Ballina Blog Faqe 9324

Gjeli i detit, fermerët e Lezhës bëhen gati për të dalë në treg

0

Gjeli i Detit është një prej simboleve të tryezës së Vitit të ri dhe Zadrima e Lezhës është një nga zonat e njohura për mbarështrimin e këtij shpendi.

Ndërsa festat po afrohen fermerët e Zadrimës po përgatiten për të dalë në treg.  Një kilogram kushton nga 600 -800 lek, por fermerët thonë rritja ka shumë kosto, ndërkohë që importi po i dëmton.

Duket sikur mishi i gjelit të detit është një produkt sezonal që njeh rritje vetëm gjatë fundvitit, por fermerët e Zadrimës thonë se kjo i penalizon

Fermer: “Pse të mos konsumohet gjatë gjithë vitit sepse ka vlera të mëdha ushqyese.”

Altin Prenga është një prej shefave të kuzhinës, që gjelin e detit e ka bërë pjese të vazhdueshme të menusë së ofron, ndaj kërkon që këtë shembull ta ndjekin dhe të tjere.

Altin Prenga: “Të paktën të konsumohet në stinën e vjeshtës edhe gjatë dimrit. Është një ide që gjeli i detit duhet të konsumohet vetëm për dy ditë, ky është një mankth i madh për fermerët, të punosh gjithë vitin dhe ta shesësh për dy ditë, e nuk i dihet se si do ecë pasi asnjë vit nuk ka të njëjtin çmim.”

Në Zadrime të Lezhës rriten më shumë se 20 mijë gjela detit në vit duke shërbyer për shumë familje si një mundësi për të siguruar të ardhura ekonomike

RESHJET PUSHTOJNË TERRITORIN, METEREOLOGËT JAPIN ALARMIN: DISA ZONA DO TË PËRMBYTEN

0

Vendi është përfshirë sërish nga reshje intensive në të gjithë territorin gjatë orëve të fundit.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëron se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme për shkak të intensitetit të lartë nuk përjashtohet edhe mundësi e përmbytjeve në disa zona, e kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

Instituti i Gjeoshkencave publikon edhe hartën përkatëse për secilin qytet.

“RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) priten reshje në pjesën më të madhe të vendit. Në pjesën Veriore dhe Jugore reshjet do të jenë shumë intensive, ndërsa në pjesën qendrore intensive, por lokalisht deri shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve lokale urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 °C / 16 °C
në vendet e ulëta: 13 °C / 15 °C
në vendet malore: 5 °C / 9 °C.

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, por në zonat malore dhe në bregdet mesatare deri e fortë”, sqarohet në njoftimin Instituti i Gjeoshkencave.

E PAPRITUR! VJOLLCA HOXHA SHET 51% TË AKSIONEVE TË LORI CAFFE, ZBULOHET SHUMA MARRAMENDËSE

0

Valtelina, një nga përpunuesit më të mëdhenj të kafesë në vend, tregtues i markës Lori Caffe ka ndryshuar strukturën e aksionerëve.

Sipas të dhënave zyrtare të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Familja Hoxha, ka shitur 51% të aksioneve, duke e ulur zotërimin e saj në 49% dhe duke lëshuar në këtë mënyrë kontrollin e kompanisë.

Transaksioni është regjistruar në 12 dhjetor dhe blerësi i 51% të aksioneve është kompania ALB-ERK. Sipas kontratës së shitblerjes, çmimi i shitjes së 51% të aksioneve është 153 milionë lekë, ose rreth 1.2 milionë euro.

5 aksionerët e familjes Hoxha, që më parë kishin secili nga 20% të aksioneve (Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Redia Hoxha, Sara Hoxha, Itan Hoxha) kanë shitur secili nga 12.75% të kuotave dhe kanë mbajtur secili nga 7.25%.

Blerësi ALB-ERK, i krijuar në vitin 2009, ka si aktivitet import-eksport, tregti me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm, kryesisht kafe dhe aksionerë janë me nga 50% secili Eduart Hoxha dhe Artan Hoxha.

Shitësit kanë ruajtur sipas kontratës të drejtën e riblerjes së aksioneve. “Kjo kontratë shitje kuotash i nënshtrohet kushtit të rishitësisht dhe shitësit kaë të drejtë të riblejnënga blerësi kuotat e tyre repsketive, sipas kushteve të përcaktuara në kontratë”, thuhet në kontratën e shit-blerjes.

