Ballina Blog Faqe 9371

Basha dënon dhunën mes militantëve PS-LSI: Pushteti nuk merret me dhunë, qytetarët do t’ju ndëshkojnë

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa ndodhej në një miting elektoral në Berat, ka sulmuar dy kundërshtarët e tij politik, PS dhe LSI, në lidhje me rritjen e tensionit mes tyre në ditët e fundit.

Duke dënuar dhunën dhe u uruar të shkuara të plagosurve, është shprehur se pushteti nuk merret me dhunë.

Sipas Bashës, qytetarët duhet të ndëshkojnë për këtë dhe qeverisjen e pafrytshme 4 vjeçare, partitë e vjetra të Republikës së Vjetër.

I bëj thirrje duke dënuar dhunën që ka shpërthyer mes PS e LSI. Duke i uruar shërim të shpejtë të plaguarve në spital, dua t’iu them partive të vjetra të ‘Republikës së Vjetër’: Pushteti nuk merret me dhunë, vetëm me votë, dhe se vota e qytetarëve do t’iu ndëshkojë për zullumet 4-vjeçare, vota e qytetarët do të jetë për qytetarët dhe vetëm për PD, vetëm nr 6”, – u shpreh Basha.

Roland Luçi sulmon De Biazin: Udhë e mbarë të qoftë, Xhan!

0

Ish-futbollisti i kombëtares, si dhe ish-trajner i Vllaznisë, Roland Luçi, ka “shfryrë” kundër Xhani De Biazit, pas largimit të këtij të fundit nga drejtimi i kombëtares. Gjithnjë kritik ndaj trajnerit italian, Luçi këtë radhë e kalon masën, duke kritikuar ashpër De Biazin, aq sa e fajëson trajnerin italian për faktin se në Shqipëri e paskan dashur shumë, duke i quajtur njerëzit “turma të harlisura që gërthasin për ty si të ishte Mesia”. Opinion personal, gjithsesi, secili ka të drejtën e vet…

Dr. Xhani iku…

Mbas tangërllëkut dhe megalomanisë dje në konferencën e shtypit që duhet të ofendonte çdo shqiptar të dinjitetshëm, Xhani i Kryeministrit tonë, doktori i Çilit dhe Qytetari i Nderit i kushedi sa fshatrave shqiptarë, largohet përfundimisht nga drejtimi i Kombëtares sonë!

Rruga e mbarë zotëri, po kurrkund në botë nuk do të gjesh shesh e të bësh përshesh si në Shqipëri, nuk do të gjesh turma të harlisura që gërthasin për ty si të ishte Mesia, nuk do të gjesh Kryeministra e Presidentë që të vrapojnë mbas teje me dekorata në dorë, nuk do të gjesh bashki, qytete e katunde që të të shpallin qytetar nderi, nuk do të gjesh universitete hijerëndë të të gradojnë “doktor të nderuar”, nuk do të gjesh kund federatë që të plotëson tekat qindramijëeuroshe, nuk do të gjesh kund shtet që të japi pasaportën e tij që ti të fshehësh paratë, nuk do të gjesh dot ekip lojtarët e të cilit dhe t’i menaxhosh si një ndërmjetës ordiner.

Është e vërtetë që shkuam në Europian me ty, në Europian ku tashmë shkojnë gjysma e shteteve të Europës dhe ky aktivitet vazhdon të quhet banalisht dhe ironikisht “finale”, në Europian ku marrin pjesë rregullisht kombe sa gjysma e tonit e nuk bëjnë kaq zhurmë sa ne, shkuam ashtu si shkuam, me një fitore dhe dy barazime në të cilat ke pjesën e meritës dhe ti.

Të tjerat janë dëngla me të cilat dehen shqiptarët e infektuar nga komplekset e inferioritetit, shqiptarë të qorruar nga katenaçio-ja jote, që nuk shohin se ti pate në dispozicion si i pari drejtues i Kombëtares një plejadë të plotë të djemve të Shqipërisë 10 milionëshe të lindur, rritur dhe integruar në Europe, luks që prej tani do ta kenë dhe pasardhësit e tu, po që nuk pati shansin ta kishte kurrkush nga paraardhësit.

Të mbajti FSHF në pëllëmbë të dorës dhe po ikën duke e akuzuar se të paska dhënë shumë pak, financiarisht shumë pak nga të ardhurat gjigante që i paske sjellë ti asaj dhe futbollit tonë.

Do të mbetesh ekzemplar i veçantë i sojit tënd që menjëherë mbas ndeshjes së fundit kualifikuese në Armeni ju turre Armand Dukës duke thirrur paturpësisht harpagonshe “hape thesin President”!

Udhë e mbarë të qoftë, Xhan!

Hidhet shorti per Uefa Europa League dhe Uefa Champions league, ja kush jane kundershtaret e skuadrave tona.

