Ballina Blog Faqe 9224

‘Mbretëresha e rrjeteve sociale’

0

Tina Louise 37-vjeçarja australiane është një modele shumë e famshme, ndërsa në shtetin e saj cilësohet edhe si ‘Mbretëresha e Rrjeteve Sociale’. Ajo ndiqet nga më tepër se dy milionë fansa në rrjetet sociale, ku është shumë aktive dhe poston vazhdimisht foto për të kënaqur fansat e saj. Së fundi, Tina Louise ka realizuar një set shumë provokues, ku shfaqet format e saj tejet seksi, por edhe tatuazhet e shumta në trup. Reagimet ndaj këtij seti kanë qenë të jashtëzakonshme dhe shumë pozitive.

 

Horoskopi datë 1 Mars

0

 

Dhunuan të burgosurin, procedohen 4 policë të burgut në Fier

0

Katër punonjës të burgjeve janë proceduar penalisht për dhunim ndaj një të burgosuri. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë tha se 4 punonjësit e burgut Fier u proceduan “pasi nga verifikimet e bëra rezulton se kanë ushtruar dhunë ndaj një të burgosuri në këtë institucion të vuajtes së dënimit”. “Në datë 23.02.2018, tre të dënuar janë shoqëruar forcërisht nga Grupi i Sigurisë së Institucionit në ambientet e veçanta të izolimit, pasi kishin kryer shkelje të rregullores. Gjatë shoqërimit të të dënuarve, punonjësit e policisë së lartpërmendur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit K.G. Pas hetimeve të kryera nga SHKBB rezultoi se punonjësit e policisë së Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier R.L., A.H., Sh.S. dhe B.S. kanë konsumuar elementë të veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, e parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.

JUVENTUSI DHE MILAN NË FINALEN E KUPËS SË ITALISË

0

Xhanluixhi Bufon dhe gjithë yjet e tjerë të Juventusit realizuan një tjetër objektiv, edhe pse një finale dhe jo një trofe, atë të Kupës së Italisë. Në një sezon më të vështirë se zakonisht, edhe suksesi nuk ishte plotësisht i lehtë ndaj Atalantës modeste si emër, por të fortë në fushë, që pati sërish në portë Etrit Berishën e kombëtares shqiptare. Suksesi 1-0 në ndeshjen e parë falë golit të Gonzalo Higuainit nuk është se i dha shumë qetësi kampionëve të Italisë, pasi miqtë nga Bergamos ushtruan presion pa u trembur. Gjithsesi, diferenca në cilësi ishte e madhe në stadiumin e Torinos, pavarësisht nga karakteri i ekipit të drejtuar nga trajneri Gasperini. Juventusi e mori shpejt komandën, por u duk përsëri se nuk është në momentin më të mirë. E pati shumë të vështirë të krijonte raste të pastër, diçka e paimagjinueshme për këtë formacion, të paktën në futbollin italian. Besohet se me këtë formë, nuk do ta ketë të lehtë të arrijë kualifikimin për në çerekfinalet e Championsit, ndërsa shkon në fushën e Totenhemit pas barazimit 2-2 në Torino. Skuadra e trajnerit Masimiliano Alegri pati madje fat që sfida nuk shkoi në shtesë, pasi vetëm shtylla e shpëtoi nga pësimi i golit, kur takimi ishte në 0-0. Në fund, lehtësimi erdhi nga një penallti e fituar nga Matyidi. Përballë Etrit Berishës Miralem Pjaniç dhe boshnjaku nuk gaboi. Milan ka arritur të mposht Lazion nga pika e penalltive me rezultatin 5-4 në Olimpico.  90-të minutat u mbyllën me shifrat 0-0 që ndeshja shkoi në kohën shtesë. Edhe në shtesë të dyja skuadrat nuk shënua asnjëra, pasi fituesja do të përcaktohej nga gjuajtjet e goditjeve të penalltive. Tek pika e bardha të penalltive skuadra që shënoi më shumë ishte Milani që gaboi më pak.  Kështu Milani do të përballet me Juventusin në finale e Kupës së Italisë.

Itali, kapen 5 ton marijuane nga Shqipëria, mes 25 të arrestuave dhe shqiptarë

0

Një tjetër sasi e madhe droge është kapur në Itali dhe dyshohet se vinte nga Shqipëria.  Mediat italiane raportojne se policia italiane ka sekuestruar 5 ton drogë, ndërsa në pranga u vunë 25 persona mes tyre dhe shqiptarë.

