Ballina Blog Faqe 9339

AKU MBYLL 28 THERTORE NË 3 DITË

0

Aksioni I Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka çuar në mbylljen e 28 pikave të therjes, subjekte te licencuara të cilat nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare dhe detyrimet tjera të parashikuara në ligj.

Nisma e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, e tre ditëve të fundit, në lidhje me kushtet e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit, ka çuar në mbylljen e 28 pikave të therjes, subjekte te licencuara të cilat nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare dhe detyrimet tjera të parashikuara në ligj. Prej tre ditësh, drejtoritë rajonale kanë përqëndruar punën e tyre në kontrollin e pikave të therjes, si dhe njësitë e tregtimit të mishit. Si rezultat, nga 29 inspektime të kryera për këtë qëllim, janë mbyllur 28 pika therjeje në të gjithë vendin, ndërsa për një subjekt, është lënë detyra për plotsimin e disa kushteve. Të gjitha rastet e mësipërme të cilat janë mbyllur nuk garantojnë as minimumin e standarteve të parashikuara me ligj.

Në Tiranë janë mbyllur tri pika therjeje, një punishte qoftesh dhe një pikë e tregtimit të mishit, si dhe një është paralajmëruar, 4 pika therjeje në Qarkun Gjirokastër, dy në Berat, dy në Dibër, 1 në Qarkun Elbasan dhe një subjekt është paralajmëruar, 4 në Qarkun Fier, 1 në Qarkun Lezhë, 1 në Qarkun Kukës, 1 në Shkodër, dhe 4 janë mbyllur nga Drejtoria Rajonale e e Qarkut Vlorë etj.

Ndërkohë, dy inspektorët të Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë, u vunë në pranga pas denoncimit të Drejtorisë së Përgjithshme të AKU, për abuzim me detyrën dhe shkelje të ligjit, pasi kishin licencuar një pikë therjeje në fshatin Baldushk, e cila nuk plotësontë asnjë kriter ligjor. Të tjera raste denoncimi janë duke u vlerësuar nga AKU për te vazhduar me procedimin përkatës. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, garanton se ky nuk është një aksion por nje pune e filluar e cila përfundon vetëm me reformimin e plotë të gjithë zinxhirit të sigurisë ushqimore në vend, cdo tentativë për të rihapur aktivitetet e mbyllura do të ndëshkohet maksimalisht,  ndërsa kujton se në sitën e tij do të jenë të gjitha thertoret dhe njësitë e tjera të  tregtimit të mishit.   Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural  dhe AKU, zotohen se do ti japin prestigjin e munguar të gjithë inspektorëve të sigurisë ushqimore në vend të cilët respektojnë ligjin dhe do të cojnë përpara drejtësisë cdo rast abuzimi apo korrupsioni.

RAMA INSPEKTON QENDRËN E KANINËS

0

Gjatë qëndrimit në Qarkun e Vlorës, Kryeministri zhvilloi edhe disa inspektime, si ai në qendrën e Kaninës, në nënstacionin elektrik të Orikumit dhe në Parkun Arkeologjik të tij.

E shpallur zonë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore nga Këshilli i Ministrave, qendra e Kaninës do të përfitojë nga programi i Rilindjes Urbane. Kryeministri Rama vizitoi zonën dhe tregoi nga do të nisin investimet. 

Nënstacioni elektrik i Orikumit ishte një tjetër ndalesë e inspektimeve të Kryeministrit gjatë qëndrimit të tij në Vlorë. Drejtuesi i zbatimit të projektit shpjegoi se cfare parashikon investimi qe pritet te perfundoje ne mars, ndërsa ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Gjiknuri, theksoi se ky nënstacion do të shërbejë për 5 dekadat e ardhshme. 

Rama u njoh edhe me planet për rikualifikimin të Parkut Arkeologjik të Orikumit.

