Ballina Blog Faqe 9327

Dosja Tahiri/ Saimiri donte gjerdanë diamanti:-Në dosjen që Prokuroria ka depozituar në gjykatë për implikimin e ish-Ministrit

0

Në dosjen që Prokuroria ka depozituar në gjykatë për implikimin e ish-Ministrit të Brendshëm me trafikantët e drogës, përmenden përgjimet dhe lidhjet e Saimir Tahirit me Habilajt.

Në dosjen e Prokurorisë bie në sy se në rregjistrimet midis trafikantëve ata përmendin emrin e Tahirit duke thënë se “Saimiri nuk donte para… ai donte gjerdanë për bashkëshorten me vlerë 15 mijë eruro..” .

Nga këto përgjime bie në sy se përveç udhëtimit me makinën e Habilajve, ish ministri përmendet se ka kërkuar gjerdan diamanti.

Ilir Suli – Jam i papunë! Jetoj me pensionin e tim eti

0

I ftuar në emisioinin Shkruaje në Akull , ish-peshngritësi Ilir Suli ka folur për sukseset që po korr së fundmi sporti i peshngritjes në vendin tonë. Përvec të tjerave, Suli ka folur edhe rreth situates së vështire në të cilën gjendet aktualisht. Ai shprehet se gjithë sukseset e tij në të kaluarën janë shumëzuar me zero dhe se aktualisht është i papunë. Suli ka thënë se jeton me të ardhurat që vijnë nga pensioni i të atit. Edhe pse në të kaluaren ai ka arritur suksese të tilla si vendi i 5-të në lojrat olimpike apo edhe vëndi i dyt në kampionatin botëror të peshngritjes Ilir Suli vazhdonë të jet i papunë dhe pa shpresë në vendin që dikur krenohej me arritjet e tij.

Rama fton sërish Bashën për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri: Dialogu politik mbi gjithçka që na ndan

0

Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter i ka dërguar një tjetër mesazh kreut të PD-së, Lulzim Basha lidhur me zgjedhjen e pasuesit të Adriatik Llallës në krye të organit të akuzës.

Rama thotë se dialogu me PD-në duhet të jetë mbi gjithçka që ndan palët.

Postimi i Ramës në Twitter:

PS rrëzon dekretin e presidentit Meta për tarifat gjyqësore

0

Ashtu siç pritej, shumica e ka ka rrëzuar dekretin e presidentit Meta për tarfiat gjyqësore.

Mbledhja e komisioni u shoqërua me debate mes anëtarëve të shumicës dhe pakicës.

10 deputetët e shumicës votuan kundër dekretit të presidentit, ndërsa 5 anëtarët e opozitës votuan pro dekretit.

Raporti i BMI: Qeveria po humbet besueshmërinë nga akuzat për trafik droge

0

BMI Research, pjesë e grupit të njohur ndërkombëtar të vlerësimit FITCH, ka publikuar sot raportin e  radhës së riskut për Shqipërinë. Ndryshe nga raportet e mëparshme, ku vlerësimet kanë qenë pozitive për qeverinë, këtë herë gjuha ka qenë mjaft e ashpër.

“Akuzat se një zyrtar i lartë i Partisë Socialiste, që është në pushtet, është përfshirë në trafikimin e drogave tregon se sa i vështirë do të jetë procesi i reformimit të sistemit gjyqësor të Shqipërisë, pavarësisht se PS mban shumicën në parlament që nga zgjedhjet e qershorit. Nëse akuzat dalin të vërteta, madhësia e asaj mazhorance ka gjasa të reduktohet dhe kryeministri Edi Rama ka gjasa të humbasë besueshmëri”, thuhet në raport.

Lidhur me ekonominë, FITCH ka qenë më pozitive. Sipas raportit ekonomia shqiptare vazhdon të përfitojë nga një mjedis i jashtëm më i mirë se sa pritet dhe “ne kemi përmirësuar parashikimet tona të rritjes 2017”.

Ndërkohë që faktorët ndikues të jashtëm do të pakësohen disi në 2018, një vazhdim i politikës monetare të lehtësuar dhe një profil i përmirësuar i rrezikut politik pas zgjedhjeve të qershorit do të mbështesë investimet dhe konsumin privat.

Perspektiva afatgjatë e rritjes së Shqipërisë do të mbështetet nga investimet si rrjedhojë e gazjsellësit. “Mjedisi inflacionist do t’i japë autoriteteve lirinë për të mbajtur politikën monetare relativisht të lirë, pasi ne presim që rritja e çmimeve të mbetet nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3.0% gjatë 18 muajve të ardhshëm”.

Raporti thekson se edhe për tre vitet e ardhshme vendi do të vijojë të rezultojë më deficitit të llogarisë korente, dhe do të vazhdojë të mbulojë nevojat e saj të jashtme të financimit me investimet direkte të huaja direkte dhe rezervat valutore.

