Ballina Blog Faqe 9377

Çako në konferencë për shtyp: Autori i vrasjes së Komisar Artan Cukut është Mikel Shallari

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, ashtu siç kishte paralajmëruar ka dalë në konferencë për shtyp ku ka folur për arrestimin e 24-vjeçarit, Mikel Shallari, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e komisar Artan Cukut.

‘Autori i vrasjes së Artan Cukut është Mikel Shallari, 24 vjeçar, i lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë. Roli i tij në këtë ngjarje është ekzekutor. Ka edhe persona të tjerë që janë bashkëunëtorë dhe janë shallur në kërkim. Provat e gjetura deri tani janë të konsiderueshme dhe vijon puna për dokumentimin e provave të tjera dhe bashkëpunëtorëve në krim. Shallari nuk e ka pranuar krimin por provat që e lidhin atë me vrasjen janë të pakundërshtueshme.’

Kush është 24-vjeçari i dyshuar si ekzekutuesi i komisar Artan Cukut (Emri+Foto)

0

Mikel Shallari është emri i të riut, i cili u ndalua orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, pranë Pallatit me Shigjeta. Ai dyshohet si personi që ka ekzekutuar komisar Artan Cukun në kryeqytet në daën 8 prill pranë rrugës së Kosovarëve teksa po ngjitej në banesën e tij.

I dyshuari Mikel Shallari nga Kuçova, po udhëtonte me një makinë me një mikeshën dhe një mikun e tij, kur është ndaluar nga efektivët.

Ai ishte në kërkim pasi policia e kishte identifikuar përmes provave që kishte mbledhur në vendin e ngjarjes. Kanë qenë agjentë civilë që e kanë bllokuar makinën e tij dhe e kanë prangosur në vend, ndërsa mësohet se Shallari nuk ka bërë rezistencë.

24-vjeçari është zbuluar përmes ADN-së, pasi gjurmë të ADN-së së tij janë gjetur në një bluzë që dyshohet se ai e kishte hequr pas vrasjes së Cukut dhe më pas e ka hedhur disa metra tutje.

Ende nuk dihet cili është motivi i vrasjes edhe pse hetimet janë shtrirë në disa pista.  Mësohet se Mikel Shallari është person me precedentë penalë, i njohur për shpërndarje dhe përdorim të lëndëve narkotike.

Pas arrestimit ai është marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ka mbërritur para pak çastesh edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako.

Mësueset socialiste nxjerrin kopjen e provimit në këmbim të votave (Dokumentet në brendësi)

0

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar një tjetër skandal.

Atij i ka mbërritur në inbox një mesazh ku thuhet se teza e provimit është nxjerrë nga mësuesja dhe specialistja e zyrës së arsimit në Kavajë vetëm 10 minuta as nisjes së provimit dhe kjo në këmbim të votave.

Mesueset socialiste nxjerrin kopjen e provimit!

Gjimnazistet dixhitale informojn:

Nxjerrjen e tezes se provimit nga mesueset dhe specjalistja militante e zyres se arsimit. Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot qe dergojne ata! sb

“10/06/2017, 10:27:57: Doktor te pershendes. Pa kaluar 10 min nga fillimi i provimit te letersise, doli kopja nga gjimnazi i Kavajes ketu thuhet nga dy mesuese socialiste qe kishin premtuar kopjen kundrejt votave Po jua nis dokumentat Te fala .”

“mirmbrema.i nderuar.persa i perket.provimit te matures sot.specjalistja e za puke dhe pergjegjsja e provimit.ka poseduar vet celular per gjat gjith proqesit te provimit ka nxjerr po me tel te saj tezen jasht dhe po ashtu pergjigjet jua ka derguar vec atyre ne kembim te votes per drejtorin e saj te za pra per ps.te tjeret bejn sehir se si ajo ben rolin e liderit.ku dhe ne fund djeg nje vit shkolle nje nxensi gjoja i.kan gjetur tel po po jo jo jojo thjesht aj ska pranuar tja kembej noten me voten.eeeh medet ku kemi perfunduar me bagjella ne arsim femijet tan do mesojn vec se si behet sex ne zyrat e ZA Puke.”

Ekzekutimi i komisar Artan Cukut, policia ndalon 24-vjeçarin dhe dy të tjerë

0

Policia ka shoqëuar një 24-vjeçar i cili dyshohet se ekzekutuesi i komisar Artan Cukut para disa javësh teksa po shkonte në banesën e tij.

