Ballina Blog Faqe 9249

Tritan Shehu publikon FOTOT: Gjirokastra, si një ‘qytet mbas lufte’

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ditën e sotme ka publikuar disa foto nga qyteti i gurtë, ku shfaqen disa ndërtesa të vjetra të cilat paraqiten drejt rrënimit total.

“Gjirokastra, ky margaritar sot si nje “qytet mbas lufte” dhe ne prag te renimit!
Po publikoj disa foto shkuese nga Gjrokastra e pereth saj, te cilat flasin vete per degradimin e thelle qe po peson ai qytet si pasoje e diskriminimit mbi ate.”, shprehet Shehu.

Deputeti i zgjedhur në qarkun e Gjirokastrës, fajëson mungesën e investimeve të qeverisë Rama, për rrënimin e ndërtesave që përmbajnë një vlerë të rëndësishme historike.

Shehu ngre pyetjen se përse nuk po bëhet asgjë për ta ndaluar rrënimin e kësaj trashëgimie kulturore dhe historike dhe përse nuk përcaktohet asnjë fond.

“Ne kater vite “Rilindje” fondet restauruese per ate qytet ishin vetem 4 milion leke te vjetra dhe kjo me realizim 60%.
Ne qeverisjen Berisha ishin 3,5 milion $, (perfshi ketu dhe ato per shtepine Kadare qe perfundoi me vone), por dhe keto te pa mjaftueshme.
Ura e Hoshteves siç duket edhe ne fotot u zhduk ne nje nate, ura e Kordhoces po shkon drejt po atij fundi.
Ministria Kumbaro deklaron se terreni i Kalase ka rreshkitje tektonike, por nuk thote asgje se çfare po behet per ta ndaluar kete dhe nuk dislokohet asnje fond. Sot kur nuk ka asgje te pa rregullueshme, duhet bere gjithçka per te mbrojtur ate Kala, krenari e historise e e kombit tone, pavaresisht nga shpenzimet.
Per te mos folur ketu edhe per “deshmine” e abuzimit e korrupsionit ekstrem te ndodhur aty, per rreshqitjet ne Kodren e Shtufit ku rrezikohet zona dhe jeta e qytetareve, nqs nuk realizohen urgjentisht punime te gjera e komplekse.
Nderkaq asnje investim zhvillues ne infrastrukture, energji, bujqesi, blektori etj, ne te gjithe ate Qark.
Eshte e kote te kerkosh politika zhvilluese nga Rilindja, mjafton te shikosh fotot e meposhte te Gjirokastres qe te kujtojne Sirine e luftes per tu bindur.
Keshtu Gjrokastra po kthehet ne nje Qytetet ne Zhdukje!”, vazhdon më tej deputeti Shehu.

Plagosja në Laç, arrestohet me natë autori

0

Arrestohet Xhevahir Lika, personi që qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në qytetin e Laçit. Lika u prangos gjatë natës pranë zonës së Gjormit, pak orë pas konfliktit me një person tjetër, i cili ka mbetur i lënduar.

Lika qëlloi me armë pas një sherri me Gent Bushin, pranë shkollës 9-vjeçare ‘Mark Trokthi’, duke shkaktuar panik në qytet.

“Në Laç, pas një konflikti të çastit mes dy shtetaseve, ata janë goditur me grushte dhe sende të forta me njeri-tjetrin dhe njeri prej tyre ka qelluar me armë zjarri në ajer dhe është larguar.

Nuk ka të lenduar nga të shtenat.

Policia ka shkuar menjehere në vendngjarje dhe fale veprimeve të shpejta hetimore ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Xh.L, që qelloi me arme zjarri në ajer. Policia është vene në ndjekje të autorit dhe po punohet për kapjen e tij.”, njoftoi policia mbrëmjen e shkuar.

Pas dështimit në politikë, Ben Blushi shfaqet për herë të parë si drejtor televizioni

0

Pas dështimit në politikë, Ben blushi iu rikthyer sërish pasionit të vjetër- gazetarisë. Ai është shfaqur për herë të parë, pranë stafit si drejtues i televizionit Top Channel.

Në festën e Top Albanina Radio-s, Blushi është parë i shoqruar nga Filip Çakuli dhe Koço Devole, dy prej figurave më të rëndësishme të Topit, si edhe truri i programit investigativ “Fiks Fare”.

