Ballina Blog Faqe 9338

A do arrestohet sot edhe Haki Çako?

0

Pas kërkesës që Prokuroria e Krimeve të Rënda i drejtoi Kuvendit, ku i kërkon heqjen e mandatit për të arrestuar  ish-ministrin Saimir Tahirin, një tjetër arrestim pritet të ndodhë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, raportohet se do arrestohet sot.

Syri.net shkruan se burimet të sigurta kanë informuar se Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka gati fletën e arrestit për Çakon.

Buxheti 2018: Ulet fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve

0

Qeveria shqiptare pritet që të shpenzojë gjatë vitit 2018 rreth 497 miliardë lekë (rreth 3.7 miliardë euro) për pagat e punonjësve, pensione, shpenzimet administrative të përditshme, investime në rrugë, shkolla, rikonstruksione, mbështetje për pushtetin lokal, interesa borxhi e pagesa papunësia.

Sipas tabelave paraprake të draft-buxhetit 2018, shpenzimet pritet të rriten me 5.8% në krahasim me pritshmërinë e këtij viti.

Në krahasim me atë që prodhon ekonomia në një vit, shpenzimet kapitale pritet të jenë 30.1% e PBB-së.

Teksa e gjithë administrata është përfshirë në një proces të ethshëm ristrukturimi, nisur dhe nga riorganizimi i ministrive, buxheti nuk duket se do të arrijë të kursejë për të paguar punonjësit.

Fondi i planifikuar për pagat është 65 miliardë lekë, me një rritje me 10.5% në krahasim me 2017-n. Kjo do të thotë që buxheti do të shpenzojë 6.1 miliardë lekë, ose rreth 45 milionë euro më shumë për punonjësit.

Në buxhetin afatmesëm, i cili është hartuar në fillim të 2017-s, përpara se qeveria e dalë pas zgjedhjeve të qershorit të deklaronte planet e saj të riorganizimit, fondi i parashikuar për paga për 2018-n ishte parashikuar të arrinte në 60.8 miliardë lekë, pra rreth 4.2 miliardë lekë më pak sesa u vendos aktualisht.

Në të kundërt, është ulur ndjeshëm fondi i planifikuar për politik atë reja pagash, nga 5.5 miliardë lekë në 2017-n, në vetëm 1 miliardë lekë në draft buxhetin 2018.

Në projektbuxhetin e mëparshëm afatmesëm, si fond për politika të reja pagash në vitin 2018 ishte parashikuar një shumë prej 7.2 miliardë lekësh.

Edhe fondi për politika të reja pensionesh është ulur në 1.8 miliardë lekë, nga 2.6 miliardë lekë në 2017-n dhe 3.1 miliardë lekë që ishte parashikuar në buxhetin fillestar afatmesëm (për 2018-n).

Pas një periudhe, kur qeveria përfitoi nga rënia e interesave në treg, që e lehtësoi atë në pagesën e borxheve, shpenzimet për interesa pritet të rriten me 9.5% për të arritur në 41.5 miliardë lekë.

Qeveria do ta rrudhë dorën për shpenzimet operative të mirëmbajtjes, teksa ato do të rriten me 1.3% në 45.5 miliardë lekë.

Rritje e ndjeshme e shpenzimeve kapitale

Në linjë me ambicien për të filluar një program të madh investimesh, të financuar edhe përmes projekteve të partneritetit publik privat, shpenzimet kapitale pritet të kenë rritje të ndjeshme, sipas draft buxhetit 2018.

Fondet për investime parashikohet të arrijnë në rreth 86 miliardë lekë, me një zgjerim prej 16% në krahasim me pritshmëritë e 2017-s.

Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, ato pritet të arrijnë në 5.2% të PBB-së, duke iu afruar nivele të larta të para në periudhën 2008-2010. Efekt në këtë rrije do kenë edhe shpenzimet për koncesionet aktuale që kanë nisur vitet e fundit.

Pjesa më e madhe e financimit, rreth 62%, do të vijë nga burime të brendshme.

Deficiti buxhetor pritet që të qëndrojë në 2% tëProdhimit të Brendshëm Bruto, në nivele të njëjta me 2017-n.

Marrë nga: Monitor

shpenzimet-buxhetore

Vasili: Rama e ka ngrënë gjithë kusinë e çorbës së krimit. Pse s’e shkarkon dot Haki Çakon…

0

Kreu i grupit parlamentar, Vasili, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp nga selia e LSI-së ku ka hedhur akuza të ashpra dhe të drejtpërdrejta në drejtim të kryeministrit Rama.

