Ballina Blog Faqe 9341

VRASJA E EFEKTIVIT TË FNSH-SË, PROKURORIA KËRKON BURG PËRJETË PËR QOSAJN

0

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin e përjetshëm të David Qoses, nën akuzë për vrasjen e oficerit të policisë Ardian Kodra si edhe vrasjes së ngelur në tentativë të dy policëve të tjerë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm të David Qosjes, i akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së Ardian Kodra dhe vrasjen e mbetur në tentativë për dy të tjerë. Qosja nuk shfaqi asnjë emocion në sallën e gjyqit.  Dy javë më parë, një grup eskspertësh psikiatër vlerësuan se David Qosaj, i pandehur tek Krimet e Rënda për vrasjen e një punonjësi policie, është i përgjegjshëm mendërisht. Por këtë të mërkurë, teksa prokurori i çështjes kërkoi dënimin e tij me burgim të përjetshëm, në fytyrën e të akuzuarit nuk u vu re asnjë emocion. Ai qëndroi krejtësisht i qetë teksa përfaqësuesi i akuzës rindërtoi para gjykatës skenën e vrasjes së efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra në 2 shator 2016 në Torrovicë të Lezhës. Prokurori tha se shqyrtimi gjyqësor provoi tej çdo dyshimi se Qosaj është autori i vrasjes së efektivit Kodra dhe i tentativës së vrasjes së dy kolegëve të tij.  Në pretencën e prokurorisë thuhej se ditën e ngjarjes Qosaj u denoncua nga banorët e Torovicës pas të shtënave me armë që dëgjoheshin nga banesa e tij. Forcat e FNSH-së iu afruan godinës përmes një mjeti të blinduar. Më tej efektivi Kodra është pozicionuar pas një peme, ku ka thirrur disa herë emrin e të pandehurit. Në këtë moment, theksoi prokurori Blerim Tominaj, duke e ndjerë rrezikun më afër, i pandehuri ka qëlluar drejt blindit dhe njëri prej plumbave i ka marrë jetën efektivit.  Gjatë procesit, dëshmitarët e palës mbrojtëse, kryesisht familjarë të Qosajt këmbëngulën në faktin se pas vdekjes së të vëllait, i pandehuri ishte nje ri me humor të prishur dhe i paqëndrueshëm mendërisht. 

I akuzuari Qosaj iu nënshtruar një gjykimit të zakonshëm tek Krimet e Rënda. Për këtë shkak, nëse Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për mbyllje përjetë në qeli ai nuk do të fitojë ulje dënimi. 

TAHIRI KËRKON NDRYSHIM NË KODIN PENAL PËR TË DËNUARIT QË KAPAN ME KANABIS

0

Deputeti socialist, Saimir Tahiri, ka depozituar edhe njëherë në Kuvend dy nisma të tij ligjore që i kishte prezantuar edhe më parë. Bëhet fjalë për ndryshime në Kodin Penal që ndëshkojnë dhunën ndaj kafshëve si dhe përshtatjen e dënimit për kultivuesit dhe trafikantët e drogës në bazë së sasisë.

Deputeti socialist Saimir Tahiri kërkon ndryshime në Kodin Penal për të dënuar dhunën ndaj kafshëve dhe që mos dënohet njësoj ai që kapet me 1 gr hashash dhe ai që kapet me tonlata. 

62 mijë nxënës më pak në shkollat 9-vjeçare

0

Numri i nxënësve që i mungojnë shkollave nëntëvjeçare në Shqipëri krahasuar me katër vite më parë është më i madh se numri i banorëve në Kukës. 

Këtë vit shkollor në arsimin publik dhe privat janë regjistruar 62 mijë e 737 nxënës më pak se katër vite më parë, ndërsa Kukësi bazuar në censusin e 2011-es ka 47 mijë e 985 banorë. 