24-vjeçari Mikel Sh. U ndalua pranë ‘Pallatit me Shigjeta’ së bashu me dy persona të tjerë dhe po merret në pyetje në polici.

Mësohet se ai po udhëtonte me një makinë me një mikeshën dhe një mikun e tij. Kur është ndaluar nga efektivët.

Mikel Sh. nga Kuçova ishte në ndjekje pasi policia e kishte identifikuar përmes provave që kishte mbledhur në vendin e ngjarjes. Kanë qenë agjentë civilë që e kanë bllokuar makinën e tij dhe e kanë prangosur në vend. Ai nuk ka bërë rezistencë.

24-vjeçari u zbulua përmes ADN-së. Gjurmë të ADN-së së tij janë gjetur në një bluzë që dyshohet se ai e kishte hequr pas vrasjes së  Cukut dhe më pas e ka hedhur disa metra tutje.

Meta akuza të ashpra Ramës: Erdhi fundi i kartelit të kanabisit, koncesioneve dhe oligarkëve

0

Ilir Meta ka marrë pjesë në një miting elektoral në qytetin e Lushnjes ku ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama.

Sipas tij, Rama është një timonier i lodhur, që e ka mendjen te karrigia e tij dhe nuk mendon për popullin që kërkon largohet.

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta tha nga Lushnja se karteli i kanabisit kërkon të trembë njerëzit e punësuar në shtet për të mbrojtur shushunjat e koncesioneve.

‘Forcë e parë, forcë e paparë është LSI-ja, është rinia. Erdhi fundi i kartelit të kanabisit dhe të krimit që kërkon të trembë njerëzit që janë në punë në zyrat e shtetit për të mbajtur karriget e shushunjave të koncesioneve.

Njerëzit duan të ikin nga Shqipëria siç thoshte dhe Gallup, sepse siç shkruante Dritëro Agolli, në vitin ’94 kur Saliu i parë u çmend dhe donte të bënte një Kushtetutë që të merrte edhe ai një tepsi dhe një kusi të madhe për vete, Dritëroi para referendumit shkruajti ca fjalë të thjeshta që i kuptuan të gjithë; ‘në vendin tim, në vendin tënd një kokë e çmendur të gjithë po i çmend’.

I bëj thirrje 600 mijë të rinjve në Shqipëri që të mos u shkoj mendja të largohen nga Shqipëria. Por jo vetëm, por të rikonfirmojnë votën për LSI-më forcë e parë. 1 milion shuplaka duhen kundër gjithë oligarkisë. 1 milion shuplaka duhen kundër oligarkisë në mënyrë që të kenë shanse gjithë të rinjtë e Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë. 

Dy ish-emigrantë të cilët duan të përzënë të gjithë shqiptarët nga Shqipëria për llogari të oligarkëve, të cilët i detyruan të bëjnë një marrëveshje kundër zgjedhjeve, për të vazhduar të marrin si shushunja prej koncesioneve që kanë shëndetësia tek burimet natyrore. 56 për qind e shqiptarëve duan të ikin. Le të kthehen këta në emigracion.

Nuk mund të bëjnë shtet ata që u janë nënshtruar interesave të disa oligarkëve të pashpirt. Nuk mund të fajësojnë LSI-në për financimet, pasi ata ishin në qeveri që i caktonin në kundërshtim të qëndrimit publik të LSI, i caktonin bujqësisë subvencione sa 1 e 5-ta e Kosovës, sepse fondet i çuan për palmat që janë tharë, për palmat më të shtrenjta në botë. Fondet i çuan për kulla të shëmtuara që kanë shkatërruar Korçën. Nuk kishin hallin e bujqësisë, por vetëm hallin e tepsisë.’ – tha Meta.

A do ta rrëzoje Erion Veliaj Edi Ramën ?!

0

Punimet e pa mbaruara në momentin e inagurimit bëri që për pak kryeministri i vëndit z.Edi Rama të rrëzohet. Sapo zbriti nga makina kryeministrore , përpara derës së bashkisë së Tiranës u pengua dhe përpak ra.

 

Sondazhi i Gallup: 56% e shqiptarëve duan të ikin nga vendi, njësoj me vendet afrikane

0

Sipas një sondazhi të Gallup, rreth 56% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi.

Në këtë sondazh janë pyetur rreth 580 mijë persona nga 160 vende.

