Ballina Blog Faqe 9318

Ndërron jetë Sir David Lloyd, ish-ambasadori: Shqiptarët humbin një mik të vyer

0

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Mal Berisha, me anë të një statusi në Facebook ka lajmëruar për ndarjen nga jeta të një miku të afërt të Ambasadës Shqiptare në Londër, Sir David J. Lloyd.

Sipas Berishës ishte pikërisht Sir Lloyd ai që e ka ndihmuar në “betejën” për ngritjen e bustit të Skënderbeut në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

“Aktit të tij fisnik të respektit dhe dashurisë për popullin dhe vendin tonë ne ju përgjigjëm atë botë me një dekorim nga ana e Presidentit të Republikës, Sh.T. z. Bujar Nishani në dhjetorin e vitit 2014,”-shkruan ish-ambasadori.

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, një i plagosur

0

Një person ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës.

I plagosuri është identifikuar si V.Z., 32 vjeç, banues në Lezhë, i cili është çuar me urgjencë në Spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit të identifikuar si A.P.

Patos, 55-vjeçari goditet me një mjet prerës pas konfliktit

0

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10 në lagjen “Naftëtari” të Patosit.

Policia thotë se shtetasi Altin Tata 55 vjeç ka goditur me mjet prerës shtetasin G.H, 55 vjeç.

Plagosja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Shtetasi G.H ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shoqëruar autorin e dyshuar tëpër plagosjen, shtetasim Altin Tata.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve proceduriale

Zbardhet biseda mes Markut dhe Xhafajt, çfarë diskutoi sot kryeprokurorja me ministrin e Brendshëm

0

Zbardhet biseda mes Arta Markut dhe Fatmir Xhafajt. Prokuroria e Përgjithshme iu ka shpërndarë sot medieve njoftimin mbi takimin e kryeprokurores së përkohshme dhe ministrit të Brendshëm, duke shkruar mes të tjerash se u diskutua për vettingun, luftën kundër korrupsionit dhe drogës.

Në takimin e zhvilluar ditën e Premte (dt. 29.12.2017), në qendër të diskutimit ishte procesi i Vetingut në sistemin e drejtësisë, si edhe i njëjti proces i pritshëm edhe në radhët e Policisë së Shtetit.

Dy titullarët shprehën dakordësinë e plotë se këto procese kërkojnë një komunikim të vazhdueshëm dhe intensiv, me qëllim realizimin sa më të plotë dhe të shpejtë të pastrimit të institucioneve të sigurisë dhe të sistemit të drejtësisë nga zyrtarët me probleme në integritetin profesional dhe personal.’, bën me dije Prokuroria e Përgjithshme.

Sipas tyre Marku theksoi rëndësinë specifike që ka bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme në forcimin e sigurisë në vend, si edhe në pëmbushjen e prioriteteve të vendit për integrimin në Bashkimin Europian.

‘Prokurori i Përgjithshëm u shpreh se do të angazhohet maksimalisht për koordinimin ndërinstucional, me qëllim zhvillimin me sukses të hetimeve të rëndësishme, si edhe të çdo procedimi penal me impakt të lartë shoqëror.

Ministri i Brendshëm, z. Xhafaj garantoi se institucioni që ai drejton, si edhe Policia e Shtetit, do të vijojnë forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për rritjen e hetimeve proaktive, ku prioritet do të jetë lufta kundër korrupsionit.’, përfundon njoftimi.

Xhafaj iu drejtua këtë mëngjes zyrës së Markut, duke realizuar takimin disa minutësh, i cili u realizua pas takimit që ditë më parë kryeprokurorja e Përkohshme pati me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

KLSH kërkon anulimin e menjëhershëm të shpalljes së fituesit në procedurën e konkurrimit të zhvilluar nga MZHETTS për zhvillimin e zonës ekonomike në Spitallë, Durrës.