Shifra shqetësuese dalin në pah nga një përllogaritje e thjeshtë e të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave në Vjetarin Statistikor Rajonal. 

Nëse në vitin shkollor 2012-2013 në arsimin nëntëvjeçar publik dhe privat janë regjistruar 390 mijë e 837 nxënës në vitin shkollor 2016 -2017 janë regjistruar 328 mijë e 100 nxënës.  

Rreth 24 mijë nxënës mungojnë vetëm në ciklin e ulët.   

Sipas Institutit të Statistikave ulja e vazhdueshme e nxënësve në arsimin paruniversitar në përgjithësi vjen si pasojë e uljes së numrit të lindjeve dhe emigrimit. 

Elbasani dhe Shkodra janë dy qytetet ku krahasuar me katër vite më parë numri i nxënësve në shkolla është më i ulët, përkatësisht me rreth 8 mijë nxënës më pak.  

Me pas vjen Fieri me rreth 7 mijë e 400 nxënës, ndiqet nga Tirana me rreth 7 mijë, Durrësi me rreth 5 mijë e 500. 

Numri më i ulët përllogaritet në Berat e Vlorë me rreth 3 mijë e 500 nxënës dhe në Gjirokastër me rreth 1 mijë e 500 nxënës më pak.  

Rënia e numrit të fëmijëve që frekuentojnë arsimin nëntëvjeçar ka bërë që në shumë  shkolla të krijohen klasat kolektive.  

Ashtu si dhe në Çermë të Divjakës pak ditë më parë, ku prindërit dolën në protestë për të kundërshtuar bashkimin e klasave të para, të dyta dhe të katërta. ///

Milot, Ministri Gjiknuri në operacionin për largimin e tregut të ambulantëve

0

IKMT nisi sot aksionit në Fushë Milot aty ku ndodhet një treg përgjatë rrugës kryesore tek kryqëzimi me Rrugën e Kombit. Dy objekte u rrëzuan nga fadromat, kurse shumë tregtarë të tjerë filluan vetë të largonin vetë mallin. Ministri i Infrastruktures dhe Industrisë Damian Gjiknuri mori pjesë vetë në këtë aksion. Ai tha se çdo objekt, apo tabelë në rrugët kryesore do të hiqet, ose me dëshirë ose me forcë.

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon Ramën për lidhje me krimi

0

Lulzim Basha nga foltorja e selisë blu denoncoi rritjen e varfërisë në Shqipëri, për të theksuar edhe njëherë rëndësinë e votës së lirë dhe misionin e tij në opozitë. Sipas Lulzim Bashës katër vitet e ardhshme do të rëndojnë edhe më në xhepat e shqiptarëve, kjo pasi kryeministri Rama i shërben kriminelëve si a ii Elbasanit, i cili sot, sipas Bashës, është jashtë kufijve shqiptar, në një vend anëtar të Bashkimit Europian

Presidenti Meta vizitë dyditore në Kosovë, takon Hashim Thaçin

0

Kreu i shtetit Presidenti Ilir Meta ka nisur një vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë ku fillimisht ka takuar homologun e tij, presidentin Hashim Thaçi. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi iu përgjigjën interesimit të gazetarëve mbi hapat e mëtejshëm drejt projektit të tyre të përbashkët, integrimin europian.

Me ftesë të presidentit Kosovar Hashim Thaçi, kreu i shtetit Shqiptar, presidenti Ilir Meta ka çelur një vizitë zyrtare dy ditore në shtetin fqinj.

Axhenda e presidentit Meta nisi me një takim kokë më kokë me Presidentin Thaçi, në përfundim të të cilit dy homologët mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat, e paraprirë nga një dekoratë.

Një përmbledhje të diskutimeve mes krerëve të dy shteteve shqiptare, e bëri ai i Kosovës, Hashim Thaçi.

Duket se i ka shtrirë dorën për ndihmë homologut Meta.

