Ballina Blog Faqe 9337

Xhafa dhe Rama, takim në prag të mbledhjes së Komisionit të Mandateve

0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim me Edi Ramën në Kryeministri. Ky takim erdhi pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit. Mësohet se takimi zgjati vetëm pak minuta. Ende nuk bëhet e ditur se çfarë ka diskutuar ministri i Brendshëm me kryeministrin në prag të mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.

Manjani: Nuk vendos Rama se kush arrestohet. Nuk na duhet një tjetër Kadri Hazbi

0

Në lidhje me kërkesën e Prokurorisë drejtuar Kuvendit për heqjen e mandatit deputeti Saimir Tahirit, ka reaguar dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili shkruan se drejtësia nuk mund të jetë larje hesapesh mes politikanëve, por është vendi ku të vërtetat dalin me prova dhe jo me llafe.

Ish-ministri i drejtësisë shkruan në Facebook se nuk na duhet një tjetër Kadri Hazbi, teksa shton se Rama po sugjeron se ‘është ai që ka vendosur burgosjen e Saimirit’ dhe nëse është kështu, duhet ndalur kjo poshtëri, siç shprehet Manjani.

Postimi i plotë i Manjanit:

Rama e “lë” Tahirin në dorë të drejtësisë

0

Me, Edi Rama përmes një statusi në faqen e vet në Facebook i hapi rrugë veprimit të ligjit ndaj Saimir Tahirit. Duke i uruar t’ia dalë që t’i provojë drejtësisë pafajësinë e tij, Rama i hap rrugë arrestimit të ish-ministrit të tij kur thotë se “Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund”

Me besimin që tregon tek drejtësia, Edi Rama në fakt paralajmëroi votën pro deputetëve të Partisë Socialiste sot në orën 19:00 kur të mblidhet Këshilli i Mandateve. Për këtë qëndrim të shefit të tij, mësohet se Saimir Tahiri ka pasur edhe një takim me Edi Ramën në kryeministri.

Reagimi i kryeministrit në Facebook:

Çfarë do të ndodhë me Tahirin në rast se kalon kërkesa e Prokurorisë në Komisionin e Mandateve?

0

Pasi prokuroria lëshoi kërkesën drejtuar Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri, që do të sillte më pas edhe arrestimin e tij, kreu i Parlamentit Gramoz Ruç dhe ai i grupit parlamentar të PS, janë mbledhur në selinë e Kuvendit.

Pasditen e sotme pritet një mbledhje e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve për të shqyrtuar heqjen apo jo të imunitetit. Nëse ky komision voton me shumicë heqjen e mandatit të Tahirit, atëherë ai do të shkojë për votim në seancën parlamentare, për t’i hapur rrugën më pas ekzekutimit të urdhrit të arrestit.

Sipas rregullore, pas mbërritjes së kërkesës nga Prokuroria, kryetari i Komisionit të Mandateve ia dorëzon këtë kërkesë Komisionit dhe më pas vihet në dijeni deputeti.

Deputeti, në këtë rast Tahiri, ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes. Pas shqyrtimit, Këshilli harton një raport brenda 4 javësh, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.

Ky raport u shpërndahet deputetëve dhe shqyrtohet sërish në Kuvend në një seancë plenare, ku i pari që fle është deputeti ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Në fund të këtij procesi Kuvendi voton me votë të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.

 

INTERPRETIMI E NDRYSHIMI I RREGULLORES

DHE HEQJA E IMUNITETIT

Neni 11838

Heqja e imunitetit të deputetit

1/1. Heqja e imunitetit bëhet nëpërmjet kufizimit të tij për vepra penale të

korrupsionit aktiv dhe pasiv, sipas Kodit Penal, në përputhje me vendimin

përkatës të Kuvendit ose nëpërmjet heqjes së tij (autorizim për fillimin e ndjekjes

penale), sipas kushteve dhe procedurave në këtë nen për të gjitha veprat penale.

Vendimi i Kuvendit për kufizimin e imunitetit është pjesë përbërëse e Rregullores

si aneksi 1 i saj.

Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për fillimin e

ndjekjes penale ndaj deputetit i paraqiten Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i

Përgjithshëm. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese

menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë

në dijeni deputetin.

Deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohet për kërkesën e

bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën.

38

Shtuar pika 1/1 dhe ndryshuar pikat 1 dhe 4 me vendimin e Kuvendit nr. 88, datë 24.2.2011

56

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e

kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë,

shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes.

Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 4 javëve, harton një raport për në

seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së

autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Raporti i Këshillit u

shpërndahet deputetëve.

Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale

ose arrestimin e një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës

pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe

Imunitetin. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është

paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të

deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me

votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për

fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.

Procedura e parashikuar në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni zbatohet edhe në

rastin kur kërkohet autorizimi për arrestimin e një deputeti.

Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e

autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose të arrestimit të një deputeti brenda 3

muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa

konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.

Përcaktimet e bëra në këtë nen zbatohen edhe në rastet e dhënies së

autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose për dhënien e autorizimit për

arrestimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave.

Neni 119

Procedura në rastin kur deputeti është ndaluar ose arrestuar

Në rastin kur një deputet është ndaluar ose arrestuar pa autorizim në kryerje e

sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë, Prokurori i Përgjithshëm

vë menjëherë në dijeni Kryetarin e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit thërret menjëherë Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe

Mandatet, i paraqet dokumentet e përcjella nga Prokurori i Përgjithshëm dhe i

kërkon të shqyrtojë çështjen.

