Ballina Blog Faqe 9344

Vrasja e gjyqtares Hafizi, presidenti Meta ndërmerr katër nisma

0

Presideti Meta ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi dhe për këtë shkak ka marrë edhe katër nisma.

Në cilësinë e Presidentit të Republikës, të kompetencave që më njohin Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, po bëj publike këto nisma:

  1. Duke qenë se deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ushtroj funksionin e Kryetarit të KLD, kam kërkuar nga KLD dhe Inspektorati i saj, që në përputhje me kompetencat që iu njeh legjislacioni në fuqi, të fillojnë një procedurë për verifikimin e vendimit të marrë nga Gjykata e Kavajës, më 28 prill 2016, ndaj shtetasit Fadil Kasemi.
  1. Gjithashtu kam kërkuar të përfshihet në rendin e ditës të mbledhjes më të parë të KLD, një raportim mbi ndjekjen e detyrave të vendosura nga ky organ, për procedurat që duhet të ndiqen nga Gjykatat, në çështjet e lëshimit të urdhërave të mbrojtjes, për viktimat e dhunës në familje.
  1. Angazhohem që si President në ushtrimin e kompetencës kushtetuese të ushtrimit të së drejtës së faljes, do të zbatojë në gërmë dhe në frymë Kushtetutën e RSH, si dhe ligjin 10 295/2010 “Për faljen”, por jo vetëm. Një familje e lumtur, në mirëqënie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e shoqërisë. Duke pasur në konsideratë, sa të rëndësishme janë jeta dhe shëndeti për çdo anëtar të familjes, por edhe rrezikshmërinë që paraqesin individët dhunues në familje, me qëllim dekurajimin dhe parandalimin e tyre në kryerjen e këtyre veprave, angazhohem që gjatë mandatit tim presidencial, nuk do të ushtroj të drejtën e faljes për asnjë individ të dënuar për vepra penale në marrëdhëniet familjare (përfshirë këtu por jo vetëm, nenet 79/c, 130/a, të Kodit Penal). Nëse për zbatimin e angazhimit të mësipërm në ushtrimin e të drejtës së faljes, nevojiten ndryshime në ligjin “Për faljen”, kërkoj angazhimin dhe bashkëpunimin e institucioneve të tjera, për ndërmarrjen e nismës ligjore për këtë qëllim.
  1. Gjithashtu i bëj thirrje Ministrisë së Drejtësisë si nismëtare për projektligjet për dhënie aministie, por edhe ligjvënësve të Kuvendit të Shqipërisë, që në vijim në asnjë rast në këto projektligje, të mos përfshihen si subjekte përfituese të tyre, të dënuarit të cilët kanë kryer vepra penale në marrëdhëniet familjare.

Është koha për të rritur bashkëpunimin dhe veprimin e të gjithë institucioneve me qëllim ndëshkimin shembullor të dhunës në familje.

Si kërkon t’ia hedhë sërish drejtësisë vrasësi i gjyqtares Fildes Hafizi

0

Pas hekurave ku qëndron prej katër ditësh, Fadil Kasemi autori i vrasjes së ish-gruas së tij, ngjarje kjo e ndodhur në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet, kërkon t’ia hedhë drejtësisë për herë të dytë.

Dy vite më parë kjo manovër rezultoi e suksesshme, por nuk mund të themi të njëjtën gjë këtë herë. Ai rrezikon burgimin e përjeshtëm me akuzat e ngritura nga prokuroria, si; vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, rrëmbim personi dhe armëmbajtje pa leje.  53-vjeçari së bashku me avokatin e tij i kanë thënë hetuesve se, krimi ka ndodhur në kushtet e tronditjes së thellë psikike.

Ky element, sipas avokatit kërkohet të shqyrtohet në të ardhem nga trupa gjyqësore me relator Fran Prendin. Nëse gjykata do ta pranojë kërkesën e të pandehurit për një ekspertizë psikike, atëherë ka gjasa që vrasësi i gjyqtares së Shkodrës mund të t’i shpëtojë burgimit përjetë.

