Ballina Blog Faqe 9271

Marku: Krimet kundër jetës, është rritur agresiviteti i grupeve kriminale

0

Rritje të agresivitetit nga grupet kriminale në krimin kundër jetës ka deklaruar kryeprokurorja Arta Marku në analizën vjetore të Prokurorisë së Durrësit. “Konstatohet se ka një ulje të veprave penale kundër jetës, por ka një rritje të agresivitetit nga grupet kriminale në kryerjen e këtyre veprave penale. Autorët në funksion të realizimit të qellimeve të tyre kriminale janë të gatshëm të sakrifikojnë çdokënd që mund të jetë rastesisht në rrezen e tyre të veprimit. Kjo vjen nga mosndëshkimi, apo ndëshkimi i lehte dhe jo proporcional me krimin e kryer dhe rrezikshmerine e autorit. Veprat penale kundër korrupsionit janë shumë pak të regjistruara dhe aq më pak kanë përfunduar në gjykim”, ka thënë ajo. Marku vijoi më tej se prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm në hetimin e veprës penale korruptive, por dhe te hetimi pasuror i subjektit të veprës penale. “Prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit të veprës penale në lidhje me asetet që kanë në burim të ardhura kriminale nga veprime korruptive. Kjo me qëllim jo vetem ndëshkimin e autorit për krimin e kryer por dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e asteve të krijuar prej tyre”, tha Marku. Sipas saj Durrësi është një nga qytet portet që rezulton me më pak vepra penale në fushën e kontrabandës, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cënojnë legjislacionin doganor janë të shumta dhe të ndëshkueshme penalisht. “Duhet që edhe kryesisht prokurorët të angazhohen për të evidentuar këto vepra penale në çështjet që hetojnë, duke mos u mbetur të kufizuar vetëm në referimit qe mund te vijne nga policia e shtetit apo vetë doganat”, ka vijuar kryeprokurorja.

Pavlopulos kërcënon Shqipërine me votë për anëtarësim

0

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos, deklarata te ashpra në adresë të Tiranës zyrtare. “Udhëheqja shqiptare bën gabim të madh që mbështet të drejtat e disave që ishin bashkëpunëtorë të nazisteve. Nuk mund të kesh aspirata europiane dhe te kerkosh te drejtat e bashkepunetoreve te nazisteve. Kur Tirana të ketë një qëndrim tjeter, atëherë Greqia është këtu ta ndihmoje vendin fqinj per ne BE. Deklarata ka ardhur pasi presidenti grek priti presidentin e Gjeorgjise, Giorgi Margvelashvili.

Ndërkohë Presidendti Meta më herët në një intervistë për “Albanian Daily News” tha se qëndrimet e homologut të tij grek nuk sjellin energji pozitive.

Meta: Dua të nënvizoj se këto deklarata nuk janë në sintoni me mesazhet dhe angazhimet publike të kohëve të fundit të Ministrave të Jashtëm Bushati dhe Kotzias për të çliruar energji të reja pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke trajtuar me vetëpërmbajtje dhe konstruktivitet pengesa të së kaluarës. Spektri i bashkëpunimit midis dy vendeve është i gjithanshëm dhe me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për vendet tona por mbi të gjitha për popujt dhe njerëzit tanë. Natyrisht mund të ketë edhe çështje të caktuara për të cilat mund të ndajmë qëndrime të ndryshme por kjo nuk do të thotë të humbasim qetësinë në komunikimin me njëri-tjetrin dhe as, për këtë, arsye të cenojmë, bashkëpunimin e gjithanshme dhe jetik për të dy vendet dhe popujt tanë. Partneriteti nuk është thjesht një koncept dhe një dokument por ne radhë të parë është një mënyrë komunikimi bazuar edhe në respektin reciprok.

