Ballina Blog Faqe 9368

Paloka: Ju tregoj se për çfarë kanë rënë dakord Rama, Basha dhe Meta

0

Ndërsa foli nga mitingu përmbyllës i Partisë Demokratike, në Durrës, deputeti Edi Paloka tregoi se çfarë është ajo për të cilën janë dakordësuar tre liderët politikë në vend, Rama, Basha dhe Meta.

Në fjalën e tij, Paloka u shpreh se ajo për të cilën Rama, Basha dhe Meta kanë rënë dakord, është se kjo qeveri është qeveria më e keqe në 26 vite pluralizëm. Për këtë ai tha se duhet që në 25 qershor qytetarët të ndëshkojnë këtë qeveri.

Kjo qeveri është qeveria më e keqe që ka pasur Shqipëria në 26 vite pluralizëm. Sot Edi Rama ka rënë dakort me Lulzim Bashën, edhe Meta ka rënë dakort me Bashën, kanë rënë dakort të dy bashkë me ne që kjo ka qenë qeveria më e poshtër që ka pasur ndonjëherë Shqipëria në këto vite, qeveria më arrogante, më e korruptuar prandaj shqiptarët me 25 qershor e kanë shumë të lehtë të zgjedhin të keqen. I dëgjoni çdo ditë u ka mbetur vetëm të justifikohen se kush është përgjegjësi i dështimit të kësaj qeverie”, – u shpreh Paloka.

Partia Demokratike, miting madhështor në Tiranë

0

Partia Demokratike po mban mitingun përmbyllës të fushatës elektorale, në Tiranë, nga ku dallohet një pjesëmarrje masive e qytetarëve.

Demokratët para fitores në Tiranë. Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt. Fitore✌ #Voto6

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 23. Juni 2017

Meta: Mavija e tmerruar, po kërkon ndihmë nga PD-ja

0

Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh President i zgjedhur, Ilir Meta, ka sulmuar ashpër ish aleatin e tij qeverisës, Edi Rama.

Teksa foli nga mitingu përmbyllës i LSI-së në Fier, Meta u shpreh se ‘Rilindja’ e frikësuar nga braktisja e popullit, tashmë po kërkon ndihmë nga PD-ja.

Mavia e tmerruar nga braktisja mbarëpopullore për shkak të mashtrimeve pafund dhe ta pabesisë së pandershme, besoj se e dëgjuat që dje i bëri thirrje PD-së për ta ndihmuar.

Ata që para ca kohësh thonin mos votoni për LSI-në se do të bashkohet me PD-në, tani i luten PD-së aman na shpëto nga forca e parë.

Mavia do iki njëherë e përgjithmonë nga drejtimi i Shqipërisë, sepse përfaqëson një drejtim të vjetër, përjashtues sepse mavia është vetëm në shërbim të oligarkisë dhe biznesmenëve të vet.”, – u shpreh Meta.

Po ashtu Meta u shpreh i sigurtë në fitoren e LSI-së dhe në daljen e saj si forcë e parë, teksa tha se edhe 48 orë na ndajnë nga fitorja e LSI-së.

Basha: Të dielën amfiteatri i përplasjes së ekonomisë së fortë, me shkatërrimin e vendit

0

Kryetari i Partisë Demokratike dhe stafi i tij, kishin zgjedhur amfiteatrin e Durrësit, për të bërë mitingun përmbyllës në qytetin bregdetar.

Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha, ftoi qytetarët të votojnë për të u shpreh se ata kanë përballë dy alternativa, ose të zgjedhin Republikën e re, ose qeverisje të korruptuar të inkriminuar dhe shkatërruese të ekonomisë së vendit.

Ditën e diel amfiteatri i përplasjes i zgjedhjeve do të jetë mes dy mundësive, mundësisë së vetme që na la trashëgim qeverisja e korruptuar e inkriminura dhe e dështuar e Edi Ramës, ose votën për Republikën e re për ekonominë e fortë për të nesërmen e sigurt.

Kjo është përballja, dilema për ata që akoma nuk e kanë vendosur, por dhe për këdo tjetër që u bë pjesë e bashkimit gjigant të Republikës së Re. Është koha për të votuar për ikjne e qeverisë. Koha për Edi Ramën ka mbaruar”,- deklaroi Basha nga amfiteatri.

Shkatërrohet ‘banda korçare’, 5 të arrestuar

0

Policia ka arritur të shkatërrojë një grup të strukturuar, që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, si dhe falsifikimin e dokumenteve.

