Ballina Blog Faqe 9336

GAZETARE TE SHQIPERISE, NEQOFTESE KENI DINJITET BOJKOTONI EDI RAMEN!

0

Andi Bejtja:

GAZETARE TE SHQIPERISE, NEQOFTESE KENI DINJITET BOJKOTONI EDI RAMEN!

Pame sot nje skene qe nuk e kemi pare ne asnje vend te botes, ne asnje vit, ne asnje shekull, ne asnje epoke: Kryeministrin e nje vendi qe del perballe gazetareve te kombit te vet duke i thene haptas, qe kam dale te merem me ju dhe i fyen i poshteron, i quan te paditur, injorante etj etj, jo per 10 sekonda nje apo dy minuta, po per minuta te tera, madje duke u larguar, dukej qarte dhe i pangopur…Nuk i mjafton qe ka blere pjesen derrmuse te pronareve te medias me njemije menyra te drejtperdrejta e te terthorta, por do te mendojne si ai jo vetem gazetaret e thjeshte, por edhe operatoret edhe montazhieret, madje dhe shoferet e medias. Te gjithe jemi te ndergjegjshem qe gazetaria shqiptare ka problemet e veta, mund te kete shume me pak te ditur se Edi Rama, mund te kete dhe shume me te ditur e te shkolluar se ai: por nje gje ja u them me plot gojen: me gjithe problemet, me gjithe paditurite, me gjithe kompromiset, madje dhe me faktin e shemtuar se shpeshehere media ka qene dhe zgjatim i politikes, media shqiptare eshte me pak e qelbur dhe me profesionale se politika shqiptare. E kemi pare kryeministrin tone ne studio televizive, me gazetare te ndryshem qe i ka ofenduar po njesoj si sot, por akoma nuk e di t’i jape pergjigje pyetjes se cili eshte investimi me i madh ne Shqiperi dhe nuk e thote dot akoma sot e kesaj dite: e kemi pare neper samite te ndryshme kur ai tregonte barcaleta dhe kryeministri i Serbise merte para per vendin e tij..etj etj. E kemi pare te shaje dhe te ofendoje kedo, jo vetem gazetaret, por dhe opoziten dhe ish aletatet, te jeni te sigurte pak me vone do te shaje dhe do te ofendoje edhe popullin me te cilin mendon se po bashkeqeveris tani: te vetmit qe nuk ka share asnjehere jane te fortet dhe trafikantet. Po nuk ka rendesi, le te behemi pak amerikane: Kryeministri po e mbron me thonjte e lyer me balte profesionin e tij, poltiken: gazetare mbroni profesionin tuaj gazetarine: hiqjani mikrofonin Edi Rames.

ERTV Live😊: Prononcim për mediat dhe mbi mediat, pas përfundimit të seancës së Kuvendit

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 25. Oktober 2017

Hoxha: Tahiri është një nga hallkat. Duhet të ishte arrestuar edhe Haki Çako

0

Gazetar investigativ Artan Hoxha ka thënë se Saimir Tahiri nuk është koka por është një nga hallkat e të gjithë këtij rrjeti.

Ai shtoi se bashkë me kërkesën për arrestimin e Tahirit, Prokuroria duhet të kishte lëshuar urdhërarresti edhe për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, pasi ky i fundit është drejtuesi ligjor de-facto i policisë.

Prova e fortë e Prokurorisë: Tahiri udhëtoi 4 herë me Habilajt jashtë vendit me Audin AA003GB

0

Prokuroria e Përgjithshme ka në tjetër provë të fortë, që implikon ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, në trafikun e drogës.

Burime të besuara bëjnë me dije se autoritetet italiane në të paktën dy raste e kanë vëzhguar ish-ministrin e Brendshëm në prani të pjesëtarëve të grupit Habilaj.

