Ballina Blog Faqe 9373

Basha – Ramës: Injorant, s’merr vesh nga ekonomia

0

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur sot nga Vlora, qytet ky ku kryeministri Edi Rama është i gjashti në listën e kandidatëve për deputet, dhe e ka ftuar atë përsëri në debat publik për të folur për planet ekonimike për 4 vitet që do të vijnë.

Kreu i PD-së tha se me planin që ka partia e tij do të marrë fund emigrimi i madh i njerëzve por edhe do të ketë më shumë frymëmarrje për bizneset dhe fermerët.

E di që s’merr vesh fare nga ekonomia, e kuptoj që kjo ka lidhje me injorancën. U shite sapunin për djatht qytetarëve. Eshtë koha të dalësh para shqiptarëve në debat dhe t’u tregosh. E vetmja zgjidhje është plani im ekonomik, Republika e Re që po vjen. Plan ekonomik që është i ngjashëm me atë të Trump.

Ka frikë të përballet me të vërtetën dhe mendon se do ta çoj fushatën me gënjeshtra. Ka timonin pa motor, Timon lodër që të luajë në kurrizin tuaj.

Rama nuk i bën planet ekonomike për vendin por për veten e tij edhe në Vlorë ka ndodhur e njëjta gjë, ka thënë Basha, edhe sipas tij, Lungomarja është bërë për të rritur fitimet e Ramës dhe jo për Vlorën.

Ku e ka By Pass e Fierit? Nuk ka plan për Vlorën por plan për veten e tij, Lungo marja është plan për përfitimet e tij. Kush do sillte më shumë turistë ?

Rruga nga Rinasi në Vlorë apo Lungomarja. Së pari duhet ngritur By Pass pastaj aeroporti i jugut, dhe përmirësimi i portit të Vlorës. Zerimi i tvsh për paketat turisitkë për turistë jashtë vendit. Investime në infrastrukturë që ndihmojnë Vlorën. Investime në bujqësi. Bujqësia e Vlorës ëhstë lënë në mëshirë të fatit, do subvencionojmë fermerët.

Kapen 710 kg kanabis në Vlorë, arrestohet 71-vjeçari

0

710 kg kanabis janë kapur nga policia mbrëmë natën në qytetin e Vlorës.

Droga po transportohej me një furgon kur ka tërhequr vëmendjen e policisë e cila e ka ndjekur dhe e ka bllokuar në banesën Selman Hamitaj, në fshatin Dukat, Vlorë.

 

Droga e gejtur në furgon ishte e ndarë në 27 pako dhe ishte shpërndarë në 8 çanta sportive të cilat u sekuestruan nga policia.

Në pranga ka rënë Selman Hamitaj, 71 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë, dhe ka shpallur në kërkim 44-vjeçari me inicialet B. T., banues në Durrës pasi dyshohet se ka lidhje me drogën.

Po hetohet nga policia për të tjerë persona që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.

https://www.dailymotion.com/video/x5qryfb_kapen-710-kg-kanabis-ne-vlore_news

Berisha: Plarent Ndreca fshin serverat që kërkon Prokuroria

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një mesazh të një punonjësi në Ministrinë e Arsimit i cili, në mesazhin e tij, i ankohet Berishës se Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca e ka fyer dhe e ka ofenduar ndërsa ky i fundit kishte dashur ta ndalonte të hynte në zyrë për shkak se është i pezulluar nga detyra.

Ndreca është pezulluar nga detyra por ka hyrë në zyrën e tij për të fshirë serverat e kompjuterit të cilat, sipas pesa mesazhdërguesit, i kërkon Prokuroria.

Punonjësi i ministrisë ndihet i kërcënuar për vendin e punës.

Sekretari i pergjithshem i mafies se ndrikull Viles, Plarent Ndreca fshin serverat qe kerkon Prukuroria. 10 çuna krimi bejne sehir apo i mbajne ison banditit tek MAS! – shkruan Berisha në Facebook.

Sekretari i pergjithshem i mafies se ndrikull Viles, Plarent Ndreca fshin serverat qe kerkon prukuroria. 10 çuna krimi…

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 16. Juni 2017

Panariti i përgjigjet Braçes: Vaditni ato palmat e thara, lëri projektet që i shet si të tuat

0

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ka kthyer përgjigje deputetit socialist Erion Braçe lidhur me deklaratat që Braçe ka lëshuar në drejtim të institucionit të Ministrisë së Bujqësisë.

Panariti e ka ironizuar Braçen duke i thënë të kujtojë kryetarët e bashkive të ujisin palmat e thara, dhe të mos merret me projekte që nuk janë të Braçes.

Postimi i Braçes:

Reagimi i Panaritit:

Çfarë komedie Zoti Braçe, kur shoh që paraqet si vepër tënden, projektin më të sukseseshëm të ujitjes e kullimit, të Ministrisë së Bujqësisë, atë projekt, i cili pas çerek shekulli shkretëtirë investimesh, pajisi me infrastrukturë moderne të kanaleve ujitëse, tokat bujqësore të Lushnjës dhe Fierit. Mijëra hektarë toka të zhuritura, u futën nën ujë për herë të parë dhe mijëra të tjera u rehabilituan dhe u pastruan nga llumi i baltës, por edhe i harresës. Brenda këtij viti, edhe 20.000 hektarë të tjera toka të thara, do të vendosen nën ujë. Një investim ky i paparë, që solli dyfish më shumë prodhim dhe eksporte bujqësore. E meqe jemi tek vaditja, kujtoni kryetarët tuaj të bashkive, të vadisin të paktën palmat e thara buzë rrugëve.

