç, banues në Gjirokastër, (magazinues i lëndës narkotike).

• Osman Halili, 52 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (ruante ambjentin ku magazinohej lënda narkotike).

Makina përplas një këmbësore në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

0

Aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një personi është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytret. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku një automjet ka përplasur në rrugë një grua, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur. Ka qenë një betoniere ajo që ka marrë përpara këmbësoren ndërsa kjo e fundit ka qenë duke kaluar rrugën. Ndihma e parë të plagosurës i është dhënë nga kalimtarët e rastit. Më pas ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka ndaluar drejtuesin e mjetit, si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë, Aqif Rakipi i pafajshëm

0

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimet ndaj ish-deputetit të PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili u përfshi në një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi, në gusht të vitit të kaluar. Sipas prokurorisë, e cila u bazua në dy akte ekspertimi, ish-deputeti Rakipi rezultoi i pafajshëm në atë aksident fatal për jetën e një kalimtari. Sipas ekspertëve, ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga viktima si dhe fakti që Rakipi ka patur një fushëpamje të kufizuar për shkak se anës rrugës kishte ndaluar furgoni nga ku zbriti viktima, e zhveshin nga përgjegjësia ish-deputetin Rakipi. Ndërsa, sa i takon faktit që ai u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar në Komisariatin e Policisë nr. 2 në Tiranë, argumentohet me gjendjen e rënduar psikologjike për shkak të aksidentit. Mësohet se edhe familjarë të viktimës kanë dhënë pëlqimin e tyre, duke deklaruar se nuk kishin asnjë rezervë për hetimet si dhe ndaj ish-deputetit Rakipi. Në këto kushte, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë, duke vendosur pushimin e hetimeve ndaj Aqif Rakipit.

Kate Upton tregon format

0

Është e famshme për format e saj të mrekullueshme dhe Kate Upton i shfrytëzoi ato për fushatën publicitare të markës “Lipsy for Next”. Modelja 25-vjeçare pozoi me bikini, fustane elegante dhe veshje shik për setin fotografik të Lipsy-t.

VRASJA E GAZETARIT, DORËHIQET MINISTRI NË SLLOVAKI

0

Tre zyrtarë të lartë të qeverisë në Sllovaki kanë dhënë dorëheqjen, një ditë pas vrasjes së gazetarit Jan Kuçiak, që denonconte afera të shtetit me krimin e organizuar. I pari ka qenë ministri i Kulturës, Marek Madariç, i cili ka shpërthyer ndaj kolegëve të tij. “Punoj në ministri prej 10 vjetësh. Kemi bërë shumë gjëra, por edhe gabime. Tani kam marrë vendimin tim më serioz dhe nuk dua të shoh me sy as çështje të tjera, as kolegët e mi”, ka thënë Madariç. Veç tij, Maria Troskova, asistente e kryeministrit Robert Fiko dhe sekretari i Këshillit Shtetëror të Sigurisë, Viliam Jasan kanë braktisur postet deri në përfundim të hetimeve. Tërheqja e Troskovës dhe Jasan vjen pas përmendjes së emrave të tyre në aferat që gazetari denonconte në shkrimet e tij. “Lidhja e emrave tanë me këtë ngjarje nga disa politikanë apo media përbën tejkalim të çdo limiti”, kanë thënë ata në një deklaratë të përbashkët. Në shkrimet e Kuçiak emri i Maria Troskova, ish-modele dhe ish-konkurrente në një edicion të Miss Universe, përflitej për lidhje me një eksponent të mafias kalabreze, Ndrangheta, ndër më të fuqishmet në nivel ndërkombëtar. Kjo e fundit dyshohet se përmes aferave me qeverinë sllovake ka përvetësuar fonde dhe prona në shtetin e Europës lindore.

SHBA, nis kufizimi i shitjes së armëve

0

Dy prej supermarketeve më të mëdha në vend lajmëruan kufizime të reja në shitjet e armëve pas masakrës në një gjimnaz në Florida, që i kushtoi jetën 17 njerëzve. “Dick’s Sporting Goods”, kompani që ka mbi 600 dyqane, tha se nuk do të shesë më pushkë gjysmëautomatike dhe se mbështet reformat për armët. Në të njëjtin kuadër, kompania Walmart tha se nuk do t’i shesë armë apo municione askujt nën 21 vjeç. Lajmërimet e dy kompanive u bënë ndërsa nxënësit e gjimnazit “Marjory Stoneman Douglas” u kthyen në bankat e shkollës. Psikologë të shumtë ishin të pranishëm, ndërsa nxënësit dhe mësuesit u kthyen në shkollë dy javë pasi një nxënës i përjashtuar vrau 17 njerëz në shkollë. Pas masakrës, u shtua edhe më shumë presioni mbi politikanët amerikanë që të veprojnë për të kontrolluar armët, sidomos ra në sy presioni ndaj korporatave që të shkëpusin lidhjet me shoqatat e fuqishme kombëtare të armëve. Walmart, shitësi më i madh i armëve në SHBA, tha se do të heqë nga inventari i saj armët luftarake automatike, duke theksuar se ka detyrimin që të jetë një shitës i përgjegjshëm armësh zjarri. Në të njëjtin kuadër, kompania “Dick’s Sporting Goods”, duke iu drejtuar nxënësve të gjimnazit “Marjory Stoneman Douglas” tha se zërat e tyre janë dëgjuar dhe po sjellin ndryshime. Kompania tha se nuk do të shesë më armë automatike, nuk do t’i shesë armë askujt nën 21 vjeç dhe gjithashtu nuk do të shëse më karikatorë të mëdhenj. Kompania shtoi se e respekton amendamentin e dytë të Kushtetutës që garanton të drejtën për të mbajtur armë, por theksoi se dhuna nga armët në SHBA është një epidemi që ka marrë jetët e shumë njerëzve.