Nga vëzhgimi ka rezultuar se Tahiri në vitin 2014 ka udhëtuar 4 herë me Habilajt jashtë vendit, pikërisht me makinën Audi AA003 GB, makinë që tha se në vitin 2013 ua shiti kushërinjve të largët. Gjithashtu Tahiri shfaqet në prani të Habilajve në zonën e Vlorës në vitin 2016.

Të dyja këto dokumente i janë vënë në dispozicion Prokurorisë për Krimeve të Rënda mbrëmjen e së mërkurës nga autoritetet italiane dhe konsiderohen si prova të forta për implikimin e Tahirit në veprimtarinë e grupit kriminal.

Mbi bazën e tyre dhe jo vetëm prokuroria vendosi ti kërkojë Kuvendit heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e tij. Komunikimi ka qenë tejet sekret dhe vetëm mes Antimafias së Leçes dhe disa prokurorëve të Krimeve të Rënda, për të shmangur dekonspirimin e të dhënave.

Ndonëse burimet konfirmojnë ekzistencën e këtyre provave, ato nuk janë përfshirë në kërkesën e prokurorisë drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-ministrit.

Sipas burimeve në kërkesë relatohen tre procedimet penale kundër pjesëtarëve të grupit Habilaj. Procedimi i parë daton 20 vite më parë. Hetimi i dytë është i shkurtit 2017, vit kur janë bashkuar disa procedime të vitit 2016, ndërsa rasti më i fundit është goditja e bazave të Habilajve në Babicë të Vlorës mbrëmjen e djeshme.

Burimi: BallkanWeb 

Florian Habilaj shpallet në kërkim, aksion anti-drogë i policisë në Vlorë për ta kapur

0

Gjatë mbrëmjes së sotme ka vijuar operacioni anti-drogë në Vlorë, për të goditur organizatën kriminale të Habilajve.

Konkretisht, operacioni po zhvillohet në fshatrat Velçë e Drenovë të Vlorës, ky dyshohet se janë edhe bazat e Habilajve.

Nga të dhënat e para, flitet për një person të arrestuar. Ai është shtetasi i quajtur Nazer Seiti.

Ky aksion mësohet se është një vijimësi e atij në zonën e Babicës, ku mbrëmjen e djeshme u sekuestruar rreth 4 ton drogë.

Ndërsa bëhet e ditur se policia është vënë në kërkim edhe të Florian Habiljat, personit me nofkën “Lolo”, që dilte te dosja e përgjimeve të “Habilajve”. Ai është vëllai i Moisi Habilajt i konsideruar si kreu i grupit.

The Telegraph/Shqipëria, vendi i parë në botë për përdorues të kokainës

0

Gazeta prestigjoze britanike The telegraph, ka publikuar një statistikë të hartës botërore të konsumit të kokainës.

Statistika e The Telegraph tregon hartën e botës me çdo vend me shifrën e përdoruesve të kokainës në raport me numrin e popullsisë së vendit, midis moshave 16 dhe 64 vjeç.

Sipas kësaj të dhëne dramatike, Shqipëria është në vendin e parë në botë për përqindjen e përdoruesve të kokainës me 2.5%.

E dyta vjen Skocia me 2.34% përdorues kokaine, në vend të tretë SHBA me 2.3% dhe në të katërtin Anglia me 2.25% përdorues kokaine të moshës 16-64 vjeç.

Në këtë statistikë, surprizon Kolumbia e cila është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës, ndërkohë që në vitin 2013, vetëm 0.7% e popullsisë së Kolumbisë 16-34 vjeç ishin përdorues të lëndës narkotike.

Zagani: Tahiri, thjesht një “zar” i Ramës. Deri tani është bërë publike vetëm 5%

0

“Tahiri duhet të arrestohet”, kështu e nis intervistën e tij ekskluzive për GSH.al ish-shefi i antidrogës së Vlorës, Dritan Zagani, i cili ishte i pari që foli për implikimin e Saimir Tahirit me klanin e Habilajve në Vlorë. Më tej ai shprehet se ish-ministri është ‘zar’ i Ramës në këtë histori, edhe pse një ‘zar’ që ka përfituar shumë nga loja e pisët me krimin.