Por, me ndryshimet e reja të kodit të procedurës penale të hyra në fuqi më 1 gusht të këtij viti, i pandehuri nuk përfiton gjykimin e shkurtuar.

Me të njëjtën kartë, Kasëmi ka luajtur edhe në ngjarjen e ndodhur në korrik të 2015-ës. Ai tentoi të qëllonte me armë ish-bashkëshorten e tij Fildiz Hafizi, por mbeti në tentative, pasi ishin fëmijët e çiftit ata që ndërhynë për qetësimin e situatës. Deri në këtë fazë të hetimit, organi i akuzës thekson se, në të dy rastet i burgosuri ka pasur si motiv për vrasjen e Hafizit, xhelozinë.

Konfliktet në familje lidhen më kërkesën e divorcit që e ndjera kishte kërkuar ndaj Kasemit. Ky i fundit kishte shitur një apartament rreth 4 vite më parë dhe paratë sipas prokurorisë i kishte luajtur në kumar. Nëna e dy fëmijëve ishte detyruar të merrte një banesë me qira afër zonës së “Xhamllikut”, ku kishte jetuar edhe më herët.

Marrë nga Abc News

Arrestohet ndërtuesi në Tiranë, borxhi 50 mijë euro e çon pas hekurave

0

Policia e Tiranës ka arrestuar një 69-vjeçar që ishte i shpallur në kërkim pasi është dënuar nga gjykata për mashtrim. Ai është Xhelal Hoxha, ndërtues, i dënuar me 11 vite e 8 muaj burg për mashtrim.

Bëhet fjalë për një borxh prej 50 mijë euro të marrë në vitin 2006 dhe që nuk e kishte kthyer. Për borxhin që kishte marrë, 69-vjeçari kishte lënë garanci 5 apartamente në një pallat që po ndërtonte në Golem në atë kohë, dhe për këtë kishin nënshkruar një kontratë.

Por, huadhënësi kishte verifikuar nga punonjësit e Hipotekës se Xhelal Hoxha nuk kishte asnjë objekt në të dhënat e regjistruara në kontratën noteriale.

Gjatë një takimi sqarues, Hoxha i ka premtuar kallëzuesit Sh. M. një apartament në një pallat në ndërtim në Durrës. Në vijim, pas dyshimeve se ishte mashtruar, Sh. M. ka kërkuar kthimin e parave, veprim që nuk është kryer nga ndërtuesi.

Pavarësisht kërkesave të të dëmtuarit, i pandehuri që nga viti 2008 e në vazhdim nuk ka pranuar që t’ia kthejë shumën prej 50 000 eurosh te dëmtuarit Sh. M.

Skema e “spiunazhit” në institucione, si do funksionojnë sinjalizuesit

0

Institucionet publike që kanë një staf me mbi 80 persona të punësuar, dhe ato private që kanë mbi 100 punonjës, duhet të kenë gati strukturën e spiunazhit.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasuriveu la afat deri në 15 korrik institucioneve dhe bizneseve për të dërguar strukturën.

Sipas një udhërrëfyesi të hartuar nga Koalicioni i Europës Juglindore për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe të publikuar nga Panorama kjo strukturë do ketë një manual të veçantë në marrëdhënien mes sinjalizuesit deri tek hallkat e tjera.

Sinjalizuesit do raportojnë rastet që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës, shpërdorimin e buxhetit.

Sinjalizuesit do të jenë punonjës të institucionit publik, por edhe atij privat dhe do të paguhen nga këta të fundit dhe do të gëzojnë status dhe mbrojtje të veçantë me ligj.

Manuali i funksionimit të sinjalizuesve:

Ku mund ta bëj sinjalizimin?