8 orë fjalim, thyen rekordin

0

Politikania amerikane, Nancy Pelosi, mendohet të ketë shënuar rekord me fjalimin më të gjatë të bërë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së. Pelosi, udhëheqëse e pakicës demokrate, ka treguar histori të emigrantëve për tetë orë. Ajo ka bërë fushatë në mbështetje të emigrantëve pa dokumente, që kanë hyrë në SHBA si fëmijë. Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të shfuqizojë të ashtuquajturën skemë Daca, e cila daton nga koha e ish-presidentit Barack Obama dhe mbron nga dëbimi emigrantët e rinj pa dokumente. Me shfuqizimin e Daca-s, mbi 800,000 veta do të përballeshin me dëbim.  Republikanët dhe demokratët pritet të diskutojnë këtë javë për fatin e tyre, në kuadër të marrëveshjes për buxhet. Në mediat sociale, shumë përdorues kanë vënë në dukje se Pelosi, jo vetëm që ka folur për tetë orë, por gjatë kësaj kohe, ajo ka konsumuar vetëm ujë dhe kishte  veshur këpucë me taka ta larta.

Zidane përjashton Isko

0

Isco Alarcon duket se do ta ketë të ardhmen larg Realit të Madridit. Sipas programit televiziv spanjoll “El Chiringuito”, trajneri Zinedine Zidane i “Los Blancos”-ve po mendon ta largojë futbollistin nga skuadra. Mësohet se trajneri francez i klubit “merengues” është shfaqur jashtë mase i zhgënjyer nga futbollisti, të cilin e konsideroi si zëvendësuesin ideal të James Rodriguez, me kolumbianin që u largua verën e kaluar në drejtim të Bayern Munchen. Sipas moderatorit të këtij programi, Josep Pedrerol, Zidane e admiron talentin e Iscos dhe besoi se loja e tij do të ishte thelbësore për skuadrën, por në fund ai ka mbetur i pakënaqur dhe nëse gjërat nuk do të ndryshojnë, e nëse Zidane konfirmohet në pankinën e Realit, 46-vjeçari do të kërkojë nxjerrjen e futbollistit në merkato në fund të këtij sezoni. Vlen të theksohet se në kontratën me Realin e Madridit, Isco ka një klauzolë zgjidhjeje të saj prej 700 milionë eurosh.

 