Ajo që të bie në sy është se pranë Shqipërisë në vendet ku shumica e banorëve kërkojnë të emigrojnë janë një pjesë e mirë e vendeve afrikane shumica e të cilave janë në luftëra civile ose varfëri të tejskajshme, si Sierra Leone, Republika Demokratike e Kongos, Liberia dhe Haiti.

Kryemadhi thumbon Ramën: Do timonin, por do ngelesh me kokën e marshit se autobusi do jetë i LSI-së

0

Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në një miting elektoral ku nuk ka lënë ka thumbuar kreun e qeverisë, Rama.

Sipas Kryemadhit, Rama e do timonin duke harruar se autobusi do jetë i LSI-së.

‘Rama do timonin, por harron qe autobuzi do jetë i LSI-së, pastaj ai gjithmone ka dashur, por në fund do i ngeli vetem koka e marshit.’

SA GËNJEN MËR LAL-Gafa e Veliajt me shifrat e Sheshit “Skënderbej”

0

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka publikuar në faqen e tij në Facebook një videoklip, lidhur me rikonstruksionin e Sheshit ‘Skënderbej’.

Në klipin e shpërndarë nga Veliaj thuhet se në sheshin e ri janë mbjellë :
2 mijë e 200 pemë,
70 mijë lule
4 mijë e 500 shkurre
100 shatërvanë
11 lulishte

Por një vëzhgim elementar i Hashtag.al zbulon se projekti zyrtar për sheshin Skënderbej, shfaq shifra krejt të ndryshme nga këto që prezanton klipi promocional  i Veliajt.

Në projektin zyrtar i cili gjendet ende në faqen e Bashkisë Tiranë, Tirana.al rezulton se sheshi i ri do ketë 900 pemë, dhe 35 mijë rrënjë lulesh.

Ndërsa sot, Veliaj këto shifra i ka dyfishuar. Në videon promocionale, Veliaj thotë se se janë mbjellë 2 mijë e 200 pemë dhe 70 mijë lule.

Përtej debateve publike apo skepticizmit mbi punimet në sheshin Skënderbej, ky projekt ka avantazhet dhe anët e veta pozitive.

Përshembull, parkimi nëntokësor shfryn mbingarkesat, sistemimi i disa lulishteve duket punë e paqme.

Por ‘Lali Eri’ duket se e ka refleks të pakushtëzuar manipulimin dhe ekzagjerimin.

Sepse është e pakonceptueshme që në faqen zyrtare të Bashkisë të ekzistojnë dhe projekti i sheshit por dhe videoja promocionale, me shifra dhe të dhëna krejt të ndryshme. / Hashtag.al

Projekti i prezantuar nga Bashkia Tiranë:

SHPËRNDAJE TË LUTEM! 🇦🇱👐🇦🇱👐🇦🇱10 muaj punë! 10 vjet pritje! 100 vjet Sheshi Skënderbej! 💯Të presim të Shtunën, 10 Qershor, ora 19:30 bashkë me mijëra miq e familjarë nga gjithë trevat shqiptare! Kur ne shqiptaret bëhemi bashkë, bëjmë gjera të paimagjinueshme! 👏👏#PerTiranenQeDuam#PerShqiperineQeDuam 😍🇦🇱

Gepostet von Erion Veliaj am Donnerstag, 8. Juni 2017

Asgjësohen 172 bimë narkotike në Durrës, procedohen penalisht 3 persona

0

Janë gjetur dhe asgjësuar 172 bimë narkotike në Durrës, në dy fshatra të ndryshme dhe po procedohen penalisht kryeplaku i fhsatit dhe dy inspektorë pyjorë.

Sipas policisë, 40 bimë kanabis sativa janë gjetur në fshatin Shetajnë në vendin e quajtur degëzimi “Përroi i Mullirit”, 132 bimë janë gjetur dhe asgjësuar në fshatin Mallkuq, në vendin e quajtur “Përroi i Sharrit”.

Ende nuk dihen kush janë autorët e mbjelljes dhe kultivimit të këtyre bimëve narkotike, por policia ka nisur procedim penal për R. M., 61 vjeç, banues në fshatin, Kryeplak i fshatit Shetaj; E. C., 28 vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Shërbimit Pyjor Durrës; A.Ç., 30.vjeç, banues në Durrës, Inspektor i Shërbimit Pyjor Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit dhe të Krujës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.