Kryetari i Partisë Demokratike reagoi ndaj ministrit të Jashtëm, Bushati duke e quajtur atë një gënjeshtar. “Rezolutat e OKB nuk janë detyruese. Nuk është Vettingu që i hap negociatat, por banditët e kësaj qeverie. Krimi, droga, emigracioni. Katër vite e ke zhytur Shqipërinë keq e më keq dhe për këtë ka raporte”, tha Basha.
Hahn në Serbi: Kosova, kusht për anëtarësimin në BE
Serbia duhet të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, e përsëriti mesazhin e bllokut gjatë vizitës në Beograd pasi Komisioni Evropian publikoi strategjinë e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo përcakton një afat deri në 2025 për anëtarësimin e Serbisë e Malit të Zi nëse përmbushin reformat dhe kushtet e domosdoshme. Pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Hahn tha se Bashkimi Evropian nuk do të importojë konflikte të pazgjidhura mes vendeve të reja anëtare. “Serbia duhet të përmbyllë dhe të zbatojë një marrëveshje detyruese ligjore me Kosovën para se të anëtarësohet”, ishte mesazhi i qartë i tij. Ndërkaq, presidenti serb duke ju referuar kryesisht çështjes së Kosovës, por edhe asaj te kufijve me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kroacinë, tha se para Serbisë ndodhet një mal me pengesë në negociatat me BE. “Pengesat janë si Himalajet, por nuk do të ishim të parët që janë ngjitur në Malin Everest”, tha presidenti serb. Sipas tij detyrat më të rënda që dalin nga strategjia e Komisionit Evropian, janë për Serbinë. “Ka ardhur koha që te merren vendime, të paguhen çmimet e së kaluarës dhe të zgjidhen problemet e dekadave më parë”-vijoi më tej Vuçiç. Ai tha se për çështje të tilla të rënda duhet të flasin qytetarët.
Ushtria ndërhyn në Gjirokastër
Disa mjete të ushtrisë kanë filluar ndërhyrjen për largimin e dheut prej pallatit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër. Raporti final gjeologjik që u komunikua nga Prefekti Astrit Aliaj këtë pasdite rekomandon marrjen e masave me drenazhmin e ujërave, sistemimin e rrjedhjeve sipërfaqësore dhe nëntokësore, ndërtimin e pilotave dhe mbjelljen e pemëve. “Këto rekomandime janë të domosdoshme dhe në vazhdimësi dhe do të kërkojnë kohë. Pra, banorët, sipas këtyre rekomandimeve do të jenë të sigurtë, por gjithmonë, Bashkia dhe pushteti vendor dhe qendror do të zbatojë kërkesat e këtyre rekomandimeve”, deklaroi prefekti Aliaj. Pritet që banoret të rikthehen në banesa brenda javës pas largimit të dheut që arrin deri në katin e tretë të pallatit 8-katësh. Bashkia vijon të pretendojë shpalljen e gjendjes së emergjencës civile dhe mungesën e fondeve për të përballuar situatën. Prefekti kërkoi solidaritetin e banorëve të të gjithë qarkut për të mbështetur me ndihmë financiare familjet e dëmtuara.
Alibeaj kallzim penal për ministren Gjonaj
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj njoftoi se do të dorëzojë në prokurori kallzim penal për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj duke e akuzuar për “shpërdorim detyre” lidhur me ekstradimin e Nezar Seitit. PD pretendon se Nezar Seiti u ekstradua për të mbyllur hetimet ndaj Saimir Tahirit, pasi Seiti ishte personi që kishte pranuar të fliste. Sipas Alibeajt ligji ndalon ekstradimin e personave që janë në hetim. Por ministrja e Drejtesise deklaroi se ka respektuar te gjitha procedurat e rregullta ligjore.