Zagani shprehet se të gjithë e dinin lidhjen e Tahirit me krimin, madje edhe politika, por nuk folën për të fshehur lidhjet e tyre për të gjeneruar paratë e fushatës. E në fund, ish-shefi i antidrogës nënvizon se gjithçka është bërë publike është vetëm 5% e asaj çfarë në të vërtetë do të merret vesh së shpejti.

Burimi: Intervista e plotë në GSH.al 

Halimi: Ruçi një vegël e Ramës. Po vonon mbledhjen që Rama e Tahiri të fshehin provat

0

Deputeti demokrat Eduard Halimi ka reaguar për mediat pas shtyrjes që kryeparlamentari Ruçi i bëri për ditën e nesërme, mbledhjes së Këshillit të Rregullores për Mandatet dhe Imunitetet. Mbledhja e Këshillit të Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit deputetit Saimir Tahiri.

Halimi tha se Gramoz Ruçi po e vonon qëllimisht mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe heqjen e imunitetin si dhe arrestimin e Saimir Tahirit.

“Ruçi tregoi se është thjesht një vegël e Edi Ramës për t’u përdorur në ditë të vështira si kjo, me qëllim për tër shktaërrruar provat që lidhin Ramën dhe Tahirin me krimin.” – u shpreh Halimi.

Ruçi: Shtyhet mbledhja e Komisionit të Mandateve për nesër në orën 11:00

0

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në deklaratën e vet përpara mediave nga selia e Kuvendit, deklaroi se mbledhja e Këshillit të Rregullores për Mandatet dhe Imunitetet, do të shtyhet për nesër. Ky vendim erdhi si pasojë e kohës së nevojshme, sipas Ruçit, që u duhet deputetëve Komisionit të Mandatev që të shqyrtojnë kërkesën e Prokurorisë së Tiranës. Një kohë e tillë, sipas Ruçit i duhet edhe deputetit Tahiri për ta shqyrtuar kërkesën e prokurorisë

Këshilli i rregullores për mandatet, ndryshe Komisioni i Mandateve, do të mblidhet nesër, ditën e premte më datë 20 tetor, në orën 11:00 pranë selisë së Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.

Salianji: Tahiri, bashkëpunëtor historik i drejtësisë – të dëshmojë për Ramën

0

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka komentuar situatën e krijuar pas deklaratave të Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, si i përfshirë në përgjimet e trafikut të drogës të bëra nga drejtësia italianë për grupin e Habilajve.

Salianji me anë të një statusi në faqen e vet në Facebook thotë se nëse ish-ministri vendos të bashkëpunojë me drejtësinë si i penduar do të ishte historike pasi, siç thotë ai, hetimet do shkonin tek të persiona të tjerë.

“Tahiri ka mundësinë historike të bëhet bashkëpunëtori më i madh i drejtësisë dhe i penduari i bandave. Të gjithë e dinë qê Rama është kreu dhe përfituesi më i madh politik dhe monetar i kriminalizimit të shtetit, Tahiri duhet ta dëshmojë.” – shkruan Salianji.

Basha denoncon: Ernest Dimashi po pastron laptopin dhe celularët e Saimrit

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar në Facebook një denoncim të ardhur nga një qytetar i cili është dëshmitar se në shtëpinë e Saimir Tahirit ka lëvizje të dyshimta.

“Ja si Edi Rama blen kohë për ushtarin e tij ndërkohë që shkatërrojnë provat e krimit:

Zoti Basha, prej 3 netësh në darkë tek shtëpia e tahirit janë mbledhur shumë njerëz që kanë hyrë e kanë dalë. Shumë prej tyre tipa të fortë e të veshur në të zeza! Shtëpia po pastrohet e po krefet me thaës. Ernest Dimashi, drejtori i IT po pastron laptopin dhe celularët e Saimirit.” – shkruan denoncuesi në postimin e Bashës.