Presidenti Meta u shpreh në vështirësi. Ia njeh padrejtësinë e bërë ndaj tyre, por zgjidhja duket se nuk e bind plotësisht.

Mund mos jetë zgjidhja më e mirë, por sot duket si e vetmja, ndaj solli një fakt në kujtesën europiane.

Në përfundim të takimit, dy presidentët shqiptarë Thaçi dhe Meta firmosën një deklaratë që zoton refuzimin e tyre ndaj çdo alternative që nuk është ajo e integrimit europian dhe euroatlantik. ///

Atentati – Dy të vdekur e një i plagosur, nipi Aldo Bares

0

Lushnje – Dy persona u ekzekutuan me armë zjarri pasditen e sotme në një atentat me armë zjarri në Lushnjes.

Dy persona kanë mbetur të vdekur nga breshëria e kallashnikovit, ndërsa një person i tretë raportohet se është plagosur rëndë. Viktima të këtij atentati kanë mbetur Zamir Latifi, 24 vjeç dhe Sajmo Xhelili. Ekzekutimi mafioz ka ndodhur në një zonë të pupulluar me dhjetëra qytetarë dhe të shtënat kanë shkaktuar panik. Deri më tani raportohet se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me breshëri.

Ngjarja ka ndodhur pranë komisariatit të qytetit në zonën e njohur si “Ura e Përroit” . Mësohet se i plagosur është nipi i Also Bares , Xhulio Shkurti 21 vjeç. Burime pranë policisë bëjnë të ditur  se i plagosur është nipi i Aldo Bares, ish-kapo i Bandës së Lushnjes i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një nga burgjet e sigurisë së lartë. Xhulio Shkurtit i është bërë atentat edhe disa kohë më parë ku mori një plumb në këmbë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes

Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

GJYQI I SHULLAZIT, DËSHMON SAIMIR TAHIRI

0

Mëngjesi i të martës e gjeti ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në Gjykatën për Krimet e Rënda. Ish-anëtari i kabinetit qeveritar, thuajse më i sulmuari nga Opozita gjatë detyrës, u përball për herë të parë në një ambient publik me Emiliano Shullazin. 

Sali Berisha do të thirret si dëshmitar në gjyqin kundër Emiljano Shullazit, pas një kërkese të të pandehurit në çështjen e kërcënimit të Rektorit të universitetit, Mynyr Koni dhe paraardhësit të tij Dhori Kule. “Emiljano Shullazi i kërkon profesor Mynyr Konit të tërhiqet nga gara ose do t’i rrëmbehet djali”, deklaronte Berisha para zgjedhjeve për Rektor në Universitetin e Tiranës.   Rrëfimi i tre dëshmitarëve që treguan se janë informuar nga deklarata e ish-Kryeministrit Sali Berisha  për kërcënimin e kandidatit për Rektor Mynyr Koni ka sjellë reagimin e të akuzuarit Emiljano Shullazi. I vetëm para gjykatës kësaj radhe, pasi katër të bashkëpandehur me të nuk u paraqitën, Emiljano Shullazi së bashku me mbrojtësin kërkuan të thirret ish-Kryeministri Berisha si dëshmitar.  39-vjeçari që akuzohet edhe për kërcënimin e Konit dhe Kules kërkon t’i thuhet Gjykatës së Krimeve të Rënda se kush e ka vendosur në dijeni ish-Kryeministrin për këtë ngjarje.  Gjykata e pranoi kërkesën edhe pasi më herët emri i ish-Kryeministrit u lakua edhe nga dëshmitari Saimri Tahiri, që u pyet për kohën kur ka mbajtur detyrën e ministrit të Brendshëm. “E mësova kërcënimin e profesorëve nga një denoncim i Sali Berishës dhe nuk e kuptoj përse nuk e keni thirrur”, deklaroi Saimir Tahiri.  Saimir Tahiri nuk hoqi dorë edhe në gjykatë me akuzat e tij kundër Prokurorisë duke komentuar se kështu ndodh kur prokuroria është politike. Tahiri kujtoi se  dy profesorët i kishin folur me hamendje për kërcënuesit, ndërkohë që për këtë ngjarje mjaftonte denoncimi i Berishes dhe shqetësimi i dy profesorëve.  “Kërcënuesit i kishin thënë Mynyr Konit të tërhiqej nga gara ndryshe do ta pësonte”. Kështu ja kishte përshkruar ministrja e Arsimit Haki Çakos kanosjen e Mynyr Konit.  “Kush më identifikoi mua?”, e pyeti Emiljano Shullazi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Çako, i cili u përgjigj se emri i tij ishte përmendur nga deklaruesi Dhori Kule.  Ndonëse ishte i përpiktë në orar, profesori Dhori Kule nuk dëshmoi pasi u largua nga gjykata për arsye të pashpjegueshme familjare. Në gjykatë dëshmuan edhe profesorët Majlinda Keta, Shezai Rrokaj dhe Klodeta Dibra.

