Ballina Blog Faqe 9325

LUANA VJOLLCA NË PRAG MARTESE ME BIZNESMENIN, ZBULOHEN PLANET

0

Luana Vjollca dhe biznesmeni Krenar Çoçaj janë ndër çiftet më të komentuara në media. Një nga arsyet se pse ata janë vazhdimisht në vëmendje është për faktin se çifti ka tentuar ta mbajë të fshehtë lidhjen.

Megjithatë ata po bëjnë rreth 2 vjet së bashku dhe mesa duket së shpejti do t’i japin fund beqarisë.

“Panorama Plus” shkruan se distancat fizike, për arsye se Krenari jeton në Prishtinë po e detyrojnë çiftit të shkojnë drejt altarit.

Nuk dihet ende një datë e saktë por është supozuar se dasma mund të realizohet verën e ardhshme.

TËRHIQET ISH-DREJTORI I BURGJEVE, YLLI MANJANI NUK DO THIRRET SI DËSHMITAR

0

Tërhiqet ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto nga kërkesa për të thirrur ish-ministrin e Drejtësisë si dëshmitar.

Ish-ministri i Drejtësisë do merrej në pyetje lidhur me çështjen e Zotos i cili bëri kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë por gjykata refuzoi kërkesën e tij për lirim.

Në seancën e sotme gjykata administroi provat e Prokurorisë. Mes provave, ishin praktika e tenderimit të 31 majit 2016 si dhe procesverbale të vëzhgimeve ambientale dhe telefonike . Ish-zyrtari i lartë i Burgjeve po gjykohet për akuzën e “korrupsionit pasiv” në një nga procedurat e tenderimit për furnizimin me ushqimet të institucioneve në varësi të tij.

Prokuroria për Krimet e Rënda pretendon se Artur Zoto ka konsumuar elementë të veprës penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim. Vetë Zoto nuk ka pranuar akuzat duke deklaruar se është i pafajshëm.

Prostitucion, arrestohen dy femra në Durrës

0

Dy femra janë arrestuar për prostitucion në sajë të operacionit të koduar “Rent”.

 Sipas policisë së Durrësit, arrestimi ka ardhur pas një hetimi dy mujor. Shpresa Pisha, 47 vjeçe nga Durrësi, është vënë në pranga në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses. Ajo kishte marrë me qira një lokal në Durrës, dhe ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me Y. R, 40 vjeçe, e cila gjithashtu është arrestuar.

Hetim në gjendje të lirë ka nisur edhe për G.A, 44 vjeç nga Shijaku.

Në vijim Shpresa Pisha vinte në dispozicion ambjentet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë të reja.

Vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

MASKAT TERRORIZOJNË FAMILJEN NË SHKODËR, NËN KËRCËNIMIN E ARMËS U MARRIN GJITHA KURSIMET (DETAJET)

0

Një grabitje me armë nga persona të maskuar është shënuar në Shkodër.

4 persona kanë hyrë në një banesë në fshatin Dobraç dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë kursiemte f amiljes, një shumë prej 5 mijë eurosh.

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 14.12.2017, rreth orës 07:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në fshatin Dobraç, katër persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në banesën e shtetasit A. S, për të vjedhur.

Shërbimet e policisë  kanë shkuar në  vendngjarje ku nga deklarimet e familjarëve rezulton se katër persona nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 5000 euro dhe janë larguar me një mjet tip Alfa Romeo.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë.

 

AKSIDENT TRAGJIK KËTË MËNGJES, 23-VJEÇARI AKSIDENTON PËR VDEKJE NJË GRUA

0

Një aksident me pasojë vdekjen e një 65-vjeçare ka ndodhur në në aksin rrugor Cërrik-Gramsh në fshatin Shtëpanjë këtë mëngjes.

Policia bëri me dije se një 23-vjeçar me iniciale A.Xh., banues në fshatin  Shtëpanjë  duke drejtuar mjetin tip “Fiat” me targa AA 461 EN  ka aksidentuar  për vdekje  këmbësoren  65-vjeçaren me iniciale F.Xh., banuese në fshatin Shtëpanjë.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Sakaq, drejtuesi i mjetit po shoqërohet  në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime  të mëtejshme.