Ballina Blog Faqe 9340

Lirohet nga burgu pasi u kap me 5 ton drogë, KLD reagon për vendimin

0

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka reaguar pas lirimit nga burgu të Rakip Arapaj, të arrestuar me 5 ton drogë në Llakatund.

“Vendimi gjyqësor për lirimin e tij, dhënë nga gjyqtari A.B. i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka probleme serioze me ligjin Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur me vëmendje informacionet e transmetuara në median e shkruar dhe vizive mbi lirimin nga paraburgimi të shtetasit R.A të hetuar, në masë sigurie arrest me burg, për mbi 5 tonë lëndë narkotike në fshatin Llakatund, Vlorë, duke theksuar se vendimi gjyqësor për lirimin e tij, dhënë nga gjyqtari A.B. i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka probleme serioze me ligjin.,”  u shpreh KLD, në një deklaratë për mediat.

Në këto kushte, pasi u shqyrtuan paraprakisht të dhënat e transmetuara në media, si dhe kuadri ligjor në fuqi, konkretisht dispozitat e Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në RSH”, është çmuar se ka vend për verifikimin e rastit në fjalë.

Inspektorati i KLD-së, ka filluar verifikimit për mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme që hedhin dritë mbi faktet e ekspozuara në ankesën publike, duke i kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve dhe procesverbaleve mbi procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj të pandehurit R.A lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe lidhur me lirimin e tij nga paraburgimi.

Në vijimësi KLD, nisur edhe nga ndjeshmëria e madhe që ka çështja, do të bëjë publike rezultatet e dala nga monitorimi.

Reagon Ambasada Amerikane për ndërprerjen e aplikimeve të Lotarisë

0

Aplikimet për Lotarinë Amerikane janë ndërprerë përkohësisht, si pasojë e rënies së faqes ku bëhen aplikimet.

Në lidhje me këtë ndërprerje ka reaguar Ambasada Amerikane në vendin tonë, duke sqaruar që kjo është një ndërprerje që ndodh në mbarë botën.

“Faqja e internetit të Lotarisë Amerikane http://dvlottery.state.gov është përkohësisht jashtë funksionit për mirëmbajtje. Kjo është një ndërprerje në mbarë botën që prek të gjitha vendet – jo vetëm Shqipërinë. Ne do t’ju njoftojmë sapo të kemi më shumë informacion. #AskAnna #PyetAnën” njofton Ambasada  Amerikane.

Basha: Ndërprerja e seancës që të mos ketë debate, Rama lidhje personale me krimin

0

Kreu i PD-së, Basha, ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga salla e parlamentit.

Sipas Bashës, ndërprerja e seancës nga Ruçi u bë me qëllimin e vetëm që të mos ketë debat për krimin që ka marrë nën kontroll qytetet kryesore të vendit.

‘Ka një synim që të mos ketë debat për çështjen e zgjedhjeve, për krimin që ka nën kontroll qytetet kryesore, siç ndodhi në Lushnje, në Elbasan, Fier, Lezhë, Dibër, Tepelenë. Edi Rama ka frikë nga përballja me të vërtetën dhe këto banda sot kanë nën kontroll vendin. Është e dyta javë që PD-ja është në gjendje të ballafaqojë Ramën për lidhjet e tij personale, të Edi Ramës me krimin e organizuar shqiptar.’

Basha foli edhe për shkeljen e rregullores nga ana e Ruccit, që përjashtoi Nokën, vetëm sepse ky i fundit kërkoi respektimin e rregullores.

‘Ruçi shkeli rregulloren duke kërkuar përjashtimin e Nokës, sepse ky i fundit kërkoi respektimin e nenit 49 dhe i lutem medias të mos spekulojë. Noka u çua për të kërkuar respektimin e rregullores sepse gjatë kohës që Berisha fliste, Rama përdorte fjalor të ndyrë, fjalë që nuk mund t’i them. Fjalët e Edi Ramës ishin fjalë rrugaçërore. Fjalë prej rrugaçi, prej vagabondi pa edukatë dhe për këtë deputeti i opozitës kërkoi fjalën që të paralajmëronte për fjalorin. Dhe Ruçi e mbulli seancën. Ata nuk duan debat, kanë frikë. Synimi i tyre është të mos ketë debat për lidhjet personale të Edi Ramës me krimin.’

Nipi qëllon me thikë gjyshin dhe gjyshen në zonën e Freskut

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë paraditës së sotme në zonën e njohur si Fresku, në Tiranë, ku për pasojë u plagosën rëndë dy të moshuar.