Basha-shqiptarëve: Çohuni, opozita është me ju

0

Nga salla e Kuvendit, ku detyrën e opozitës e quajti tërësisht të pamundur, Basha u bëri thirrje shqiptarëve të marrin në duar fatet e tyre. “Çohuni dhe opozitën do e keni në krahë”, tha Basha. “Detyra e opozitës në këtë Parlament është tërësisht e pamundur. Përtej fjalës gjithçka tjetër është kapur dhe shkatërruar institucionalisht ligjërisht, Kushtetuta është shkelur. Jemi këtu për ta thënë këtë fjalë, po dhe për t’ju thënë se kjo farsë do të vazhdojë. Nuk ka rrugë tjetër tani që votat e vjedhura kanë çimentuar një bandë në pushtet. Reforma në drejtësi është viktima e parë e kësaj. Sot nga kjo sallë u kërkoj të bëjmë e diçka tjetër, të marrim fatin tonë në duart tona. Çohuni dhe opozitën do ta keni në krahë”, deklaroi Basha. Vendi prej 5 vitesh ka një kryeministër të shantazhuar, u shpreh ai menjëherë pasi përfundoi fjalimin e tij kryeministri Edi Rama. Basha tha se do të ketë vendime të tjera që do i tregojnë shqiptarëve se çfarë dëmi i bën vendit një kryeministër i shantazhueshëm.“Shqipëria prej 5 vitesh nuk ka një kryeministër sovran po një njeri që shantazhohet lehtësisht, vendimet e të cilit merren në funksion të dosjeve që i tunden para syve. Dosje në të cilat figuron ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri, i takuar me qindra herë në Itali dhe Greqi me mafiozët në zë, të përgjuar natyrisht nga shërbimet partnere. Ky është një kryeministër i shantazhueshëm. Vota kundër Jeruzalemit është minimumi i të zezës që i bën këtij vendi. Prisni se do të ketë të tjera vendime që do i tregojnë qartë shqiptarëve se çfarë dëmi i bën vendit një kryeministër i shantazhueshëm lur vjen puna te marëdhëniet ndërkombëtarëe e veçanti me fqinjët”, tha Basha. Nëse Parlamenti do të ishte i vërtetë tha Basha, referuar votës për Jeruzalemin, do të duhej të funksiononin mekanizmat për të frenuar këtë “zullum kombëtar”. “Një qeverisje që ditë për ditë i merr shumicës së shqiptarëve për një grusht njerëzish. Në këtë Parlament, nëse do të ishte me të vërtetë i tillë duhet të funksiononin mekanizmat për ta frenuar këtë zullum kombëtar, Rama 2, i cil për nga mediokriteti, vjedhja dhe ekspozimi i lidhjeve të drejt për drejta të të parit të qeverisë dhe minsitrave të tij me bandat e narkotrafikut ia kalon Rama 1, që ne mund ta frenonim këtu ishte e pamundur. E di që në këtë sallë, ku ka ardhur me vullnetin e krimit, mund të bëjë si të dojë. Me mëdyshje, e pranova propozimin e grupit parlamentar për të debatuar mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare kundër SHBA, sepse e di qënë fund të këtijdebati nuk do të ketë një votë ndërgjegje, po të depersonalizuar të një grupi politik të vënë tërësisht në funksion të një grupi njerëzish që vjedhin përditë këtë vend”, tha ai. Madje Basha foli dhe për mashtrim me shortin për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP. “Telefonat e prishur të sigurimti të shtetit sigurisht me rekomandimet e mbeturinave të sigurimit këtu pas meje, njerëz të korruptuar e dënuar që fshehin rekordet e dekriminalizimit, dhe njerëz që ONM i ka përjashtuar nga rekomandimi. Po të donte konsesus Edi Rama nuk do të shkelte Kushtetutën. Do ta shtyj edhe për pak, po jo për shumë”, tha Basha. Ai foli dhe për ekstradimin e Nezir Seitit. “E çove Nezir Seitin në Itali, po gojën nuk ke për t’ia mbyullur përgjithmonë. E kur të bilbilosë ai dhe Habilajt, radha i vjen Saimir Tahirit. Po a ka njeri në botë që beson se Saimir Tahiri u bë koka e drogës pa dijeninë tënde, që ato qindra tonelata droge nuk janë këmbët e karriges tënde të pushtetit? Prandaj çdo fjalë që thua këtu të largon më shumë nga e somtja se e nesërmja e këtij vendi nuk je”. Ndërsa për investimet turke: “Nuk duam ne investime turke? Palaçollik. Po ti i thave investimet nga ky vend. Në kohën kur këtë vend e qeveriste PD investimet turke u dhjetëfishuan, nuk janë më o faqezi. Si qesh, si gajasesh, ça je ti që gajasesh, s’je as shok gjimnazi me mua se je nja 10 vite më i vjetër. I ke çuar në azil refugjat. S’ka investime këtu. Ajo që po sjell në Vlorë është aferrë e pastër korruptive. Me 100 milionë euro do bësh t’i aeroport rajonal. Do vjedhësh shqiptarët e do ndash ryshfetin me ndonjë turqisht folës, po kjo nuk është punë e imja po e drejtësisë turke”. Për politikën e jashtme: “Çmundohesh doktor, politikë të jashtmë, është vënë si pelivan në tel dhe ka vetëm dy detyra, të mbrojë kriminelët e lidhur me politikanët dhe politikanët e lidhur me kriminelët me zero sukses.”.

