Ballina Blog Faqe 9342

Vrau 2 prindërit pas një zënke me të atin, Mirald Metallari mund të lërë qelinë

0

Mirald Metallari, 22-vjeçari i cili vrau prindërit e tij pas një zënke të momentit me të atin, mund të lërë qelinë e burgut.

Kjo për shkak të kërkesës së bërë nga prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka kërkuar ekspertizë mjekoligjore për 22-vjeçarin, pas ky i fundit mund të vuajë nga ndonjë çrregullim mendor.

Pas rezultatit të ekspertizës atëherë do të vendoset për fatin e Mirald Metallarit.

Nëse ai do të rezultojë me çrregullime mendore, atëherë ai do të lërë qelinë dhe të transferohet në spitalin psikiatrik, pasi smund të mbahet në paraburgim.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi me 24 korrik kur, Mirald Metallari vrai me armën e shërbimit të atin e tij, punonjës të policisë, si dhe plagosi të ëmën, e cila ndërroi jetë dy javë më vonë.

Akti makabër ndodhi gjatë përgatitjes për dasmën e vajzës së madhe të familjes, përkatësisht 3 javë nga martesa e saj.

Vasili: Ky kryeministër shkollëpakët, nuk e di i kujt është Ksamili. Ndan buxhetin me emra ministrash

0

Pas seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku kryeministri Edi Rama u dha përgjigje pyetjeve të ngritura nga LSI-ja rreth qeverisjes së këtyre 4 viteve, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shprehet se kryeministri është ‘me aritmetikë të gremisur’, pasi sdi të bëjë dallimin mes lekëve dhe eurove.

Ai shprehet se Rama është një kryeministër shkollëpakët që sdi se i kujt është Ksamili.

Ky është postimi i Vasilit në Facebook:

Miku i Ramës fabrikë në mes të pallateve në Vlorë, banorët: Po na çmend zhurma…

0

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me denoncimet në dejtim të qeverisë Rama.

Këtë herë me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Vlora, i cili denoncon se 300 familje në lagjen ‘Bashkimi’ duhet të përballen me zhurmën që vjen nga fabrika e aluminit.

Kjo fabrikë është ndërtuar në mes të pallateve dhe pronari pretendohet se është mik i kryeministrit Rama.

Postimi i Berishës në Facebook:

Presidenti Meta vizitë dy ditore në Itali. Pritet nga homologu Mattarella

0

Presidenti i republikës së Shqipërisë Ilir Meta po zhvillon në Itali edhe vizitën e tij të parë pas marrjes së detyrës së re. Ai u prit nga homologu i tij italian Sergio Mattarella, në kuadrin e e kësaj vizite.

Pas interpretimit të himneve kombëtare, të dy Presidentët zhvilluan bisedimet zyrtare ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e gjithanshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë e shqiptarëve në 25 vitet e fundit.

Të dy Presidentët vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve e dy popujve dhe ndanë mendimin se këto marrëdhënie duhet të marrin më shumë substancë dhe të zgjerohen edhe më tej, veçanërisht në fushat e bashkëpunimit ekonomik e tregtar. Në këtë drejtim u theksua interesi për një prezencë më të madhe të kompanive italiane, veçanërisht në sektorët strategjikë.

Presidenti Meta theksoi se Italia ka qenë e do të mbetet një partner i gjithanshëm dhe i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

Presidenti Meta i kushtoi një rëndësi të veçantë çështjes së arritjes së marrëveshjes me autoritetet italiane në fushën e sigurimeve shoqërore për shqiptarët që jetojnë në Itali, si dhe afirmimit të vlerave dhe kontributeve të tyre në rritje në jetën ekonomike, shoqërore e politike italiane.

Më vonë në orën 19:30, do të pritet në sallën e Kavalierëve në Parlamentin italian nga kryetarja e dhomës së deputetëve Laura Boldrini.

Meta do të qëndrojë për dy ditë në Itali, ku ditën e dytë do të takojë kreun e Dhomës së Senatit z. Pietro Grassi, më vonë edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar si dhe gazetarë vendas.