 

BASHA:JU JENI NJE MAZHORANCE E LIDHUR ME KRIMIN

0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka sulmuar mazhorancën në Kuvend duke e akuzuar për lidhje me krimin dhe drogën në vend. Ne pergjigje te akuzave kryeministri Edi Rama I ka kujtuar opozites ngjarjen e Gerdecit dhe 21 Janarin.

Krimi ne vend ka qene kryefjale e akuzave te bera ne parlament nga pozita dhe opozita. Kreu I Partise Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama per lidhje me krimin ne vend.

Kryeministri Edi Rama ne pergjigje te akuzave I eshte pergjigjur ne kete menyre deklaratave te Lulzim Bashes.

Ne debat eshte perfshire dhe ish kryeministri Sali Berisha

KUVENDI RISJELL BATUTAT DHE HUMORIN

0

Si gjithnje jemi mesuar qe ne parlament pavaresisht se politika zihet, bllokon foltore nuk mungojne dhe skenat e humorit. Protagonist si gjithmone Kryeministri Rama, kreu I PD Basha, deputeti Berisha dhe deputeti Ndoka.

RAMA NË KUVEND: PD E LSI BASHKË PËR TË AKUZUAR QEVERINË

0

Kryeministri Edi Rama, në nisje të diskutimit në Kuvend të projekt-vendimit për Komisionin e Reformës Zgjedhore, theksoi se Partia Demokratike ka “zero lidership”. Rama theksoi se PD-LSI jane bere bashke vetem ne nje kauz per te akuzuar qeverine.

Në fjalën e tij në Kuvend Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se mori peng foltoren e Kuvendit, ndërsa theksoi se PD dhe LSI janë bërë bashkë në opozitë në një kauzë për të akuzuar qeverinë dhe kryeministrin si të lidhur me krimin. Kreu i qeverisë shtoi se opozita ankohet se i mungon liria e fjalës për arsye se është e paaftë që ta përdorë lirinë e saj.

Tabaku: Beteja e Ramës kundër biznesit të vogël, jo kundër informalitetit

0

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ironizoi protestën e sotme të shoqatave të biznesit. Tabaku thotë se qeveria Rama betejën nuk e ka me informalitetin por me biznesin e vogël.

“Që të kuptohemi, Partia Demokratike është kategorikisht kundër informalitetit por ne problemin nuk e shohim tek biznesi siç qeveria dhe shoqatat e qeverisë e shohin. Për ne informaliteti në ekonomi lindi dhe erdhi si rezultat i rritjes së taksave, represionit policor, korrupsionit e ndryshimit të shpeshtë të ligjeve që vështirësojnë rregullat tatimore. Të gjithë këto faktorë mbyllën bizneset, ulën konsumin, larguan investitorët dhe prodhuan besimin më të ulët të bizneseve në rajon. Ndryshe nga ne dhe shumica mendon qeveria socialiste e cila ka gjithë këto ditë që përpiqet të na bindë që taksat e larta dhe shtrëngimi tek bizneset e vogla do të prodhojë parajsën ekonomike që ajo propagandon.” – shkruan Tabaku ndër të tjera.

 

Komenti i deputetes Tabaku:

Duan t’i vendosin TVSH-në biznesit të vogël, një kioske që mban me jetë dhe me para një familje apo më saktësisht 100 mijë bizneseve të vogla që ofrojnë produkte dhe shërbime që sot për sot janë përjashtuar nga TVSH. Në kundërshtim me çdo vend të rajonit, qeveria dëshiron të ulë pragun e TVSH-së në 0 lekë për biznesin e vogël që prodhon 0.5% të ardhurat e PBB-së. Duan t’i heqin bukën e gojës 40% të punësuarve në vend vetëm e vetëm për të kënaqur një sektor të caktuar të bizneseve.

