Kreu i Asamblesë Popullore në Korenë e Veriut, një post ceremonial i mbajtur nga Kim Yong nam, do të vizitojë qytetin koreno-jugor të Pyeongchang këtë javë, me rastin e lojërave olimpike dimërore. Peniani konfirmoi pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të atij që do të bëhet zyrtari më i lartë koreno-verior që viziton ndonjëherë Korenë e Jugut. Të dyja koretë do të parakalojnë nën të njëjtin flamur në ceremoninë e hapjes se lojërave. Pavarësisht sinjalizimit për një zbutje të marrëdhënieve mes dy vendeve, ekspertet mendojnë se kjo do të ketë pak ndikim ne ambiciet bërthamore të veriut komunist. Kim Yong nam do të qëndrojë në vendin fqinj në një vizite 3 ditore, i shoqëruar nga një delegacion prej 22 pjesëtarësh. Përgjatë karrierës së tij 90 vjeçari ka parë udhëheqjen e të tre liderëve të Koresë së Veriut. Në postin ceremonial të kreut të Asamblesë Popullore ai është zakonisht përgjegjës për përcjelljen e mesazheve të ngushëllimit ose ato përshëndetëse për liderët e huaj. Kim Yong nam ka qenë president i Parlamentit pa asnjë fuqi, që prej 1998. Ndryshe nga kreu aktual Kim Yong un, ai ka udhëtuar jashtë vendit në vizita zyrtare. Në gusht të 2017-s udhëtoi drejt Iranit për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Hasan Rouhani.
SERIE A, JUVE FITON ME SASSUOLON. MILANI NGEC NGA NJË AUTOGOL
Juventusi është treguar i pamëshirshëm në këtë javë të 23-të të Serie A, duke shënuar plot 7 gola në portën e rivalit të radhës, Sassuolo, në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Stadium” të Torinos. Një ndeshje që, ndonëse u vendos që në 45 minutat e para të lojës, kur u shënuan 4 gola nga Alex Sandro, Khedira me dygolësh dhe Miralem Pjaniç, pa bardhezinjtë të vendosnin diktatin e tyre edhe në pjesën e dytë, kur Higuain shënoi tri herë emrin e tij në tabelën e golashënuesve. Me këtë fitore prepotente, Juventusi ngjitet në krye të Serie A, me 59 pikë të grumbulluara, në pritje të reagimit të Napolit në sfidën e mbrëmjes ndaj Beneventos, në transfertë. Ndërkohë, Milani nuk mundi të ruajë avantazhin e sigluar nga Suso vetëm 9 minuta pas fillimit të lojës në takimin me Udinesen, në Friuli, e në pjesën e dytë jo vetëm që mbeti në inferioritet numerik si pasojë e ndëshkimit me të kuq të mbrojtësit Calabria, por pa portierin Donnarumma t’i bënte “gjëmën” skuadrës së tij, me një autogol. Kuqezinjtë e drejtuar nga Gattuso humbën kështu rastin t’i afroheshin Sampdorias së vendit të gjashtë, duke mbetur tashmë në të tetin, pas Atalantës. Në ndeshjet e tjera të Serie A, bergamaskët ku aktivizohet edhe Etrit Berisha mposhtën 1-0 Chievon, Fiorentina triumfon 2-1 ndaj Bolognas në transfertë, ndërsa Cagliari mori një fitore të pastër 2-0 ndaj Spalit.
Fushë Krujë, vjedhin shtëpinë të armatosur dhe me maska
Persona të paidentifikuar kanë hyrë mbrëmjen e të dielës në shtëpinë e një 36-vjeçari në Fushë Krujë, ku kanë marrë një sasi parash, bizhuteri dhe mjetin tip Volksvagen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.30 në shtëpinë e B. K., 36 vjeç. Të armatosur dhe me maska, nën kërcënimin e armës ata kanë mundur të marrin sendet e vjedhura. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe është ngritur grupi hetimor. Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Jennifer Lopez ngre temperaturat
Pak ditë më parë tregoi se jo vetëm që është në superformë, por është edhe e denjë për të pozuar për emra të mëdhenj, si “Guess”. E së fundmi, Jennifer Lopez i është rikthyer skenës. Të dielën 48-vjeçarja ndezi siç ajo di të bëjë më mirë fansat e saj në Minesota. Këngëtarja portorikane u ndërrua disa herë dhe po aq herë u dhuroi të pranishmëve disa prej lëvizjeve të veta me të famshme në skenë.

Analiza vjetore/ Prokurorja Arta Marku udhëton në Shkodër, a do të ketë ndryshime?
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka udhëtuar këtë të hënë drejt Prokurorisë së Shkodrës, atje ku ka punuar për vite me rradhë. Këtë të hënë pritet që në prokurorinë e Shkodrës të bëhet analiza vjetore e punës së institucionit. Arta Marku do të jetë një nga dëgjueset dhe ashtu siç ka ndodhur edhe me shumë prokurori të vendit, mund edhe të vendosë për ndërrimin e krerëve të këtij institucioni. Kujtojmë se thuajse në shumicën e prokurorive të qarqeve të vendit, Arta Marku ka ndërhyrë duke zëvendësuar prokurorët e komanduar nga paraardhësi i saj Adriatik Llalla. Madje në disa raste, ndërrimet apo shkarkimet kanë sjellë në zyrën e Prokurores së Përkohshme edhe njoftime për kallëzim në Gjykatë, si ajo e ish-kryeprokurorit të Elbasanit Gina.
