Ballina Blog Faqe 9375

Aksidentohet për vdekje 22-vjeçari shqiptar në Greqi

0

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në afërsi të Selanikut.

Sipas mediave lokale, viktima është një 22-vjeçar por nuk dihet ende identiteti i tij.

 

22-vjeçari punonte në një fermë dhe ka qëndruar i ulur në shinat e trenit dhe kjo ka sjellë edhe vdekjen e tij tragjike.

Edhe pse shoferi e ka paralajmëruar, i r iu u përplas për vdekje.

Sipas policisë lokale, ka mundësi që 22-vjeçari nuk e ka kuptuar faktin se ishte ulur në shinat e trenit.

15 studentë helmohen nga ushqimi në Kalimash, ishin për ekspeditë

0

15 studentë janë helmuar natën e sotme rreth orës 01:04.

Studentët u shtruan me urgjencë tek Infektivi në QSUT, Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore.

Pasi është stabilizuar gejndja dhe kanë marrë mjekimin e duhur ata janë larguar për në banesat e tyre.

Dyshohet se studentët janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në Kalimash, Kukës pasi kishin shkuar atje për një ekspeditë.

Manjani: Rama në vend që të japë llogari, po i kërkon kujt të mundet! Marrëzi…

0

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me situatën politike në vend dhe zhvillimin e fushatës elektorale.

Manjani shkruan se paradoksi i kësaj fushate është mungesa e llogaridhënies nga ana e Kryeministrit, dhe nga ana tjetër llogaria që ai kërkon nga të tjerët, duke përmendur, partitë e tjera, dhe Blushin.

Manjani shkruan se kjo marrëzi duhet të marrë fund, dhe se mediat sipas tij duhet t’i kërkojnë llogari për çfarë ka bërë në 4 vite.

Statusi i plotë i Manjanit në Facebook:

Paradoks.——-Ky ishte (është ende) momenti që Kryeministri të jepte llogari për çfarë bëri apo nuk bëri! Duhet…

Gepostet von Ylli Manjani am Mittwoch, 14. Juni 2017

Arian Çani: Rama vdes për kazanin, është pjesë e tij

0

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” Arian Çani, teksa po analizonte deklaratat e kryeministrit Rama në studion e emisionit të tij, ku pothuajse të gjithë personazhet mediatike të momentit i quante kazanë mediatikë apo kosh.

Sipas Çanit, ajo që lexohet në këtë qëndrim të Ramës, nuk është tjetër veç një dashuri për kazanin.

Kjo nuk është gjë tjetër veçse dashuri ndaj kazanit. Ai nuk rri dot pa kazanin. Ai vdes për kazanin”, – u shpreh ndër të tjera Çani.

Juliana Hoxha kallëzon penalisht ministrin e Drejtësisë

0

Pas reagimit të bërë nga Ministri i Drejtësisë, ndaj Sekretares së Përgjithshme të institucionit që ai drejton, ku u shpreh se Juliana Hoxha jo vetëm që ësthë e pezulluar por do të kallëyohet penalisht për hyrje të paautorizuar në ministri, ka ardhë edhe reagimi i vetë Juliana Hoxhës.

Juliana Hoxha ka bërë me dije se ka depozituar një kallëzim penal ndaj ministrit Gazment Bardhi, pasi ky i fundit ka vendosur shkarkimin e saj nga detyra, siças Hoxhës, në kundërshtim me ligjin dhe nuk e ka lejuar që të hyjë në institucion.

Në deklaratën e saj, Hoxha thotës ministri Bardhi akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘kundrështim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik e kryer në bashkëpunim’.

Deklarata e Juliana Hoxhës

Duke marrë shkas nga situata e krijuar së fundmi në Ministrinë e Drejtësisë, nën përgjegjesinë e detyres sime si Sekretare e Përgjithshme, si dhe në respekt të opinionit publik deklaroj se: Departamenti i Administrates Publike( i vetmi organ i ngarkuar me ligj per tu shprehur lidhur me kerkesen e Ministrit teknik te Drejtesise per pezullimin tim) ka vendosur rrëzimin e kërkesës së këtij të fundit për pezullimin tim nga detyra. Duke konstatur njëkohësisht pavlefshmerinë absolute të urdhrit të pezullit dalë prej tij.( Pavlefshmeria absolute e konsideron aktin pa efekte juridike qe nga nxjerja e tij). Pra akti i nxjerrë nga Ministri teknik i Drejtesise është i kundraligjeshem.

Gjithashtu Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil si organi kompetent për monitorimin e zbatueshmërisë së ligjit të nëpunesit civil ka konstatur se urdhri i Ministrit teknik të Drejtësisë është i paligjshem dhe për rrjedhoj i pavlefshem. Diten e henë sipas detyrimeve te mija si nenpunese publike jam paraqitur në zyre duke vijuar përmbushjen e detyrave të mija funksionale. Gjate ditës jam informuar se kanë mbërritur në institucion forca të shumta të policise se Drejtorisë së Pergjithshme me qellim pengimin e ushtrimit të detyres sime. Ndodhur në këto kushte, përball një situate alarmante antiligjore kam depozituar pranë Prokurorisë së Pergjithshme kallëzim penal për konsumimin e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “kundershtim të punonjësit që kryen një detyrë shteterore ose një shërbim publik e kryer në bashkëpunim” për Ministrin teknik të Drejtësisë dhe personat e tjerë përgjegjës( shoqëruar me dokumentacionin përkatës).

Pretendimi i Ministrit teknik të Drejtësisë së për të ushtruar detyrën time që me ngarkon ligji paskerkam nevojë për autorizimin e tij përbën minimumi injorance juridike dhe normalja veper penale.

