Ballina Blog Faqe 9374

Shkrumbohet nga flakët një makinë në Vlorë

0

Ditën e sotme polica bëri të ditur se një makinë ka marrë flakë teksa gjendej në lëvizje.

Nga raportimi i policisë thuhet se makina tip ‘Citroen’ ka marrë flakë rreth orës 11:15 në autostratën Vlorë Fier dhe është në pronësi të shtetasit A.R.

Sipas njoftimit të policisë, nuk ka patur të lënduar, vetëm djegie totale të mjetit.

Mësohte se grupi hetimr ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar për shkaqet e zjarrit, ndërkohë që paraprakisht mendohet se janë shkaktuar aksidentalisht.

Një 27-vjeçar shqiptar vetëvritet në Greqi / Babai: Kam dyshime mbi ngjarje, duhet të hetohet

0

Babai i një të riu për të cilin thuhet se është vetëvrar në Greqi, ka bërë një kërkesë për të hetuar më tej rastin e humbjes së jetës së të birit, pasi sipas tij, kjo nuk është e vërtetë.

57-vjeçari L.H., nga fshati Pjezë i Shijakut, pasi ka shkuar në komisariat pas lajmit të hidhur, është shprehur se ka dyshime nëse ngjarja ka ndodhur vërtetë kështu, ndaj kërkon që rasti i të birit të hetohet.

Sipas burimeve nga policia, thuhet se po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, duke ia referuar materialet për rastin në fjalë prokurorisë së Durrësit.

Prokuroria kërkon 7-vjet burg për ish-futbollistin e kombëtares

0

Prokuroria ka kërkuar 7 vite burg për ish-futbollistin Altin Rakkli, i cili akuzohet se ka kryer vepërn penale ‘mashtrim me pasoja të rënda’.

Sipas prokurorisë, ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Altin rraklli, ka kryer veprën penale të mashtrimit për 150 mijë eurove.

Po ashtu bëhet e ditur, se ish-futbollisti i përfaqësueses sonë, ka hequr dorë nga nënshtetësia shqiptare, duke mbajtur kështu vetëm atë Gjermane.

Arrestohet në Shkodër i shumëkërkuari nga autoritetet ndërkombëtare

0

Policia e Shkodrës ka arritur të arrestojë ditën e sotme një të shumëkërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Polica raportin se i arrestuari është shtetasi Bashkim Kubazeçaj, 41 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, të Shkodrës.

Policia sqaron se ndalimi është bërë pasi: Zyra Qendrore Interpol Tirana e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Catanzaros e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Shkelje të Ligjit për Drogat”, parashikuar nga nenet 81-110 190/2 i Kodit Penal Italian.

Po ashtu mësohet se 41-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë, për tu përballur me autoritetet italiane.

Flet ‘viktima’ e lojës ‘Balena blu’: Mund të vdesësh para nivelit të 50-të, mu kërkua…

0

14-vjeçarja nga Gjirokastra, që u bë pre e mashtrimit, të lojës ‘Balena Blu’, duke u konsideruar kështu edhe si viktima e parë e kësaj loje në Shqipëri, ka folur për herë të parë se si u bë pjesë e kësaj loje, dhe si shpëtoi nga prerja e damarëve.

Vajza me inicialet A.C, e cila sapo ka mbaruar klasën e shtatë në shkollën ‘Koto Hoxhi’, është shprehur se ka qenë një shoqja e saj që e ka sugjeruar për këtë lojë, e cila sipas saj të bën më të mbyllur, agresive dhe të çon drejt depresionit.

Vajza rrëfeu për Ora News, se në nivelin e 33-të iu kërkua të presë damarët, por këtë gjë nuk e ka bërë.

Niveli 33 kërkon që të presësh damarët. Këtë nuk e bëra sepse kjo është të presësh damarët deri në fund. Mund të vdesësh para ditës së 50. (…) Bie në një far depresioni që mbyllesh në vetvete dhe je e detyruar t’i bësh. Të bëjnë kërcënime të llojeve të ndryshme që të vazhdosh lojën dhe të mos të dalësh. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm, duhet t’i kontrollojnë telefonat e fëmijëve. Ju them fëmijëve që ata që kanë dalë janë të gjitha të vërteta dhe nuk janë gënjeshtra”, – është shprehur vajza që prej 2 javësh nuk konsumonte asgjë.

Ajo shprehet se hapja me shoqet dhe të afërmit e ka bërë që të shpëtojë.

Gjeta forcën që ju thashë shoqeve të mia dhe ato më kanë ndihmuar shumë duke ju thënë personave të tjerë”, – u shpreh vajza, ndërsa përgënjeshtroi mediat që i quajtën prindërit e saj me probleme mendore.

Kanë thënë që prindërit e mi janë të meta mendore dhe kjo është absolutisht gënjeshtër.”

Familjet shqiptare të paqëndrueshme, vijon rritja e divorceve

0

Duket se gjërat kanë ndryshuar me ritëm të shpejt nga viti 2015 në vitin 2016 lidhur me qëndrueshmërinë e familjeve shqiptare.

