Ballina Blog Faqe 9342

Denoncimet te Berisha: Operacioni i policisë në Elbasan, një farsë për tu hedhur hi syve qytetarëve

0

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, vijon të publikojë denoncime të ndryshme mbi terrorin nga banda e Suel Çelës në qytetin e Elbasanit, dhe mbi aksionin e policisë në datën 18 shtator.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka publikuar dy mesazhe ky qytetari digjital shprehet se aksioni i policisë ka qenë një farsë, pasi nëse duan të zbulojnë dhe arrestojnë banditët, duhet që të marri në pyetje kryebashkiakun Sejdini, pasi ky i fundit njërin e ka dhëndërr dhe tjetrin mik të tij.

Por sipas qytetarëve kjo nuk ndodh për shkak se banditët në fjalë në kohën e zgjedhjeve mbledhin vota për Edi Ramën duke kërcënuar dhe terrorizuar qytetarët.

Postimi i Berishës në Facebook:

Thirrja e Manjanit pas marrëveshjes Rama-Ruçi: O sovran ku u katandise! Opozitë ku je?

0

Ish-ministri i Drejtësisë, ylli Manjani, ka reaguar psa marrëveshjes mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Sipas Manjanit një marrëveshje e tillë për të mos lejuar deputetët e PS-së për të bërë pyetje, enterpelanca apo mocione, është një mbyllje goje.

Për këtë ai ka kërkuar reagimin e qytetarëve ndaj asaj që ish-ministri e quan ‘Parti Shtet’ si dhe një opozitë të fortë.

“O sovran ku u katandise!

Janë marrë vesh me njëri-tjetrin?! Pse nuk ishin marrë vesh deri më sot?! Cfarë teatri! Pra paskan gënjyer kur folën si “ekip politik”…

Kanë rënë dakort në thelb të shkurtojnë gjuhën, për të zabtuar qetësisht shtetin! Nuk ju mjafton pushteti, duan të gjithë shtetin! Normal, kanë frikë! Zullumi po trashet…

Partia dhe shteti tashmë janë një! Janë një e të pandarë!

OPOZITË ku je? Është radha jote…

Qartësisht nuk mjafton më të bërit gam-gam në parlamentin e partisë-shtet!”, – shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:

Arrestohet i riu nga Vlora, bëri për spital në gjendje të dehur një 53-vjeçar

0

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka dhunuar 53-vjeçarin me iniciale K.B., duke i shkaktuar atij dëmtime të shumta.

Për rrjedhoë 53-vjeçari ka përfunduar në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

pas kësaj ngajre Martin Gërra 28 vjeç, është larguar me makinën e tij nga vendi i ngjarjes, por policia ka arritur ta vërë në pranga.

Po ashtu ai do të përballet edhe me akuzën e ‘Drejtimit të automjetit në gjendje të dehur’, pasi gjatë ndalimit rezultoi se ishte i pirë.

Krahas kësaj ndaj Martinë Gërrës rëndon edhe akuza e ‘plagosjes së lehtë me dashje’.

Berisha-Ramës: Tani i ke 79 deputetë, nga Jugu në Veri mijëra tonelata drogë presin që të shiten

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij, në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Berisha, mes dozave të ironisë, tha se Rama tashmë ka një mazhorancë me 79 deputetë duke përfshirë këtu dhe deputetët e shitur të opozitës.

Berisha tha se fjalimi i Ramës, ishte ndryshe nga 4 vite më parë, pasi Rama është kryetari i një shumice të blerë, një shumice droge, e cila e ka humbur betejën morale para qytetarëve.

Berisha bëri një deklaratë të fortë, dhe tha se sipas informacioneve të tij, nga jugu në veri, mijëra tonelata droge pritet të shiten.

Pjesë nga fjala e Berishës në Parlament:

Në ligjet dhe kushtetutën e vendit kjo seancë mblidhet për raportin për programin e qeverisë për 4 vitet që vijnë, mazhorancë kjo e dalë me 74 deputetë e transformuar në rrugë e sipër me 78-79 deputetë.

Gjer këtu jemi në një rrugë të ligjshme, mirëpo cilido që vëren fytyrat e këtyre deputetëve vëren se ka zi në fytyrat e tyre. Edi Rama, mbajti një fjalim, të ndryshëm nga ai i 4-viteve më parë të diktuar nga një panik i madh.

Në atë kushtetutën morale vini si një pseudomazhorancë e vërtetë, në atë kushtetutë morale, ju jeni të ndëshkuar. 2.4 milionë shqiptarë dhe sa përfaqësojnë të tjerë, ju përbuzën, ju përçmuan, ju ndëshkuan.