Itali, bie në pranga banda e shqiptarëve, vidhnin banesa gjatë natës

0

Një bandë hajdutësh shqiptarë ka rënë në prangat e policisë Italiane. Bëhet fjalë për 5 shqiptarë.

 

Sipas “Libero”-s, ata vepronin gjatë natës mes provincave: Asti, Cuneo dhe Torino, në kohën kur pronarët e vilave flinin. Banda dyshohet se për tre muaj kanë kryer 36 vjedhje.

 

Dyshohet se ata vidhnin bizhuteritë me vlerë, por edhe makineta kafesh dhe makina të parkuara nëpër garazhe. Sendet e gjetura dhe sekuestruara nga policia, iu kthyen pronarëve.

 

Mediat italiane raportojnë se në një rast banda e shqiptarëve kërcënoi vajzën e mitur të pronarëve të një vile që po vidhnin.

Prokuroria nuk bindet nga drejtori i Postës, dyshime se paratë i ka shpenzuar për të tjera gjëra

0

Policia ka hedhur dyshimet se drejtori i postes, Barush Ahmeti pas denoncimit për paratë që i zhvati e dashura virtuale, po fsheh diçka tjetër.

Sipas policisë ai ka nxjerrë si justifikim lidhjen me vajzën për të mbuluar shpenzimin e 60 milionë lekëve. të cilat ishin siguruar kryesisht nga vëllezërit e tij që jetonin në emigrim prej disa vitesh.

Ekspertët nuk janë të bindur se 30-vjeçari mund të ketë shpenzuar 60 milionë lekë, duke i blerë dhurata të dashurës së tij.

“Nuk mendojmë se ai ka shpenzuar gjithë këtë shumë për dhurata dhe pagesa faturash për vajzën. Ne po bëjmë një mbledhje të shumës së përgjithshme, por vlera e pretenduar nga denoncuesi është jashtë logjike. Kemi dyshime se ai e ka nxjerrë si justifikim ketë, për të mbuluar diçka tjetër. Ndoshta kërkon të justifikojë lekët te vëllezërit dhe familja e tij, ndaj jemi shumë me dyshime në lidhje me këtë ngjarje. Mbase paratë i ka shpenzuar diku tjetër, me baste a gjëra të tilla, dhe kërkon t’i justifikojë me dhuratat që i ka blerë të dashurës. Kjo ngjarje do të hetohet me imtësi, pasi pretendimet e palëve janë kontradiktore në lidhje me shumën e supozuar 60 milionë lekë”, thanë ekspertët e Policisë. Sipas burimeve, në sendet e bllokuara nuk ka asgjë të kushtueshme.

Edhe rrobat, çantat, këpucët e bizhuteritë e blera së fundmi nga 27- vjeçarja rezultojnë më së shumti mall tregu dhe jo i blerë në dyqane të markave të shtrenjta.