Rama-opozitës: Nuk e gjeni në Jeruzalem shpëtimin

0

Për kryeministrin Rama qëndrimi i opozitës për votën Pro rezolutës në OKB që i kërkonte Trump të tërhiqet nga njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit është thjesht një justifikim për të hapur debat në Kuvend. “Keni kërkuar debat për Jeruzalemin, nesër mund të kërkoni debat për Kanalin e Panamasë, pasnesër për rritjen e temperaturave në Polin e Veriut. Do të ishin të gjendje të shpërthenit edhe një luftë nukleare nëse do të kishit një gjë në dorë. Sot e kërkoni shpëtimin në Lindjen e Mesme, nesër mund ta kërkoni diku gjetkë, mjafton të jetë në një pikë të globit larg këtij vendi këtu. Ju keni humbur pushtetin, arsyen dhe tanimë keni humbur gjumin. Politika juaj është jerm, baltë, përpëlitje. Ajo e shkreta reformë në drejtësi që e votuat këtu me të dyja këmbët në një këpucë sepse ai vettingu që nuk e ndalët dot, sepse kjo partia këtu që nuk e mundët dot ju kanë futur në një hall shumë të madh. Ju e dini shumë mirë se sa të jetë kjo parti në qeveri, ju nuk keni asnjë shans që ky vend të mbetet pa drejtësi. Ju e kthyet shtetin shqiptar në një zhele. Ju jeni gati të bëheni çifut, eskimezë, dele e zezë e këtij vendi, vetëm të mos jeni këta që jeni”, u shpreh Rama. Më tej, Rama përmendi edhe çështjen e detit me Greqinë. “Ti Sali e futët detin në govatë, në pushtetin tuaj të marrë fund. Tradhti ndaj atdheut për cenim territorial, sot jeni gati të nxirrni rrugëve, të bëhet se çfarë të bëhet, por deti të na marrtë të gjithëve”, tha Rama. Kryeministri, duke iu drejtuar Partisë Demokratike u shpreh se “frika juaj po ju tërheq zvarrë në një rrugë pa rrugë”. “Frika ju bën aluçinant. Ulërini këtu për Amerikën njësoj si ata fëmijët e filmit “Mëngjese lufte”: O Guri, o Guri, hajde se po na rrahin”. Ju mendoni se po ju dëgjon Guri atje matanë dhe do vijë të ju ndihmojë. Ju nuk e keni me ne dhe nuk jua kemi ne fajin që po thyhen arrat, ato kanë filluar të kërcasin. Nuk e gjeni në Jeruzalem shpëtimin. Streha po shembet se në këtë betejë ne nuk jemi vetëm, por me SHBA dhe BE. Me SHBA, ju nuk u bashkon dot Jeruzalemi sepse ju ndan drejtësia”, tha Rama. Rama vazhdoi t’i drejtohet Berishës, duke e pyetur se pse PD nuk voton organet e reja të drejtësisë. “Pse nuk e votoni KLGJ dhe KLP? Hajdeni bëhuni bashkë me ne për Reformën në Drejtësi, por ju nuk keni si votoni sepse nuk mund të votoni me duart tuaja që në fund të një procesi mund t’u lidhë duart, keni fshehur dhe mbuluar shumë. Po ju bërtisni sa të doni, KLGJ dhe KLP do të ngrihen sot dhe mbaron filmi me gogla, ne do të votojmë ju jo, dhe ata që kanë dalë nga goglat do të jenë organet e reja”, tha Rama.

Minatorët e Korçës në protestë

0

Minatorët korçarë janë hedhur në protestë. Ata njëzëri kanë kërkuar statusin e minatorin, ndërsa janë kundër masës së pensionit. Ndërkohë, protestuesit paralajmërojnë përshkallëzimin e protestës para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.“Po marrim pension qesharak, ndaj kërkojmë pensionin që na takon. Ka minatorë të sëmurë si pasojë e punës në thellësitë e nëntokës. Jemi një shtresë në kushte të vështira. Të miratohet sa më shpejt statusi. Ka mbi 1000 minatorë në këtë qark. Shumë prej tyre hallakaten nëpër gjykata ende. Protestat do përshkallëzohet”, – tha njëri prej protestuesve.