Lajmin se Ben Blushi do jetë Drejtori i Përgjithshëm i ‘Top Channel’, e ka dhënë vetë presidentja e kompanisë, Vjollca Hoxha në një komunikimin që ka bërë me drejtuesit e departamenteve të televizionit.

“Kam kënaqësinë të njoftoj të gjithë shikuesit dhe punonjësit e Top Channel se duke filluar nga sot z.Ben Blushi do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel.

Si një gazetar, shkrimtar dhe politikan që ka vendosur pavarësinë dhe të vërtetën mbi çdo interes, jam e bindur se z.Blushi do të ndihmojë Top Channel për të hapur një cikël të ri komunikimi dhe informimi me të gjithë dashamirësit tanë në krejt hapësirën shqipfolëse.

Dua t’i siguroj të gjithë se Top Channel i mbetet besnik parimeve tona si një media e lirë, e pavarur dhe profesionale, e cila ka qenë, është dhe do të jetë përherë në shërbim të së vërtetës dhe lirisë së informimit”, thuhet në komunikimin e Hoxhës, shkruan TCH.

Ish-kreu i LIBRA-s u largua nga drejtimi i partisë në datën 20 janar dhe emërimi i tij në krye të TCH kishte ditë që përflitej në media.

Mega skandal i Prokurorit Ramadan Troçi.

0

 

Mega skandal ne Prokurori!

Nje tjeter dosje do te dorezohet ne Ambasaden amerikane dhe ne media.
(Ja si i ka grabitur qytetaret e Vlores ish-drejtuesi i Prokurorise Vlore Ramadan Troci)

-Adriatik Llalla eshte maja e nje piramide e cila ka shtrire bazen e saj korruptive e grabitese ne çdo rreth te Shqiperise.Si gazetar investigativ dhe anetar i Federates Boterore te gazetareve,por me obligimin qytetar kam grumbulluar dokumente autentike te shume prej ketyre grabiqtareve me shpresen se jo vetem nuk do te jene me pjese e sistemit te ri te drejtesise por do vihen menjehere ne pranga dhe pronat e paligjshme do t’ju sekuestrohen. Njeri qe spikat prej tyre eshte Ramadan Troci. Nje ish prokuror i thjeshte i cili spikaste jo vetem per mediokritetin profesional por dhe per vobektesine ekonomike arriti ne saj te perkrahjes se shefit te tij te kthehet ne oligark,pronar apartamentesh pa fund qe nga bregdeti i Vlores deri ne Rrugen e Elbasanit ne Kryeqytet. Ai arriti qe dhe femijet e tij ti dergoje ne shkolla private me çmime edhe per sheiket te perballueshem. Por Ramadan”kafsha”nuk ka arritur te fshehe dot gjurmet.Zullumi keputet tek pjesa e trashe dhe kjo po ndodh dhe me beun e vogel te Prokurorise shqiptare i cili gaboi duke ju marre pronat pronareve te vertete dhe duke jua kaluar grabiqtareve te cilet me noteri i kane kaluar pasuri te patundeshme marramendese zoterise ne fjale ne emer te familjareve te tij:baxhanakut,bashkeshortes etj.Ne ditet qe vijojne do botohet dosja e plote e ketij grabiqtari i cili per shkak te bemave te tij ne Vlore mori nofken”gogoli”.Sot eshte dita qe qytetaret e lire shqiptare te clirohen pergjithmone nga makthi i ketyre gogoleve te drejtesise.Jam i sigurt se prokurorja Arta Marku do marre masa ne ekstremet qe parashikon kodi penal e kodi moral dhe nuk do lejoje qe ky prokuror i argumentuar si i imlikuar ne grabitjen e qytetareve te largohet nga vendi pa u perballur me ligjin.Perveç dokumenteve origjinale te siguruara ne rruge te aresyeshme investigative jane dhe deshmitare okulare qe jane gati te japin deshmite e tyre lidhur me megaskandalin Troci.