0

Kallëzon në Prokurori anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave si dhe kërkon hetimin të mëtejshëm ndaj drejtuesve përgjegjës të niveleve më të larta të administratës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të Programit të Auditimit nr. 784/1, datë 24.07.2017 përfundoi auditimin tematik me objekt “Për procedurën e përzgjedhjes të zhvilluesit të zonës teknologjike të zhvillimit ekonomik në Spitallë, Durrës” në ish-MZHETTS  në përfundim të të cilit u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi për të cilat KLSH i ka përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal nr. 784/16, datë 10.12.2017 ndaj gjashtë prej anëtarëve të KVO-së të cilët kishin kualifikuar dhe shpallur në mënyrë të paligjshme si fitues bashkimin e katër operatorëve ekonomik duke rritur artificialisht vlerësimin në pikë të ofertës së tyre.

Më konkretisht nga auditimi rezultoi që së fundmi nga MZHETTS ishte zhvilluar procedura e konkurrimit për përzgjedhjen e zhvilluesit të Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (ZTZHE), në Spitallë, Durrës. (Zonë me sipërfaqe 101.2 ha ndodhet në veri të qytetit të Durrësit dhe i përket zonës kadastrale nr. 8517 Durrës).

Nga auditimi i përgatitjes së procedurës si dhe vlerësimit të metodologjisë së shpalljes së fituesit, për zhvillimin e ZTZHE rezultoi që nga verifikimi i kryer në dosjen e kësaj procedure u konstatuan se vlerësimet individuale, të kryera nga specialistët e fushës për kriteret respektive, nuk janë marrë në konsideratë nga KVO, duke ndryshuar padrejtësisht edhe rezultatin përfundimtar të operatorëve ekonomikë konkurrues, konkretisht:

Nga rivlerësimi i pikëve të bërë nga grupi i auditimit duke u bazuar në vlerësimet e specialistëve të fushës dhe korrigjimin e gabimeve në formulat për kriteret (i)“numri i të punësuarve” dhe (ii) “kohëzgjatja e përfundimit të investimit” rezultoi që KVO duhet të kishte vlerësuar me pikë si më poshtë:

Sa më sipër, nga auditimi rezultoi që KVO ka klasifikuar padrejtësisht në vend të dytë Operatorin ekonomik “Ofertuesi 1” duke sjellë si pasojë:

-potencialisht 54 milionë Euro investime të munguara (kosto e investimit të “Ofertuesi 1” është rreth 93 milionë Euro, ndërsa e bashkimit të operatorëve “Ofertuesi 2” është 39 milionë Euro, ose 54 milionë Euro më pak);

-potencialisht 9,500 vende pune më pak (“Ofertuesi 1” do të punësojë 12,000 punëtore, ndërsa e bashkimi i operatorëve “Ofertuesi 2”, 2,500 punonjës);

-potencialisht të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit, nga mos realizimi i kontributeve për pagesën e sigurimeve shoqërore vetëm për 1 vit për shumën 718 milionë lekë (6,300 x 9,500 x 12); dhe së fundmi;

-Risqe të shtuara për ndotjen mjedisore (“Ofertuesi 1” do të investojë në magazina doganore, qendra biznesi, etj; ndërsa bashkimi i operatorëve “Ofertuesi 2”, midis të tjerash do të investojë edhe në ndërtimin e një fabrike ferrokromi, me impakt të lartë mjedisor)

Sa më sipër, KLSH ka rekomanduar marrjen e masave për anulimin e shpalljes fitues të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Ofertuesi 2”, pasi nga auditimi ka rezultuar që si fitues duhet të ishte shpallur operatori tjetër ekonomik “Ofertuesi 1” në ofertën e të cilit parashikohej një investim prej 54 milionë euro dhe punësimi i 9,500 punonjësve më tepër se bashkimi i operatorëve i klasifikuar në mënyrë të padrejtë në vend të parë.

Për të gjitha veprimet dhe mosveprimet e mësipërme, të kryera në kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore e nënligjore KLSH ka ngarkuar me përgjegjësi anëtarët e KVO-së të përbërë nga A.B., M.S., S.K., G.V., Eg.Os. dhe O.S., duke kërkuar njëkohësisht që hetimet nga ana e organit të Prokurorisë të orientoheshin edhe drejt zyrtarë të tjerë, deri në nivelet më të larta të administratës shtetërore, ndaj të cilëve shkon përgjegjësia për monitorimin, mbikëqyrjes dhe aprovimin e ligjshmërisë së veprimeve të strukturave dhe komisioneve përkatëse për zbatimin e kësaj procedure.

