Ballina Blog Faqe 9376

Mediu kërkon votën për PD-në: Plani ekonomik i Bashës, zgjidhja që duhet

0

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një takim elektoral në zonën e Bërxullës në Tiranë, zhvilloi një takim elektoral me banorët e saj. Duke u prezantuar Planin ekonomik të opozitës, Mediu tha se është plani i zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel, ndaj do të jetë edhe plani i suksesit.

Kemi përcaktuar një program qeverisës me ekspertizën më të mirë nga Gjermania, nga zyra e kancelares Merkel i cili përcakton një plan të zhvillimit ekonomik të këtij vendi. Ne do vendosim taksën e sheshtë 9% pavarësisht nëse je biznes i vogël apo i madh. Kjo garanton mundësi për investime të huaja”, ku shtoi se ekonomia u shkatërrua me shifra galopante nga niveli i lartë i korrupsionit në vend.

Ministri i Drejtësisë shkarkon drejtuesit e burgjeve Vlorë dhe Fushë-Krujë

0

Ministri i Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra drejtuesit e IEVP-së në Vlorë dhe në Fushë-Krujë.

Drejtuesti e shkarkuar janë:

Drejtori i burgut të Fushë-Krujës, Albert Malaj dhe drejtorin e burgut të Vlorës Bashkim Habilaj.

Sipas njoftimit të ministrisë, shkarkimi është bërë për shkak të braktisjes së detyrës dhe keqmenaxhimit të institucionit.

Ndërkohë, ministri Gazmend Bardhi ka bërë emërimin e dy drejtuesve të rinj për burgjet e Vlorës dhe Fushë-Krujës.

Ministrja e Arsimit kërkon shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm Plarent Ndreca

0

Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina  ka paditur në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorinë e Tiranës, Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministrie, Plarent Ndrecën me akuzën se ka bërë shklje të rënda ligjore jashtë kompetencave të funksionit të tij gajtë procesit të Maturës Shtetërore 2017. Këto shkelje ligjore cenojnë veprimtarinë e ministrisë, ka thënë Karabina.

Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”.

Gjithashtu, Karabina ka depozituar pranë Departamentit të Administratës Publike, kërkesën zyrtare për lirimin e menjëhershëm të z. P. Ndreca nga funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm.

Po punonte për riparimin e rrjetit, humb jetën punonjësi i ujësjellësit

0

Ka humbur jetën gjatë punimeve në rrjet një nga punonjësit e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Fier.

Kjo ngjarje ka ndodhur dy ditë më parë në fhsatin Karaj.

Punonjësi që ka humbur jetën me inicialet P.M, 57 vjeç, banues në fshatin Frakull e Madhe ka qenë duke punuar në tubacionin e Ujësjellësit, kur është shëmbur traseja me përmasa 3×4 metra dhe me thellësi 2.7 metra dhe për pasojë është dëmtuar rëndë. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit ku edhe ka ndërruar jetë.

 

Për shakak se nuk kishte marrë masa sigurimi teknik për punonjësit, plicia ndaloi inxhinierin e ndërmarrjes Vasil Marko, 57 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Bllokohet kalimi në Kakavijë, do të përmirësohet sistemi i hyrje-daljeve

0

Policia greke do të ndërpresë kalimin e mjeteve dhe të këmbësorëve në pikën doganore në Kakavijë.

Ndërpjerja do të bëhet për  9 orë, më datë 12.06.2017.

Sipas policisë greke ndërprerja e plotë e lëvizjes do të bëhet nga ora 03:00-12-00, të datës 12 qershor.

Në njoftim thuhet se “sot, më 12 qershor, nga ora 3:00 e mëngjesit deri në orën 12:00 në mesditë, do të mbyllet kufiri shqiptar në Kakavijë.

Lëvizja civile ndalohet tërësisht, me makinë ose me autobuz. Arsyeja e mbylljes së kufiri është përmirësimi i planifikuar nga pala greke, i sistemit të hyrjeve –daljeve kufiare.