0

Eshte hedhur sot ne oren 13:00 shorti per kompeticionet Europiane ku shkuadrat tona kane mesuar edhe kundershtaret e tyre. Skuadra me me fat ashtu sic edhe pritej ka qene Skenderbeu qe ashtu sic pritej do te perballet me nje kundershtar teper modest sic eshte UE Sant Hulia nga Andorra me korcaret qe do ta luajne ne shtepi takimin e pare. Edhe kryeqytetasit e Partizanit do ta luajne ndeshjen e pare si prites dhe perballe do te kene Bullgaret e Botev Plovdiv. Tirana eshte skuadra qe ka patur me pak fat me goglat pasi ka peshkuar Izraelitet e Makabi Tel-Aviv, me ndeshjen e pare qe do te luhet ne Izrael. Ndersa dy skuadrat e tjera Shkendia e Tetoves dhe Prishtina do te perballen perkatesisht me Moldavet e Dacia Kishinjev  dhe Suedezet e IFK Norkoping. Ne Champions kampionet e Kukesit do te perballen me Mldavet e Sherif Tiraspol ndersa Trepca 89 ka peshkuar modestet e Vikingur nga Ishujt Faroe nje rival relartivisht i lehte per debutuesit nga Kosova.

M.Kaso

Ismet Drishti ka një këshillë për ministren Milva Ekonomi

0

Për Milvën kam një lloj respekti meqë ka hijen e gruas punëtore që nuk bën shumë politikë dhe e njeh ekonominë.
Meqë dikur kam qenë i mirë në matematikë do i sugjeroja që ta ndryshonte postimin.
Thotë që 4 vjeçarin e ardhshëm do bëjnë 4 herë më shumë se në 44 muajt që kaluan.
E dashur ministre, zeron shumëzoje me cilindo numër që të duash përsëri zero del. 😀 😀 😀

KQZ, Zguri: Të zbardhen ngjarjet, distancohuni nga veprimet e dhunshme

0

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri në një deklaratë për mediat i bëri thirrje qytetarëve dhe simpatizantëve të partive politike të distancohen nga çdo veprim i dhunshëm.

Zguri tha se duhet të respektohet vullneti i lirë i çdo qytetari.

Deklarata e Klement Zgurit:

Përfitoj nga ky moment për të drejtuar një apel publik për të gjithë votuesit apo simpatizantët e partive politike, për t’ u distancuar nga çdo veprim i dhunshëm që bie ndesh më të drejtat dhe liritë e individit dhe kuadrin ligjor për zgjedhjet në veçanti”.

Respektimi i vullnetit të lirë të çdo qytetari është standardi kryesor që ne duhet të plotësojmë në çdo fazë të procesit zgjedhor. Është shumë e rëndësishme që të arrijmë standardet më të larta zgjedhore, pasi ato janë elementi kryesor për përshpejtimin e proceseve integruese drejt familjes europiane.

Zbatimi me rigorozitet i gjithë kuadrit ligjor që buron nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera që lidhen me procesin, dhe përmbushja me sukses e gjithë rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, mbeten detyrë thelbësore e çdo subjekti zgjedhor dhe agjencive ligjzbatuese, të cilët jo vetëm duhet të mos përfshihen politikisht në fushatë, por duhet të veprojnë me transparencë për zbardhjen e plotë të çdo incidenti. Zbardhja e plotë, e shpejtë dhe me transparencë e çdo incidenti, do të nxirrte në pah të vërtetën e do të shmangte çdo keqpërdorim të tyre.

Legjislacioni në fuqi e përcakton në mënyrë të qartë rolin e çdo institucioni në proceset zgjedhore, e në mënyrë specifike të institucioneve me rëndësi të veçantë, me qëllim që veprimtaria e tyre të mos bëhet pengesë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të drejta, transparente dhe demokratike. Jam besimplotë se liderët politikë të të gjitha subjekteve zgjedhore do të ndërhyjnë në mënyrë energjike për të shmangur çfarëdo klime tensioni dhe të rrisin besimin e çdo simpatizanti dhe shqiptari te procesi zgjedhor.

Basha: Rama fshihet poshtë minderit, del andej e thotë “nuk jam unë”

0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një sërë takimesh me qytetarët e Kamzës, ku është ndalur nëpër disa biznese.

Basha foli për Kryeministrin Rama për të cilin tha se po fshihet pas keqeverisjes së tij në këto 4 vite.

E keni parë apo jo, futet si ata fëmijët e vegjël poshtë minderit, del prej andej me rroba të tjera, e thotë se sjam unë.

Po ti je, ti që shkaktove gjithë këto probleme. Shqiptarët nuk harrojnë, ti je autori”, tha Basha.