Mësohet se nipi ka qëlluar më mjet prerës (thikë) gjyshin H.Agai dhe gjyshen e tij  SH.Agai, 70 dhe 80 vjeç, të cilët janë dërguar mënjëherë në urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Policia e Tiranës, arrestoi mënjëherë pas ngjerjes nipin e të moshuarve, Benjamin Kaso, 19-vjeç.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

LSI kërkon përjashtimin e Ramës, Vasili: Kryeministri është kryebrigadieri i ordinerllëkut

0

Pas vendimi të Ruçi-t, për të ndërprerë seancën parlamentare dhe për ta zhvendosur atë për në orën 17:00, disa deputet nuk pranojnë të lënë sallën e Kuvendit, dhe kanë bërë tashmë firmat për përjashtimin e Ramës, pas fyerjes që ai i bëri ish-kryeministrit Berisha.

Bëhet me dije se grupi i PD-së, ashtu si edhe javën e shkuar, kur Ruçi përjashtoi Lulzim Bashën,  do të qëndrojnë pa lëvizur nga salla e Kuvendit

Ndërkohë ato po mbledhin firma, për të kërkuar përjashtimin e Ramës për 10 ditë nga Kuvendi.

“Rama ofendoi Berishen në mënyrë të përsëritur me fjalor të papranueshëm”, argumenton PD-ja, kërkesën e saj për përjashtimin e Ramës.

Në kërkesën për përjashtim, lexohet qartësisht se kësaj lëvizje, i është bashkuar dhe LSI-ja, pasi ka firmosur kreu i grupit parlamentar, deputeteti Petrit Vasili.

Sipas Vasilit, Rama ka fyer deputetët që flasin në foltoren e Kuvendit në mënyrë të përsëritur.

Gjithashtu, bëri me dije se mbledhja e firmave bëhet edhe për largimin e Ruçit nga drejtimi i punimeve të Kuvendit, pasi e drejton seancën duke përdorur dy standarte.

“Kërkesa është e qartë, zoti Ruçi mban dy qëndrime, kjo pasi ai ka ardhur që të kënaqë kryeministrin e vendit. Rama kur flasin kolegët, u drejtohet me një fjalor ordiner, ashtu si edhe në katërvjeçarin e shkruar. Ky është standard i dyfishtë dhe duhet të marrë fund. Rama është kryebrigadieri i këtij ordinerllëku. Qëndrimi ndaj Ramës është qëndrim i të gjithë opozitës, pyetja shtrohet a duhet të jetë Ruçi më në krye të Kuvendit pas dy standardeve që mban,” u shpreh Vasili.

Mësohet se kërkesën për përjashtimin e Ramës, e ka firmosur dhe kryerepublikani Mediu.

kerkesa (1)

Socialistët mbledhin firmat, kërkojnë përjashtimin e Nokës nga Kuvendi

0

Deputetët e PS-së kanë nisur mbledhjen e firmave për përjashtim e deputetit të PD-së, Noka, nga Kuvendi për dhjetë ditë.

Sipas tyre Noka ka thyer rregulloren e Kuvendit duke bllokuar foltoren e tij.

Seanca e sotme u ndërpre pasi Noka dhe deputetë të tjerë të PD-së, bllokuan foltoren e Kuvendit, duke mos lënë të fliste deputetin e LSI-së, Rrokaj që kishte radhën për të folur.

Finalizohet operacioni “Riprogramuesit”, në pranga 3 të rinjtë nga Laçi

0

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Riprogramuesit”, gjatë të cilit u arrestuan 3 persona që dyshohet të jenë autorë të vjedhjeve të disa automjeteve në qytete të ndryshme.

Në grupin e strukturuar kriminal që vidhte automjete bënin pjesë Leonard Isufi (Noka), 28 vjeç,Izmir Çelmeta (Seli), 25 vjeç dhe Gazmir Seli, 33 vjeç, të tre banues në Laç.

Burime zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 01:00, të datës 11.10.2017, Shërbimet e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr 3, në vendin e njohur si “Foto Janku”, kanë konstatuar në flagrancë shtetasit Izmer Çelmeta dhe Leonard Isufi , duke tentuar të vjedhin me thyerje, automjetin e markës BMË seria 3, në pronësi të shtetasit A. K.

