Ballina Blog Faqe 9343

Basha takon protestuesit jashtë Parlamentit: E turpshme që Ruçi u zgjodh Kryetar Kuvendi

0

Pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit si Kryetar i Kuvendit, kreu i PD-së, Basha ka dalë nga salla e Parlamentit dhe është bashkuar me protestuesit të cilët kundërshtonin zgjedhjen e Ruçit si kryeparlamentar.

Duke folur me ta, Basha u shpreh se zgjedhja e Ruçit në këtë post ishte e turpshme.

‘E turpshme të zgjidhet Ruçi në krye të parlamentit. Ai është përgjegjës për masakrën e 2 prillit dhe 4 viktimat e pafajshme’, deklaroi Basha para protestuesve duke i mbështetur ata.

Gramoz Ruçi u zgjodh Kryetar Kuvendi me 80 vota, dy prej të cilave kaë ardhur nga Partia Demokratike edhe pse nuk dihet se cilët deputetë demokratë votuan pro tij.

Meta dekreton Ramën si Kryeministër të Shqipërisë

0

Presidenti Meta ka dekretuar Edi Ramën si Kryeministër të vendit.

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Ndërkaq të hënën e 11 shtatorit, Rama do paraqitet në Kuvend për të marrë votëbesimin e qeverisë së tij dhe për të paraqitur programin e tij qeverisës.

Gramoz Ruçi zgjidhet Kryetar Kuvendi, rrjedhje votash nga PD për kryeparlamentarin

0

Ka përfunduar votimi për Kreun e ri të Kuvendit.

Në përfundim të tij Gramoz Ruçi është zgjedhur Kreu i ri i Kuvendit me 80 vota pro, 40 vota kundër kurse 1 votë doli e pavlefshme.

Në votime morën pjesë 121 deputetë dhe vetëm 1 votë doli e pavlefshme, kurse 19 deputetët e LSI-së nuk morën pjesë në votime ashtu siç kishin paralajmëruar, edhe pse ishin të pranishëm në sallë.

Edhe pse deputetët e Partisë Demokratike kishin vendosur të mos merrnin pjesë në votimin për Gramoz Ruçin, një pjesë e mirë e tyre kanë marrë pjesë në votime.

Pas marrjes së postit, Ruçi ka mbajtur fjalën e rastit duke u zotuar të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën e vendit.

Rama takon Bashën pas votimit për Kreun e Kuvendit

0

Pasi votoi për Kreun e ri të Kuvendit, kryeminstri Rama është afruar tek vendi ku qëndrojnë deputetët e opozitës dhe është përshëndetur me disa prej tyre.

Ai është takuar fillimisht me Flamur Nokën dhe më pas me kreun e PD-së, Basha, të cilit i ka dhënë dorën.

Kryemadhi: Do mbrojmë interesat e qytetarëve, nuk i njohim 74 mandatet e PS-së

0

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka qenë e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 ku ka folur për aktualitetin politik dhe për nisjen e punës së parlamentit të ri.

Në bashjëbisedimin e saj me gazetaren, Kryemadhi pranoi se me bërjen e Metës President të Republikës, përgjegjësia e saj si kryetare e partisë është më e madhe.

Kjo pasi tashmë LSI është në opozitë dhe duhet të luftojë fort për interesat e qytetarëve.

Lidhur me çështjen e votimit të Gramoz Ruçit si Kryetar Kuvendi, kryetarja e LSI-së ka sqaruar edhe njëherë pozicionin e forcës që përfaqëson duke thënë se vota e LSI-së do jetë kundër.

Ndër të tjera Kryemadhi tha se LSI i ka denoncuar zgjedhjet e 25 qershorit dhe nuk i njeh 74 mandatet e marra nga PS.

‘Ne nuk jemi në parlament se njohim zgjedhjet, por ngaqë përfaqësojmë 225 mijë e 73 vota të shqiptarëve.’

Ndërsa lidhur me qeverinë e re Kryemadhi tha se sa më e vogël të jetë ajo, aq më i madh pritet të jetë korrupsioni duke qenë se vetëm 2 ministri do kenë 80% të gjithë buxhetit.

Në fund Kryemadhi u shpreh se nuk kishte asgjë kundër emrave të përveçëm por e ka me sistemin, pasi çdo debat është parimor dhe jo personal.