 Nëse gjatë punës viheni në dijeni të veprimeve ose praktikave të korrupsionit, sinjalizimin mund ta bëni te njësia përgjegjëse brenda institucionit publik ose ndërmarrjes private ku punoni ose tek ILDKPI. Sinjalizimi kryhet te njësia përgjegjëse dhe brenda institucionit publik ose ndërmarrjes private quhet sinjalizim i brendshëm. Sinjalizimi i kryer tek ILDKPI quhet sinjalizim i jashtëm.

A mund të sinjalizoj një akt korrupsioni në një institucion ose ndërmarrje të ndryshme nga ajo ku punoj?

Po. Nuk përjashtohet që të sinjalizoni për një akt korrupsioni të një institucioni publik apo ndërmarrjeje private të ndryshme nga ajo në të cilën punoni.

Çfarë detyrimesh ka njësia përgjegjëse për sinjalizimin?

Njësia përgjegjëse brenda institucionit publik ose ndërmarrjes private, e cila mund të përbëhet nga një ose më shumë punonjës, ka për detyrë të shqyrtojë nëse mbas sinjalizimit do të kryhet hetimi administrativ, si dhe të shqyrtojë kërkesën e sinjalizuesit për mbrojtje, nëse sinjalizuesi e kërkon.

Në ç’formë mund ta bëj një sinjalizim?

Sinjalizimin mund ta bëni me shkrim ose me gojë përpara punonjësve të njëjësisë përgjegjëse brenda institucionit publik apo ndërmarrjes private ose tek ILDKPI.

A mund të bëj një sinjalizim nëpërmjet telefonit ose e-mailit?

Ligji për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve parashikon se sinjalizimi mund të bëhet me çdo mjet komunikimi. Kjo presupozon edhe komunikimin elektronik. Megjithatë, që sinjalizimi të quhet i vlefshëm, nevojitet që sinjalizuesi të kontaktojë fizikisht punonjësit e njësisë së brendshme të sinjalizimit ose të ILDKPI-së.

A mund të sinjalizoj në mënyrë anonime?

Ju mund të zgjidhni të sinjalizoni në mënyrë anonime dhe sinjalizimi të pranohet, nëse arsyetoni shkaqet e anonimatit dhe nëse të dhënat e sinjalizuara përbëjnë një bazë të mjaftueshme për të hetuar administrativisht veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit.

A mund ta denoncoj te një punonjës policie, në vend të sinjalizimit? Në thelb, sinjalizimi është e njëjta gjë si dhënia e informatave mbi një akt korruptim një punonjësi policie apo dhe gazetari. Megjithatë, ka një dallim ndërmjet të dyjave. Nëse do të bëni një sinjalizim sipas ligjit, njësia përgjegjëse ku keni kryer sinjalizimin, ka për detyrë që të përfundojë një hetim administrativ të sinjalizimit sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 60 ditë nga data e fillimit të hetimit. Ndryshe nëse e raportoni në polici, nuk është e detyrueshme që policia të veprojë mbi informacionin e dhënë.

A ka kushte për një sinjalizues që të mbrohet nga ligji?

Po. Në raportimin e një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni, sinjalizuesi duhet të ketë motive të pastra dhe të ndershme dhe arsye për të besuar se informacioni i raportuar është i vërtetë.

mund të paditem për kryerjen e një sinjalizimi të pasaktë?

Në rast se nga shqyrtimi paraprak i sinjalizimit, njësia përgjegjëse ose ILDKPI konkludojnë se sinjalizuesi nuk ka vepruar në kushtet e mirëbesimit, apo se sinjalizimi nuk është depozituar sipas procedurës së kërkuar, atëherë vendosin për mosfillimin e hetimit administrativ. Ky vendim nuk sjell pasojë për sinjalizuesin. Një sinjalizues mund të paditet nëse sinjalizimi përmban informacionin të klasifikuar dhe sinjalizuesi është përgjegjës për zbulimin e sekretit. Po kështu, sinjalizuesi mund të rrezikojë të paditet nga i sinjalizuari, nëse sinjalizimi është kryer në mënyrë abuzive ose shpifëse.

