Ballina Blog Faqe 9372

Berisha: Zgjedhjet janë një farsë, para se të votosh kujtohu kush e kanabizoi vendin

0

Ish-kryeministri Berisha i ka cilësuar farse zgjedhjet e qershorit.

Sipas Berishës ligjet janë letër e vdekur, kurse çunat e krimit janë vetëm militantë të partisë shtet partisë kanabiste.

Berisha shkruan se thirrja e Ramës për policinë, janë farse elektorale e Ramës për të mbajtur me çdo kusht karrigen e tij.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/805258776301698

Aksident në Korçë, plagoset 40-vjeçarja

0

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës ku një 40-vjeçare me inicialet M.Ç është përplasur nga një makinë ndërsa përpiqej të kalonte autostradën.

Drejtuesi i mjetit me inicialet Ll.T,  është shoqëruar nga forcat e policisë drejt komisariatit.

E palgosura u dërgua në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Po punohet nga policia për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Komisionet e Vettingut, zbardhen emrat e të besuarve të Ramës, Metës e Bashës

0

Janë zbuluar emrat e deputetëve të besuar të kreut të qeverisë Rama, kreut të PD-së Basha dhe ish-kreut të LSI-së, për komisionet e Vettingut.

Këta emra pritet të miratohen në seancën e orës 14:00.

Patozi mesazh të fortë Bashës: Këtu më ke gjetur dhe këtu do më lësh…

0

Astrit Patozi ka folur për herë të parë publikisht për faktin që nuk është në listat e PD-së për deputet. Në Një deklaratë për gazetarët, Patozi, tha se nuk kishte ardhur të dorëzonte testamentin politik dhe se marrëdhënia e tij me PD nuk varët nga humori i Lulzim Bashës.

‘Kush mendon që kam ardhur sot për të dorëzuar testamentin politik e ka shumë gabim. Nuk kam pasur mëdyshje për të ardhur sot. Është respekt për ata që më kanë zgjedhur dhe detyrim për forcën politike që më ka kandiduar 3 herë. S’kam mëdyshje dhe do vijë sa herë të më kërkohet deri sa përfundoj mandatin tim’, deklaroi Patozi.

Më tej në deklaratën e tij, Patozi u shpreh se marrëdhënia e tij me PD-në nuk varet nga Basha.

‘Kush mendon se marrëdhënia ime me PD varet nga humori i Lulzim Bashës e ka gabim, sepse Lulzim Basha më ka gjetur aty dhe do më lërë aty kur do largohet. Në fushatë jam pak më modest se herët e tjera për shkak të zgjedhjes së zotit Basha’.

Ky është mendimi i Mediut për një koalicion PD-PS

0

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin ’45 Minuta’, e ka vlerësuar takimin e liderit opozitar Lulzim Basha me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, si një mbështetje të amerikës për vendin tonë.

Po ashtu ai i është përgjigjur edhe pyetjes se si ai e shikon një koalicion të mundshëm mes Pd-së dhe PS-së, ku e cilësoi se një gjë e tillë nuk ka përse të ndodhë, sepse opozita do të dalë fituese në këto zgjedhje.

Bashkëpunimi dhe komunikimi politik është i domosdoshëm mes shumicës dhe opozitës, pastaj koalicioni është çështje tjetër.

Unë kam bindjen se opozita do të fitojë zgjedhjet dhe nuk ka nevojë për një koalicion të madh. Qeveria e madhe për çfarë? Integrimi është një kauzë e madhe, por kuptimi është një kënaqësi që duhet t’i japim Brukselit, bashkëpunimi duhet të bazohet te rritja ekonomike” – tha ndër të tjera Mediu.

Kuvendi i Shqipërisë seancë të jashtëzakonshme nesër në orën 10:00

0

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e nesërme në një situatë të jashtëzakonshme, në bazë të një kërkese të bërë dje nga 1/5 e deputetëve të kuvendit të Shqipërisë.

Nga informacioni i shpërndarë nga Kryesia e Kuvendit, mësohet se seanca e jashtëzakonshme do të mbahet në orën 10:00.