Ish-të Përndjekurit dhe të rinjtë e FRPD-së protestë në Spaç: Kundër diktaturës së re që po instalohet në vend

0

Ish-të Përndjekurit dhe të rinjtë e Partisë Demokratike kanë vajtur sot në burgun e Spaçit, në vendin ku më së shumti kanë vuajtur dënimet e tyre të burgosurit politik të regjimit komunist.

Me pankarta në duar të rinjtë e FRPD-së kanë protestuar në mënyrë simbolike kundër diktaturës së re që po instalohet në vend.

3

4

2

1

Radari? Avaz i vjetër…

0

U zbulua një letër njoftojnë mediat! Uaaauu!
Letra e zbuluar tregon se Drejtori i Përgjithshëm Çako njoftonte Ministrin e Brendshëm se nuk punon Radari i kontrollit të hapësirës detare! Pasojat? Skafet e drogës venë e vinë… Pa hyrë në analizën se kush e nxorri letrën, apo kush e kërkon këtë ping – pong përgjegjësie, sepse ky avaz është aq i vjetër sa tregohet edhe një humor në vite….
Në kohën e Xhaxhit Enverit, kur mardhëniet me Kinën Popullore ishin më shumë se vëllazërore, gadishmërinë për ndezjen e Radarit të kontrollit të hapësirës detare në Pashaliman e mbanin shokët kinez. Shoku Li ishte përgjegjës për të. Dihet edhe disiplina e shokëve kinezë në punë. Por një ditë Li-u u sëmurë dhe i riu Xeng e zëvëndesonte. Mirpo Xëngu nuk kish mësuar akoma shqip dhe kur u dha një alarm për shkelje të hapësirës detare te Radari u ndodh Xëng-u në këmbë. Komandanti i bazës i tensionuar nga shkelja kërkonte kinezin Li, dhe kur sheh aty Xëng-un, i nxehur i kërkon llogari:
Ku është Li ?
Xëngu, i emocionuar, me gjysma fjalë shqipe, i përgjigjet:
Liu sëmurë. Barku dhemb. Mut s’ka! (dmth Liu ishte zënë kaps e nuk kish dalë në punë)…
Por Radari punonte. Kinezi tjetër ishte në punë.
Po sot? Sot gadishmëri s’ka.Barku nuk dhemb. M…ka. Radari nuk punon…
Kush mban përgjegjësi?

 

https://www.facebook.com/ylli.dylgjeri/posts/10210527317560265

Ulen sërish siguracionet e makinave, sa shkojnë çmimet sipas kategorive

0

Siguracionet e makinave janë ulur sot me 30% në tregun vendas nga ana e kompanive të sigurimit. Bëhet fjalë për sigurimin motorik të detyrueshëm të njohur si TPL (sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta).

Në datën 24 gusht në treg ndodhi e njëjta situatë ku çmimet u ulën me 20% (Siguracionet, kompanitë ulin çmimet me 20 %, ja sa kushton sot një policë ) por pak ditë më vonë  u kthyen në normalitet për të përsëritur sot të njëjtin cikël por me një ulje më të theksuar.

Nga një vëzhgim i Monitor, kompanitë duket të kenë dy sjellje në treg. Të parët shkruajnë primin aq sa e shesin ndërkohë që të dytët shkruajnë primin normal, pra pa ulje,  por që në mënyrë informale aplikojnë uljen.

Sa shitet sot një policë sigurimi

Sot një policë për mjetet me kubikazh deri në 1600 cm3 dhe më e re se 10 vite shitet 11 700 lekë ndërkohë që më herët ky çmim mesatarisht në treg ishte 17.600 lekë.

Për një mjet me të njëjtën fuqi motorike por që është e barabartë ose më e vjetër se 10 vite  primi sot është rreth 12 000 lekë ndërkohe që më herët ishte rreth 18 000 lekë.

Për mjetet me kubikazh 1600-2500 cm3 dhe me vjetërsi më të vogël se 10 vite primi i sigurimit ishte rreth 18 300 lekë ndërkohe që sot i njëjti prim shitet rreth 12 000 lekë.