Çështja Seiti, Alibeaj: Do të fliste për Saimir Tahirin
Në përgjigje të ministres së Drejtësisë për ekstradimin e Saimir Tahirit, deputeti Enkelejed Alibeaj tha se qëllimi i ekstradimit me shpejtësi të Nezar Seitit është se do të tregonte lidhjet me Saimir Tahirin. “Prokuroria e Krimeve të Rënda e republikës së Shqipërisë heton Saimir Tahirin mbi të gjitha. Cila ishte goja që do të tregonte për lidhjet e Saimir Tahirit, për paratë e mara, dhe për lidhjet me këtë këtu. Hetimi, ndëshkimi nga drejtësia shqiptare do të bënte punën e vet, përkundrejt motivit që do të hetohej, gjykohej e dënohej në Shqipëri, do të fliste për interesin er drejtësisë shqiptare. Cili është interesi i drejtësisë shqiptare? Saimir Tahiri. Si i bëhet që askush të mos ketë të drejtën të pyes Nezar Seiti për Saimir Tahirin. Këtë ke bërë në Catania”, tha Alibeaj. Më herët ai tha se ministrja e Drejtësisë në kundërshtim me ligjin, neni 481 i kodit të procedurës penale, që e ndalon ekstradimin e një personi nëse po hetohet nga autoritetet shqiptare. Alibej thekson se Ministria e Drejtësisë ishte e detyruar të verifikonte nëse Nezar Seiti ishte apo jo nën hetim.“Ligji ndalon këdo që të ekstradojë një shtetas kur prokuroria ka hapur një çështje hetimore. Nezar Seiti është pjesë kryesore e bandës Tahiri- Habilaj, bandë kriminale kjo për të cilën prokuroria shqiptare në 19 tetor 2017 e arrestoi pasi sekuestroi 4 tonelata drogë. Xhafaj vuri në zbatim skemën për ta degdisur në Itali. Ministrja pretendon se është Prokuroria e Përgjithshme që nuk e njoftoi se nuk mund ta ekstradonte. Ministria është vetëm 500 m larg nga burgu ku mbahej Siti, por edhe nga Krimet e Rënda, ndërsa nuk verifikoi, shkeli ligjin. E miratoi ekstradimin për 24 orë duke finalizuar skemën e firmosur nga Xhafaj. Ministrja e Drejtësisë zgjodhi të shkelë ligjin, miratoi ekstradimin. Nezar Seitin e degdise në shkelje të ligjit, por motivet i le këtu. Ai ishte i vetmi anëtar i bandës i rënë në rrjetën shqiptare. Habilajt në Itali, 3 shefat e policisë në arrati me mbrojtjen e Ramës, Tahiri në Parlament, Nezari ishte i vetmi që mund të fliste. Seiti do të fliste për paratë, për eurot me të cilat u blenë gjerdanët për familjarët e Tahirit dhe 20 mln euro që kaluan nga Seiti në duart e Tahirit, që Rama të blinte zgjedhjet. Te 313 ka një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo qeli nuk iu mban të gjithëve. Por nuk qëndron arsyeja. Në gjithë këtë histori mes hajdutësh e kriminelësh, ku e fusni veten? Është momenti që të pendoheni. Në burgun 313 ka një qeli që është lënë bosh, e vetme ajo nuk ua mban të gjithëve”, u shpreh Alibeaj.
“Porosia” në Elbasan, arrestohen 5 persona, sekuestrohen 82 kallëpë tritoli
Pesë persona u arrestuan ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni policor të koduar “Porosia”. Operacioni u finalizua pas një hetimi disa mujor dhe arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh. Personat e arrestuar janë
– Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec;
– Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec;
– Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec;
– Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec;
– Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.“Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol. Shtetasit Edmond Abazi i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla, në Gramsh janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe sasi e konsiderueshme lekësh” deklaroi nëndrejtori i policisë së Elbasanit në një deklaratë për mediat. “Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal është shpallur në kërkim shtetasi E.H., 20 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” informoi zyrtari i policisë. Operacini nga sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Elbasanit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe Prokurorinë e Elbasanit, në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia lokale”. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.