A mund të më detyrojë punëdhënësi të nënshkruaj ndonjë akt që më ndalon sinjalizimin?

Sipas ligjit, nënshkrimi i çdo akt-marrëveshjeje, që përjashtohen ose kufizohen të drejtat dhe mbrojtjen e sinjalizuesit, është i pavlefshëm. Të drejtat e sinjalizuesit kanë epërsi ndaj marrëveshjeve të konfidencialitetit ndërmjet punëdhënësit dhe punë- marrësve.

Cilat janë përgjegjësitë e punëdhënësit në lidhje me sinjalizimin?

Fryma e ligjit kërkon nga punëdhënësi që të krijojë një mjedis të hapur, transparent dhe të sigurt, ku punonjësit të ndihen të motivuar dhe të sigurt për të sinjalizuar, nëse konstatojnë akte korruptive. Për të lehtësuar sinjalizimin, ligji parashikon që institucionet publike dhe ndërmarrjet private të miratojnë rregullore të brendshme të posaçme për procedurën e shqyrtimit të hetimit administrativ të sinjalizimit dhe mekanizmat e mbrojtjes së konfidencialitetit. Edhe institucioneve të sigurisë së lartë u duhen sinjalizuesit Institucionet e Sigurisë së lartë, të cilat qarkullojnë informacione të klasifikuara apo sekrete, nuk do të jenë të përjashtuara nga detyrimi ligjor për të pasur sinjalizues brenda tyre. Sipas ligjit për sinjalizuesit, këto institucione nuk janë të përjashtuara nga risku i akteve korruptive të mundshme, ndaj parashikon edhe detyrimin për të pasur sinjalizues edhe brenda institucioneve të Sigurisë së Lartë. Ligji parashikon edhe mënyrën sipas të cilës do të mbrohet informacioni sekret. Për të mbrojtur informacionin e klasifikuar sekret, ligji parashikon detyrimin e sinjalizuesve dhe njësive përgjegjëse për të ruajtur sekretin shtetëror si gjatë marrjes së sinjalizimit, ashtu edhe gjatë hetimit apo mbrojtjes së sinjalizuesit. Të dhënat personale të sinjalizuesve, në dokumentacionin e mbajtur prej tyre, ruhen për një periudhë 60 ditë mbas marrjes së vendimit për përfundimin e hetimit administrativ.

sinjalizuesi

Boçi: Loja me Akademinë e Shkencave, farsë si loja “ne jemi dy shqiponja”

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka reaguar në rrjetin e tij social facebook, në lidhje reformimin e shumë pritur të Akedemisë së Shkencave, por që kryeministri Rama nuk e  zhvilloi asnjëherë.

“Fortuna” e daklaruar që Rama do shkaktonte mbi Akademinë, kur sapo ai mori pushtetin në 2013, nuk ndodhi asnjëherë. Akademia as nuk u reformua, as nuk u pajis me Ligj të veçantë dhe as nuk u financua realisht për të realizuar Kërkim Shkencor., shkruan Boçi në postimin e tij.

Deputeti Boçi shprehet se kjo është pjesë e çorientimit që i bëri Rama me dashje përgjatë 4 viteve asaj pak shkence shqiptare, për të cilën nuk foli asnjëherë, nuk e mbështeti, nuk e financoi, përpos që vetëm e përçmoi e braktisi dhe e zhvlerësoi plotësisht.

Ajo që ka ngjarë sot me Akademinë ngjan si dy pika uji me atë që ka ndodhur në Universitete e që ka ndodhur në Arsimin parauniversitar në tërësi. Farsë zgjedhjesh sipas lojës “ne jemi dy shqiponja….”, vijon Boçi në postimin e tij.