Zyra e shtypit e Presidencës shprehet se në qendër të takimeve do të jenë marrëdhëniet dy palëshe mes Shqipërisë e Italisë, rrugëtimi europian i vendit tonë, lufta kundër krimit të organizuar si edhe kriza e emigrantëve e rreziku nga terrorizmi.

eks-600x400

Rama për pyetjen e LSI-së: Kjo është më e lartë se niveli im, të pyetet Akademia e Shkencave para se të reformohet

0

Kryeministri i vendit Edi Rama, u është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit pyetjeve të bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim, për punën e qeverisë së tij në 4 vitet e ardhshme.

Edhe gjatë përgjigjieve, Rama nuk ka kursyer Ironinë, ndaj njërës prej pyetjeve.

Pyetjes se “Çfarë mund të ketë më të rëndësishme nga uji për qytetarët?”, Rama iu përgjigj me ironi, se për këtë duhet pyetur Akademia e Shkencafe para se të reformohet.

“Kjo është një pyetje më e lartë se niveli im, por duhet të ndërhynte siç duket Akademia e Shkencave para se të reformohej që të shpjegonte këtë pyetje të hartuar në emocion e sipër”, – tha Rama.

Tiranë, 55-vjeçari i jep fund jetës duke konsumuar ‘grushte’ me ilaçe

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të ketë ndodhur në periferi të kryeqytetit, ku një 55-vjeçar i ka dhënë jetës duke konsumuar një sasi të madhe ilaçesh.

Sipas policisë, ndonëse ai është transportuar me urgjencë në spital, sërish nuk ka mbundur të mbijetojë nga sasia e madhe e ilaçeve të gëlltitura.

“Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja e tij ka ardhur për shkak të përdorimit të tepërt të medikamenteve. Ndërkohë, lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej autoritetet shprehen se 55-vjeçari i ka dhënë fund jetës në kushte të rënduara psikologjike.

Kryemadhi: Programi i Ramës për vendin një fletëpalosje. S’mund të merrnim pjesë në farsën e radhës

0

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi  ka folur lidhur me votimin e sotëm në parlament për Kreun e ri të Kuvendit, ku deputetët e LSI-së nuk votuan edhe pse ishin të pranishëm në sallë.

Kryemadhi deklaroi se LSI nuk mund të ishte pjesë e farsës së radhës pasi ky ishte një parlament ku nëpërmjet parave të drogës dhe krimit është deformuar vullneti i popullit.

Sipas Kryemadhit, Rama nuk ka asnjë program për zhvillimin e vendit por thjesht një fletëpalosje dhe ky është vlerësimi që i bën parlamentit, institucioneve, shqiptarëve dhe proceseve të integrimit.

Lidhur me votimin, Kryemadhi u shpreh se deputetët e LSI-së kishin qenë të lirë që të votonin por nuk e bënë këtë duke respektuar kësisoj vendimin e grupit.

Prononcimi i plotë i Kryemadhit për mediat

A keni një koment për votimin e kryetarit të Parlamentit? LSI nuk mori pjesë në votim, megjithatë z.Ruci u zgjodh me 80 vota

Ne nuk donim të bëheshim pjesë e kësaj farse, duke patur parasysh që ky proces nuk meriton as votën kundër tonën, sepse është një parlament që është deformuar në raportet e veta, në karriket e tij në sallën e Kuvendit nëpërmjet parave të krimit dhe të drogës, të cilët kanë deformuar vullnetin e shqiptarëve.

Kjo është dhe një nga arsyet për të cilën ne nuk morëm pjesë në votim, për të hequr çdo lloj iluzioni dhe çdo lloj gjëje, për të pasur një rezultat të vërtet atë çka ndodh në parlament, dhe për të kuptuar që ajo çka ndodh sot në parlamentin shqiptar do të ndodhi dhe në të ardhmen.

Ne sot sapo u prezantuam edhe me një erashkë, me erashkën e radhës së kryeministrit që na ka paraqitur programin. Ky është programi i qeverisë shqiptare, i cili është thjesht si një fletëpalosje, ky është edhe vlerësimi që kryeministri i bën jo vetëm Parlamentit, por edhe gjithë shqiptarëve.

