Ballina Blog Faqe 9326

Seanca dëgjimore/ Kandidati Muçi: Kam hetuar bandën e Lushnjes

0

Seanca dëgjimore me prokurorët që kanë aplikuar për postin e kryeprokurorit ka vijuar me kandidatin e katërt, Besnik Muçin.

Prokurori shpalosi platformën e tij gjatë seancës duke thënë se gjatë detyrës së tij ka hetuar dosje të rëndësishme.

“Kam hetuar dosje të rëndësishme kryesisht me karakter të krimit ekonomik e financiar. Janë hetime të cilat kanë përfundur me sukses. Patën ndikim në vlerësimin tim dhe në hapat që pati Shqipëria. Kam hetuar ndër të tjera bandën e Lushnjes, bandën e Durrësit, bandën e “Babagjyshëve” dhe kanë përfunduar me sukses”, ka deklaruar Muçi.

Gjatë punës së tij në prokurorinë e Krimeve të Rënda ai ka pasur përplasje me ish-kryeprokurorin Theodhori Sollaku, pas dhënies së dorëheqjes nga Prokuroria filloi punë në Policinë e Shtetit dhe u rikthye prokuror pas një vendimi të marrë nga Ina Rama.

Gjendet i pajetë në një godinë të braktisur një 23 vjeçar, dyshohet për mbidozë

0

Një 23 vjeçar është gjetur i pajetë në një banesë të braktisur në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë.

Nga informacionet e para të policisë dyshohet që i riu me iniciale E.D të ketë konsumuar lëndë narkotike pasi në vendngjarje është gjetur një shiringë.

Trupi i 23-vjeçarit është transportuar në morgun e spitalit të Vlorës për të kryer ekspertizën mjeko- ligjore, për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës, ndërsa grupi hetimor ka filluar të punojë për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.

PAS NDARJES NGA BORA ZEMANI, VIN VELI DEKLARATË PUBLIKE: TË DUA!

0

Moderatorja e njohur Bora Zemani dhe Dj i njohur Vin Veli janë përfolur shumë kohët e fundit pas ndarjes së tyre, ndonëse nga martesa e tyre ka ardhur në jetë një djalë.

Megjithatë, jeta e tyre ka vijuar normalisht edhe pas këtij momenti.

Pak ditë më parë Vin veli u pa nën shoqërinë e dy vajzave në një klab nate, ndërsa orët e fundit në rrjetin social instastory, Veli ka habitur me një deklaratë publike.

“Seni cok seviyorum”, që nga gjuha turke do të thotë “të dua”.

Nuk dihet në fakt se për këtë është bërë kjo deklaratë dashurie në mënyrë publike, apo ndoshta një tjetër person ka hyrë në jetën e tij private… Kjo mbetet për tu parë. 

AKSIDENT TE KRYQËZIMI I NJOHUR NË TIRANË, PËRPLASEN DY MAKINA, PLAGOSEN 3 VAJZA DHE NJË DJALË

0

Një aksident është shënuar këtë mëngjes në kryeqytet.

Dy makina janë përplasur në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim”, me rrugën ‘Bardhyl’, e për pasojë janë plagosur 3 vajza dhe një djalë.

Sipas policisë, të rinjtë janë jashtë rrezikur për jetën.

“Me datë 13.12.2017, rreth orës 06:15, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim”, me rrugën ‘Bardhyl’, ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim”, me rrugën ” Bardhyl”, janë aksidentuar mjeti AA 561 LM me mjetin AA 654 DZ dhe si pasoje janë dëmtuar shtetasit F.Ç, 23 vjeçe, S.H., 22 vjeçe, Gj.Sh., 22 vjeçe dhe S.B., 23 vjeç, të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit”, sqaron policia.

Falja e gjobave për makinat, në 31 dhjetor përfundon afati i amnistisë

0

Në mars të këtij viti, në parlament u miratua ligji sipas të cilët do të faleshin gjobat për rreth 140 mijë automjete në Shqipëri. Por edhe pse kanë kaluar 8 muaj nga zyrtarizimi i amnistisë numri i personave të interesuar është tejet i ulër. Edhe pse kanë mbetur edhe dy javë kohë nga afati vetëm 10 % e drejtuesve kanë aplikuar për të përfituar nga kjo amnisti.

Rakip Duka, Drejtor DPRRTSH: Falje pjesore që falin kamatvonesat për mjetet për periudhën janar 2011-dhjetor 2014. Nga ky efekt i ligjit të faljes janë 1076 mjete që janë paraqitur kanë falur kamatvonesën me kushtin që kanë paguar principalin dhe kamatvonesat pas vitit 2014.

Sipas qarqeve interesi më i madh për të përfituar nga ky ligj e mban Tirana  e ndjekur nga Durrësi, Fieri dhe Korça.

Rakip Duka, Drejtor DPRRTSH: Regjistrimet më të mëdha janë drejtoria rajonale e Tiranës 2500 mjete, Durrësi 1200 mjete, Fieri 1200 dhe Korca 1300 mjete.

Sipas llogaritjeve efekti i amnistisë prek shifrën e 1 miliard lekëve. Megjithatë pas datës 31 dhjetor Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor do të fshijë nga regjistrat të gjitha ato mjete që nuk kanë kryer asnjë detyrim deri në 2010 dhe kjo listë do ti kalohet policisë rrugore e cila do të  realizojë bllokimin e këtyre mjeteve.

Kryeprokurori i ri, Komisioni i Ligjeve seancë dëgjimore me 7 kandidatët

0

Komisioni i Ligjeve do dëgjojë sot 7 kandidatët që garojnë për Kryeprokuror të përkohshëm.

Seanca pritet të fillojë në orën 15:00 sipas njoftimit të publikuar nga Kuvendi,

Njoftimi i Plotë

Bazuar në vendimin nr. 9, datë 07.12.2017 të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë shpalli publikisht në faqen zyrtare të tij garën për vendin vakant të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, duke ftuar të gjithë prokurorët me më shumë eksperiencë nga rradhët e prokurorëve dhe që përmbushin kushtet e kriteret e kreut IV, seksioni I të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, që brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi, të depozitonin pranë komisionit përgjegjës një curriculum vitae të kandidatit dhe pëlqimin e tij për kandidim, duke përcaktuar si afat kohor datën 12 dhjetor 2017, ora 18:00.

Me mbarimin e afatit të përcaktuar në vendimin e mësipërm të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, rezulton se deri në orën 18:00 të datës 12 dhjetor 2017, në Sekretarinë e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, kanë dorëzuar shprehjen e interesit për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm kandidatët si më poshtë:

Arqilea KOÇA

Arta MARKU

Artur SELMANI

Besnik MUÇI

Ferdinand ELEZI

Granit SHAHU

Ermira TAFANI