Elvana Gjata puthet me Kejvina Kthellën

0

Elvana Gjata dhe koncerti i saj recital me rastin e ditëlindjes së saj, ka bërë xhiron e mediave këto ditë. Gjithë vëmendja është përqendruar tek këngët e reja që ajo hodhi në treg, çfarë veshi, si performoi në skenë gjatë koncertit, apo kujt ja dedikoi këngët e saj.  Për më tepër pas kaq shumë vitesh mungesë, sot do të transmetohet në “Xing me Ermalin” intervista e saj e parë. Një intervistë ku Elvana do të flasë për karrierën, jetën private, ndarjen nga “Threedots” dhe shumë çështje të tjera që ne të gjithë jemi kuriozë ti dimë. Gjatë këtij emisioni nuk do të mungojë as pyetja me spec e Kejvinës. Ajo e ka pyetur Elvanën për marrëdhënien me vajzat.  “Çfarë mendimi ke për vajzat ti?Të pëlqejnë vajzat? Se ti mua po më pëlqen pak si shumë?”, i tha Kejvina këngëtares simpatike. E befasuar nga kjo deklaratë Elvana tha, “Qyqja” dhe vuri duart në faqe si në shenjë turpi.  Elvana Gjata dhe koncerti i saj recital me rastin e ditëlindjes së saj, ka bërë xhiron e mediave këto ditë. Gjithë vëmendja është përqendruar tek këngët e reja që ajo hodhi në treg, çfarë veshi, si performoi në skenë gjatë koncertit, apo kujt ja dedikoi këngët e saj. Gjatë këtij emisioni nuk do të mungojë as pyetja me spec e Kejvinës. Ajo e ka pyetur Elvanën për marrëdhënien me vajzat.  “Çfarë mendimi ke për vajzat ti?Të pëlqejnë vajzat? Se ti mua po më pëlqen pak si shumë?”, i tha Kejvina këngëtares simpatike. E befasuar nga kjo deklaratë Elvana tha, “Qyqja” dhe vuri duart në faqe si në shenjë turpi. “Unë jam shumë pro femrës, por jo në atë kuptim që the ti. Më kupton? Kështu që…”, tha Elvana dhe u ngrit dhe puthi Kejvinën duke i befasuar të gjithë me veprimin e saj.

 

 

 

 

Basha në Budapest: Jemi peng i krimit dhe korrupsionit

0

Në samitin e udhëheqësve botërorë të partivë të qëndres së djathta në Budapest, kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha, ka thekuar se korrupsioni, krimi dhe kapja e shtetit nga interesat private, janë ato qe i mbajnë vendet tona larg të ardhmes Europiane. Basha  vlerësoi  Strategjinë e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ka thksuar se anëtarësimi në Europë është për shqiptarët një aspiratë kombëtare. Në samitin e udhëheqësve botërorë të partivë të qëndres së djathtë, në Budapest, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  vlerësoi   Strategjinë e Ballkanit Perëndimor,  ndërsa ka thksuar  se, anëtarësimi në Europë është për shqiptarët një aspiratë kombëtare. Para liderve botërorë Basha nuk i kurseu kritikat për qeverinë Rama, e cila sipas tij është e zhytur në korrupsion.“Korrupsioni dhe kapja e shtetit nga interesat private, futja e grupeve kriminale në gjithë nivelet e qeverisjes, zgjedhjet e manipuluara, ekonomia e dobët që ju shërbën vetëm disave janë ato qe i mbajnë vendet tona larg të ardhmes Europiane.”  Lulzim Basha pati një takim të veçantë me  kryeministrin Hungarez Viktor Orban, të cilin e ka siguruar  se Partia Demokratike po punon për alternativën e projektit europian të vendit dhe se  është e vendosur ta ndryshojë Shqipërinë duke çliruar politikën, ekonominë dhe shoqërinë nga autokracia dhe monopolet.

Pep Guardiola: “Tani e ndjej veten anglez”

