Ballina Blog Faqe 9339

BLLOKIMI I SEANCËS, BALLA: SKENAR I PARAPËRGATITUR

0

Pas bllokimit te séances nga Partia Demokratike ka reaguar kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një skenar të parapërgatitur nga opozita.

Pas ndërprerjes së seancës, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka akuzuar opozitën se po inskenon këto situata bllokuese në Kuvend. Balla ka deklaruar se ka qenë Sali Berisha ai që urdhëroi Nokën për të penguar punimet e seancës.

BERISHA:“NUK KA RËNDËSI FYERJA E RAMES NDAJ MEJE, POR MOHIMI I TË DREJTËS SË FJALËS”

0

Pas pezullimit të seancës, ish kryeministri Sali Berisha tha se nuk ka ndodhur kurrë që të mos respektohet e drejta e fjalës e kërkuar për procedurë sic ndodhi sot. Berisha i është referuar edhe  ofendimit të pretenduar nga demokratët se kryeministri pas krahëve, teksa ai ishte në foltore, si i parëndësishëm në raport me mohimin e të drejtës së fjalës.

Deputeti demokrat Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Rama e ka fyer gjatë fjalës që po mbante në Kuvend për ligjin mbi pakicat kombëtare.Teksa ka folur për mediat jashtë sallës, Berisha ka akuzuar kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi se po përdor mekanizma të kohës së diktaturës së Enver Hoxhës.

PD BLLOKON FOLTOREN, RUCI PERJASHTON FLAMUR NOKEN

0

Sërish tension në Kuvend.  Si seancën e kaluar deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren e Kuvendit, paraditen e sotme, (12 tetor 2017)  duke akuzuar dhe debatuar me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi se nuk zbaton rregulloren.Shkak u bë mosdhënia e fjalës deputetit demokrat Flamur Noka, ndërsa në foltore kishte dalë për të folur deputeti i LSI-së, Shezair Rrokaj.  

Seanca e plaenare e dites se enjte është ndërprerë, ndërsa deputeti demokrat Flamur Noka është përjashtuar prej saj. Shkak është bërë kërkesa e Flamur Nokës për të folur pas ish-kryeministrit Berisha. Kryetari i Kuvendit i ka dhënë fjalën folësit të radhës të regjistruar Shezaij Rroka, çka ka bërë që Flamur Noka të shkonte në foltoren e Kuvendit, duke e zënë atë. Pas paralajmërimeve, kreu i kuvendit shpalli masën e përjashtimit të Nokes dhe ndërpreu seancën.

KUVEND, PËRPLASEN PËR PROCEDURËN E RREGULLORES. MAZHORANCA RRËZON PROPOZIMIN

0

Projektligji për mbrojtjen e pakicave është debatuar paraditen e kësaj të enjteje në Parlament, ku deputetit Vangjel Dule ka kërkuar që ky ligj të hiqet nga rendi i ditës, pasi sipas tij nuk është i plotë.Kërkesa është hedhur poshtë nga mazhoranca me anë të votimit. 

Ka nisur me një shqyrtim të rregullores seance plenare e së enjtes pas denoncimit të deputetit Vangjel Dule përshkelje të rregullores sa i përket afatit kohor te futjes në rendin e ditës, të ligjit për pakicat kombëtare. Por pavarësisht citimit të rregullores, mazhoranca rrëzoi me votë propozimin e tij.

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi kreun e kuvendit dhe Partinë Socialiste, se po shkelin me forcën e kartonit, rregulloren e parlamentit shqiptar.

Në debat është përfshirë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka kundërshtuar disa aspekte të ligjit, ku sipas tij ky ligj është përplasje e klaneve mafioze në qeveri. 

KRYEDEMOKRATI LULZIM BASHA AKUZON RUÇIN

0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar sërish kryetarin e Kuvendit se me urdhër të kryeministrit po i mbyll gojën opozitës, e cila sipas tij është gati të tregojë lidhjet e kreut të qeverisë me krimin.

Kreu i selisë blu, Lulzim Basha, ka ndaluar përpara gazetarëve jahtë ambienteve të parlamentit për të denoncuar shkeljen e rregullores nga kreu i kuvendit Gramoz Ruçi. Sipas Bashës kjo ka ndodhur me urdhër të Edi Ramës i cili po mundohet t’i mbyllë gojën opozitës. Për demokratët, deputeti Flamur Noka nuk shkeli rregulloren kur kërkoi fjalën për procedure, por Gramoz Ruçi kur nuk ia lejoi atë.

I gjenden 64 kg banesë, arrestohet 50-vjeçari në Memaliaj

0

Policia e Tepelenës ka arrestuar një 50-vjeçar nga fshati Kurtëz ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës pasi në shtëpinë e tij u gjetën 64 kg kanabis.

 

Njoftimi i plotë i policisë për ngjarjen:

 

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër në banesën e shtetasit Muharrem Mino, në fshatin Kurtëz, Memaliaj u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

 

Pesha totale e lëndës rezultoi 64 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

 

Muharrem Mino, 50 vjeç, banues në fshatin Kurtëz, njësia administrative Buz, Memaliaj.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Pas dasmës, Besniku i “NRG Band” i rikthehet punës në studio për projektet e reja

0

Dasma e tij bëri shumë bujë në media.

Solisti i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka muajin e kaluar kurorëzoi dashurinë e tij me martesë në një dasmë madhështore me shumë të ftuar VIP.