Istriva Gava, gazetarja seksi

0

Ajo nuk është e njohur në mediat shqiptare, por fotot e saj që tregojnë format e saj trupore mjaft seksi po bëhen gjithnjë e më të njohura. Punon në fushën e medias dhe njihet si “gazetarja seksi” nga Elbasani që po çmend meshkujt me format e saj. “Shumicën e fotove e bëj vetë”, tregon Istriva

SHERR TE LAZIO PAS HUMBJES ME GENOVA

0

Humbja në shtëpi nga GenoVa duket se ka shkaktuar tensione te Lacio. Pas ndeshjes thuhet të ketë pasur një konfrontim fizik të ashpër mes Felipe Anderson dhe Simone Inzaghit. Trajneri e ka qortuar brazilianin për kontributin aspak të çmuar që dha, teksa kishte nisur grumbullimin stërvitor, por ky i fundit duket se nuk i ka mirëpritur kritikat dhe aty ka nisur edhe sherri. Të paktën ky është versioni i publikuar nga mediet, ndërsa klubi e ka mohuar këtë çështje përmes zëdhënësit Arturo Diaconale. Sipas këtij të fundit “pati vetëm një konfrontim civil”, megjithatë fakt është se në seancën stërvitore të pasdites, futbollisti brazilian nuk ka qenë i pranishëm. “Premium Sport” ka zbuluar se, kritikave të Inzaghit pas ndeshjes, Anderson iu është përgjigjur me një shprehje rrufè: Gjithmonë me mua e kap ti! Sherrin që nisi duket se e ka shuar një tjetër brazilian, Lucas Leiva, që me eksperiencën e tij ka mundur të rikthejë qetësinë mes trajnerit dhe shokut të skuadrës. E ardhmja e brazilianit tashmë vihet në diskutim dhe me shumë mundësi do të jetë larg Romës.

 

Koreja e Veriut, paradë ushtarake para Olimpikeve

0

Një ditë përpara Olimpiadës Dimërore, Koreja e Veriut duket se ka organizuar një paradë modeste ushtarake për të festuar 70-vjetorin e Ushtrisë Popullore Koreane, e themeluar pikërisht më 8 shkurt 1948. Sidoqoftë, momenti i organizimit të kësaj parade ka tërhequr kritika nga Shtetet e Bashkuara, pasi kjo është hera e parë në 40 vite që eventi vjetor mbahet në shkurt. Në vitet e mëparshme, parada kryesore ushtarake është organizuar në muajin prill. 70-vjetori i themelimit të ushtrisë koreano-veriore përkon me Lojrat Olimpike, të cilat do të organizohen nga data 9 deri në 25 shkurt në qytetin e Pyeongchang në Korenë e Jugut. Olimpiada do të bashkojë në mënyrë simbolike të dy Koretë, të cilat do të marshojnë nën një flamur në ceremoninë e hapjes. Eventi sportiv shihet si një shans i mirë që dy vendet por edhe Shtetet e Bashkuara të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë mes tyre. Megjithatë, agjensia e lajmeve shtetërore KCNA deklaroi se Koreja e Veriut nuk ka ndër mend të takojë zyrtarët amerikanë gjatë Olimpikeve. Lajmërimi erdhi pas sugjerimit të zv/presidentit amerikan, Mike Pence, se ai ishte i hapur për një takim me zyrtarët koreano-veriorë gjatë eventit sportiv. Kujtojmë se Pence si edhe shumë liderë të tjerë botërorë do të jenë pjesëmarrës në ceremoninë hapëse të kësaj Olimpiade.