Si rezultat e operacionit të koduar ‘Euro Kart’, në pranga kanë rënë 5 persona si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 kg kanabis, aparate lojërash fati, si edhe u zbulua një laborator i falsifikimit të dokumenteve.

Policia sqaron se të arrestuarit janë Artur Feçanji, 51 vjec, Thanas Sholla, 54 vjeç, Asqeri Bebri, 49 vjeç, Vladimir Furtuna, 58 vjeç si dhe Shkëlzen Muçollari, 30 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

Ky është njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Sektori Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionit “Euro Kart” në kuadër të procedimit penal Nr 570 viti 2017 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” neni 189/2 e 25 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve” neni 186/2 e 25 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” neni 187 i Kodit Penal, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“ neni 190/2 e 25 iKodit Penal dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” neni 283/2 i Kodit Penal.

Këto hetime kanë filluar në muajin Maj 2017 për personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Për dokumentimin ligjor të veprës penale për këtë procedim penal janë përdorur metodat special të hetimit, ku në përfundim të këtij plani Operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit :

1. Artur Feçanji, 51 vjeç, banues në Korçë,

2. Thanas Sholla, 54 vjeç, banues në Korçë,

3. Asqeri Bebri, 49 vjeç, banues në Korçë,

4. Vladimir Furtuna, 58 vjeç, banues në Korçë,

5. Shkëlzen Muçollari, 30 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– Rreth 25 kilogram e dyshuar lëndë narkotike kanabiss sativa

– 700 euro të prerës 50 euro copa,

-8 telefona të markave të ndryshme.

– 15 karta sim të kompanive të ndyshme,

– Një aparat për lojra fati,

-Një njësi bashkë me monitor dhe printer që përdoret për baste sportive,

-Një njësi bashkë me monitorin që përdorej për kryerjen e falsifikimit me program përkatës të avancuar,

– Një usb e cila ka materiale dhe programe për të kryer falsifikimin,

-Dy copë printera të teknologjisë së lartë që përdoreshin për prodhimin dhe falsifikimin e pasaportave biometrike, shqiptare dhe të huaja, si dhe kartave të identitetit shqiptare dhe të huaja,

– Pesë pasaporta shqiptare dhe dy pasaporta greke,

– Pesëmbëdhjetë karta identiteti shqiptare, dy karta identiteti spanjolle dhe dhjetë karta identiteti greke (tafto)

-Dokumenta të ndyshme shkollore (diploma, dëftesa pjekurie)

– Patenta ndërkombëtare greke dhe shqiptare .

– Solucione të posaçme të cilat përdoreshin për kryerjet e falsifikimeve,

-Pajisje me ngrohje për plastifikimin e dokumentave.

https://www.dailymotion.com/video/x5rs0l6_operacioni-i-koduar-euro-cart_news

Rama shfaqet tapë në Lezhë, e nxjerrin nga dera e pasme

0

Në një postim në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë një foto ku duket se para fjalimit në qytetin e Lezhës kryeministrin Edi Rama e nxjerrin nga dera e pasme e ndërtesës.

Para fjalimit në Lezhë! Po e nxjerrin nga mbas dere xurxull!
Edhe Ndoka po qesh me të, shkruan Berisha në Facebook.

Para fjalimit ne Lezhe! Po e nxjerrin nga mbas dere xurxull!Edhe Ndoka po qesh me te. sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 23. Juni 2017

Basha paralajmëron bandat: Shërbimet e huaja sekrete ju njohin, mos prekni votat

0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në takimin që zhvilloi në Krujë në mitingun mbyllës të fushatës paralajmëroi bandat që po përpiqen të blejnë dhe mbledhin vota për PS-së, se shërbimet e huaja të inteligjencës janë duke i monitoruar të gjitha veprimet e tyre.

Basha tha se Rama, apo Hamza Kastrioti nuk kanë për t’i shpëtuar dot, në rast se ata tentojnë të prekin votën e lirë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Tani kam një mesazh për banditët këtu në Krujë e Fushë-Krujë! S’po jua them emrat se nuk jeni një e dy, por jeni shumë.

Po të jeni të sigurt që ju njoh me emër e mbiemër, ju njohin edhe partnerët tanë!
Mos prekni votën e krutanëve. Mos kërcënoni e mos prekni një fije floku se do ju pijë e zeza!

Ligji do ju godasë me forcën më të rreptë.

Jeni nën monitorim nga unë, nga institucionet e specializuara me mandat dhe fuqi përgjuese dhe ndjekëse!