Lori Caffe (Valtelina) është krijuar që në vitin 1995 dhe sipas faqes së saj në internet është prodhuesi më i madh i kafesë në vend. “Hapat e parë nisën me një pjekëse të thjeshtë, por pak kohë pas krijimit të saj, u vërtetuan vlerat e vërteta, çka bëri që dhe objektivi për të kapur majat në tregun shqiptar por edhe më gjerë, të kthehej në realitet”, thuhet në faqen e internetit.

Për vitin 2016 kompania realizoi të ardhura prej 526 milionë lekësh dhe fitim para taksave prej 94 milionë lekësh.

Blerësi ALB-ERK kishte të ardhura prej 323 milionë lekësh në vitin 2016, ndërsa fitimet para taksave ishin 21 milionë lekë, sipas të dhënave të deklaruara në bilancin e dorëzuar në QKB.monitor

SEKUESTROHEN 138 KILE DROGË NË KUFIRIN GREKO-SHQIPTAR

0

Sekuestrohen 138 kg drogë në kufirin greko-shqiptar.

Policia greke ka ndërmarrë një aksion paraditen e sotme një aksion në Xrisorahi Janinë, afër kufirit greko-shqiptar. Gjaë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar 138 kg lëndë narkotike e tipit mariuanë e cila ishte ndarë në 125 pako, 1 kallashnikov dhe 58 fishekë.

Operacioni në Janinë erdhi si pasojë e informacionit për një rrjet trafikant nga Shqipëria. Vijojnë kontrollet në atë zonë për kapjen e autorëve.

MEGASKANDAL: DEPUTETI JEP ALARMIN PËR QUMËSHTIN ME ALFATOKSINË, SUBSTANCË KANCEROGJENE

0

Deputeti i LSI Edmond Panariti paralajmëron për një megaskandal ose për një supermashtrim që lidhet me qumështin vendas.

Sipas Panaritit, gjysma e monstrave të analizuara dolën me alfatoksinë, një substancë kancerogjene.

“Ose nje megaskandal, ose nje supermashtrim!! Mbetet per tu pare.?! .. Para disa ditesh ne nje studim te AFI, gjysma e mostrave te qumeshtit vendas te analizuara dolen me aflatoksine. Aflatoksina eshte substance kancerogjene e fuqise shume te larte, e pa zberthyeshme dhe rezistente ndaj perpunimit termik. Prania e saj ne qumesht dhe nenprodukte eshte rrezik shume i madh per shendetin e konsumatorit. MB dhe AKU duhet te bejne urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura , te bllokojne prodhimin dhe te terheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera. Sa me pare dhe menjehere!!! Nderkohe AFI te beje publike rezultatet e analizave, metodat e analizes dhe laboratoret e references qe i kane kryer ato. Nese kjo nuk ndodh atehere prokuroria te nis hetimin e menjëhershëm dhe te percaktoje përgjegjësite ose eventualisht mashtrimin sic ka ndodhur me pare ne dem te prodhuesve vendas, per te favorizuar importet”, shkruan Panariti.

PËRPLASI PËR VDEKJE NJË GRUA, POLICIA ARRESTON SHOFERIN 22-VJEÇAR

0

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të  të riut, i cili një ditë më parë shkaktoi një aksident, me pasojë vdekjen e një gruaje.

Në pranga ka përfunduar Amarildo Xhika, 22 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë Cërrik.

Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Cërrik – Gramsh, në fshatin Shtëpanjë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” me targa AA 461 EN ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësoren F.Xh., 68 vjeçe banuese në fshatin Shtëpanjë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

IU BLLOKUA PASAPORTA, SAIMIR TAHIRI PARAQITET I QETË TE GJYKATA E KRIMEVE TË RËNDA, JA KUSH E SHOQËRON

0

I qetë dhe i shoqëruar nga avokati i tij, Maksim Haxhia është paraqitur para pak minutash ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në gjykatën e Krimeve të Rënda, i thirrur nga ky organ për ta njohur me vendimin e bllokimit të pasaportës.

Tahiri u thirr në seancë ku do të njihet nga afër me vendimin e gjykatës për bllokimin e pasaportës dhe ID, duke mos e lejuar atë të lëvizjë jashtë shtetit, pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjykatësja Luljana Baku do ta njohe ish-ministrin me vendimin dhe do ta marrë atë në pyetje, ndërsa është i akuzuar nga prokuroria se dyshohet të ketë lidhje me grupin kriminal të Habilajve.

Nga ana tjetër, Tahiri ka insistuar vazhdimisht se nuk ka asnjë lidhje me bandën e Habilajve, ndërsa pritet të kundërshtojë masën shtrënguese të gjykatës për bllokimin e pasaportës dhe privimin e tij për të dalë jashtë vendit.