Ballina Blog Faqe 9366

Exclusive :DYSHOHET NJE CANTE PER BOMBE, POLICIA PA MASA MBROJTESE

0

Nje cante e harruar eshte gjetur nga forcat e policise se Vlores prane teatrit Petro Marko, ku menjehere ne vendin e ngjarjes ka ardhur nje furgon I forcave te rendit te qytetit bregdetar. Nga pamjet eskluzive shihet se edhe pse uniformat blu nuk kishin asnje informacion per ate cka mund te ndodhej brenda ne cante, ajo kontrollohet pa asnje mase mbrojtese nga ana e efektiveve dhe pa ekspertet xhenier qe bejne kontrollin ne te tilla raste.

Dhe pse brenda saj mund te kishte dhe lende plasese ose cfare do lloj materiali tjeter policet I afrohen dhe bejne kontrollin rutine te saj duke rrezikuar dhe jeten e tyre. Por nuk eshte vetem kjo, nga ana e uniformave blu mungon dhe nje perimeter sigurie qe ve ne rrezik jeten e kalimtareve.

Fatmiresisht ne canten e gjetur nga uniformat blu nuk ka rezultuar se mund te kishte lende plasese, cka do te thote se mund te jete harruar nga ndonje kalimtar. Por duke ndjekur pamjet pyetja dhe cudia qe te lind eshte se si policia kontrollon nje object te dyshimte pa as minimumin e masave mbrojtese.

Ndërpritet numërimi në shkollën ‘Vasil Shanto’. U gjetën më shumë vota sesa votues

0

Numërimi i votave në shkollën ‘Vasil Shanto’ në kryeqytet është ndërprerë dhe shkak për këtë është bërë konstatimi i më shumë votash sesa ka patur votues.

Nga burimet pranë kësaj qendre numërimi, thuhet se janë gjetur 2 vota më shumë sesa votues, thënë ndryshe nga 449 votues, u gjetën 551 vota.

Nga kjo lind pyetja, se a janë mbushur kutitë me vota pa votues?

Mbetet për tu parë…

OSBE-ODIHR konferencë: Zgjedhjet me probleme, pa transparencë. Pati votime në grup dhe ndërhyrje partiake

0

Përfaqësuesit e OSBE-ODIHR ka dalë në një konferencë për shtyp.

Përfaqësuesit e OSBE-së kanë patur një deklaratë për zgjedhjet e ditës së djeshme.

OSBE-ODIHR ka theksuar se ka vëzhguar mangësi kyçe në proces.

Sipas OSBE-ODIHR-it ka patur mungesë të transparencës, intimidim të votuesve, probleme teknike me bojën e markimit, numërim i vonuar dhe raportime për blerje votash.

OSBE-ODIHR ka vlerësuar punën e KQZ-së por ka shtuar se nuk ka patur besim publik tek zgjedhjet.

OSBE/ ODIHR në konferencë prezantojne raportin:

Pati vonesa dhe parregullsi kyçe u vëzhguan

-Ndërhyrje nga aktivistë partiakë të autorizuar

-Procedura e numërimit nuk u respektua gjithmonë

– Zgjedhjet u zhvilluan në kontekstin e elementëve të ndryshëm zgjedhor dhe një besimi të ulët elektoral

– transparenca jo gjithnjë e garantuar

Vijon numërimi/ PS-ja në rënie, ngrihet PD-ja

0

Rezultatet në rang vendi

Vijon numërimi i votave në të gjitha qarqet kryesore të vendit.

Në orën 14:00, ka një rënie të PS-së në rang vendi.

PS-ja me këtë trend nuk ka më 76 ose 75 mandate por ka rënë në 73 mandate.

PD-ja është ngritur në 43 mandate, LSI-ja 19 mandate dhe PDIU 4 mandate.

Deri tani janë numëruar 2707 kuti nga 5362 totali.

 

Basha thirrje numëruesve: Mos lejoni deformimin e votave

0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, u ka dërguar një mesazh numëruesve dhe komisionerëve të Partisë Demokratike duke u bërë thirrje të që të mos lejojnë asnjë deformim sepse çdo votë vlen dhe duhet numëruar dhe duhet llogaritur deri në fund.