Gjatë kontrollit fizik në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:Një kaçavidë, një sharrë hekuri, një pult automjeti e markës BMW, Një aparat elektronik “EDILOCK” (i cili dyshohet se shërben për çkodimin e çelësit të kuadrit të automjeteve), një çip elektronik çkodimi.dhe dy aparate telefonik.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasve Izmir Çelmeta dhe Gazmir Seli (vëllezër), janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri e 1 armë gjahu si dhe sende që i përdornin për të kryer vjedhjet.

Materialet proceduriale do t’i  kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Panariti: Për pakicat kombëtare të shprehen Akademia e Shkencave dhe institutet përkatëse

0

Deputeti i LSI-së, Panariti, në fjalën e tij në seancën e sotme plenare ka theksuar se për çcështjen e rendit të ditës, mbi pakicat kombëtare duhet të shpreshin institucionet përkatëse.

‘Ne bëmë shumë mirë që e hapëm diskutimin, të dy komisionet, Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni i Jashtëm mori një seancë dëgjese me grupet e interesit. Përfaqësitë e grupimeve të ndryshme të pakicave kombëtare, të grupimeve etno-linguistike patën mundësinë përpara mbledhjes së përbashkët të dy komisioneve të shpreheshin lidhur me këto probleme që përcaktohen në këto ligj. Por aty pati dhe shumë qëndrime ambigue, të paqarta dhe nga vetë këto grupime. Për këto arsye unë insistova në komisionin e ligjeve që për çështje të përcaktimit të statusit të pakicës kombëtare apo të grupimeve etno-linguistike duhet të jenë institucionet shqiptare, të cilat duhet të shprehen dhe posaçërisht Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Institutet e Historisë, institutet e Albanologjisë.’

Sipas Panaritit, ky është tamam rasti kur Akademia e Shkencave, por edhe institucione të tjera jo vetëm që duhet të shprehen, por duhet të dalin me raporte dhe materiale për çështjen dhe të mos u lihen këto çështje interpretimeve subjektive.

‘Siç i dëgjuam me shumë vëmendje dhe respektuam pretendimet e tyre të grupeve të interesit, grupimeve të pakicave kombëtare për vetëdeklarimin dhe vetëkarakterizimin e tyre duhet të dëgjojmë padyshim dhe institucionet tona. Ky është rasti ‘Par Excellance’ i Akademisë së Shkencave, e cila ka qenë dhe në fokusin e vëmëendjes së opinionit publik për një rol më proaktiv në çështje të një rëndësie kombëtare, siç janë çështjet e pakicave kombëtare. Kur kam qenë ministër i Jashtëm kam insistuar që Akademia e Shkencave të shprehej dhe për çështje të tjera të rëndësisë kombëtare, siç janë çështjet e kufijve detarë apo kufijve tokësorë. Pra duhej të kishim në mënyrë institucionale edhe një raport, një material për një mendim, për një opinion të institucioneve përkatëse të Shtetit Shqiptar, Akademisë së Shkencave, Institutit të Historisë, Institutit të Albanologjisë për këtë çështje. Gjë që mungon. Dhe ne nuk mund t’ia lëmë këtë interpretimeve subjektive të ekspertëve, që unë i respektoj, por janë interpretime gjithsesi që kanë një dozë subjektiviteti. Prandaj kërkohej me të drejtë që Akademia e Shkencave, institutet përkatëse të shpreheshin për këtë problem shumë të rëndësishëm.’

PD mbledh firmat për të përjashtuar Ramën: Ofendoi Berishën në mënyrë të përsëritur

0

Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e firmave, për të përjashtuar Kryeministrin Edi Rama, 10 ditë nga punimet e Parlamentit.

Kërkesa e PD-së, vjen pas ofendimit që Rama i bëri Berishës në Parlament, duke e quajtur ‘i rrjedhur’. PD-ja thekson se Rama ofendoi Berishën në mënyrë të përsëritur.

Berisha : Nuk mund të më ofendojë mua Edvin Shullazi

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në një pronocim për mediat në dalje të kuvendit, ka thënë se mazhoranca e ka të planifikuar mos lejimin e fjalës për deputetët e opozitës.

Berisha tha se Ruçi ka qëllim të shkatërrojë parlamentin.

Lidhur me ofendimin nga ana e Kryeministrit Edi Rama, Berisha tha se Edvin Shullazi nuk mund të ofendojë Sali Berishën.

Gramoz Ruçi do të shkatërrojë parlamentin. S’ka ndodhur kurrë që të mos i jepet fjala një deputeti për procedurë. Gramoz Ruçi mohon të drejtën e fjalës për procedurë. Nuk mund të më ofendojë mua Edvin Shullazi”-tha Berisha para gazetarëve.