Jeni nën monitorim nga shërbimet e huaja partnere.

E dimë se çfarë bëni nga mëngjesi në darkë. Mos guxoni të prekni votën se nuk do ketë Ed Ramë t’ju shpëtojë!

Nuk do ketë Hamza Kastriot t’ju shpëtojë! Lërini krutanët të votojnë të lirë e të ndershëm!”

Dajti dhe Frroku, kërkesë nga burgu për të votuar

0

Në këto zgjedhje do të votojnë të burgosurit dhe ata që ndodhen në paraburgim dhe që ende nuk janë dënuar.

Të drejtën për të votuar e ka kërkuar edhe ish-deputeti Mark Frroku i cili ende nuk ka marrë një dënim të formës së prerë, Dritan Dajti i cili është akuzuar për 4 vrasje në vitin 2009 në Durrës, dhe Gilmando Dani.

Kërkesa e tyre është dërguar në Gjykatën e Tiranës.

Deri tani numri i personave që kërkojnë të jenë në listën e votuesve nga burgjet ka shkuar 70.

Me hyrjen enë fuqi të ligjit të dekriminalizimit, nuk kanë të drejtë të votojnë personat që janë dënuar me vendim të formës së prerë.

Basha: Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim në Dibër

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim elektoral në qytetin e Dibrës.

Ai u tha qytetarëve dibranë se kryeministri, Edi Rama nuk ka asnjë plan ekonomik për vendin dhe bën vetëm premtime bosh.

Për dibranët është rruga e Arbrit, rrugë e cila është premtuar nga Rama por nuk është realizuar, tha Basha, ndërsa premtoi se brenda dy viteve do të hap tunelin e Arbrit nëse do të bëhet ai Kryeministër dhe nëse nuk e mban premtimin do të jap dorëheqjen.

  Tani ka ardhur koha që PD-ja të ndërtojë institucionet ekonomike, për ekonominë e fortë me taksa të ulëta. Kjo është beteja, kjo është vota për PD për ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurtë.

Kam ardhur në Dibër kur pushtetin e kishim ne dhe u kryen shumë punë por mbetën edhe shumë të tjera, por pengu im është Rruga e Arbrit.

Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim të vetëm në Dibër ashtu si në gjithë Shqipërinë, por përkundrazi e zhyti Dibrën në varfëri të thellë. Iu hoqi mijëra vende pune, e ndali në vend që ta mbaronte rrugën e Arbrit. E mbani mend kur e premtoi përpara se të zgjidhej Shukriu, edhe para se të zgjidhej Muharremi, e premtoi edhe tani. Asnjë lopatë të vetme dhe nuk hodhi.  Ky është Rama njeriu që premtoi por nuk mbajti premtimet. Rama nuk ka program, por bën premtime të pambajtura

E ka kuptuar se ndëshkimi popullor me votë do të jetë referendar, nga ju matianët dhe bulqizakët. Edhe nga qindra mijëra të tjerë të cilët kanë heshtur sa nga frika, pamundësia por që në 25 qershor do bashkohen dhe do votojnë numrin 6 republikën e re, republikën e shqiptarëve.

Si sot dy vjet do të ndodhin dy gjëra, ose do të hapim tunelin e Arbërit, ose unë jap dorëheqjen si kryeministër. Ka vetëm një të tretë, i pari Kalimashi, i dyti Krraba, i treti rruga e Arbërit dhe unë do ta përfundojë këtë.

Ersekë/ Dhunohet fizikisht shefja e Financës, nuk pranoi të votojë PS-në

0

Shefja e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Ersekë. Dorina Tallo ka dhunuar fizikisht Shefen e Personelit pranë kësaj Drejtorie, Kristina Stoja.

Fillimisht Tallo e ka kërcënuar me largim Stojën nëse kjo e fundit nuk votonte për Partinë Socialiste.

Kristina Stoja është simpatizante e LSI-së.

Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për  Dorina Tallon 30 vjeç.

Procedimi ndaj 30 vjeçares D. T filloi pas “kallëzimit të bërë më datë 21.06.2017, nga një 55 vjeçare, banuese në Ersekë, me detyrë shefe Finance pranë kësaj Drejtorie, e cila ka deklaruar se 30 vjeçarja në ambjentet e Poliklinikës të qytetit të Ersekës, për motive të dobëta, e ka fyer dhe goditur në fytyrë këtë të fundit”

Ajo akuzohet për veprën penale: “Dëmtime të tjera me dashje”.