Ballina Blog Faqe 9367

Numërimi orë pas ore/ PS-ja fiton në 11 qarqe, PD-ja vetëm në Kukës

0

Nga 1977 kuti votimi nga 5362 në total PS-ja ka marrë rreth 49.52% të votave, PD 28,35% dhe LSI 15,04%.

Sipas qarqeve, me rezultatet e deritanishme PS-ja del forcë e parë në 11 qarqe ndërsa PD-ja është fituese vetëm në Kukës.

Në Elbasan dhe Berat PD-ja deri tani është forcë e tretë.

Durrës/ Numërohen 45 kuti, PS-ja e para me 9 mandate

0

Nga 460 kuti në total janë numëruar 45 kuti në qarkun e Durrësit.

Dominon PS-ja me 9 mandate sipas rezultateve paraprake, PD-ja 4 mandate dhe LSI-ja 1 mandat.

Mandija: Gjatë fushatës janë punësuar 3850 persona, do verifikohen

0

Zv/kryeministrja, Mandija, është shprehur e shqetësuar lidhur me numrin e madh të punësimeve të bëra nga institucionet shtetërore, ministritë, shoqëritë që janë varësi e ministrive dhe bashkive për periudhën 25 maj deri me 22 qershor.

Sipas Mandijas, Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, ka verifikuar punësimin gjatë periudhës zgjedhore të 3580 punonjësve së administratës, që janë bërë në kundërshtim me Urdhrin të Kryeministrit nr.65 , vendim të Këshillit të Ministrave nr.473 si dhe në kundërshtim ne nenin 88 të Kodit Zgjedhor

Ajo u shpreh se informacioni do i dërgohet KLSH-së për një kontroll më të imtësishëm.

Policja rrugore dhe gardisti fushatë për PS-në

0

Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook disa foto, ku sipas tij, një punonjëse e policisë së shtetit dhe një punonjës i gardës, bëjnë thirrje për të votuar PS-në.

Në bazë të ligjit për Policinë e Shtetit, uniformave blu u ndalohet pjesëmarrja në fushatë apo përdorimi i rrjeteve sociale për qëllime politike.

Ku pyesin per ligj çunat dhe çupat e krimit. Per ata, Zoti ne qiell dhe Noriega ne toke, antiligji eshte amoraliteti i tyre! sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 24. Juni 2017

Shpërndanin miell, vaj dhe sapunë në këmbim të votës, arrestohen dy persona

0

Policia e Shkodrës ka arrestuar kryetarin e Partisë Social Demokrate në Shkodër, Përparim Zeqir Raboshta dhe Saimir Ndokë Gjonpalaj.

Policia sqaron se këta dy persona në lagjen ‘Liria’ në zyrat e PSD-së, po shpërndanin 70 pako të mbushura me ushqime, si vaj, sheqer, miell, sapunë e detergjentë në këmbim të votës.

Ky është arrestimi i dytë në Shkodër në rradhët e PSD-së, pas deklaratës së kandidatit të kësaj partie Tom Doshi, i cili deklaroi se kishte përgatitur 400 pako dhuratë.

Topalli: Nëse zgjidhni politikanë të korruptuar, nuk jeni viktimë por bashkëpunëtor

0

Deputetja e lenë jashtë listave të PD-së, Jozefina Topalli ka publikuar një mesazh një ditë para zgjedhjeve në faqen e saj në Facebook.

Topalli ka shpërndarë një thënie të George Orëell, e cila thotë ‘Populli që zgjedh politikanë të korruptuar, nuk është viktimë por bashkëpunëtor.”

Postimi i Topallit në Facebook:

Gepostet von Jozefina Çoba Topalli am Samstag, 24. Juni 2017

Frroku lejohet të marrë pjesë në votime, Dajti heq dorë

0

Pas kërkesës që ish-deputeti Mark Frroku bëri për të patur mundësi për të votuar, Gjykata e Tiranës ka vendosur ta lejojë të votojë.

Frroku do votojë në burgun 302, në qendrën e votimit nr 1967.

I dënuari tjetër, Dritan Dajti ka hequr dorë nga kërkesa e tij për të votuar.

Emigrantët vijnë për të votuar, numër i lartë automjetesh në kufi

0

Një numër i madh automjetesh ka kaluar mëngjesin e sotëm në doganën e Qafë-Thanës.

Sipas të dhënave po punohet me 5 sportele pasi numri i emigrantëve që po kthehen në Shqipëri është i lartë.

Vetëm  gjatë orëve të para kanë kaluar 50 makina dhe 10 autobuzë.

Arrestohet doganieri në Vermosh, kishte para me vete për të blerë vota

0

Një doganier në Vermosh është arrestuar pasi është kapur me një listë votuesish dhe një sasi parash.

Policia e Shkodrës deklaron se paratë do përdoreshin për blerje votash.

Izmir Gezim Bushaj vjec 26 banues ne fshatin Kullaj , me detyre doganier ne doganen e Vermoshit , se bashku me shtetasin Xhyher Bushaj ku Brenda automjetit tip Hunday me targa AA 797 MK konstatoheshin një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash të destinuara per ti shpërndarë me qëllim blerjen e votes,”-thuhet në njoftimin e Policisë.

Meta: Rama nuk është shofer mavi por edhe mavri

0

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta në mitingun përmbyllës në Fier, ironizoi ‘timonin’ që kërkon Kryeministri Edi Rama në këto zgjedhje.

Meta tha se Rama është një shofer autobusi jo vetëm mavi, për shkak të Rilindjes por edhe mavri.

Ju nuk mund ti hipni fëmijët tuaj në një autobus me një shofer jo vetëm mavi por edhe mavri”, tha ish-kreu i LSI-së .