Deklarata e plotë e Vasilit

‘Jemi së bashku për të vlerësuar situatën tepër të rëndë me të cilën po përballet vendi, lidhur me krimin dhe luftën ndaj tij. Në mënyrë të drejtpërdrejt duhet ti informoj opinionit të gjerë publik se shkarkimet e fundit të bëra në Elbasan janë thjesht dhe vetëm shkarkime të vonuara të cilat duhet të bëheshin dy muaj më parë dhe sot ato bëhen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë thjesht dhe vetëm për të hequr vëmendjen nga droga që ka përmbytur vendin dhe sigurisht për të hequr vëmendjen nga ngjarje të tjera tepër të rënda. Gjithashtu është shumë e rëndë që në këto dënime kolektive po u bihet në qafë dhe policëve dhe drejtuesve të ndershëm të policisë duke i përzier me ata të cilët kanë qenë të përzier në llumin e krimeve dhe të trafiqeve duke rikonfirmuar standardin e shëmtuar dhe poshtërues të kësaj qeverie. Që ata që luftojnë me krimin dhe e denoncojnë atë, siç ishte dhe rasti i Dritan Zaganit, burgosen, arrestohen, persekutohen sepse i bëhen pengesë krimit dhe trafikut. Është fare e qartë që i shkarkuari i parë duhet të kishte qenë Haki çako si ideatori, frymëzuesi, mbështetësi jo vetëm i trafikut të drogës në Shqipëri por edhe shkatërruesi dhe autori i krimit elektoral të 25 qershorit. Ku krimi mori në dorë zgjedhjet dhe jo qytetarët. Pikërisht për këto arsye të mëdha ky nuk duhet të ishte më asnjë sekondë në detyrë sepse me atë në krye të policisë shqiptare, shqiptarët janë pa polici dhe rendi është pa asnjë element sigurie. Përkundrazi të vetmit që janë të qetë janë kriminelët dhe trafikantët. Gjithashtu ju pohoj me bindje të plotë se këtë veprim Kryeministri shqiptar nuk mundet dhe nuk do ta bëj dot kurrë sepse ai trembet për vdekje të bëjë një shkarkim të tillë sepse ashtu siç thotë një fil i njohur shqiptar i cili për lugën e çorbës së prishur. Përkundrazi  Kryeministri ynë ka ngrënë një kusi plot të çorbës së prishur të krimit dhe të trafiqeve deri në lugën e fundit. Sigurisht që drejtësia shqiptare do të duhet të veprojë me shpejtësi të jashtëzakonshme pasi ka qenë dhe është tepër e vonuar në veprime të drejtpërdrejta të cilat i japin përgjigjen e merituar dhe ballore kësaj situatë shumë të rëndë. Jo vetëm duke filluar hetimin që nga Kryeministri i vendit i cili është drejtpërdrejt i implikuar në këto afera dhe autori i shkatërrimit të zgjedhjeve të fundit të 25 qershorit. Dhe kujtoj këtu që një denoncim i qartë i bërë publik dhe i depozituar është ai i deklaratën për lënien e policisë në funksion të zgjedhjeve dhe të krimit elektoral. Gjithashtu i duhet ti jap një përgjigje të menjëhershme skandalit të jashtëzakonshëm që një vend anëtar i NATO-s ka bllokuar e shuar radarët e tij të kontrollit të kufijve për të hapur autostradat e drogës dhe kjo dhe ngjarje të tjera që implikojnë kryeministrin por dhe ministra dhe ish-ministra, materialet dhe faktet e të cilëve janë në njohje të prokurorisë, e bëjnë atë të veprojë me shpejtësia të madhe pasi dhe minuta nuk pret. Jemi dëshmitar që vendet mike dhe partnere kanë ecur shumë shpejt përpara dhe janë ata që kanë vënë në lëvizje situatën ndërkohë që do duhej të ndodhte e kundërta. Megjithatë nuk ka kohë për të humbur dhe duhet vepruar me shpejtësi pasi Shqipëria sot është më e kërcënuar se kurrë dhe qytetarët shqiptar janë më të kërcënuar se kurrë pasi si asnjëherë në historinë e këtij vendi krimi ka uzurpuar qeverisjen dhe qeveris ai nëpërmjet kollareve shumëngjyrëshe të atyre që ulen në karrigen e Kryeministrit.’