Arrestohen hajdutët me paruke, vodhën banesën e të moshuarit në Divjakë

0

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë për vjedhjen e një banesë në Divjakë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit 1.Olsi Janko 29 vjeç, Serxhio Duda 19 vjeç dhe Regist Vodo 19 vjeç, të tre banues në Divjakë.

Policia thotë se “arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë natës në Divjakë, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Z, 62 vjeç”. 

Në cilësinë e  provës materiale, të arrestuarve iu sekuestruan 5 orët e vjedhura, 4 celularë, një palë paruke, një kapuç, dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Motra, qetsohuni. Ngjela s’bën gjë!

0

Në media dje shpërtheu një lajm. Lajmi ishte Live. Lajmi vinte nga një media. Media lajmëronte se një Avokat i Madh kishte shpërthyer me të shara të nxehta Live.
Më pas Lajmi u shumfishua në portale,
në statuse, në tavolina, e deri në krevat.
Çfarë tha?
Avokati i Madh shante me zë dhe figurë në një ekran!
Çishte kjo?
Njeriu që e kërkojmë t’na mbrojë na krimi, nga prostitucioni, nga politika, nga…. do tani t’na pallojë?
Uaaaa! Avokati me kulturë Oksidenti, shan si ciganët në TV.
Kë shan?
Shan motrat!!!
Pëëëëfffff.
Qetsohuni motra! Fake News. Avokati nuk bën gjë. Avokatit vetëm goja i ka mbetur. Avokati është beqar, e shkuar beqarit O Tunxh!
Dikur, në një drekë, ku isha me të parët e vëndit, një Minister për muhabet dhe xhelozi më paditi mua te Kryeministri që ishte në tavolinë.
“Padia” bëhej se unë kisha “zbutur vigjilencë”. Sekretarja ime shkonte me një oficer amerikan, pjesë e strukturës trainuese në Ministri.
Ministri me humor ja thotë këtë thashethem të Parit të vendit.
I Pari pasi e dëgjon, më kthehet mua po me humor:
Edhe këtë e ke bërë?
Po, Shef i them. Për tu mbrojtur shtoj:
Siç thotë edhe Avokat Ngjela, për çështjen kombëtare do të punojmë me çdo mjet!
Por përgjigja që më erdhi nga i Pari ishte asgjësuese:
Dakort – më tha, por jo me mjetet që si punojnë Ngjelës. Kaq.
Motra qetsohuni. Ngjela s’bën gjë.

Shi e reshje të dendura dëbore, moti i keq pushton sërish vendin

0

Pavarësisht se jemi në periudhën më të bukur të vitit, moti ka lajme të këqija.

Sipas parashikimit për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, do të rikthehen reshjet intensive të shoqëruara edhe me shtrëngata.

Gjithashtu reshjet e dëborës do të zbresin deri në 500 metra mbi nivelin e detit, duke parashikuar ditë të ftohta.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Veri dhe Jug intensive, deri lokalisht shumë intensive, në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, shoqëruar edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore, që sot do të shfaqen në lartesinë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit, ndërsa nesër priten të zbresin deri në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 °C / 14 °C

në vendet e ulëta: 8 °C / 11 °C

në vendet malore: 2 °C / 5 °C.

Era

Sot dhe nesër era do të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore, ku do të arrijë shpejtësinë mbi 50km/orë.

Tahiri tërheq pasaportën te Krimet e Rënda

0

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur sot pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku ka tërhequr pasaportën.

Një ditë më parë, Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për bllokimin e pasaportës së ish-ministrit të Brendshëm.

Ai apeloi vendimin e gjykatës që nuk i lejonte atij të lëvizte jashtë vendit, por tashmë Tahiri është i lirë për të shkuar jashtë shtetit duke rimarrë pasaportën.

Bllokimi i pasaportës nga Krimet e Rënda  u bë më 12 dhjetor. Kjo erdhi, sipas prokurorisë, pas provave të reja të siguruara nga hetimet e dosjes “Habilaj”.

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË, HUMB JETËN KALIMTARJA

0

Një aksident tragjik është shënuar para pak minutash në kryeqytet.

Një grua ka humbur jetën për shkak se është përplasur nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si “Misto Mame”.

Sipas të dhënave të para, një automjet tip “Benz” ka përplasur një grua kur kjo e fundit po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.