Inflacioni do të mbetet i ndikuar ndaj ndryshimeve në çmimet e ushqimit dhe energjisë në vitet në vijim. Ngritja e çmimeve globale të energjisë dhe presionet e forta inflacioniste vendase do të shpejtojnë rritjen e IÇK në H117.

Rreziqet kryesore

Borxhi publik i Shqipërisë ishte 72.4% e PBB-së në 2016, ndër më të lartat në rajonin në zhvillim të Europës, duke u rritur që nga viti 2008 si rrjedhojë e politikës fiskale zgjeruese dhe rritjes së dobët ekonomike.

Duke pasur parasysh madhësinë e ngarkesës së borxhit publik në raport me PBB-në, rreziqet për qëndrueshmërinë e borxhit dhe perspektivën më të gjerë fiskale dhe të rritjes në Shqipëri mbeten të rëndësishme, vlerëson raporti.

Një ecuri fiskale më e keqe, e cila mund të shkaktohet nga mungesa e angazhimit fiskal, një dobësim i vullnetit politik për të ndjekur konsolidimin ose një rritje më të dobët ekonomike, mund të ulë besimin e investitorëve dhe të rrisë kostot e huamarrjes, paralajmëron BMI.

Ndryshimet e parashikimit

FITCH pohon se ka përmirësuar parashikimet e rritjes reale të PBB-së për 2017 dhe 2018 si rrjedhojë e një mjedisi të fortë të jashtëm dhe një profili të përmirësuar rreziku pas zgjedhjeve.

Sipas tabelave të raportit, ekonomia shqiptare do të rritet 4% në vitin 2017, për t’u ngadalësuar në 3.6% në vitin 2018.

Aksident i rëndë në Bulqizë, makina bie në lumin Mat

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, në rrugën nacionale Bulqizë-Burrel.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Klosit, ku një makinë ka rënë në brendësi të lumit Mat.

Ende nuk dihet sa persona ishin në brendësi të mjetit tip “Golf”.

Dyshohet se makina ka rënë në lum gjatë natës.

Policia është duke mbërritur në vendin e ngjarjes

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, zbulohen kandidatët që do përzgjidhen me short

0

Nesër hidhet shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, një nga organet e Reformës në Drejtësi.

Shorti do të hidhet në Kryesinë e Kuvendit nën drejtimin e zv.kryetares Vasilika Hysi dhe të pranishëm do jenë edhe përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe përfaqësues të grupeve parlamentare.

Kandidatët nga katër institucione (Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë) që konkurrojnë për një vend në KED janë:

Flet një nga mjekët e dorëhequr: S’ka ilaçe, pacientët presin me ditë të tëra në stola

0

Ditën e djeshme, 8 mjekë të Urgjencës Qendrore në QSUT kanë njoftuar se do të japin dorëheqjen për shkak të kushteve të rënda të punës.

Në shkresën që i kanë dërguar drejtorit të përgjithshëm të kësaj qendre spitalore, Enkelejd Joti, mjekët kanë listuar të gjitha arsyet që i kanë çuar në marrjen e këtij vendimi.

“Kushtet e punës së stafit mjekësor nuk plotësohen bazuar në kontratën punëdhënës-punëmarrës. Mbingarkesa me të sëmurë të shtruar që qëndrojnë mbi 48 orë në Urgjencë për mungesë vendesh në pavionet e tjera e moszbatimi i urdhrave të nxjerrë nga drejtoria, kemi marrë vendim që të tërhiqemi nga pozicioni ynë i punës, duke lajmëruar 30 ditë përpara”, – citohet në shkresën dërguar edhe Presidentit, kryeministrit e ministres së Shëndetësisë.

Në një intervistë ekskluzive për“Gazeta Shqiptare”, Petrit Vargu, një prej mjekëve të Urgjencës që ka firmosur dorëheqjen tregon disa prej problematikave kryesore me të cilat ata përballen përditë në vendin e punës.

Gjithashtu, ai thekson se shefi i Urgjencës nuk ka të drejtë të flasë në emër të mjekëve që firmosën peticionin e bën me dije se këta të fundit nuk kanë qenë prezent në takimin që zhvilloi zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli pas letrës së dorëheqjes kolektive.

Vargu më tej thotë se nëse situata nuk përmirësohet, do të heqë dorë nga pozicioni i punës. Respektivisht 8 mjekët që kanë dhënë dorëheqjen janë: Petrit Vargu, Elton Calliku, Petrit Gjorgji, Besmir Kocia, Jonida Kito, Eqerem Hasani, Afrim Yzeiraj dhe Etiomena Bracaj.

Cila ishte arsyeja që ju firmosët letrën e dorëheqjes nga QSUT?