Elbasan, përplasen 2 automjete pranë Metalurgjisë
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mëngjesin e sotëm pranë zonës Metalurgjisë në Elbasan. Mësohet se mjeti me targa AA 864 NB është përplasur me mjetin me targa AA 153 ES. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit me targa AA 864 NB dhe pasagjeri që ndodhej në këtë mjet. Të dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Firmoset kontrata për ndërtimin e Rrugës së Arbit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka firmosur kontratën e koncesionit për rrugën e Arbrit, pas përfundimit të procesit të negociatave me kompaninë fituese në garë. Kontrata u firmos nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë z.Gentian Keri dhe Presidenti i kompanisë “Gjoka Konstruksion” z.Rrok Gjoka. “Jemi shumë të bindur që shoqëria, nga diskutimet dhe ato çka na prezantoi gjatë negociatave të kontratës i ka marrë të gjitha masat që brenda afateve të përcaktuara në kontratë, pra brenda këtij viti do të realizohet pjesa e financimit dhe fillimi i punimeve të rrugës. Është një nga veprat e rëndësishme, një lajm shumë i mirë për qytetarët shqiptarë por mbi të gjitha për qytetarët dibranë të cilët prej shumë vitesh e kanë pritur këtë rrugë”, u shpreh ministri i MIE, Damian Gjiknuri. Sipas tij, kemi të bëjmë me një të vështirë, një vepër të rëndësishme por që do të jetë nga pikëpamja inxhinierike, një nga veprat më të realizuara në Shqipëri. “Është një vepër që do të kushtojë 240 milion euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare. Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit”, theksoi Gjiknuri. Duke sqaruar se kjo është eksperienca e parë e firmosjes së një kontrate të tillë, ministri Gjiknuri sqaroi se do të vazhdohet edhe me projektet e tjera të mëtejshme të Partneritetit Publik-Privat. “Siç tashmë publiku është i njohur, kemi disa projekte të cilat ne gjatë këtij viti do ti tenderojmë, do ti negociojmë, do ti kontraktojmë dhe jam i bindur që viti 2019, 2020, 2021 do jetë vite të kantiereve të mëdha të ndërtimit. Unë i uroj shumë suksese kompanisë dhe jam i bindur se do kemi një projekt të suksesshëm dhe sëbashku do shkojmë tek qytetarët dibranë për tu dhënë lajmin e mirë”, nënvizoi Gjiknuri.
Ekzekutimi i Devi Kasmit/ Dalin dëshmitë e Dinellarit dhe Halipajt
Malvin Dinellari dhe Elton Halipaj kanë dhënë dëshmitë e tyre pas arrestimit si bashpuntorë në grupin kriminal që ekzekutoi Devi Kasmin në Tiranë.
Në dëshminë e Malvin Dinellarit e cila është zbardhur nga “BalkanWeb” thuhej se ai është njohur me vëllezrit Hoxhallari nga një mik i përbashkët, pasi ai jeton në Korçë dhe vinte shpesh në Tiranë sepse ka të fejuarën në shkollë.
“Takohesha shpesh në Yzberisht me Aurel Hoxhallarin por nuk kisha dijeni për aktivitetin e tij kriminal. Edhe me grekun jemi ulur në kafe por e njihja si mik të Aurelit”- thuhet në dëshminë e Dinellarit.
Për sa i përket për furgonin që u krye vrasja Dinellari pohon se e ka siguruar ai.
“Aureli më kërkoi që ti gjeja një furgon mallrash. E gjeta në internet dhe Aureli ra dakort që ta blinte. Më dha 4200 euro dhe më pas furgonin e regjistrova në emrin e Elton Halipajt”-shkruhej në dëshminë e tij.
Në dëshminë e Elton Halipajt thuhej se ai i kishte këkruar Aurel Hoxhallarit që t’i gjente një punë pasi kishte mamanë e tij të sëmurë me tumor dhe i duheshin të ardhura për të përballuar situatën ekonomike.
Ai ishte si i punësuar në vilën e Aurelit si kopshtar dhe për këtë i nevojitej një furgon mallrash që ta përdorte për punë, për këtë arsye ai e e rregjitroi në emrin e Halipajt furgonin dhe në një kurs për të marrë patentën e drejtimit të automjeteve.
Halipaj ka pranuar se ka punuar në vilën e Hoxhallarit por ka mohuar se ka qënë bashkëpuntor në aktivitetin e tij kriminal.
Vasili akuzon Prokurorinë: Vegël në duart e kryeministrit
Kreu i Grupit Parlament të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar rëndë Prokurorinë dhe qeverisë aktuale.
Duke marrë shkas nga ngjarjet e sotme, ku u dha masa arrest me burg për Dashamir Xhikën, ish kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar i akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, Vasili është shprehur se prokuroria është në shërbim të drogës dhe kryeministrit.
“Prokurorine e Rames,Markut e Xhafes nuk e beson me askush.Prokuroria qe nuk lufton drogen e korrupsionin e ministrave eshte qartazi perkrahese edhe droges dhe korrupsionin dhe do te mbuloje diellin me shoshe.”– shkruan Vasili.
Gjykata vendos arrest me burg për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar
Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Dashamir Xhikën, ish kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar i akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Xhika akuzohet se ka abuzuar me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar, për të cilën janë dhënë plot 5 milion euro fonde, por që rezulton e pandërtuar. Xhika aktualisht mban pozicionin e kryetarit të LSI-së për Elbasanin.
Gjykata pritet të japë masën e sigurisë edhe për paraardhësin e Xhikës në këtë post, Andi Toma si dhe për 8 të akuzuarit e tjerë.