57

Këshilli, brenda 2 ditëve nga njoftimi i Kryetarit të Kuvendit, shqyrton nëse ka

vend për procedim ndaj deputetit të arrestuar ose të ndaluar, duke dëgjuar

Prokurorin e Përgjithshëm dhe deputetin e ndaluar ose të arrestuar.

Këshilli paraqet raportin për seancën plenare të Kuvendit, e cila thirret nga

Kryetari i Kuvendit brenda 2 ditëve nga paraqitja e raportit. Kuvendi me votim të

fshehtë duhet të vendosë për heqjen ose mosheqjen e masës së ndalimit ose të

arrestimit të deputetit.

Burimi: Lapsi.al

Itali, sekuestrohen 2 ton drogë me vlerë 20 milionë euro, në pranga shoferi i furgoni

0

Policia italiane ka sekuestruar 2 ton kanabis në provincën e Ferrarës. Në pranga mësohet të ketë rënë një shtetas shqiptar me inicialet R.R, 19-vjeçar nga Vlora.

R.R ishte drejtuesi i furgonit që transportonte lëndën narkotike. Pasi u pikas nga karabinierët italianë ai bragtisi furgonin dhe u largua në drejtim të paditur por u arrestua vetëm disa orë më vonë në zonën bregdetare Lido di Spina në Ferrara.

Në furgon janë sekuestruar rreth 2 ton drogë të paketuar në rreth 90 thasë. Vlera e lëndës narkotike llogaritet në 20 milionë euro. Sipas hetuesve italianë, ngarkesa e drogës ka mbërritur në brigjet e bregdetit të Ravenës nga Shqipëria me destinacion shitje në tregjet e Venetos dhe Bolonjës. Ndërkohë, hetimet e policisë italiane vazhdojnë për të zbuluar rrjetin e plotë të këtij trafiku.

droga-due-tonnellate-11-e1508418269708

Sipas Kodit Penal, Tahiri do të rrezikonte deri në 32 vite burg

0

Prokuroria për Krime të Rënda e akuzoi ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahirin për dy vepra të rënda penale, atë të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

Por, nëse i referohemi Kodit Penal dhe neneve për këto vepra penale, ish-ministri, të cilit pritet t’i hiqet edhe imuniteti rrezikon maksimumi 32 vjet burg, dhe minimumi i caktuar në Kod për këto vepra, është 14 vjet burg.

Sot prokuroria për Krime të Rënda i kërkoi Kuvendit t’i heqë imunitetin e deputetit Saimir Tahiri pas hetimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet italiane për bandën e Habilajve.

Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.

Burimi: Ballkanweb 

Tahiri për kërkesën e Prokurorisë: Prisni, s’keni parë gjë akoma

0

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lënë ambientet e banesës së tij dhe ka pranuar të komentojë situatën e krijuar pas kërkesës së prokurorisë së Përgjithshme që kërkon arrestimin e tij.

Ai nuk ka nguruar të përdorë shprehjen e famshme të kryeministrit Edi Rama: “Prisni, s’keni parë gjë akoma”, teksa u pyet nga gazetari i News 24, Klajdi Bodlli.

Në orën 19:00 mblidhet Këshilli për shqyrtimin e heqjes së imunitetit të Tahirit

0

Këshilli i Rregullores së Mandateve dhe Imuniteteve do të mblidhet sot në orën 19:00 për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri. Këshilli i Mandateve do të hartojë një raport dhe do t’ia paraqesë Kuvendit në seancë plenare ku do të votohet për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit.

Kërkesa zyrtare e Prokurorisë së Krimeve të Rënda:

http://www.pp.gov.al/web/Prokuroria_per_Krime_te_Renda_kerkon_heqjen_e_imunitetit_per_deputetin_Saimir_Tahiri_1117_1.php#.WejNLFuCxaR

Durrës, arrestohen tre të kërkuar, dy në arrest ndërkombëtar nga policia italiane

0

Tre shtetas të tjerë, dy të kërkuar nga drejtësia italiane dhe një i tretë nga drejtësia shqiptare janë vënë në pranga. Kanë qenë specialistët për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Durrësit që kanë vënë në pranga tre persona.

Janë ndaluar shtetasit:

• Indrit Driza 45 vjeç banues në Shijak;

•Eduart Bukmishi 55 vjeç, banues në Sukth.

Në ngarkim të shtetasit Indrit Driza, Gjykata e Cantezaros, ka lëshuar urdhër arresti me Nr.157/05RMC datë 02.11.2005 për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian si dhe paragrafi 73, i ligjit “Për drogat” Nr.909/90.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 22 vjet burgim.

Në ngarkim të Eduard Bukmishit, Gjykata e Cantezaros ka lëshuar urdhër-arrestin me Nr.157/05RMC, datë 02.11.2005, për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni, shfrytëzim i të miturve” dhe”Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Çfarë po ndodh tek shtëpia e Tahirit? Mediat presin momentin kur ish-ministri të dalë i prangosur

0

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend, kërkesën për heqjen e imunitetit për deputetin dhe ish-ministrin Saimir Tahiri.

Në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, pranë shtëpisë së Tahirit kanë mbërritur të gjitha mediat, duke pritur momentin kur ish-ministri të dalë i prangosur.