Mes emrave të arrestuarve janë tre  shqiptarë

Indrit Buja, 37 vjec

Elvis Hajdini, 25 vjeç

Shefik Muho 34 vjeç

Operacioni u zhvillua në qytetin Catanzaro nga Guardia di Finanza dhe policia financiare në bashkëpunim edhe me Shërbimin Qendror të Hetimeve Penale të Romës.  Raportohet se mes të arrestuarve janë edhe 3 drejtuesit e organizatës kriminale, që dyshohet se janë përgjegjësit kryesore për importin e rreth 5 ton marijaune nga Shqipëria. Mes të arrestuarve janë bosi i Filadelfias, Rocco Anello dhe Francesco Fiare nga San Gregorio d’Ippona.

Zbardhet krimi makabër në Vlorë, policia: Nusja vrau e dogji burrin dhe vjehrrën

0

Vrasësi i Olsit dhe i të ëmës Salkies, është Kasëm Pirjasi. Ai është një 26-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve i cili kishte një lidhje jashtë martesore me gruan e të ndjerit , Hysnie Hoxhallarin. Por që kur Olsi ishte kthyer nga Greqia për shkak të festave të fundvitit , ai nuk kishte me mundësi ta takonte 38-vjeçaren e cila është nga fshati Stungë i Fierit, andej nga është edhe vrasësi e po ashtu mblesi për martesën. Bashkëpuntorë në këtë masakër është edhe bashkëshortja e Olsit, Hysnie Hoxhallari e cila dyshohet se ka fshehur armën e krimit dhe pasi banesa është djegur plotësisht ka njoftuar policinë se në shtëpinë e saj kishte rënë zjarr. por pak ditë pas krimit, Top Channel e intervistoi 38-vjeçaren e cila ishte nën survejimin e hetuesve. Ajo i bëri apel shtetit të zbardhte ngjarjen ndonëse e dinte fare mire se çfarë kishte ndodhur. Pas një hetimi intesiv policia e Vlorës vërtetoi se dy të arrestuarit kishin pasur një histori që në fshatin Stungë dhe përpara se Hysnia të martohej me të ndjerin. Për këtë martesë kishte ndërhyrë Kasëm Pirjasi, i cili është baxhanak me një nga kushërinjtë e viktimave. I pyetur nga policia Kasëm Pirjasi ka rrëfyer se pasi Olsi ishte kthyer nga Greqia ai nuk po e takonte më dot të dashurën. Në këto kushte ka bërë edhe planin , ndërkohë që Hysnia këmbëngul se nuk dinte asgjë për vrasjen. Gruaja ka shtuar se pasi Kasëmi i kishte vrarë të dy, edhe bashkëshortin dhe vjehrrën ,ai e kishte njoftuar për masakrën . E lava hanxharin ka rrëfyer gruaja e cila ka treguar edhe vendin ku ishte fshehur, ai i vendosi zjarrin banesës së vogël dhe kur ai iku, unë prita deri në orën katër të mëngjesit dhe pastaj njoftova policinë.

A e dini se kush femra janë më të mira në shtrat?

0

Kur bëhet fjalë për femrat të cilat janë më të mirat në shtrat, me siguri na shkon menjëherë mendja te ato seksi, të bukura dhe joshëse.  Mirëpo, e vërteta është krejtësisht ndryshe. Nëse u beson hulumtimeve më të reja, aksionet më të nxehta në krevat dhe orgazmat më të fuqishme i kanë femrat leshatore! Sigurisht që duhet të depilojnë të gjitha pjesët e trupit ama kur bëhet fjala për seks kanë shumë përparësi ndaj femrave që kanë më pak qime në trup.  Çështja është, natyrisht, tek hormonet. Femrat të cilat kanë qime më shumë, më të errëta dhe më të gjata, kanë nivel më të lartë të testosteroneve, gjë që patjetër ndikon edhe në cilësinë e marrëdhënieve seksuale. Për shkak të testosteroneve të shtuara, pika G dhe klitorisi te tipat e këtilla të femrave reagojnë më fuqishëm gjatë penetrimit, andaj edhe ndiejnë kënaqësi më të madhe, ndërkaq orgazmën e kanë më të fuqishme dhe e arrijnë më lehtë”, thuhet ne studim.

