Ballina Blog Faqe 9369

Dështon takimi i PS-së në Tiranë, nuk mblidhen as 50 vetë

0

Ka dështuar takimi i Partisë Socialiste në njësinë nr 9 në kryeqytet.

Në një foto që qarkullon në rrjetet sociale duket qartë se numri i pjesëmarrësve në këtë miting nuk i kalon 50 vetë.

Ndërkohë që ish-Kryeministri Sali Berisha, publikon çdo ditë në faqen e tij në Facebook, foto dhe video ku duken autobusat e PS-së, të mbushur me militantë që shoqërojnë kryeministrin Rama në mitingjet e tij nëpër Shqipëri.

Asgjësohen 336 bimë kanabis, në pranga 2 persona

0

Policia e Vlorës ka sekuestruar 336 bimë kanabis sativa dhe ka arrestuar 2 persona.

Operacioni i antidrogës është zhvilluar në zonën e Himarës dhe Selenicës, në fshatrat Kuç dhe Bolenë.

Të arrestuarit janë Diftir Ngucaj, 39 vjeç dhe Zenel Aliaj, 49 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kuç, në vendin e quajtur “Hasanmuko” në afërsi të banesës së shtetasit Diftir Ngucaj, policia ka konstatuar rreth 221 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar Diftir Ngucaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bolenë, në vendin e quajtur “Maja e varrit”, rreth truallit të banesës së shtetasit Zenel Aliaj, u gjetën të kultivuara 65 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva dhe ka arrestuar  Zenel Aliajn.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Drashovicë, shërbimet e policisë kanë gjetur të mbjella në tokë publike pranë vendit të quajtur “Llënga”, një parcelë me 50 bimë të llojit Cannabis Sativa, me gjatësi deri në 80 cm.

Asgjësimi i bimëve narkotike është bërë me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë  për veprën penale’Kultivimi i bimëve narkotike’.

Paralajmërim i fortë për 25 qershorin, Meta: Përgjegjësinë për çdo pikë gjak të derdhur e ka Rama

0

Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ftuar në emisionin e mëngjesit në Neës 24, foli për ditën e zgjedhjeve dhe për garancitë për procesin.

Meta paralajmëroi Kryeministrin Rama se për çdo incident gjatë procesin, përgjegjësia i takon Ramës.

Pjesë nga intervista e Metës:

A ka garanci për ditën e zgjedhjeve?
Do jenë 200-300 mijë të rinj e të reja që do garantojnë procesin. Shqiptarët do votojnë të lirë dhe të qetë. Nuk do lejohet as policia dhe askush të dhunojë zgjedhjet. Është derdhur gjak deri tani, dhe përgjegjësinë për çdo gjak të derdhur do ta ketë Edi Rama dhe Drejtori i Policisë.

Deklarata juaj të rrëmbehen armët?
Unë nuk kam thënë të rrëmbehen armët. Kam thënë nëse nuk do lidhen zagarët e rilindjes. Se zagarë janë, kriminelë që shëtisin me makina policie, i njeh gjithë Lezha. I kam thënë që nëse policia nuk merr masa, patjetër shqiptarët më mirë vriten se sa rrihen. Nuk është se kam pasur këtë dëshirë por nuk mund të kthehet koha e doktorit të parë kur bandat dhunonin shqiptarët. Për fat të keq rilindësi na solli këtë model sepse ka frikë nga zgjedhjet.

Keni pasur përgjegjësi ju, pasi keni qenë në bashkëqeverisje?

Nëse Shqipëria nuk ka rënë në greminë këtë e ka arritur LSI. Ne nuk lejuam kapjen e drejtësisë. LSI ka qenë garanci për 4 vite për normalitet. Ka pasur përgjegjësi? Po edhe ka pasur, por edhe ka marrë përgjegjësi që nuk i takojnë. Ai thotë reformë në administratë, por kush është drejtoresha e administruarës publike? Është një zonjë që e ka vendos vetë. Po pse e thotë ai këtë? E thotë që të mashtrojë socialistët. Rama është me bilanc katastrofik në 4 vite. LSI ka arritur në 4 vite të garantojë stabilitet.

Gazetat shkruajnë se Rama ka thënë që LSI nuk do jetë në qeverisjen e vendit?

Rama nuk është politikan vlerash, por do pushtetin. Ai do pushtetin për të sunduar në një mënyrë jo demokratike dhe përmes shantazhit. Ai ka tmerr nga vota e lirë. Ky është një presion pushteti që bëhet për qytetarët. Është koha t’u japim një shans të gjithëve.

Qeverisjen do e krijojë LSI?

Padyshim, kjo nuk diskutohet.

Plagosi me armë zjarri 38-vjeçarin, arrestohet autori

0

Policia ka arrestuar një 55-vjeçar sepse ka plagosur me armë zjarri një 38-vjeçar dje pasdite.

