Ballina Blog Faqe 9370

Vasili: Rama ia hedh me një ‘më fal’, specialisti i thjeshtë hiqet nga puna për 1 foto

0

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili në një status në Facebook ka shpjeguar arsyet pse LSI-ja paditi Kryeministrin Edi Rama, dhe pasi ky i fundit kërkoi ndjesë për thirrjet e tij për përfshirje të strukturave policore në fushatë.

Vasili shkruan se nuk ka dy drejtësi, por vetëm një, dhe Rama nuk mund të shpëtojë duke kërkuar ndjesë, ndërkohë që një specialist i thjeshtë hiqet nga puna nga Task-forca, për një foto fushate.

Statusi i Vasilit në Facebook:

Më kanë pyetur se pse shkuam në padi ndaj kryeministrit për thirrjen e punonjësve të Policisë së Shtetit për pjesëmarrje në fushatë elektorale edhe pasi ai kërkoi ndjesë publike. Ja pse: Sepse nuk ka dy drejtësi.

Një drejtësi për kryeministrin që e kalon me një “më fal” dhe një drejtësi tjetër për specialistin e thjeshtë të një ndërmarrjeje publike, i cili mund të jetë pushuar menjëherë nga puna për një foto të gjetur diku nga task-forca me të cilën po bashkëjetojmë në kushte të panatyrshme.

Atentati në Elbasan, vëllezërit mund të jenë shënjestër e përplasjeve me fisin Çapja

0

Zbardhen hollësi të reja lidhur me atentatin ndaj dy vëllezërve Beqiri në Elbasan ditën e sotme, ku disa persona të armatosur hapën zjarr teksa ishin duke punuar në punishten e tyre.

G.B. dhe A.B., respektivisht 60 dhe 49-vjeç janë vëllezër nga ana e babait të Gentian dhe Saimir Beqiraj, të cilët janë ekzekutuar kohë më parë nga hakmarrja mes fiseve Çapja dhe Beqiraj në Elbasan.

Policia po heton nëse autorët e atentatit kanë lidhje me hakmarrjen mes dy fiseve, apo ngjarja ka lidhje më ndonjë çështje tjetër.

Basha me Dhomën Amerikane të Tregtisë: Ulim taksat, nxisim investimet

0

Kreu i PD-së, Basha, është takuar ditën e sotme me bordin e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Gjatë takimit, kryedemokrati ka shpjeguar planin e tij të integruar ekonomik dhe foli për uljen e taksave, nxitjen e investimeve, mbështetjen e zhvillimit të industrisë prodhuese dhe të bujqësisë.

‘Qeveria ime do t’i japë fund terrorit të gjobvënies, trysninë dhe arbitraritetit shtetëror ndaj sipërmarrjes dhe do të jetë garantues i konkurencës së ndershme dhe mundësive për të gjithë’, u shpreh Basha.

Sipas Bashës, vendosja e prioriteteve të duhura qeveritare sidomos në ekonomi, është thelbi i gjithë planit të tij, ndryshe nga qeveria paraardhëse.

‘Ky plan ngjalli interes, dhe investitorët e mirëpritën politikën e taksave të ulura për biznesin dhe riorientimin e burimeve publike në shërbim të zhvillimit ekonomi’.

LSI padit Ramën: Ka shkelur ligjin. Të verifikohet nëse është mirë mendërisht

0

LSI ka paditur në prokurori kryeministrin Rama. Sipas LSI-së, Rama ka shkelur ligjin në thirrjen drejtuar policisë për të mbledhur vota për partinë Socialiste.

‘Thirrjet e Ramës për policinë e shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit. Thirrjet e tij thyejnë rëndë moralin te detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25-vjet. Kjo ngjarje dhe kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet dhe ka shkelur të gjithë hierarkinë shtetërore të akteve ligjore.’ – thuhet në deklaratën zyrtare të LSI-së.

Përveç kësaj, në deklaratë thuhet se LSI e çmon si të domosdoshëm kontrollin mjekësor të Ramës, për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht që të kryejë detyrën e kryeministrit.

‘Këto deklarata të bëra në vijueshmëri nga Rama, tregojnë qartë se ai nuk është në gjendje të qëndrueshme mendore. Nëse një tronditje e tillë psikike, vjen si pasojë e panikut, prej fuqisë së rritjes së mbështetjes popullore për LSI, sërish nuk është aspak shkak për përjashtim nga përgjegjësia penale dhe politike.’ – thuhet më tej në deklaratën e LSI-së.

Në fund LSI, nisur nga deklaratat e papërgjegjshme të Ramës, i kërkon Presidentit Nishani mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do analizohet veprimtaria antiligjore e Kryeministrit.

Premtimi i Blushit: Do pastrojmë Tiranën nga veset

0

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi, ka bërë një tjetër premtim për këtë fushatë.

Pas premtimit që do të jepte 1 mijë euro për çdo bebe që do të vij në jetë vjen dhe premtimi tjetër i kreut të LIBRA-s.

Do të pastrojë qytetet nga lojrat e fatit’, ka thënë Blushi.

Këtë premtim Blushi e ka bërë nëpërmjet një postimi në Facebook.