Basha: Tahiri të arrestohet menjëherë, rrezikohen provat. Rama, një kufomë politike që sillet vërdallë…

0

Kreu i PD-së, Basha, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp nga selia blu.

Në fjalën e tij, Basha ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri.

Basha ka kërkuar mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Mandateve, që të vendosë heqjen e mandatit të deputetit socialist, që i hap rrugën më pas arrestimit të tij.

‘I bëj thirrje Kuvendit që të mblidhet menjëherë dhe te vendosë heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri. Kjo i hap rrugën arrestimit të tij dhe kontrollit të banesës, telefonave dhe gjithçkaje tjetër. Çdo orë e minutë që kalon ndihmon në zhukjen e provave. Edi Rama ka vdekur politikisht, është një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si i ç’akorduar. PS është e vdekur nëse nuk shkëputet nga Rama. Qeverisja e tij ka mbaruar’.

Deklarata e plotë e Bashës

Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo ka njoftuar depozitimin në Kuvendin e Shqipërisë të kërkesës për heqjen e imunitetit, arrestimin dhe kontrollin e banesës të deputetit Saimir Tahiri.

I bëj thirrje Kuvendit të veprojë menjëherë.I bëj thirrje Kuvendit të mbledhë menjëherë Komisionin e Mandateve dhe seancën plenare për të vepruar pa vonesë.

Çdo minutë, çdo orë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave.

Sot është koha që çdo shqiptar i ndershëm, çdo deputet në Kuvendin e Shqipërisë që ndihet përgjegjës para tyre, të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë. Në fakt, që prej këtij momenti, qeverisja e Edi Ramës ka mbaruar de fakto.

Çdo ditë e qendrimit të tij si kryeministër është agoni për të gjithë Shqipërinë. Vetë Edi Rama është sot i vdekur politikisht, një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si njeri i ç’ekulibruar.

Partia Socialiste është sot në buzë të greminës nëse nuk shkëputet nga Edi Rama dhe grupi kriminal që ai solli në krye të Partisë Socialiste.

Thirrja ime është për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Mandateve, dhe të seancës plenare, për të votuar heqjen e imunitetit, që do ti hapë rrugë arrestimit të menjëhershëm të Saimir Tahirit. Thirrja ime është për largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Koha nuk pret.

Kryemadhi akuza Ramës: Zyra jote është kupola e krimit, Tahiri degë në trungun tënd të kalbur

0

Në një takim me strukturat e LSI-së në Berat, kryetarja e kësaj force politike, Kryemadhi la lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministri Rama dhe qeverisë së tij.

‘Krimi i organizuar po uzurpon ekonominë shqiptare. Edi Rama ka rënë moralisht si kryeministër, kurse Tahiri nuk është dru i shtrembër, por degë në trungun e kalbur të Edi Ramës.’

Më tej në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se Rilindja ishte një shpikje e Ramës, pasi ai kryqëzoi Partinë Socialiste me krimin.

‘Rama kryqëzoi PS-në me krimin e organizuar dhe polli Rilindjen. Çako është ushtar i krimit dhe i pari që duhet shkarkuar. Kupola krimit të organizuar është në kryeministri. Rama gëlltiti çorben e Saimirit dhe po u bie në qafe policëve të ndershëm.’ – tha ndër të tjera Kryemadhi.

Biseda e tensionuar/Saimir Tahiri, Edi Ramës: Do të marr me vete në ferr!

0

Mbrëmë ka patur një takim të fshehtë mes Edi Ramës dhe Saimir Tahirit. Ka patur dhe dy të besuar, të sejcilit, në takim. Takimi është bërë në periferi të kryeqytetit. Vendtakimin e ka caktuar Tahiri, pasi nuk besonte të kryeministri, tregojnë burimet.

Mësohet se takimi ka qenë shumë i tensionuar, aq sa dorën nuk ia kanë dhënë njeri tjetrit, kur janë takuar dhe as kur kur janë ndarë.

Tema e bisedës ka qenë që Saimir Tahiri të jap dorëheqjen publike nga të gjitha funksionet në PS dhe të mos jetë më në grupin parlamentar të PS. Kjo e ka xhindosur ish-ministrin e brendshëm. Por kryeministri ka qenë i vendosur. Bile një burim i afërt në takim tregon se biseda ka mundësi të jetë e regjistruar nga ish-ministri, si specialist që mbetet në këtë drejtim.