I arrestauri është Ushtar Stani, 55 vjeç, banues në fshatin Ngjeqar në Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 21.06.2017, ora 18:30 , në fshatin Ngjeqar, pas një grindje për motive të dobëta, ka qëlluar dhe plagosur me armë zjarri shtetasin A.G, 38 vjeç, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu u sekuestruan një armë zjarri automatik, tre gëzhoja model 56, trembëdhjetë fishekë model 56, si dhe një automjet tip Benz që i përkisnin Stanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

336 bimë kanabis në Vlorë, arrestohen dy persona

0

Policia e Vlorës ka gjetur dhe asgjësuar 336 bimë kanabis sativa, dhe ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar.

Droga u sekuestrua gjatë kontrolleve në Selenicë dhe Himarë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kuç, Njësia Administrative Horë-Vranisht, në vendin e quajtur “Hasanmuko” në afërsi të banesës së shtetasit Diftir Ngucaj, policia ka konstatuar rreth 221 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë, shtetasin Diftir Ngucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Kuç, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë rast.

 Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bolenë, Njësia Administrative Vranisht, konkretisht në vendin e quajtur “Maja e varrit”, rreth truallit të banesës së shtetasit Zenel Aliaj, u gjetën të kultivuara 65 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Për këtë ngjarje, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Zenel Aliaj, 49 vjeç, banues në fshatin Bolenë, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë rast,”-sqaron Policia e Shtetit.

Policia ka bërë të mundur asgjësimin e këtyre bimëve narkotike me anë të djegies me zjarr.

Futet për tu larë në liqenin e Pogradecit, humb jetën 80-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku një 80-vjeçar ka humbur jetën teksa lahej në liqen.

Sipas autoriteteve lokale, mësohet se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale K.A, banues në fshatin Gregas-Maliq.

Ndonëse policia i ka shkuar në ndihmë me motorskaf, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Po ashtu mësohet se ai është larë disa herë sëbashku me të vëllain gjatë ditës së sotme.

Trupi i pajetë i shtetasit K.A, është transportuar drejt Spitalit të Pogradecit, nga ku priten të dalin edhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, nderkohë që paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale.

Ekstradohet nga Italia, lezhjani i kërkuar nga Interpoli

0

Interpol Tirana ka arritur që falë bashkëpunimit me Interpol Romën, të ekstradojë një të kërkuar të Drejtësisë shqiptare, për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë..

Sipas raportimit të Interpol Tiranës, bëhet e ditur se i ekstraduari është shtetasi me inicialet M.Gj. 38 vjeç nga Lezha i cili 5 vite më parë ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin me inicialet T.P., i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

38-vjeçari i dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 7 vite heqje lirie, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që në 23.10.2014.

(Video) Basha prezanton planin ekonomik me një spot modest

0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një tjetër spot të fushatës elektorale.

Larg shpenzimeve të tepërta, Basha dhe stafi i tij kanë zgjedhur që spoti të xhirohet në zyrën e kreut të PD-së.

Në video shfaqet Basha duke folur për planin e tij ekonomik.

VIDEO-SPOTI:

Plani im ekonomik

Ne 25 qershor #Voto6 – Partia Demokratike e Shqiperise

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 21. Juni 2017

Drama e fermerit dixhital, pret qershitë pasi nuk subvencionohet nga qeveria

0

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook, ka postuar një mesazh me disa foto të një fermeri nga Sohodolli i Dibrës, i cili në mungesë të subvencioneve nga qeveria, pavarësisht premtimeve, në shenjë proteste ka prerë qershitë e tij edhe pse ato gjendeshin në kulmin e prodhimit.

Në postimin e tij, Berisha shkruan se kjo është drama e fermerit shqiptar.

Keto foto flasin per dramen e fermerit shqiptar me shume se kilometrat me llogje elektorale pazari te Edi Rames!Shikon…

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 21. Juni 2017

Tenton të therë vëllain, arrestohet nga policia

0

Policia e Durrësit ka raportuar se ka arrestuar një 33-vjeçar i cili ka tentuar të therë vëllain e tij.

Sipas policisë, Arian Veteriku, 33 vjeç, teksa ka qenë në gjendje të dehur ka tentuar të vrasë me thikë, të vëllain, shtetasin me iniciale E.V 39 vjeç.

Autoritet informuan se konflikti në fjalë ka ndodhur për motive të dobëta, në banesën e tyre reth orëve të para të mëngjesit, ndërsa i plagosuri ndodhet në Spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve. Policia informon se edhe ai vetë ka qenë në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:  Arian Veteriku 33 vjeç, banues në Durrës. Më datë 21.06.2017, rreth orës 03:40, në lagjen Nr.8, në banesë, pas një konflikti çasti, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë vëllain e tij, shtetasin E.V. 39 vjeç. Për pasojë, I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Autori I dyshuar dhe I dëmtuari në momentin e konfliktit kanë qenë në gjendje të dehur. Me të marrë njoftim menjëherë u ngrit grupi hetimor, I cili kreu veprimet para hetimore, kqyrur vendin e ngjarjes, sekuestruar provat materiale dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes. Materialet I kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 79/c, 22 të Kodit Penal.