Sipas INSTAT në vitin 2016 për 100 martesa pati 31.2 divorce, një vit më parë më 2015 kishte 21 divorce për 100 martesa, pra numri i divorceve është rritur me 48%.

Numri i martesave është ulur ndërsa dukshëm është rritu edhe numri i divorceve, raporton Monitor.al.

Divorci është një problem social në të gjithë botën, ndërsa në Shqipëri ky fenomen është përhapur gjatë kësaj dekade dhe sidomos në tre vitet e fundit.

Shifrat tregojnë se nga 14.8 divorce për 100 martesa në vitin 2007, në vitin 2013 ky tregues shënoi 15.8 divorce për 100 martesa, duke u ngjitur në 17.8 më 2014 dhe në 21 divorce për 100 martesa në vitin 2015.

Por edhe numri i martesave ka pësuar rënie po të shikojmë shifrat. Gjatë vitit 2016, në vendin tonë janë regjistruar rreth 22,6 mijë martesa me një rënie 9.7% më 2015.

Sipas statistikave të INSTAT është rritur gjithashtu edhe mosha e martesës për të dyja gjinitë.

Guardia di Finanza: Deri tani nuk kemi identifikuar asnjë parcelë me kanabis, arritje e madhe

0

Në takimin që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako zhvilloi me kolonelin dhe përfaqësuesit e Guardia di Finanza, u deklarua se rezultati i deritanishëm është pozitiv.

Kolonel Giovanni Conti tha para mediave se deri tani nga kontrollet e bëra nga ajri nuk janë identifikuar parcela me kanabis.

 Kjo është një arritje e madhe dhe tregon punën e shkëlqyer parandaluese, të bërë nga Policia e Shtetit”, u shpreh kolonel Giovanni Conti.

Conti deklaroi se deri tani bazuar në fluturimet ajrore (rreth 23 orë fluturim), që përbëjnë 1/5 e gjithë orëve të misionit të fluturimeve për vitin 2017, nuk janë identifikuar parcela të kultivuara me cannabis sativa.

De Biasi: Sot largohem nga Kombëtarja shqiptare

0

Traineri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës kuqezi.

Deklarata ka qenë e papritur dhe ka surprizuar edhe presidetin e FSHF-së, Armando Dukën.

De Biasi tha se falënderonte djemtë e ekipit dhe ata që punojnë në federatën e futbollit, por që nuk duken.

‘Largohem si trajner që sot nga Kombëtarja shqiptare. Kam një falënderim për gjithë ekipin e kombëtares. Kemi arritur suksese me kombëtaren, por duket se ka ardhur edhe fundi i ciklit tim si trajner në Kombëtaren e Shqipërisë. Po iki me vështirësi”, është shprehur De Biasi, i cili nuk ka mundur që ti mbajë lotët. I lë mundësinë zëvendësuesit të njohë lojtarët. Nuk jam i qetë, pasi kemi kaluar 5 vite punë së bashku’, është shprehur trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi i cili sot ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares.’

Ai u përlot në përfundimin e fjalës së tij pasi lajmëroj largimin nga skuadra jonë kombëtare.

Rama: Pandi do jetojë 126 vite, do i japë teserën dhe djalit të Zahos se e ka zakon

0

Kryeministri Edi Rama në një takim në njësinë nr 5 në kryeqytet e ka fokusuar bisedën tek deputeti socialist Pandeli Majko.

Rama ka thënë se Majko është special në PS, madje sipas tij Majko do jetojë 126 vite.

Majko i është kthyer duke i thënë ‘Dëshmor në tentativë, do çohemi tani?

Pjesë nga biseda e Ramës:

***

Rama: 126 vjet do rrojë ai, do na shoqërojë në varreza të gjithëve, do japë intervista pastaj, ja si e njihja këtë e atë, apo jo? Pandi do i japë teserën e partisë djalit të Zahos, se e ka zakon për teserat”.

Majko: Djalit të Zahos? Do i shpjegoj kur të më pyesë ku vajti partia, hë se do e shpjegojë pak më vonë do i them.

Rama: Ti je në rregull je dëshmor i gjallë

Majko: Dëshmor në tentativë, do cohemi tani?

Rama: Po për programin e pensioneve i ke fol?

Majko: Nuk shohin TV këta?

***

Meta: Rama paguan televizionet dhe analistët nëpër ambasada, por ne do dalim të parët

0

Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta në një miting në Pogradec foli për sondazhet e fundit të  cilat e nxjerrin LSI-në si forcë e tretë.

Meta ka lëshuar një akuzë të fortë drejt Kryeministrit Edi Rama i cili sipas tij, paguan analistët, televizionet dhe sondazhet për të nxjerrë LSI-në si forcë e tretë.

 Vendimi është marrë. Le të çojë sa të dojë Edi Rama analistët e paguar prej tij nepër ambasada, në ekranet e televizioneve të paguara prej tij, sondazhet më absurd në botë. Sondazhi është bërë, LSI është forcë e parë, LSI ka gjithë rininë e Shqipërisë”, ka thënë Meta.