Tahiri nuk ka pranuar të kontrollohet nga rojet e kryeministrit, pasi Edi Rama ka dyshuar se Tahiri mund të vinte me përgjues me vete. Ndaj kryeministri ka folur në parim dhe ftohtë sikur nuk e njihte fare njeriun përballë. Vetëm i ka thënë: Largohu Saimir që të shpëtosh çka mund të shpëtosh!

Në këtë moment është ngritur me vrik Saimir Tahiri dhe në ikje ka bërtitur aqsa është dëgjuar nga kamarieri dhe banakieri.

-Do të marr me vete në ferr, Edi!

Dhe ka ikur. Dyshimet mbeten se ish-ministri ka regjistrime skandaloze për kryeministrin, dhe disa deputetë të PS. Dhe jo vetëm….

(marr nga www.folshqip.al)

 

Zgjedhje te parakoheshme, pjesa thelbesore e zgjidhjes..

0

Zgjedhje te parakoheshme, pjesa thelbesore e zgjidhjes..

Dosja “Habilaj”, dosja “Xhafa” (agronit vellait te ministrit te brendshem), jane dy ngjarje te renda kriminale, te cilat nuk mund ti zgjidhe vetem drejtesia. Qindra milione euro kane blere zgjedhjet dhe pergjimet “Habilaj” bere nga drejtesia italiane sollen prova te frikshme. Tashme nuk ka iluzione, se paku per njerezit serioze. 20 milione euro thonin kusherinjte, i kish bere Tahiri, shefi politik i Tiranes, ku u prodhuan 18 deputete, te cilet tashme jane vullnet i deformuar. Rama ne kete situata me Tahirin, fshihet pas gishtit. Sepse ai eshte regjisor i drogezimit te Shqiperise. Tahiri u kap me presh neper duar, por automatin e radareve e kishte pergjegjesin ish ministria Kodheli, e cila eshte strukur ne hijen e heshtjes, duke pritur dallgen e rradhes. Organizatat kriminale jane jashte kontrollit dhe qeveria ka kapitulluar. Parlamenti eshte prodhim i gjelberimit te hashashit ndaj duhet ribere. Duhen zgjedhje te parakoheshme per te rifituar nje legjislativ te pakapur te mazhorances se sotme. Ndaj Basha duhet te ushtroje presion te panderprere duke mbledhur gjithe energjine opozitare dhe te mundesoje rrezimin e qeverisjes dhe zgjedhje te parakohshme. Kjo eshte zgjidhje qe do te beje te mundur funksionimin e drejtesise. Ne te kundert paraja e piset do te munde dhe nenshtroje sistemin perfundimisht. Nderkombetaret duhet te braktisin aksioneret e droges, Ramen, Xhafen, Tahirin, dhe te mbeshtesin zgjedhjet e reja, per te provuar se gabimet qe edhe ata vete kane bere, eshte koha per ti ndrequr.

https://www.facebook.com/basir.collaku/posts/10212914068900044

A ka hetime e fletë arreste për Tahirin, Dakon, Beqen, Sejdinin dhe dy ish-ministra të ish-qeverisë PD-LSI

0

Tërmeti politik që shkaktoj policia italiane, e cila përgjonte prej katër vitesh bandat kriminale të krimit të organizuar të drogës mes Italisë dhe Shqipërisë, por edhe ministrin e brendshëm shqiptar Saimir Tahiri, po çon drejt rënies së qeverisë Rama. Të paktën politikisht. PD dhe LSI paralajmëruan krijimin e një FRONTI OPOZITAR kundër krimit dhe Edi Ramës.

Saimir Tahiri i përgënjështroi akuzat, por u gjend i tradhtuar nga kryeministri Rama. Mësohet se hetimet po shtrihen nga përtej detit edhe për ish-ministrin Ilir Beqja dhe kryebashkiakët e Durrësit Vangjush Dako dhe kryebashkiakun e Elbasanit Qazim Sejdinin. Për disa prej tyre për korrupsion. Por kryesisht ato për lidhje me krimin e organizuar do të çojnë në arrestime VIP. Burimi brenda prokurorisë tha se priten masa ndaj Tahirit gjatë këtyre javëve. Mendohet se është firmosur fletë arresti për të. Pritet se kur do ta ekzekutojë ministri i brendshëm Fatmir Xhafa, ndonëse burimet të tjera tregojnë se kryeministri Rama po ushtron presion ndaj prokurorisë për të mos ekzekutuar vendimin. Ka informacione se Saimir Tahiri ka kërcënuar kryeministrin që nëse i ndodh gjë, duhet të mendohet mirë për të ardhmen e tij politike, e cila mund të rrënohet për çka di ish-ministri. Po kështu janë gati dosjet për Vangush Dakon dhe Qazim Sejdinin si dhe dy ish-ministra të qeverisë së Berisha2. Njeri është ish-ministër i PD-së, kurse tjetri nga radhët e LSI.

