Ballina Blog Faqe 9378

Basha sulmon LSI-në nga Shkodra: A jeni parti apo biznes (?!)

0

Lideri i opozitës njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk lë asnjë moment që i vjen mundësia për të sulmuar kundërshtarët politikë.

Këtë herë Basha i ndodhur në Shkodër për një takim elektoral, mësohet se teksa po kalonte pranë një zyre elektorale të LSI-së, i është drejtuar kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, duke i thënë se mbështetësit e kësaj partie kanë pohuar se ishin edhe parti edhe biznes.

Voltanë isha në Kavajë, kalova te një si kjo (drejton gishtin nga zyra e LSI-së), i pyeta ju jeni parti apo biznes? Të dyja më thane.”- u shpreh Basha, ndërkohë që si kryebashkiakja ashtu edhe të tjerët që ndodheshin pranë qeshën me batutën e tij.

Kanoste policen në telefon / Nën hetim një 35-vjeçar nga Tirana

0

Autoritet e policisë kanë bërë me dije, se kanë nisur hetimet ndaj një 35-vjeçari, me banim në Tiranë, i cili ka kërcënuar një efektive të policisë.

Sipas raportimit në fjalë thuhet se Ndriçim Boshnjaku, 35 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për kanosje dhe shqetësim me anë të telefonit ndaj efektives E.TH., 25 vjeçe, banuese në qytetin e Korçës. Efektivja në fjalë punonte në Seksionin e Qarkullimit Rrugor në polici.

Efektivja ka thënë në polici, se kanë qenë telefonatat dhe mesazhet ato që e kanë shtyrë të bëjë kallëzimin pranë autoriteteve.

Basha ironizon spotet e Ramës: As për reklamë nuk punëson shqiptarë, i merr nga interneti

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me asnë të një postimi me video në Facebook, ka ironizuar kundërshtarin e tij politik, Edi Rama, që sipas të cilit, po i merr ‘punëtorët’ nga interneti.

Ironia vjen pas publikimit të një montazhi të bërë nga stafi i PS-së, në të cilin programin e punësimit e shpaloste me anë modelëve të internetit.

Kësisoj Basha shkruan:

Shikojeni… nuk i hapi vendet e punës; sot nuk gjen dot as shqiptarë për fletushkën e tij. I merr “punëtorët” nga interneti”.

Për më shumë shihni postimin e Bashës me video në Facebook:

300.000 Rrena – Fletushka

Shikojeni… nuk i hapi vendet e punës; sot nuk gjen dot as shqiptarë për fletushkën e tij. I merr "punëtorët" nga interneti.

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 9. Juni 2017

Bariu demaskon kandidatin e PS-së: Mjaft më keqpërdorët për fushatë

0

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook, ka denoncuar një përdorim për fushatë elektorale, të figurës së një bariu, nga kandidati i PS-së në Gjirokastër, Flamur Golemi.

Berisha duke damaskuar Golemin, ka publikuar në faqen e tij të Facebookut, postimin e bariut Shehair Goxhaj, i cili e akuzon kandidatin në fjalë për keqpërdorim të figurës së tij, për mashtrimet e bëra.

Ky është postimi i Berishës në Facebook:

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/800174103476832

 

Helmimi i mbi 100 personave në Peshkopi / Merret nën hetim pronari i pastiçerisë

0

Pronari i pastiçerisë në Peshkopi ku u helmuan rreth 100 persona është marrë nën hetim nga policia.

Shtetasi me iniciale G.S, 39 vjeç, bamues në Peshkopi, po procedohet penalisht pasi dyshohet se në pastiçeria e tij është jashtë kushteve dhe standarteve që kërkohet.

Pak ditë më parë, rreth 100 persona u helmuan dhe janë trajtuar në spitalin  ku për pasojë persona të grup moshave të ndryshme nga Bashkia Dibër janë helmuar dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal Peshkopi, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Avioni me drogë në Divjakë / Ekstradohet drejt Italisë piloti italian

0

Piloti italian i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge do të ekstradohet dhe do të vuajë dënimin në Itali.

Italiani Xhorxho Riformato, është dënuar me 15 vite burg, pasi pilotonte avionin me drogë që u bllokua në Divjakë.

Ministria e Drejtësisë ka miratuar ditën e sotme ekstradimin e italianit drejt Italisë.

U akuzuan për trafik droge / Lirohen 10 doganierët e arrestuar

0

10 nga 21 të arrestuarit dy muaj më parë si të përfshirë në trafikun e 10.2 ton drogë nga Durrësi drejt Italisë janë lënë të lirë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Lirimi i tyre ka ardhur pasi sipas Gjykatës së Apelit nuk prova që i lidhin ata me trafikun e drogës, ndërkohë që në burg kanë mbtur vetëm 5 persona e të tjerët arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike.

Në mesin e personave të liruar janë agjentë doganorë, punonjës të doganës dhe efektivë të policisë me detyrën e kontrollorëve.

Të dyshuarit e kësaj dosje, që tashmë janë liruar, u akuzuan nga prokuroria se me mosveprimet e tyre kanë favorizuar dy kamionë, të ngarkuar me rreth 10 tonë drogë që u kapën në Itali, për të kaluar pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe portit të Durrësit.

Nard Ndoka i përgjigjet Edi Ramës: Ja ç’mendon populli për ty

0

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili është kandidat i partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, ka publikuar një video në Facebook, ku tregon mendimin e një qytetari për kryeministrin Edi Rama.

Në videon e publikuar nga Ndoka, qytetari shprehet se Rama nuk ka bërë asgjë për vendin dhe se ashtu si vishet Rama e del në publik qytetari shprehet se nuk del as në lagje.

Video e pubplikuar nga Nard Ndoka:

Ja çfarë thotë Mark Shpendi per Edi Ramen, në Fierzë, të Bashkisë Fushe Arrëz.✌️

Gepostet von Nard Ndoka am Freitag, 9. Juni 2017

Fushata zgjedhore / Ministri Demiraj takime në Dibër e Kukës

0

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, kanë zhvilluar takime me Drejtoritë e Policisë Kukës e Dibër, ku në fokus të takimeve kanë qenë masat për një proçes zgjedhor të paprekshëm si dhe parandalim të përdorimit të parave me burim kriminal në blerjen e votës.

Ndër të tjera, Ministri Demiraj përgëzoi Drejtorinë Vendore të Kukësit për masat për moslejimin e kultivimit të kanabisit në qark (në kufijtë e minimales) dhe kërkoi angazhim profesional për lehtësimin e radhëve të gjata në Pikat e Kalimi Kufitar të qarkut Kukës.

Ministri Demiraj garantoi gjithashtu mbështetje maksimale të Policisë për arritjen e misionit.

Ilir Kulla, foto miqësore me Berishën

0

Analisti Ilir Kulla, në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një foto ku shihet bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Berisha është nisur dje për në Hungari i ftuar nga kryeministri Victor Orban ku do të marrë pjesë në diskutimet lidhur me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë udhëtimit me avion analisti ka shkrepur një foto me Sali Berishën dhe e ka publikuar me këtë shënim:

Me Presidentin dhe Kryeministrin Dr. Sali Berisha në një foto miqësore jashtë politikës.

Me Presidentin dhe Kryeministrin Dr. Sali Berisha ne nje foto miqesore jashte politikes

Gepostet von Ilir Kulla am Freitag, 9. Juni 2017