Ne vijim, po të dërgoj edhe disa foto, ndoshta jo aq artistike sa tuat, sepse ne kemi qenë gjatë gjithë kohës aty, ndryshe nga ti, që shkon në fund të punimeve, fotografon dhe i konsideron si merita tuat.

Kushtet skandaloze në Spitalin e Gjirokastrës, lagështirë dhe myk në Pediatri

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook një foto të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.

Një mirëmëngjes nga një prind fëmije i sëmurë nga spitali i Gjirokastrës për Edi Ramen! -shkruan Berisha në statusin e tij.

Në foto duket pamja e shkatërruar e spitalin në repartin e Pediatrisë.

Statusi i Plotë i Sali Berishës:

Nje miremengjes nga nje prind femije i semure nga spitali i Gjirokastres per Edi Ramen! Lexoni mesazhin dhe shikoni…

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 16. Juni 2017

Shoqata e Policëve në Lirim: Ju tregojmë arsyen e vrasjes së komisar Cukut

0

Shoqata e Policëve në Lirimi, ka në reaguar me anë të një deklarate, në lidhje me vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Sipas kësaj shoqate, arsyeja e kësaj vrasësje lidhet me detyrën e tij në Policinë e Shtetit, ndëkohë që kanë dënuar largimin nga puna të Cukut, duke e quajtur hedhje në rrugë.

Pas 20 vitesh karrierë, Artan Cuku u hodh në rrugë”, – thuhet në deklaratën në fjalë.

Pas shkarkimit të Ndrecës, prokuroria i nis letër ministres Karabina

0

Pas kallëzimit në prokurori nga ana e ministres së Arsimit Mirela Karabina, të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca, prokuroria ka nisur një letër në drejtim të MAS.

Prokuroria ka kërkuar ditën e sotme informacion nga Ministria e Arsimit nëse Plarent Ndreca dhe Dorina Laci kanë qenë të pajisur me autorizim për të qenë të pranishëm në shkollë dhe nëse po të vihet në dispozicion autorizimi.

Kujtojmë se ministrja i kallëzoi në prokuroi shtetasit Plarent Ndreca dhe Dorina Laci të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “goditjes për shkak të detyrës”, ndërkohë njëkohësisht dyshohet se këta dy shtetas kanë qenë të pranishëm në ambientet e shkollës së mesme “Shote Galica”, Fushë Krujë në kohën kur aty po zhvillohej provimi i Maturës Shtetërore, të pa pajisur me autorizim nga autoritetet përkatëse.

Shqetësimi i KQZ: Jemi 10 ditë nga zgjedhjet ndërsa komisionerët ende nuk janë emëruar

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar ditën e sotme në lidhje me emërimet e komisionerëve të subjekteve politike në KZAZ-të në vend.

Në deklaratën e KQZ-së thuhet se partitë politike po neglizhojnë emërimet e komisionerëve, gjë që sipas tyre po shkon drejt shkeljes së çdo afati të parashikuar nga ligji, pasi sipas KQZ-së vetëm 10 ditë na ndajnë nga data e zgjedhjeve.

Në po të njëjtin reagim thuhet se në 62 KZAZ, ende nuk është emëruar asnjë komisioner, ndaj edhe ka bërë thirrje për reagimin e partive politike, dhe regjistrimin e komisionerëve.

Reagon ministri Dervishaj: Do të shqyrtojmë dhe dënojmë çdo rast të shkeljes së ligjit

0

Pas shkresës së zv.kryeministres Ledina Mandija, drejtuar ministrit të Transporteve Sokol Dervishaj, për të shqyrtuar rastet e punësimeve elektorale në kundërshtim me ligjin, ka reaguar edhe vetë Ministria e Transportit.

Në reagimin e tij, ministri Dervishaj shprehet i vendosur se do të kryhen të gjitha verifikimet e rasteve në fjalë, dhe se do të dënohet çdo ras i shkeljes së ligjit.

Për këtë ministri bën me dije se është ngritur një grup pune i cili do të shqyrtojë rastet në fjalë dhe të hetojë çdo rast të mundshëm.

Po ashtu Ministria e Transportit bën thirrje ndaj të gjithë nëpunësve që të denoncojnë çdo rast presioni të hasur për të marrë pjesë në fushata elektorale apo edhe për presione mbi votën.

Basha tregon detaje nga takimi me Presidentin Trump

0

Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh Lideri i opozitës, Lulzim Basha, i ndodhur në një takim elektoral në Shijak, ndërsa u prit me entuziazëm pas takimit me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, ai tregoi edhe disa detyje të këtij takimi.

I pyetur nga një qytetare se si kishte kaluar në Amerikë, Basha iu përgjigj shumë shumë mirë, ndërsa i tha se atje është biseduar për planin ekonomik.

Shumë shumë mirë. Gjatë takimit me Presidentin Trump jemi fokusuar tek plani ekonomik. Plani ekonomik i atyre i ngjashëm me tonin. Ulja e taksave është prioriteti jonë kryesor”, – tha Basha.