Ministrja Gjoni paralajmëron hetime për paraardhësit
Në një interpelancë të thirrur nga opozita për ekstradimin e Nezar Seitit, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni deklaroi se ka vepruar mbi bazë të dokumenteve të prokurorisë dhe gjykatës, siç është vepruar në të gjitha ekstradimet. “Çfarë kërkoni nga unë?”, iu drejtua ministrja deputetëve të opozitës, duke i akuzuar se po gjejnë sebepin e radhës për të nisur konflikt dhe se opozita është në konflikt me reformën në drejtësi. Madje, ajo shkoi më tej duke paralajmëruar parardhësit e saj për hetime ndaj ekstradimeve që kanë bërë ata gjatë kohës që kanë qenë në detyrë. “Xhevahirët tuaj të ekstradimit, veçanërisht kur ekstradonit ndonjë personazh të zonave tuaja elektorale. Të paktën ju, ishi ministrave të drejtësisë tregohuni të ndershëm para syve të qytetarëve se jo vetëm që nuk keni lënë një data bazë të tillë, po keni lënë pas në atë ministri sisteme të tenderuara në mënyrë ekstraligjore që sot nuk funksionojnë” u shpreh ajo. Në shpjegimin e saj për ekstradimin e Seitit, Gjoni tha se i është referuar dokumenteve të organit të akuzës dhe gjykatës. “Ky është precedenti i parë për një kërkesë të tillë për një interpelancë për një çështje të tillë, është ndjekur e njëjta procedurë ligjore e shumë rasteve të mëparshme, e shumë viteve për ekstradimin e shtetasve në Republikës e Italisë. Motivi politik kundër reformës në drejtësi ka ngritur kundër meje një vendim gjyakte të formës së prerë të përcjellë nga prokuroria e përgjithshme për lejmin e ekstradimit të një personi të kërkuar nga prokuroria e Catanias. Bëhet fjalë për të njëjtën prokruroi akuzuesit e mi sot që e ngritën në qiell vetëm p[ara dis amuajsh si të ishte dora e perëndisë në hetimin e grupit kriminal famëkeq, Habilaj. Sqaroj po ashtu se Ministria e drejtësisë vepron dhe disponon ekstradimin vetëm në bazë të një vendimi gjykate, dhe dokumentacionit që verifikon prokuroria dhe gjykata. Aq më tepër të vërë në diskutim zbatimin e vendimit të një gjykate, vendim që e përcakton qartë se nuk ekziston asnjë pengesë ligjore për të mos lejuar ekstradimin e këtij personi”, tha Gjoni.
Meta reagon ndaj Presidentit grek: Të ruajmë qetësinë
Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të homologut të tij grek, i cili konsideron të pakuptimtë shtrimin e çështjes çame nga Shqipëria në kohën kur kërkohet perspektiva evropiane. Në një intervistë për “Albanian Daily News” Meta thotë se qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive.
Meta: Pavlopulos jo ne sintoni me Bushatin e Kotzias. Deklaratat e tij nuk i pergjigjen partneritetit. Te ruajme qetesine dhe respektin reciprok. Pavlopulos ka deklaruar se “është e pakuptimtë që udhëheqja e Shqipërisë të shtrojë çështjen e Çamërisë”, dhe ka shtuar që “nëse Shqipëria dëshiron të ketë perspektivë europiane, më mirë të mos kujtojë se çfarë konsiston historia e të ashtuquajturve çamë gjatë mizorisë naziste në Greqi”. Pavlopulos i ka bërë këto deklarata gjatë një ligjërate para oficerëve të shtabit të aviacionit dhe të armatës së parë, në Larisa. Duke vazhduar me Shqipërinë, Presidenti grek ka përsëritur gjithashtu se nga vendi fqinj nevojitet zbatimi dhe respekti i të drejtës ndërkombëtare dhe asaj europiane “dhe kryesisht respekt të të drejtave të njeriut, qoftë kjo e drejta mbi pronën, qoftë të drejtat e minoriteteve”.
Elsa tregon asetet, çmendurisht seksi me bikini
Ajo e ka nxehtë në Bahamas.
Bukuroshja e Victoria’s Secret, Elsa Hosk, është paraqitur super seksi në reklamën, që janë ka e bëjnë për bikinet “Solid & Striped”.
Elsa është njëra prej modelëve, që është në skenën e modës që 10 vite.
Por kur është puna te gjërat, që ajo modelon me kënaqësi, janë padyshim bikinit.
Sirena suedeze edhe këtë e ka bërë kësaj radhe shumë bukur, ndërsa ka shkëlqyer nga të gjitha modelet e tjera gjatë kësaj reklame.
Mushkonja vdekjeprurëse mbërrin në Evropë
Vendet e Bashkimit Europian rrezikojnë të preken nga virusi Zika dhe ethet e verdha që shkaktohen nga mushkonja “aedes aegypti”. Alarmin e ka dhënë qendra europiane për kontrollin e sëmundjeve. Një ekspert i qendrës thotë: Nëse nuk merren masa, mushkonja do të shpërndahet në vendet e Europës, duke bërë një vatër që rrezikon të sjellë viruse të rrezikshme për jetën e njerëzve”. Ky virus nuk ka qenë kërcënim për vendet e bashkimit evropian. Gjithçka erdhi pas vitit 2007, ku mushkonja, e cila jetonte rreth Detit të Zi, iu drejtua Evropës. Deri tani është Spanja ajo që ka konfirmuar disa raste pacientësh të prekur nga sëmundjet që sjell kjo mushkonjë.