Të dashur komisionerë, numërues dhe vëzhgues të PD: Numërimi i votave vazhdon në kushte të vështira për ju, të orëve të gjata, të vapës dhe nën presionin e kundërshtarëve.

Secili prej jush ka mirënjohjen më të thellë dhe mbështetjen totale të demokratëve dhe timen për të garantuar numërimin deri në fund të çdo vote.

Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim të vullnetit. Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund.

Për demokratët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ju jeni shembulli më i lartë i kurajos politike dhe qytetare. Lulzim Basha”, thuhet në mesazhin që Basha u ka dërguar komisionerëve dhe numëruesve nëpër qendra votimi.

Xhelal Mziu: Votat janë blerë, ka luajtur rol kanabisi

0

Kreu i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka reaguar lidhur me rezultatet e deritanishme të këtyre zgjedhjeve në një intervistë për Ora News.

Mziu ka thënë me bindje se tjetërsimi i votës ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve ku sipas projeksioneve vetëm Kukësi dhe Kamza mbeten blu në Shqipëri.

E justifikoj sepse ngelem i bindur se është tjetërsuar vota për shumë arsye. Është përdorur instrumenti i blerjes, presionit. Kanabisi ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm . Jam i bindur që ka faktorë të tjerë që kanë ndikuar në vullnetin e qytetarëve” tha Mziu gjatë intervistës.   

https://www.youtube.com/watch?v=n69Qfv_GHGU

Reagon Ndoka: Përveç shpirtit të demokratëve çdo gjë tjetër është blerë…

0

Kandidati i PD-së, Nard Ndoka, ka reaguar pas rezultateve paraprake që e nxjerrin PD-në një humbje të thellë.

Ndoka shkruan se në këto zgjedhje përveç shpirtit të demokratëve gjë tjetër është blerë.

Reagimi i Ndokës:

https://www.facebook.com/NardNdokaOfficialPage/posts/10155428786674441

Rezultatet – Përfundon numërimi i votave në Skrapar

0

Ka përfunduar numërimi në qytetin e Skraparit.

Në këtë qytet LSI ka dalë forcë e parë me 4335 vota, në vendin e dytë PS me 2937 vota kurse PD ka marrë vetëm 460 vota.

Si ndahen deri tani 16 mandatet e Fierit

0

Në Fier ka përfunduar numërimi i 182 kutive nga 592 ku Partia Socialiste është kryesuese me 57.76% të votave.

PD vjen e dyta me 24.97% të votave. LSI renditet e treta me 12.14% të votave.

Nëse ruhet ky trend atëherë në Fier 16 mandatet ndahen si më poshtë.

Petrit Kozma Vasili                          LSI

Robert Thoma Bitri                         LSI

Erion Mirdash Braçe                       PS

Adelina Petraq Rista                       PS

Bashkim Muhamet Fino                 PS

Ismet Shyqyri Beqiraj                      PS

Antoneta Nasi Dhima                      PS

Bujar Avdulla Çela                            PS

Tatiana Nuredin Piro(nurçe)         PS

Anduel Fatmir Xhindi                     PS

Gramoz Kaso Ruçi                            PS

Xhevit Qemal Bushaj                       PS

Enkelejd Lutfi Alibeaj                      PD

Genc Stefan Pollo                             PD

Myslim Nazif Murrizi                      PD

Luan Ramadan Baci                        PD

Numërohen 1745 nga 5362 kuti, si përkthehen shifrat në mandate

0

Deri tani janë numëruar 1745 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë. Deri tani PS është duke fituar me mbi 51.39% të votave, e ndjekur nga PD me 28.53% të votave dhe LSI me 15.65% të votave.

Bazuar tek numërimi i kutive të deritanishme votat në parlamentin e ri do jenë si më poshtë.

PS – 76 mandate

PD – 41 mandate

LSI – 20 mandate

PDIU – 2 mandate

PSD – 1 mandat