Pas gjithë kësaj zhurme mediatike të krijuar, Besniki i është rikthyer punës në studio, për të punuar projektet e reja.

Ai ka publikuar një ‘selfie‘ në InstaStory, ku shfaqet në studion e tij, teksa punon për këngën e re.

Ndërkohë, projekti i fundit muzikor i grupit pejan mbetet kënga “Balkanbooty”, e cila u prit mire nga publiku.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë befasitë e radhës nga “NRG Band” tashmë për fundvit.

Image

Afrona i komenton Teutës, por “plas keq”: Ti s’ke respekt

0

Para pak kohësh, gjatë një interviste për mediat, Blero Muharremi ka rrëfyer se raporti mes të dashurës së tij dhe ish-bashkëshortes është shumë i mirë, e se madje ato pijnë edhe kafe me njëra-tjtrën.

Por duket se kjo është thuajse e pabesueshme nga fansat, e në rastin konkret, për fansat e Teuta Krasniqit.

Në një foto të publikuar në Instagram nga aktorja Krasniqi, ish-bashkëshortja e Bleros, ajo kishte nxjerr dy vajzat e saj, Tarën e cila është vajza e Bleros dhe Kaian që është vajza e partnerit të saj të tanishëm.

Por një koment nga Afrona Dika, e dashura e Bleors, ka ngjallur një reagim të ashpër të disa fansave. Afrona kishte komentuar me disa ikona zemrash, por kjo është dukur si një veprim i shtirur nga disa fansa të cilët i kanë shkruar që mos të bëj engjëllin pasi ajo nuk ka respekt as për ish-gruan e këngëtarit as për vajzën e tij, përderisa publikon foto intime me të.

Por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim as nga Afrona por as nga Teuta, duke i anashkaluar këto komente.

Image

Çfarë punojnë njerëzit e suksesshëm pas orarit të punës?

0

Kur i plotësojnë të gjitha obligimet e tyre ditore, njerëzit e suksesshëm përpiqen ta zbukurojnë jetën e tyre.

Pos kërkesës për qetësi, ata përqendrohen në gjëra të dobishme dhe të bukura në jetë, të cilat i bëjmë më optimistë.

1. Shkyçin aparatet elektronike

Madje edhe nëse i shkyçin vetëm për një orë, edhe kjo gjë ka kuptim. Për atë kohë mund të relaksohen dhe t’i kushtohen familjes.

2. Shkojnë për të pirë

Studime të ndryshme kanë treguar që konsumimi me masë i alkoolit zvogëlon rrezikun nga pika në tru, pika në zemër dhe nga problemet e tjera kardiovaskulare.

3. Bëjnë seks

Seksi ul shtypjen e gjakut, zvogëlon rrezikun nga pika në zemër, nga kanceri i prostatës dhe përmirëson gjumin. Njerëzit seksualisht aktivë rrallë marrin pushim mjekësor.

4. Planifikojnë vikendin

Hulumtimet kanë treguar që njerëzit të cilët shkojnë me pushime janë më të lumtur se ata të cilët nuk e praktikojnë pushimin. Nëse nuk mund të ndani disa ditë për pushime, planifikoni disa aktivitete interesante për vikend.

5. Praktikojnë ekoterapinë

Ekoterapia është e njohur edhe si dalje në natyrë dhe është jashtëzakonisht e dobishme për shëndetin dhe mirëqenien. Hulumtime të ndryshme kanë treguar që aktivitetet në natyrë, siç janë alpinizmi apo marrja me kopshtari përmirësojnë shëndetin mendor dhe shtojnë produktivitetin në punë.

Si po e përjeton Elgit Doda vëmendjen mediatike…?

0

Dy ditë më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda, një nga çiftet më të komentuar të verës, zyrtarizuan lidhjen e tyre përmes një fotoje në rrjetet sociale. Pasi ishin treguar të rezevuar mbi marrëdhënien e tyre ata vendosën të bënin publike.

Duket se kompozitori nuk e ka marrë aspak për mirë të gjithë këtë vëmendje mediatike të momentit. Ai ka reaguar në Instagram duke u shprehur se sipas tij, në vendin tonë mediat vlerësojnë për skandalet e lajmet rozë e jo për artin. Elgiti ka kritikuar mediat që nuk e kanë vlerësuar për punën, por për lidhjen e dashurisë.

Ja reagimi i tij gjatë ditës së sotme:

“Çfarë i duhet arti një artisti? Në Shqipëri, në vendin ku jetojmë e punojmë mjafton të krijosh një lidhje, mjafton të prodhosh një skandal, mjafton të bësh një “scoop” dhe je në qendër të portaleve. Vërshojnë telefonatat për emisione… Nuk ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt! Puno ti o vëlla, rri pa gjumë, lodhu pa fund, bëj këngë, fito festivale, prodho hite muzikore, askush s’e vret mendjen se këto gjëra janë lajmi i vërtetë dhe duhet ta ushqesh publikun dhe të marrësh klikime dhe audiencën e merituar. I/e dashur drejtues portali, I/e dashur drejtues emisioni, ushqeje këtë publik “të pafajshëm” me gjëra qe ja vlejnë sepse ky duhet të ishte misioni yt! Mediokriteti dhe Pseudoarti tashmë falë jush kanë zënë vënd fuqishëm në të shkretin “Vend”.