Natyrisht e kam firmosur këtë peticion e jam njeriu që kam denoncuar i pari këtë drejtim të gabuar që ka marrë shëndetësia shqiptare. Ne jemi mjekë dhe kemi një kod pune dhe një ndërgjegje. Nëse duam të jemi moskokëçarës, mund të vijmë në punë, mbarojmë 8- orarëshin dhe largohemi në shtëpi. Por mjekët janë ato grupe profesionesh, që kanë një jetëgjatësi më të shkurtër dhe për këtë asnjëri nuk ia di sakrificat mjekut, pavarësisht stresit që kalojmë për jetën e pacientit që na është besuar.

Sa të vështira paraqiten kushtet në të cilat punojnë mjekët e Urgjencës në këtë qendër spitalore?

Kushtet e vështira nuk janë për ne, por për pacientët. Ne nuk jemi si ata që drejtojnë, pasi për ta rëndësi ka që të mos merren vesh problemet nga media e gjithçka shkon fjollë. Por, ne, mjekëve të Urgjencës së QSUT-së na vret ndërgjegjja, sepse çdo ditë që kalon, ka më pak medikamente. Dhomat nga dyshe, kanë kaluar në dhoma katërshe. Na vret ndërgjegjja sesi njerëzit që vijnë në Urgjencë rrinë nëpër stola e presin me ditë për t’u shtruar në spital. Sipas shifrave që kam siguruar nga kolegët, janë mbi 60 kartela që janë në pritje për t’u shtruar e mbas këtyre numrave fshihen jetë njerëzish që presin ndihmë.

Cili është reagimi juaj në lidhje me deklaratën e shefit të Urgjencës?

I vetmi mjek që nuk firmosi peticionin e kanë nxjerrë për të folur në emër të mjekëve që firmosën dhe kjo është qesharake, pasi ai nuk ka të drejtë të flasë.

A ishit të pranishëm gjatë takimit të mjekëve të Urgjencës me zv.ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli pas publikimit të peticionit?

Unë nuk isha, sepse takimi ishte selektiv. Nuk ishte i pranishëm asnjë nga mjekët që organizuan peticionin.

Cili është reagimi i Drejtorisë së QSUT-së në lidhje me peticionin tuaj?

Që të reagosh, duhet të dish. Në fillim kanë kundërshtuar që ekziston një letër e tillë e më pas kur nuk kishin më se çfarë të thoshin, nxorën variantin sesi ka arritur kjo letër te mediat. Si mund të reagojnë kur pacientët janë nga 5-6 veta në një dhomë në zonën e kuqe dhe nga 4 veta në zonat e tjera. Kjo është antihigjienike, edhe në burg nuk qëndrohet ashtu.

A jeni të kënaqur me pagat dhe a qëndroni jashtë orarit në krye të detyrës?

Jashtë orarit absolutisht jo. Ndërsa në lidhje me pagat mund të them se pagat e mjekëve janë si pagat e gjithë shqiptarëve të tjerë, ne e dimë varfërinë ku ndodhet populli, por nuk kërkojmë luks, kërkojmë dinjitet.

Mendoni se pas peticionit të mjekëve të Urgjencës, do të përmirësohet situata?

Kjo situatë, ashtu siç ka ndodhur shpeshherë, do të përmirësohet në mënyrë artificiale, por nuk ka vizion, nuk ka shpresë që të përmirësohet përfundimisht, pasi mungon strategjia dhe taktikat. Nuk ka asgjë të re, e me “frymën e shenjtë”, asgjë nuk përmirësohet.

A do tërhiqeni nga vendi juaj i punës nëse situata nuk përmirësohet?

Kjo është një zgjedhje individuale, por unë personalisht po.

Marrë nga Hashtag.al

Taksistët e Tiranës në protestë: Erion Veliaj po favorizon miqtë dhe klientët e tij

0

Sindikata Shqiptare e Taksive do zhvillojë një protestë ditën e sotme kundër vendimeve të kryebashkiakut Veliaj, të cilat i cilësojnë si arbitrare.

Ata pretendojnë se Veliaj favorizon miqtë dhe klientët e tij, lidhur me çmimin e taksimetrit apo vitinn e prodhimit të mjeteve taksi.

Ata kanë bërë një njoftim për mediat ku i bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të taksive që preken nga këto vendime arbitrare të Veliajt që të dalin në protestë për të kundërshtuar favorizimin që kryebashkiaku u bën miqve të tij.

“Sot jemi përballë faktit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës favorizon miqtë e tij, duke ulur çmimin e taksimetrit apo duke ndryshuar vitin e prodhimit pa marrë miratimin tonë apo të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Drejtuesit sot janë nesër nuk janë. Na tregon neve t’i tregojmë se ne kemi qenë dhe këtu do të jemi. Nuk kërkojmë të na falenderojë askush për shërbimin që ofrojmë, por as nuk lejojmë asnjë këpucë të shkelë mbi ne.”