Postimi i Luciono Boçi-t në FB:

Del skema e financimit të Akademisë së Shkencave. Vetëm në 2016-ën ka marrë 96 milionë lekë

0

Kryeministri Edi Rama bëri me dije drejtuesve të sapozgjedhur në Akademinë e Shkencave, se duhet t’i gjejnë vetë paratë për pagat, projektet, sponsorizimet, e çdo shpenzim tjetër.

Por si është financuar deri më sot kjo Akademi?

Report Tv, shkruan se bilanci financiar i kësaj akademie është goxha i majmë.

Në vitin 2016, ky institucion buxhetor ka marrë nga buxheti i shtetit 96 milionë lekë të reja për paga dhe shpenzime.

Nga këto para 94 milionë lekë të reja janë shpenzuar për pagat dhe shpenzimet korrekte de vetëm 2 milionë lekë të reja janë përdorur për investime.

Akademia e Shkencave sipas Report Tv, nuk ka marrë asnjë para nga sponsorizime apo dhurata.

I vetmi mekanizëm për të qendruar në këmbë kanë qenë paratë e buxhetit të shtetit.

Pritet të shikohet nëse do ketë vërtetë ndërprerje financare dhe do shikohet çfarë do ndodh me këtë Akademi./Hashtag.al

300624

Denoncimi i prindërve: Përveç librave na detyrojnë të blejmë fletoret e punës

0

Problematika e shitjes së librave shkollorë vijon dhe këtë vit, dhe përditë prindërit denoncojnë raste abuzimi me çmimet.

Kësaj here bëhet fjalë për fletoret e punës, elementët shtesë në një paketë librash, që prindërit thonë se punonjësit në pikat e shitjeve japin më shumë të tilla se libra.

Shumë prej tyre në Patos shprehen se është kushtëzuar blerja e librit në rast se nuk blihet dhe fletorja.

 “Nga 5 libra që ka vajza kemi marrë deri tani 12. Kemi edhe gjysmën e tyre për të marrë,”-ka thënë një prind

Policia/ Tiranë vihen në pranga 5 persona, ushtronin dhunë në familje

0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona gjatë 24 orëve të fundit, pasi ushtronin dhunë në familje.

Mësohet se të arrestuarit janë:

Edmond Agolli, 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit, shtetasve S.H., 40 vjeçe dhe E.A., 20 vjeç.

Ferit Ndreaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases V.N., 28 vjeçe.

Sali Bana, 70 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases S.B., 68 vjeçe.

Antonio Ruçi, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases A.Xh., 27 vjeçe.

Dritan Krypi, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases Xh.K., 42 vjeçe. Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale” Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Vrasja e gjyqtares, Presidenti Meta: Krimet në familje të mos përfshihen në amnisti

0

Pas vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi, Presidenti Ilir Meta, paralajmëroi lëvizje për të gjetur përgjegjësit e ngjarjes së rëndë.

Sot, mësohet se Presidenti ka kërkuar që krimet në familje të mos përfshihen në amnisti.

Ai ka shtuar se nuk do dekretojë falje për persona që kanë kryer këto krime.

Fadil Kasëmi, ish-burri i gjyqtares, ishte liruar nga burgu falë një amnistie.

KLD nis inspektim ndaj gjyqtarëve që liruan Fadil Kasëmin

0

Këshilli i Lartë i Drejtësisë po kryen një inspektim në Gjykatën e Kavajës, duke sekuestruar dosjen e vendimit për dënimin e ish-burrit të gjyqtares Fildeze Hafizi.

Gjykata e Kavajës dënoi me 3 vite burg Fadil Kasëmin në vitin 2015, kur gjyqtarja denoncoi burrin për tentativë vrasje e dhunë.q

Bëhet me dije se në dosjen e vendimit do të kontrollohet ana proceduriale e dhënies së vendimit nga trupa gjykuese.

Inspektoriati i KLD ka marrë vendim për të nisur verifikimin për 3 gjyqtarët e Kavajes që e dënuan Fadil Kasëmin me 3 vite burg në vitin 2015.