Ne nuk jemi dakord! Kjo nuk është një masë formalizuese dhe as nuk do të prodhojë më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit, në të kundërt do të rrisë më shumë shpenzimet administrative për Drejtorinë e Tatimeve. Gjithashtu do të rëndojë edhe xhepat e qytetarëve të cilët do të duhet të paguajnë më shtrenjtë për produktet e tyre që do të blejnë. Por, mbi të gjitha, kjo taksë deformon tregun dhe nuk lejon incentivën e lirë të qytetarëve.

Beteja e qeverisë Rama ka qenë përherë e drejtuar jo ndaj informaliteti por ndaj biznesit të vogël. Beteja e tij ka qenë e fokusuar në interesa të ngushtë personalë që janë fshehur përherë nga gjoja kauzat e drejta, pretendimi se kjo masë do të rrisë mbledhjen e të ardhurave është gënjeshtra e radhës e një staliniste me petkun e liberalit i cili në katër vite i rriti taksat me 1.5 mld USD për shqiptarët dhe mblodhi të ardhura njësoj sa qeverisja e taksës së sheshtë, 26% e PBB. Duke qenë niveli më i ulët i mbledhjes së taksave në rajon edhe sipas FMN-së.

Asnjë vend nuk ka mundur ta formalizojë ekonominë me dhunë e me dajak! Biznesi i vogël duhet konsideruar si bashkëpunëtor dhe jo si armik, si punëdhënës dhe jo si ilegali i radhës që duhet zhdukur.

Kapet në Itali 67 kg kanabis, në pranga dy shqiptarë

0

Një sasi prej 67 kg marijuanë është sekuestruar nga policia italiane.

Operacioni i koduar “Black Hole” (Vrima e zezë) u zhvillua në qytetin Alessandria të Italisë.

Pas pesë personave të arrestuar në flagrancë, pjesë e dytë e hetimit ka çuar të mërkurën në arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, të konsideruar si ndër importuesit kryesor të drogës në provincë.

Në pranga përfunduan Flori Goma, 36 vjeç dhe Ndrec Preka, 32 vjeç, të cilët sipas mediave italiane kanë trafikuar sasi të mëdha marijuane që mbërrinte në det nga brigjet e Shqipërisë.

Arrestimi i tyre lidhet me kapjen e një furgoni me 57 kg marijuanë nëp fund të qershorit në Novi Ligure.

Flamur Noka përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

0

Byroja e Kuvendit ka marrë vendimin për përjashtimin 10 ditë të deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, nga punimet e Kuvendit. Vendimi ka ardhë pas bllokimit të foltores së kuvendit nga Noka dhe për fyerje të tij drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Vdes ish-ministri Dritan Prifti

0

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti .

Ish deputeti socialist Dritan Prifti i ishte nënshtruar së fundmi një operacioni tepër të vështirë në Itali, nga i cili nuk u vunë re përmirësime.

Dritan Prifti vuante nga një sëmundje agresive të gjakut prej një viti.

Për këtë shkak Dritan Prifti kishte hequr dorë dhe nga jeta publike dhe politike.

 

 

Meta: Vlerësim për partitë e Kosovës që mbështesin perspektivën evropiane të saj

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar sot takime me krerët e partive politike në Kosovë. Meta takoi Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, Kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, si dhe me Përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiç.

Gjatë takimi është me krerët e partive Meta ka diskutuar për rëndësinë  e bashkëpunimit dhe dialogut konstruktiv që duhet ndjekin këto subjekte politike në dobi të prespektivës evropiane të Kosovës.

Presidenti i vendit ka përgëzuar të gjithë forcat politike, përfshirë këtu dhe Listën Serbe, e cila ka dhënë kontribut të çmueshëm në rrugën dhe prespektivën e Kosovës dhe qyetarëve të saj, por edhe Lëvizjen Vetëvendosje për opozitën e saj.

Meta ka përcjellë falenderime dhe për LDK, e cila  si një nga forcat e para politike në Kosovë, ka kontribuar në çështje dhe nisma  në sensin e bashkëpunimit dhe konsensusin me mazhorancën.