Ndjej keqardhje për mënyrën dhe për trajtimin që qeveria e ardhshme do ti bëjë jo vetëm parlamentit, jo vetëm deputetëve, por edhe mënyrën se si do trajtojë procesin e integrimit, zhvillimin ekonomik shoqëror dhe kulturor të këtij vendi, dhe aq më shumë sensibilitetet dhe ndjeshmëritë e shqiptarëve, që çdo ditë e më shumë do ta ndjejnë që po u shtërngohet litari në fyt.

A mos mendoni se tërheqja juaj nga votimi për kryetarin e ri të Parlamentit mos ishte një lloj frike e LSI për të pasur rrjedhje votash në grupin parlamentar?

Absolutisht nuk kishte asnjë lloj frike rrjedhje votash, sepse deputetët ishin aty, kush të donte mund të shkonte të votonte në mënyrë të hapur, por ajo tregonte një vendim të grupit që sot u mor si vendim.

Dy ditë më përpara ne kemi deklaruar se nuk do të marrim pjesë në votim. Çdo deputet ka qenë i lirë nëse do të donte për të marrë pjesë, ashtu sikurse ne nuk i kemi ndaluar asnjëherë deputetët as për tu takuar, as për tu përqafuar dhe as për të pirë kafe, qoftë me socialistë qoftë apo me demokratë.

Ky ishte një vendim i grupit të cilët në mënyrë koshiente, dhe në ndërgjegje të plotë secili nga ne e realizoi. Kjo ishte dhe një nga arsyet që ne e tregonim me fjalë që nuk marrim pjesë në votim, pra nuk bëhemi pjesë e votimit, për të treguar se secili nga ne kishte individualitetin e tij në thënien e saj.

Ajo çka dua të theksoj është se gjërat nuk janë ashtu siç duken dhe ashtu siç prezantohen ndonjëherë në media, por janë edhe më të thella.

Mehmetaj mesazh Ramës: LSI s’do jetë pjesë e kompromiseve, s’jemi emra listash të hartuar nga kriminelë e trafikantë

0

Deputetja e LSI-së, Mehmetaj, ka publikuar një status n Facebook lidhur me zgjedhjen e Gramoz Ruçit si Kryetar Kuvendi.

Ajo shkruan se Rama me lekët e drogës ka marrë përsipër të komentojë qëndrimin e deputetëve të LSI-së në Parlament, që edhe pse ishin në sallë nuk morën pjesë në votimin për kreun e Kuvendit.

Sipas Mehmetajt, Rama, është i frikësuar nga ky qendrim pasi e tremb e ardhmja e një grupi të konsoliduar politikanësh të rinj që nuk janë dhe nuk do jenë pjesë e kompromiseve dhe lojrave me pushtetin.

Zgjedhja e Ruçit, reagon ashpër Malltezi: S’është faji i Edvinit që blen e korrupton, por PD-së i është thyer busulla…

0

Pas zgjedhjes me 80 vota pro te Gramoz Ruçit ne krye te Kuvendit, ka reaguar edhe Jamarbër Malltezi, i cili është kreu Departamentit për Mjedisin në PD.

Sipas tij nuk është faji i Ramës që dy demokratë votuan pro Ruçit, por i vetë PD-së, që mesa duket i është thyer busulla morale.

Statusi i Jamarbër Malltezit

Nese ky lajm eshte i vertete dhe jane shitur qysh sot, seancen e pare te kuvendit 3 deputete te opozites, atehere nuk eshte me faji i edvinit qe si hajdut blen dhe korrupton, por i PD qe e krijuam me mund, sakrifica dhe perballje me kucedren komuniste por qe tani i eshte thyer busulla morale. Si do motivojme njerezit e thjeshte kur ata shohin qe dalin ca zuzare qe shkojne sipas parase se piste te edvinit? Pse do votojne PD kur njerezit e thjeshte mund te bejne fare lehte te njejten gje qe benkan ca zuzare? Turp dhe trishtim! Palacollek

Vasili ia qëndis Ramës: Ky kryeministër pazarxhi, i shkoi jeta shit e bli…

0

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka publikuar një status në Facebook ku e etiketon kryeministrin Rama si pazarxhi, pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit si Kryetar Kuvendi.

‘Ky kryeministër pazarxhi, i shkoi jeta shit e bli’ – shkruan ndër të tjera Vasili në statusin e tij.