Për një mjet me vjetërsi të barabartë ose më të madhe se 10 vite primi që shkruhet nga kompanitë është rreth 12 500 lekë ndërkohë që më herët ky prim kishte një mesatare prej 18 900 lekë.

Për mjetet që kanë një kapacitet motorik mbi 2500 cm3 dhe janë më të reja se 10 vite, pra pas 2007, primi i ri është 12 500 lekë ndërkohe që më herët ishte 19 000 lekë.

Për mjetet me të njëjtin kapacitet por me vjetërsi më të madhe se 2007 primi i sotshëm është 13 000 lekë ndërkohë që më herët ishte rreth 19 500 lekë.

Ulet edhe kartoni jeshil me 50%

Ulja e primit nuk është bërë vetëm tek TPL por edhe tek kartoni jeshil. Kompanitë po aplikojnë sot çmime 50% më të ulëta.

Konkretisht kartoni jeshil për një afat 15 ditor nga 40 euro po shitet 20 euro ndërkohë që ai për një afat 1 mujor nga 60 euro në 30 euro.

Marrë nga Monitor

Vettingu – Punonjës të Hipotekave fshehën pasuritë për disa gjyqtarë dhe prokurorë

0

Prokurorë e gjyqtarë dyshohet se po tentojnë të fshehin pasuritë, për të shmangur penalizimet nga Vettingu. Pjesë e këtij procesi ka dyshime se janë bërë edhe punonjës të hipotekave.

Televizioni Klan ka arritur të sigurojë një letër konfidenciale që kryeregjistruesja e sapoemëruar, Blerina Doracaj, u ka nisur zyrave vendore të regjistrimit të pasurive.

Me anë të kësaj shkrese ajo kërkon rifillimin edhe njëherë të procesit të kontrollit të pasurive për 68 gjyqtarë dhe prokurorë, pasi faza e parë që sapo ka përfunduar ka konstatuar mangësi, deri në fshehje të të dhënave të pronave për një pjesë të magjistratëve.

“Nuk është dhënë informacioni për pasuritë në emër të personave të kërkuar, të cilët kane rezultuar të regjistruar ne ZRVPP, por të deklaruara nga subjekti, por edhe raste kur nuk janë deklaruar, duke sjellë për pasojë fshehjen e informacionit, e cila sjell pasoja juridike”, thuhet në shkresën e Doracajt.

Kryeregjistruesja paralajmëron personelin e hipotekës për përgjegjësi Penale. Një grup pune do të ngrihet për të verifikuar të gjithë mënyrën se si është bërë deri më sot lista me pasuritë e magjistratëve ne zyrat e hipotekave.

Përgjegjësi do të ketë edhe për punonjësit që do të konstatohen se kanë zvarritur procesin apo kanë ndihmuar subjektet për t’i shpëtuar Vettingut.

Në urdhër kërkohet të zbatohet menjëherë kërkesa që ka bërë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Interesave dhe të mos ketë vonesa në listimin e pasurive për ata që janë pjesë e reformës në drejtësi.

Janë konstatuar edhe gabime gramatikore në të dhënat e gjyqtareve dhe prokuroreve, të cilat kanë sjellë rifillimin e procesit të kontrollit e deri te fshehja e qëllimshme e të dhënave apo shkelja e afateve ligjore për kthimin e përgjigjeve.

Grupi i punës i cili do të marrë përsipër Vettingun e pasurive do të punojë me orar të zgjatur deri në datën 15 shtator për të përfunduar të gjithë procesin.  Kjo është hera e tretë që punonjësit e hipotekës i kthehen kontrollit të pasurive për gjyqtarët e prokurorët. Herën e parë kontrolli mbeti peng i ankimimit të ligjit në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa hera e dytë ka gjetur parregullsi.

Marrë nga TV Klan 

Fuga: Ta shpëtojmë Akademinë e Shkencave nga kalbëzimi, shqiptarët paguajnë për një shërbim që s’e marrin

0

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas zgjedhjeve për kreun e ri të Akademisë së Shkencave.

Ai i kërkon të ri ri-zgjedhurit që të tërhiqet nga kjo detyrë ndërsa kolegëve akademikë që ta shpëtojnë Akademinë e Shkencave nga kalbëzimi.

Sipas Fugës shoqëria nuk mund të shpenzojë më fonde për një shërbim që nuk e merr.