0

Pep Guardiola ka pranuar se ‘ndjehet anglez’ pasi ka parë rezultatet e skuadrave të Premier League në Ligën e Kampionëve këtë javë. Manchester City mundi Baselin 4-0 në ndeshjen e fundit të 16 të martën, ndërsa Liverpool i shkaktoi humbjen më të keqe ndonjëherë në Europë në shtëpi dhe Tottenham erdhi nga disavantazhi dygolësh për të barazuar me Juventusin. Dhe shefi i “Citizens” ka zbuluar se ai ishte i kënaqur që të tre ekipet performuan aq mirë larg nga shtëpia. “Tani e ndjej veten anglez”, tha ai sipas One Football. “Duke qenë në këtë garë ndjehem pjesë e kësaj lige dhe është një lajm i madh për këtë vend që tre skuadra kanë rezultate të shkëlqyera në Ligën e Kampionëve.” “Ne do të shohim javën e ardhshme se çfarë do të bëjë Manchester United dhe Chelsea, por ne duhet të shohim në të ardhmen nëse ka një ndryshim apo jo – në qoftë se në katër apo pesë vjet ne do të shohim skuadra angleze në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale. “Por është një lajm i mirë. Dy ekipe janë gati në çerekfinale.” “Tottenham ka marrë një rezultat të madh në Torino, por ata duhet të përpiqen dhe ta bëjnë përsëri në shtëpi kundër Juventusit në ndeshjen e dytë”.

Neymar është i bindur se e ardhmja e tij është me Real Madrid

0

Disfata 3-1 e Pars SG në Santiago Bernabeu mbrëmjen e 14 shkurtit nuk ishte mjaftueshëm për t’i mbushur mendjen Neymar që të qëndrojë  ne ekipin francez . Braziliani u pyet për transferimin e tij të mundshëm në Madrid pas përfundimit të ndeshjes dhe duket se buzëqeshja e tij e tradhtoi . Ndërkohë qe performanca e tij nuk ishte e përsosur gjatë ndeshjes së parë, Neymar na dhuroi disa momente magjie sidomos me asistin me thembër drejt Adrien Rabiot. Ndryshe nga ç’pritet për një ish lojtar të Barcelonës, futbollistët madrilen u munduan ta “manipulonin” atë me buzëqeshje, një përpjekje për ta bërë atë të ndihet si në shtëpi. Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez e di se Neymar është objektivi i tyre, ai është i zgjedhuri edhe pse një transferim do të jetë tepër i vështirë, klubi është gati të bëjë ofertë për të përfituar shërbimet e brazilianit sipas gazetës spanjolle MARCA. Real Madrid shpreson se nuk do i duhet të presë deri në vitin 2019 që të transferojë  lojtarin më të shtrenjtë në botë. Kjo është tani një çështje krenarie për pronaret arab të PSG-së dhe nuk ka një asnjë shifër  në botë që mund t’i bindë ata të shesin nëse se do ta bënte projektin e tyre të dobët dhe jo tërheqës. Paris Saint-Germain ka  qenë më parë i interesuar për Cristiano Ronaldo-n duke hapur kështu mundësinë e një shkëmbimi,por largimi për veteranin Ronaldo do të jetë thuajse i pamundur. Vlen të përmendet se as Neymar as Ronaldo nuk e shohin si të pamundur që ata të mund të ndanin fushën në Madrid.

 

Kapni kriminelët, jo hallexhinjtë. Xhafaj porosi policëve nga Shkodra

0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në analizën e Policisë së Shkodrës ka folur me tonë të forta për luftën ndaj kriminalitetit dhe grupeve kriminale. Gjatë fjalës së tij në takim, Xhafaj ka theksuar se janë 4-5 grupe të rëndësishme kriminale që duhen goditur, ndërsa shtoi që të mos merren me hallexhinjtë që ndërtojnë një çati. “Janë 4-5 grupe të rëndësishme kriminale që duhen goditur. Mos u merrni me hallexhinjtë që vendosin një çati. Bosët e krimit janë vërdallë dhe ata duhen goditur dhe nuk duhen falur për asnjë arsye. Ai që e përmend emrin tim të goditet i pari. Dua një integritet nga të gjithë policët, nga shefat deri tek polici më i thjeshtë, te mos ketë një sjellje harbute me qytetarët”, u shpreh Xhafaj. Më tej ministri i Brendshëm paralajmëroi policinë që të bëjnë kujdes me vettingun, pasi siç shprehet ai nuk do t’i shpëtojë askush. “Toleranca ndaj krimit do të jetë 0. Kërkoj një korrektësi maksimale dhe të goditen ata që cilësohen si të fortë. Nëse marr vesh se ka tolerime për ndërtime të mëdha pa leje, përfshirje në lejimin e trafiqeve të drogës të policisë do jem unë i pari që s’do lejoj dhe do përballeni me ligjin. Fytyra e policisë së shtetit duhet të ndryshojë totalisht” ka thënë Xhafaj.