 Mund të shtoni? Po ju ku ishit?

E vërtetë, dhe ne kemi përgjegjësitë tona.

Por një proces të besueshëm e bën qeveria. Nga koha e Enver Hoxhës, ti je i dyti pas Mehmet Shehut, në panik.

Ndaj vrapoje si sheiku në shkretërirë nëpër dëgjesa publike.  Por kur kërcen nga sevdaja është problem madhor.

Shpikët mekanizmin e spiunimit të deputetëve.

 E fyen gënjeshtrën ta quash Edi Ramën gënjeshtar. Filozofia jote filozofia e drogës, përdorues droge, hajde të bëjmë bashkë testin e drogës. E fillove në 2008-ën me zonjën Bako. Bëre festë se e lirove, ishte mesazhi i drogës që po i dërgoje shqiptarëve. Erdhe në pushtet, e mbushe Shqipërinë me drogë.

Në vitet ’60, këtu ka qenë mbushur me drogë. Na nxirrnin në arë të mbillnim lulëkuqen e kanabisit. U kthyem te droga. U mboll në mënyrë të paimagjinueshme.

Pasi ka gënjyer ky zotëria, nga Priska deri në Kala të Dodës, mijëra, mijëra tonelata drogë po presin të shiten. Nuk e kanë shitur, ndaj nuk mbollën më shumë se vjet, ua them unë.

Ti arrestove ata që s’kishin njerëz të paguanin dritat, s’ke arrestuar as 5 vetë që trafikun drogën. Shumica jote është shumicë droge.”

Barcelona hakmerret me të njëjtën monedhë ndaj Juventu

0

Një përballje gjikandësh u quajt nga media të ndryshme sfida e mbrëmjes së sotme mes Barcelonës dhe Juventusit, por pavarësisht lojës së fortë dhe gjuajtjeve në portë, Barcelona ka rezultuar më deçizive dhe më e saktë

Katalanasit kanë hak për eleminimin nga Liga e Kampionëve një vit më parë nga ‘Zonja e vjetër’.

Barcelona arriti të gjejë golin e parë në minutën e fundit të pjesës së parë me një supergol të Lionel Messit, që e la Buffonin të habitur.

Ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë, Barcelona ka shënuar sërish.

Goli i dytë për Barcelonën ka ardhur nga këmbët e Rakitic në minutën e 56′-të ndërkohë 13 minuta më vonë ka qenë Messi i cili ka 3-fishuar rezultatin me golin e dytë personal në këtë përballje.

Me këtë fitore, Barcelona hakmerret për humbjen ndaj Juventusit me shifrat 3-0 në fushën e bardhezinjëve, humbje ajo që solli edhe eleminimin nga Liga e Kampionëve një vit më parë.

Tashmë mbetet për tu parë se si do të reagojë Juventusi në ndeshjen e kthimit në ‘Juventus Stadium’ në Torino.

Mehmetaj: ‘Rama 2’ qeveri eksperimentale, uluni e shkruani një program dinjitoz

0

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama 2’ nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë debateve mbi programin qeverisës.

Sipas Mehmetajt, kjo qeveri nuk ka një program.

Duke u ndalur tek fakti i kalimit të arsimit profesional në kujdesin e ministrit të Financave, ajo tha se nuk mund të jetë gjë tjetër pos një qeveria eksperimentale.

Një qeveri eksperimentale është kjo, po po, sepse nuk ka emër tjetër që mund t’i vendoset një qeverie që arsimin profesional ja jep ministrit të financave. Jam kurioze çdo bëjë më parë ministri Ahmetaj, tatimet dhe doganat, buxhetin e shtetit, do menaxhojë borxhin publik, apo do përgatisë kurrikulat e shkollave profesionale. E në fund meqenëse dje qeveria ishte e hapur për të pritur sugjerime, them që bashkërisht dhe meqenëse këtu kemi shumë deputetë të rinj që jam e sigurt do të jen shumë mendje hapur, ti japim kohë edhe me kryetarin e ri të Parlamentit, kësaj qeverie edhe një javë, po e bëj propozim këtë që të ulet të shkruajë një program qeverisës që të ishte sado pak dinjitoz, jo për ne, jo për këtë sallë, por për ata qytetarë që kanë varur një shpresë të fundit.

E në të kundërt, nëse nuk e bëjnë dot këtë dhe minimalisht mos të jenë kaq arrogantë, e kanë vetë në dorë, tek e fundit tepsinë e ndryshkur atë që ndryshkën këto katër vite, e kanë të gjithën për vete. Në s’dalin të tjerat, e kanë dhe një koncesion gati për oligarkët e skrapit që mezi i presin jashtë sallës së këtij parlamenti”, – tha Mehmetaj.