Vasili akuzon Ramën: I do gjërat vetëm, e pate policinë dhe e mbushe vendin me drogë

0

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratave të kryeministri Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili deklaroi se Rama i do gjërat ti ketë vetëm.

Rama i do gjërat ti ketë vetëm. E pati policinë të gjithën vetëm dhe e përmbyti Shqipërinë me drogë.

Po ta kishte vetëm të gjthë qeverinë, do ta hidhte Shqipërinë në greminë.”, shkruan Vasili.

Rama i do gjërat që t'i ketë vetëm.E pati policinë të gjithën vetëm dhe e përmbyti Shqipërinë me drogë.Po ta kishte vetëm të gjithë qeverinë, do ta hidhte Shqipërinë në greminë.

Gepostet von Petrit Vasili am Sonntag, 11. Juni 2017

Sherr mes vajzave në Tiranë, ndërhyn policia

0

Një sherr mes femrave ka ndodhur tek Unaza e re ne kryeqytet, konkretisht në rrugën “Teodor Keko”.

Policia bën me dije se efektivet kanë ndërhyrë për të ndarë shtetaset me inicialet XH.T dhe A.S, 21 e 22 vjec, banuese në Tiranë.

Kjo pasi dyshohet se janë konfliktuar dhe kanë goditur njëra-tjetrën duke u kapur edhe për flokësh. Ngjarja sipas bluve ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ne baze te Nenit 90 te Kodit Penal, “Dëmtime të tjera me dashje”. Ky nen parashikon: “Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, përbën kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”

Blushi: Rama vodhi paratë e “Rrugës së Arbrit” dhe ja dha Gjushit

0

Në takimin elektoral të zhvilluar me banorët në Dibër, kreu i LIBRA-s Ben Blushi u shpreh se Qeveria nuk ka mbajtur premtimin për “Rrugën e Arbrit” sepse sipas tij, paratë e rrugës i vodhi Edi Rama dhe ja dha Vangjush Dakos.

Çfarë i beri Edi Rama paratë e Rrugës se Arbrit e dini? Ja dha Gjushit për beton në Durrës. I bëri rrush e kumbulla për t’i ndarë me shokët e vet  të krimit”,

Më te, duke i’u kërkuar votën banorëve, Blushi u shpreh se LIBRA është në këto zgjedhje për të qytetarët nga korrupsioni dhe vjedhja e tyre.

Arsyeja themelore pse LIBRA është në këto zgjedhje është për t’u mbrojtur. Do ju mbrojë nga dhuna e tyre. Do ju mbroje nga korrupsioni, nga vjedhja e tyre”, tha Blushi.

Militanti – Bashës: Për mua Berisha është lideri i PD-së (Video)

0

Gjatë takimit elektoral të zhvilluar me banorët e zonës në Dibër, kryedemokrati Lulzim Basha është vënë në siklet nga një banor pasi ai i’a shprehu në sy Bashës se lideri i vetëm i PD-së është Sali Berisha.

Ndërkohë, për t’iu përgjigjur qytetarit, Basha u shpreh se Berisha ka qenë në parlament, por kryetar është ai e jo doktori.

http://www.dailymotion.com/video/x5q1fby_militanti-bashes-une-njoh-sali-berishen_news

Drejtori i Postës së Lushnjës fushatë hapur për Partinë Socialiste

0

Që prej marrëveshjes Rama-Basha shkarkime të shumta janë bëë në administratën shtetërore për zyrtarët që janë bërë pjesë e fushatës elektorale.

Por ligji duket se nuk e ka kapur drejtorin e postës në Lushnje, Arjan Çakalli, i cili ka dalë hapur në fushatën e PS-së në krah të kandidatit, Bujar Çela.

“Kandidati socialist z.Bujar Çela, shoqëruar nga koordinatori i zonës, z.Arjan Çakalli, zhvilloi dje një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Njësinë Administrative Hysgjokaj”, shkruan në faqen e tij në Facebook kandidati socialist, Bujar Çela