Berisha zbulon arsyen: Pse e kërkon Noriega i Evropës votën e shqiptarëve

0

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një fotomontazh ku tregon Edi Ramën pranë një are me kanabis.

Ai e thumbon atë duke i zbuluar edhe arsyen e kërkimit të votës nga ana e Ramës.

Fotomontazh: Me jepni voten se… ja shteti qe po bej une, Noriega i Europes! Sb

Fotomontazh: Me jepni voten se… ja shteti qe po bej une, Noriega i Europes! sb

Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 18. Juni 2017

Deklarata e Metës nga Lezha, reagon Policia e Shtetit

0

Pas deklaratave të Ilir Metës nga Lezha, ka ardhur reagimi i Policisë së Shtetit.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Policia e Shtetit thekson se hetimet për incidentin e ndodhur në Lezhë, ku u dhunua kreu i LSI-së për fshatin Raboshtë të Lezhës, po vazhdojnë.

Deklarata e Policisë së Shtetit

Keqardhje për sulmin e sotëm mbi Policinë e Shtetit nga ana e një lideri politik, lidhur me incidentin e ndodhur në Lezhë.

Ashtu sikundër e ka komunikuar me transparencë të plotë më parë, Policia e Shtetit përsërit se ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe nuk ka asnjë provë për prapavijën politike të incidentit. Pretendimet e personit të goditur po vazhdojnë të hetohen.

Por mbetet fakti që në deponimin e tij ai ka folur për persona të panjohur dhe nuk ka raportuar asgjë konkrete që te ngrihet dyshimi i arsyeshëm se incidenti është i motivuar politikisht.

Policia e Shtetit do të vazhdojë të kryeje me përgjegjshmërinë më të lartë profesionale detyrën e saj kushtetuese e ligjore dhe u bën thirrje të gjitha subjekteve e liderëve politikë të shmangin çdo përfshirje direkte ose indirekte të Policisë së Shtetit në retorikën e tyre elektorale.

Komentuesi-Ramës: Kërko ndjesë edhe për varfërinë, papunësinë, korrupsionin, kanabisin …

0

Në postimin e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit për statusin ku këroi ndjesë për deklaratën e tij ku u kërkonte policëve të mblidhnin vota.

Një komentues i thotë Ramës se duhet të kërkojë ndjesë edhe  për varfërinë, papunësinë, korrupsionin, kanabisin  etj.

Pjesë nga komentet e qytetarëve me Ramën në Facebook: 

Komentuesi 1tani ce po merr edhe fotbollistat ca i ke police gjithsesi ky eshte deshtimi i rradhes ska ne histori ti beje thirrje nje kryeminister policis te dali per fushate por kete vetem ti e ben ne fakt as ramiz alia se beri kte gje. gjithsesi do shohim edhe 9 dit ???

Rama: Ndue, une nuk marr fotbollistat, po fotbollistat flasin cfare kane ne zemer e para, dhe e dyta une nuk i bera thirrje policise te dale ne fushate o Ndue, por sidoqofte kerkova ndjese, kurse ti qe me permend mua Ramiz Aline bashke me Lulezimin tend e me te tjeret, jeni ndjere me mire ne Shqiperine ku vriteshin e sakatoheshin protestues dhe jo ndjese qe s’behej llaf, po jepeshin rroga shtese per qitje me plumb mbi miletin?TURP PER TY!

Komentuesi 2Bravo! Politikan i koheve moderne! Tani mos e ndalo ndjesen, per varferimin , papunsine, korrupsionin, kanabisin, vazhdo me ndjesat.

Rama: Ah, jo sepse keto nuk i solla une po i gjeta dhe i luftova sa munda, prandaj sot ka me pak varferi, me pak papunesi, me pak korrupsion se 44 muaj me pare edhe pse ka ende shume per te bere, keshtu qe ti voto nr.✌️ qe te vazhdojme luften se ndryshe e sheh vete c’dmth kthim mbrapa?

Ndjesë për zhurmën e krijuar nga thirrja ime për punonjësit e Policisë!S'ishte aspak qëllimi im çka thonë keqdashësit,por gabimi mbetet imi🙏

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 17. Juni 2017

Gjoni-Ramës: Je ti që gënjen, urdhëro media e tua ta japin të plotë intervistën e Metës

0

Kandidati për deputet i LSI-së, Ralf Gjoni, ka publikuar një status në facebook ku replikon lidhur me statusin e Ramë ndaj Ilir Metës, për një intervistë të dhënë në TV grek ‘Star’.

Ai fton Ramën dhe mediat e tij që ta japin të plotë intervistën për të kuptuar më mirë se është pikërisht Rama dhe mediat e tij ato që gënjejnë.

Z. kryeminister ne detyre: Shokues statusi juaj per personalitetin me stabel politik te Shqiperise, vecanerisht ne…

Gepostet von Ralf Gjoni am Samstag, 17. Juni 2017