Statusi i plotë i Blushit:

LIBRA DO PASTROJË TIRANËN NGA VESETLIBRA do ti pastrojë qytetet nga lojrat e fatit.Tirana, Durrësi, Fieri,…

Gepostet von Ben Blushi am Dienstag, 20. Juni 2017

Arrestohen 35 persona nga një operacion antidroge, mes tyre edhe shumë shqiptarë

0

Policia italiane ka arrestuar 35 persona nga një operacion antidroge i cili është ende duke u zhvilluar.

Ky aksion është zhvilluar në veri të Italisë, ku janë arrestuar italianë, shqiptarë, rumunë dhe nga Afrika Veriore.

Sipas mediave italiane, operacioni është zhvilluar në Milano, Bergamo, Verona dhe Pavia.

Hetimi për këtë çështje ka nisur që në fillim të 2016-ës dhe tashmë policia ka bërë arrestimin e e atyre që janë të përfshirë në këtë rrjet i cili ishte i ndarë në 3 organizata që drejtohej nga shqiptarë  të cilët bashkëpunonin mes tyre.

Incidentet në fushatë, Mandija mbledh Task-Forcën

0

Incidentet gjatë fushatës elektorale kanë nxitur Zv.Kryeministren Ledina Mandija të mbledhë me urgjencë Task-Forcën.

Task-Forca do ndalet tek ankesat për shit-blerje të votës dhe dhunën gjatë fushatës.

Mbledhja vjen pas shqetësimeve të ngritura nga subjektet politike.

Do ketë raportim të rasteve të dhunës dhe kanosjes për drejtuesin e LSI-së në Berat.

Itali / Shqiptari në gjendje të rëndë, bie nga çatia 10 metra e lartë

0

Autoritetet italiane kanë raportuan se një shtetas shqiptar 38-vjeç është rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash dhe për këtë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas raportimeve mediatike italiane, thuhet se Edmon Ndou, ka qenë duke punuar sipër një çatie të një kapanoni, me lartësi 10 metra, kur ka humbur ekuilibrin.

Si pasojë, Ndou mësohet se ndodhet në spitalin e zonës, duke luftuar me vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nazionale Piemonte”, në Savona.

Ministri Demiraj kërkon shkarkimin e shefave të komisariatit të Dibrës, Pukës dhe Gramshit

0

Misnitri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, gjatë një interviste dhënë për ‘Zërin e Amerikës’, duke komentuar situatën paraprirëse të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, është shprehur se në ditët e fundit situata mes dy kampeve politike, të PS-së dhe LSI-së është përshkallëzuar.

Ai u shpreh se ka kërkuar shkarkimin e 3 shefave të komisariateve Dibër, Pukë dhe Gramsh, pasi sipas tij nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës së tyre.

Demiraj tha se policia po punon për të kapur autorët e incidenteve të ditëve të fundit, ku edhe u shpreh se shkaku i këtyre incidenteve është irrituar disi situata para zgjedhore.

Po ashtu ministri u shpreh se policia do të punojë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

LSI ‘dhëmb më dhëmb’ me Ramën. Këto janë punësimet politike të PS-së në Delvinë

0

Pas denoncimit ë kryeministrit Edi Rama, të disa punësimeve politike në Bashkinë e Delvinës, nga ana e Lëvizjes Sicialiste për Integrim, ka reaguar edhe kjo e fundit.

Ka qenë kandidatja për deputete e LSI-së Kejdi Mehmetaj, e cila në përgjigje ndaj akuzave të Ramës, ka publikuar listën e të punësuarve politikë të Rilindjes në Devoll dhe Sarandë.

Sipas parimit të hajdutit që thërret kape hajdutin edhe rilindasit po thërrasin kape rilindasin. Kush e kush të gënjejë e shpif sa më shumë. Por nuk ka shpifje e gënjeshtër të që mbulojë bëmat e tyre. Ashtu siç ka bërë përgjatë gjithë kësaj fushate, kryetari rilindas nuk ka folur asnjëherë për punën dhe bilancet e tij, ashtu po vazhdon me dhunën e presionet e të gjitha llojeve kundrejt qytetarëve të thjeshtë, simpatizantë të LSI-së. Meqenëse kryetari i Rilindjes nuk pati as kurajën e as guximin të thotë të vërtetën, po ju bëj të njohur rrjetin nepotik të emërimeve familjare të rilindasve të tij në Sarandë”, – tha Mehmetaj, duke renditur më pas emrat.

Lidhjet aktuale të kryetares së PS-së Delvinë

Blunilda Meliqi ose Merxhani përgjegjëse e degës së thesarit Delvinë;
Luan Merxhani, i ati drejtor i shkollës 9-vjeçare “Rusan”;
Merita Merdani, e ëma mësuese pa shkollë të lartë;
Kreshnik Merxhani, i vëllai punon në ministrinë e Kulturës;
Ismiona Merxhani, e motra, punon në Ministrinë e Brendshme;
Xhemil Merxhani, xhaxhai, punonjës pranë ALbpetrol Delvinë;
Përparim Meleqi, bashkëshorti, punonjës pranë degë së OSHEE- Delvinë;
Petrit Meleqi, kunati në degën e OSHEE Delvinë;
Enereida Meleqi, kunata, edukatore në çerdhen e Delvinës;
Ëngjëllushe Tata, kunata, sanitare pranë spitalit Delvinë;
Erinda Sulejmani, nusja e nipit të bashkëshortit, infermiere në spitalin Delvinë