Vala e arrestimeve pritet të fillojë nga muaji nentor deri në prill 2018, një muaj para Samitit të BE në Bullgari, ku do të shikohet zbatimi i Vettingut dhe drejtësisë ndaj krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Në raport me arrestimet VIP dhe ndëshkimin e tyre do jetë hapja e negociatave për anëtar në BE.

Edi Rama po shet një nga një bashkëpunëtorët e tij. Pritet të ketë hetime dhe për ish-zv/kryeministrin Niko Peleshi, sepse Edi Rama i ka lenë disa VKM problematike të cilat janë firmosur nga Peleshi. Rama tashmë po shikon udhën e tij. Po i shet dhe ruan vetveten.

Arrestimet po vijnë, të bujshme, të bollshme dhe plot bereqet VIP-ash politikanë dhe shtetarë.

marre nga folshqip.al

BANORËT E VOJAKUT NË PROTESTË KUNDËR TAP.

0

Banorët e fshatit Vojak, në Poliçan kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar kalimin e mjeteve të TAP në shenjë proteste për mos mbajtjen e premtimeve që sipas tyre janë bërë për përmisimin e infrastrukturës në këtë zone.

Banorët e fshatit Vojak, në Poliçan kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar kalimin e mjeteve të TAP në shenjë proteste për mos mbajtjen e premtimeve që sipas tyre janë bërë për përmisimin e infrastrukturës në këtë zonë. Dhjetra banorë u mblodhën në hyrje të fshatit duke protestuar për disa  orë. Gra dhe fëmijë që u përfshinë në këtë protestë me pankarta nëpër duar u shprehën se do të vijojnë të bllokojnë mjetet e gazsjellësit, pasi drejtuesit e TAP nuk kanë mbajtur premtimet për ndërtimin e rrugës, urës dhe ujsjellësit.

Protestuesit u afruam më pas në territorin ku TAP po zhvillon punimet duke u kërkuar punëtorëve të kompanisë që të largohen, pasi drejtuesit nuk u janë pëgjigjur kërkesave për tu takuar me ta. Kjo është protesta e dytë që banorët e kësaj zone zhvillojnë kundër TAP dhe sipas banorëve ata kanë kërkuar disa herë që të takohen disa herë me drejtuesit e kompanisë, por nuk janë takuar. Në vijim banorët deklaruan se do ti vijojnë protestat e tyre, madje do ti përshkallëzojnë ato.

“LUMË” GJOBASH NDAJ SHOFERËVE NË TIRANË

0

Policia rrugore e Tiranes ka ndeshkuar rreth 1600 drejtues mjetesh per shkelje te kodit rrugor. Per respektimin e sinjalistikes per kembesoret policia rrugore do te marre nje fushate sensibilizuese me shkollat e kryeqytetit.

Dhjetë drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia në Tiranë, ndërsa janë vendosur 1556 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Arrestimet janë kryer për shkak se drejtuesit po qarkullonin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, sipas njoftimit të policisë, masat administrative janë vendosur:

131 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit

93 masa për mospërdorim të kaskave mbrojtëse

189 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

52 masa për shpejtësi tej normave të lejuara

104 masa për parakalim të gabuar

11 masa për shkelje të semaforit

10 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.

Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat:

52 për shpejtësi tej normave të lejuara

10 për pije alkoolike

16 për shkelje të tjera.

Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe të ndërgjegjësimit të këmbësorëve për të respektuar edhe ata rregullat e qarkullimit rrugor në ditët në vijim, në kuadër edhe të masave për rritjen e sigurisë rrugore për nxënësit e shkollave, do të ndërmarrë në bashkëpunim me shkollat një fushatë sensibilizuese për këtë qëllim”, thuhet në njoftim.