Juncker në Prishtinë: Zgjidhni demarkacionin me Malin e Zi nëse doni lirim vizash

0

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ndodhet sot për një vizitë në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik për të prezantuar strategjinë e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Gjatë konferencës për shtyp me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Juncer theksoi se pa zgjidhjen e demarkacionit me Malin e Zi nuk do të ketë liberalizim vizash për Kosovën, ndërsa bëri thirrje për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit si dhe të shtetit ligjor.

JuncerStrategjia që kemi publikuar më 6 shkurt përfshin gjithë Ballkanin Perëndimor dhe kërkon të thellojë bashkëpunimin me të gjithë partnerët e rajonit, përfshirë edhe Kosovës.  Dua të theksoj se kjo strategji thekson rëndësinë e reformave që duhet të ndërmerren në rajon dhe në Kosovës, si reforma në drejtësi dhe të drejtat themelore të njeriut.  Vlerat e shtetit të së drejtës duhet të jenë themelet e begatisë së Evropës. BE në radhë të parë është një bashkim vlerash. Kosovarët do të kenë një të ardhme të sigurt në Evropë. Është esenciale që Kuvendi i Kosovës të votojë së shpejti demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, është një hap kyç, i pa shmangshëm për liberalizimin e vizave ku bashkëqytetarët tuaj do të jenë përfituesit e parë.  Të gjitha përpjekjet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të thellohen më tej.  Presidenti na dorëzoi sot disa dokumente që mund të sjellë liberalizimin e vizave. Unë nuk jam i kënaqur që qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të lëvizin lirshëm. 

Rama përplaset me Xhafajn pas kapjes së 613 kg kokainë.Policia shqiptare vepori e vetme apo me ndihmën e agjensive të huaja?

0

Kryeministri i vendit Edi Ramadhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kanë qendrime të ndryshme në lidhje me operacionin e kapjes së 613 kilogramëve kokainë në Durrës. Rama thotë se operacioni u zhvillua tërësisht nga autoritetet shqiptare. “Ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot, duke nisur nga pikat doganore”., – tha Rama në Facebook duke mbajtur një qendrim krejtësisht tjetër nga Xhafaj, i cili më parë kishte thënë se operacioni u krye në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese partnere.  Të njëjtën fjali tha edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në konferencën e tij për shtyp.

Kryemadhi: Kokaina në Durrës si në filmin “Narcos”, Rama ka frikë!

0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me kokainën e kapur në Durrës. Në një status në FB, Kryemadhi thotë se “Rama ka frikë sepse fijet dhe lidhjet e kokave të trafikut nuk janë as punonjësit e portit dhe as ata të kompanisë modeste.” Kryemadhi e krahasoi garancinë për transportin e drogës njësoj si në filmin “Narcos”.

Reagimi i Kryemadhit

Sa frikë paska sot Kryeministri i Drogës!

Me gjithë angazhimin e policisë dhe prokurorisë, të dyja këto struktura do e kishin të pamundur kapjen e një sasie kaq të madhe droge pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, ndërkohë që për vite me radhë, nën hundën e tyre, janë trafikuar qindra e mijëra tonelata kanabis dhe drogë. Kryeministri ka frikë të thotë se ky aksion është kryer me ndihmen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, të atyre që vetëm dy ditë më parë paralajmeruan lidhjet e rrezikshme të politikës me trafikun e lëndëve narkotike. Edi Rama tashmë është i tmerruar nga hetimet e mëtejshme të kësaj sasie kokaine të paparë ndonjëherë në Shqipëri, sepse e di mirë që fijet dhe lidhjet e kokave të trafikut nuk janë as punonjësit e portit dhe as ata të kompanisë modeste. Diku më lart e më thellë gjenden ata që e drejtuan dhe dhanë garanci për transportin e një sasie të ngjashme me ato të filmit “Narcos”. Ndaj patetizmat e tij në FB dhe lëvizjet e kukullave të tij në qeveri e polici vështirë se do e shpëtojnë këtë herë shefin e madh nga hetimet që me ndihmen e partnerëve ndërkombëtarë nuk do të mundin të mbulojnë dhe fshehin lidhjet okulte të kreut të qeverisë me botën e errët të krimit. Ndaj më mirë se të shkruajë shfajësimet e dikujt që ka rënë në çarkun e zullumeve të drogës, që e sollën dhe e mbajnë në pushtet, Edi Rama le të gjejë një avokat të mirë për veten dhe ndonjë nga miqtë apo bashkëpunëtorët e tij.