Krijimi i kësaj situate antiligjore nga Ministri teknik i Drejtesisë në Ministrinë e Drejtësisë së Republikes së Shqiperisë, në vlerësimin tim sjell pasoja të renda dhe cenon ne menyre flagrante funksionimin normal të institucionit. Angazhohem publikisht së do të vazhdoj me vendosmëri kundërshtimin e çdo veprimi arbitrar dhe të paligjeshëm të Ministrit teknik të Drejtësisë pranë organeve kompetente.

Çela-Ballës: Ti je Taulanti që ha në çdo çanak

0

Pas deklaratës së deputetit socialist Taulant Balla të bërë me anë të një postimi në Facebook, kundër Presidentit të zgjedhur Ilir Meta dhe LSI-së, ka reaguar edhe kandidati për deputet i LSI-së për Tiranën, Ardit Çela.

Me anë të një postimi në Facebook, Çela shprehet i habitur nga qëndrimi i Ballës, kurndër vendosmërisë së LSI-së për të mbrojtur votën e lirë.

Duke ironizuar ndaj Ballës, Çela shkruan:

Po pse more Taulant, çfarë e di votën e shqiptarëve ti, si ato fletët e punësimeve për militantët e rilindjes se Edit që i plotësonin formularët në zyrën tënde?
Apo si tenderat e shumtë për të afërmit e tu?!…”

Ky është postimi i Çelës në Facebook:

Ti je Taulanti, te gjithë të njohin!…Me shumë vonesë, po ja që u shfaq edhe Taulanti! Dhe mirë bëri se si mund të…

Gepostet von Ardit Çela am Dienstag, 13. Juni 2017

Kapen më shumë se gjysmë ton drogë në kufirin me Greqinë

0

Mediat greke kanë raportuar se në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, është kapur një sasi e madhe droge.

Mediat e Janinës raportojnë se policia ka kapur më shumë se gjysmë toni kanabis sativa, në një zonë me pyje në afërsi të kufirit greko-shqiptar.

Sipas të njëjtave burime, thuhet se droga ishte fshehur në zonën me pyje në mënyrë që më pas të trefikohej në Greqi, nga trafikantët shqiptarë.

Po ashtu deri më tan i nuk ka asnjë të arrestuar për sasinë e madhe të drogës së kapur.

Meta-Ramës: Nuk di të drejtosh (!) Shite Bashkinë e Pogradecit dhe Lezhës vetëm…

0

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh Presidenti i zgjedhur i vendit, Ilir Meta, i ndodhur në një takim elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Pogradec, u shpreh se kryeministri Rama nuk di të drejtojë.

Sipas Metës ajo që e tregon këtë është shitja e Bashkisë së Pogradecit dhe të Lezhës në zgjedhjet e kaluara, duke mos lejuar që ti merrte kandidati i LSI-së.

Jo vetëm që e shitën e Pogradecit sic shitën edhe atë të Lezhës që mos i merrte aleati LSI që i qëndroi korrekt por edhe e kanë katandisur Pogradecin në një bashki të kategorisë së tretë duke mos e mbështëtur me financime duke penalizuar një popull të tërë këtu.

Mos ndërtojmë kulla të shëmtuara si ajo e Korcës në një qytet të mrekullueshëm.

Nuk e ka fajin Panariti që Edi Rama nuk i jepte fonde. Fajin e ke ti se nuk di të drejtosh dhe për këtë faj do ta marrësh përgjigjen në 25 qershor dhe nuk ka presion që e ndryshon vullnetin e Pogradecit dhe gjithë Shqipërisë”, – u shpreh Meta.

Meta: Rama shkatërroi bizneset. Ju tregoj pse i mbeti hatri me LSI-në…

0

Ish-kryetari i Lëvizjes Socialite për Integrim, njëherësh President i zgjedhur, Ilir Meta, ka sulmuar aleatin aktual në qeverisje të LSI-së Edi rama, se ka shkatëruar bizneset e vogla,  në mënyrë klienteliste dhe të padrejtë.

Teksa u shpreh se Rama ka shkelur shumë premtime, duke kulmuar me atë të ligjit të mbetjeve, Meta tha se kundërshtimi i këtij ligji nga LSI-ja është arsyeja se përse atij i ka mbetur hatri me LSI-në.

Po ashtu ai u shpreh se LSI-ja nuk ka shkelur premtime, por premtimet u shkelën nga vetë Rama.

Këto deklarata Meta i bëri nga Pogradeci nga një takim elektoral me banorët e këtij qyteti.

Plarent Ndreca sulmon ministren Karabina: S’ke kompetenca të më pezullosh, jam dhe do të jem…

0

Pas pezullimit nga puna të Plarent Ndrecës, i cili ishte në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ky i fundit ka reaguar duke sulmuar ministren Karabina.

Ai është shprehur se ministrja Krabina nuk ka kompetencë që të shkarkojë atë, dhe për këtë ai do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë. Po ashtu ai e ka akuzuar ministren Mirela Karabina për shpërdorim të detyrës.

Është një çmenduri juridike në shpërdorim të pastër të detyrës nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit. Trillim i pastër i faktit që unë jam në procedim penal. Nuk ka asnjë procedim penal ndaj meje. Ministrja e Arsimit nuk ka asnjë kompetencë pezullimi për sekretarin e përgjithshëm të MAS. Unë jam në detyrë e do të vijoj të jem në detyrë pa asnjë lëkundje në mbrojtje të institucionit ku unë punoj”, – është shprehur Ndreca.

Po ashtu ai është përgjigjur edhe ndaj akuzave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku tha se ato nuk i ka lexuar fare, por i konsideron broçkulla.

As nuk e kam lexuar fare, po broçkulla siç i bën ai janë.” – tha Plarent Ndreca për Gazetën Shqiptare.