Kuvendi do të mblidhet nesër, pasi deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është me lejen e lindjes e ndaj nuk mund të marrë pjesë në Komisionet e Vetingut, e kësisoj do të votohet për propozimin zëvendësues të Tabakut.

Po ashtu mësohet se do të votohen edhe anëtarët e KLGJ dhe KLP-së.

Ky është lajmërimi nga Kryesia e Kuvendit:

Seancë plenare ora 10:00 me këtë rend dite: 1. Projektvendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 45/2017 “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit, sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”””, të ndryshuar”.

Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 46/2017 “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 6 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit, sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar”. 3. Betimi i Avokatit të Popullit.

Seancë plenare ora 14:00 me këtë rend dite: 1. Projektvendimi “Për miratimin e listës së kandidatëve të përzgjedhur për në institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Sherr për fushatë politike në Kavajë, arrestohet dhunuesi i katërt

0

Pas dhunimit të një 30-vjeçari në Kavajë për shkaqe politike, policia ka arritur që ditën e sotme të vërë në pranga bashkëautorin e katërt të kësaj dhune.

Autoritetet e Kavajës kanë bërë me dije se është arrestuar 37-vjeçari Gazment Kazazi, i cili akuzohet se gjatë ditës së mërkurë bashkë me tre shtetas të tjerë, tashmë të arrestuar, kanë dhunuar barbarisht një shtetas.

Ky është sqarimi i policisë:

Në ambientet e Komisariatit të Policisë  Kavajës, është paraqitur shtetasi, A. T., 30 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka kallëzuar se më datë 14.06.2017, rreth orës 12:30, në Lagjen Nr 4, Kavajë është dhunuar edhe kanosur nga shtetasit e sipër përmendur me qëllimin që shtetasi A. T., të mos angazhohej në fushatën elektorale të një Subjekti Politik. Nga këqyrja fizike që i është bërë shtetasit A.T, ka rezultuar se ka patur dëmtime në pjesën e fytyrës dhe krahut të djathtë, por pa rrezikshmëri për jetën.”

Mori pjesë në fushatë elektorale, shkarkohet Drejtori i Spitalit të Gjirokastrës

0

Ministri i Shëndetësisë Arben Beqiri, ka firmosur ditën e sotme shkakrimin e Drejtorit të Spitalit të Gjirokastrës, Krenar Kulla.

Sipas burimeve mediatike thuhet se Motivacioni i shkakrimit të Kullës, ka qenë pjesëmarrja në fushatat elektorale të LSI-së gjatë orarit të punës.

Po nga të njëjtat burime thuhet se Beqiri ka emëruar në vend të tij kardiologun Përparim Muço.

Manjani-Ruçit: Nuk e di për kushtetutën e Fierit, por ajo Shqipërisë thotë…

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ndaj deklaratës së bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, nëse Meta si President i zgjedhur, nuk do të dekretojë qeverinë, do të shkarkohet.

Sipas Manjanit, shkarkimi i Presidentit kërkon votën e 93 deputetëve, ndërkohë që ‘Rilindja’ nuk i ka.

Nuk e di për kushtetutën e Fierit, por ajo Shqipërisë thotë se: Shkarkimi i Presidentit të Republikës vendoset nga 93 deputetë”, -shkruan Manjani.

Ministrja Karabina pezullon Drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse

0

Ministria e Arsimit ka pezulluar sot nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimeve Mbështetëse në MAS, Alqi Kushi.

Ky pezullim është bërë me urdhër të ministres Mirela Karabina.

Kujtojmë që ditën e djeshme MA ka bërë një kallëzim penal në Prokurori për Alqi Kushin.

Në vijim të njoftimit të datës 15.06.2017 lidhur me depozitimin e Kallëzimit Penal me Nr. 8012, datë 14.06.2017 për shtetasin Alqi Kushi, me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse pranë kësaj ministrie, sot, më datë 16.06.2017 Ministrja e Arsimit dhe Sportit zonja Mirela Karabina, ka urdhëruar me Urdhrin Nr. 335 datë 16.06.2017,  pezullimin e menjëhershme të z. Kushi nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.