Aksident fatal në Greqi, një i vdekur dhe një shqiptar në gjendje të rëndë

0

Një aksident i rënë është raportuar të ketë ndodhur në Varkiza të Greqisë ku një grek ka humbur jetën dhe një shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë.

Mediat lokale raportojnë se 24-vjeçari shqiptar po udhëtonte me mikun e tij grek por nga shpejtësia e madhe automjeti ka fluturuar dhe është përmbysur në mes të asfaltit.

22-vjeçari grek ka humbur jetën në vend ndërkohë që shqiptari është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas policisë i ndjeri dhe shqiptari, i cili ishte edhe drejtuesi i automjetit, rezulton se në momentin e aksidentit nuk kanë patur të vënë rripat e sigurimit.

19 vjet pas vrasjes së të atit, Rudina Hajdari flet nga foltorja e Kuvendit

0

Në seancën maratonë të Kuvendit të Shqipërisë, ka folur edhe deputetja e re e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari.

Fjala e saj ka përkuar me 19-vjetorin e vrasjes së babait të saj, dëshmorit të demokracisë, Azem Hajdari, e për të mosrespektimi i Kuvendit është mosrespektim i atyre që nuk jetojnë më.

Por ndonëse fjala e parë, Rudina Hajdari nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë ‘Rama 2’, teksa e etiketoi si gabim fatal shkrirjen e Ministrisë së Integrimit.

“Shkrirja e Ministrisë së Integrimit për mua është gabim fatal. Do i shërbente anëtarësimit në BE. Ju e dini se negociatat e Kroacisë zgjatën plot 9 vjet. Ministria e Integrimit do të lehtësonte dhe shkurtonte këtë proces. Të flasësh në këtë podium është privilegj. Shqipëria ka paguar një çmim të rëndë për demokracinë. Mosrespektimi i këtij Kuvendi mosrespektim për ata që nuk janë sot. Detyra jonë është të ndërtojmë plane mbi parime të besueshme e afatgjatë… Jam e nderuar që flas sot para jush si bija e Azem Hajdarit”, – deklaroi ndër të tjera deputetja e PD-së, Rudina Hajdari.

17-vjeçari tentoi të hypte në avion, vjen deklarata e aeroportit: Nuk u cënua siguria

0

Pas lajmit se një 17-vjeçar nga Puka, pasi ka çarë rrjetën rrethuese të aeroportit të Rinasit ka tentuar të hypë në avion për tu larguar nga vendi, ka reaguar edhe aeroporti i Rinasit.

Me anë të një njoftimi për shtyp, aeroporti bën me dije se 17-vjeçari ishte pikasuer menjëherë nga punonjësit e aeroportit, dhe e kanë shoqëruar për në komisariatin e Rinasit.

“Policia e Rinasit e cila ka bërë të mundur shoqërimin e menjëhershëm të tij në mjediset e komisiariatit të Rinasit”,- sqarohet në reagimin e TIA.

Por pas zërave për mungesë sigurie në pistën e Riansit, autorietetet e aeroportit shprehen se kjo nuk është e vërtet, dhe se siguria nuk është kompromentuar në asnjë moment.

“Shtetasi E. G nuk ka patur asnjë kontakt me pasagjerë apo mjet. Në dijeninë tonë, motivi i veprimit të tij ishte emigrimi jashtë Shqipërisë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. TIA do ta vlerësonte nga ana e enteve mediatike, që për çdo informacion që lidhet me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, të merret konfirmim zyrtar nga kompania, në shërbim të saktësisë së lajmit dhe mënjanimit të çdo paqartësie. TIA nxit transparencën e informacionit, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur në komunikimin me mediat”, – sqarohet më tej në njjoftim.

Kryemadhi: Arritja e Ramës është kthimi i vendit nga ‘Principata e Lazaratit’ në ‘Republikën e Kanabisit’

0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar sërish kreun e qeverisë Edi Rama, për kanabizimin e vendit.

Sipas Kryemadhit, arritja e kryeministrit Rama është shndërrimi i vendit nga ‘Principatë të Lazaratit’ në ‘Republikë të Kanabisit’.

“Unë mendoj, që është krejtësisht meritë e kryeministrit që e shndërroi Shqipërinë, nga një vend që njihej për “Principatën kanabiste të Lazaratit” në “Republikën e përgjithshme dhe kombëtare të kanabisit”, dhe falë kësaj republike kanabiste, ai arriti të blinte dhe votat e shqiptarëve në Qershorin e turpshëm që lamë pas krahëve”, – tha Kryemadhi.