Tuesday, August 18, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Ishte futur në bagazhin e një makine, arrestohet në Levan autori i...

Ishte futur në bagazhin e një makine, arrestohet në Levan autori i krimit në Ksamil

0
17

Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e 29-vjeçarit nga Hasi, Sokrat Vata, i cili vrau me thikë turistin francez, Miguel Mendes.

Mësohet se Vata është arrestuar gjatë një kontrolli policor në Levan të Fierit, teksa ishte fshehur në bagazhin e një makine.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kesaj të marte (18 gusht), ku i riu francez Miguel Mendes  është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë një lokali.

Blutë e Sarandës dyshojnë se 20-vjeçari është përfshirë në një konflikt për një vajzë dhe më pas është goditur me thikë nga shtetasi Sokrat Vata 29 vjeç, banues në Has.

20-vjeçari francez ndodhej në Ksamil së bashku me një grup francezësh të ardhur për turizëm në Ksamil. Ndërsa autori, 29-vjeçari Sokrat Vata, ishte i punësuar si roje plazhi te hoteli përkatës.

Sokrat Vata u arrestua në Angli pasi u përfshi në dy raste të ndjekjes nga policia, të lidhura me trafikimin e kokainës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.

Në 30 prill, policia në Kembrixh e pikasën duke drejtuar një makinë tip Toyota të vjedhur. Vata tentoi të largohej, por pasagjeri zbriti nga makina dhe ai vijoi arratinë në këmbë. Gjatë ndjekjes, hodhi një pako kokainë në shkurre, por u kap nga policia. Me vete iu gjetën edhe 560 paund, ndërsa rezultoi pozitiv në testin për drejtim automjeti nën efektin e drogës.

Ndërkohë, në një rast tjetër në Kent, më 13 prill, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe përplasi një automjet me targa të klonuara. Në makinë u gjetën qese me kokainë dhe targa.

Vata u arrestua më pas dhe përfundoi përpara Gjykatës së Kurorës së Kembrixhit, ku pranoi akuzat për posedim të drogës së klasit A me qëllim furnizimin, drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim nën efektin e drogës. Ai u dënua me pesë vite burg.

Zjarr Tv Ad