Ballina Blog Faqe 9381

Basha paralajmëron shkarkime të tjera : Ankohen se ikën 30 drejtorë, do ikin dhe 300 të tjerë

0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një takim në Mallakastër foli për shkarkimet në administratë.

Basha tha se të tjera shkarkime do vijnë, duke paralajmëruar se vala e spastrimeve në administratë sapo ka nisur.

Deklaratat e Bashës vijnë pas sulmeve të ish-kreut të LSI-së, Ilir Meta i cili e quajti Bashën ‘njeri pa shtyllë kurrizore’.

 Ankohen se kanë ikur 20 a 30 drejtorë. Do ikin edhe 300 të tjerë, nëse kërcënojnë qytetarët, koha e mashtruesve dhe maskarenjve po merr fund” tha Basha.

Tom Doshi paraqitet në Prokurorinë e Përgjithshme

0

Prokuroria pritet t’i komunikojë akuzën deputetit Tom Doshi, i cili është paraqitur sot në P. Përgjithshme.

Dosja e tij pritet t’i kalojë Gjykatës së Lartë.

Deputeti është nën hetim me akuzën për ‘Deklarim të rremë të pasurisë’, ndërsa hetimimi për Tom Doshin nisi pas një kallzimi të ILDKP-së.

Tom Doshi është kandidat për deputet i PSD-së për qytetin e Shkodrës.

Parashikimi i Berishës: PS-ja parti e tretë, Rama do nisë grevën e urisë

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha me anë të postimi në Facebook shkruan se PS-ja do dalë forcë e tretë në këto zgjedhje, dhe se Kryeministri Rama pas humbjes do nisë grevën e urisë në vjeshtë.

Reagimi i plotë i Berishës:

Edi Rama pregatitet per kapitullimin final

Rama me pare ishte zotuar se 
– po te humbiste zgjedhjet do te jepte doreheqjen
– Rama parmbreme tek Balla hoqi dore nga zotimi i meparshem dhe deklaroi se 
– po te dale PS parti e dyte, do te jape doreheqjen.
Me kete, Rama pranoi haptas se nuk sheh fitore ne horizont!
Javen e ardheshme ndiqeni pasi Rama do te deklaroje se vetem po te dale parti e trete do te jape doreheqjen. Prandaj o siçiliste, pregatituni per nje greve te re urie vjeshten qe vjen! sb

Arrestohet shqiptari me kokainë, ishte furnizuesi kryesor i drogës

0

Policia italiane e Ternit ka arrestuar një shqiptar pasi është kapur me kokainë.
Shqiptari ka qënë prej kohësh nën vëzhgimin e policisë dhe sipas policisë, ai njihej si një nga furnizuesit kryesor të drogës në atë qytet.
Policia i ka gjetur rreth 1 kg kokainë kur e kanë arrestaur, drogë e cila ishte e paketuar dhe gat për t’u shpërndarë.
Nuk dihet identiteti i shqiptarit pasi policia italiane nuk e ka bërë të ditur.

Drejtorët e shkarkuar kallëzojnë ministrin e Drejtësisë: Largimi ynë jo i rastësishëm

0

Tre drejtorët e burgjeve të shkarkuar kanë reaguar pas largimit të tyre nga puna. Bëhet fjalë për drejtorin e ‘IEVP Jordan Misja’ në Tiranë, Fatjon Fanaj, atë të ‘IEVP Fier’, Etnor Krakulli dhe Ahmet Bala ‘IEVP Rrogozhine’.

Ata janë shprehur të habitur nga lajmi të cilin e kanë marrë vesh në media ndërsa kanë deklaruar se do vijojnë betejën ligjore deri në gjetjen e së drejtës së tyre.

Ata kanë bërë një deklaratë për shtyp ku e cilësojnë si tendencioz, të pabavë, të gënjeshtërt dhe politik.

Reagimi i plotë

Me ane te kesaj deklarate, duam te denoncojme aktin e paligjshem dhe te paprecedent te shkarkimit tone. Diten e shtune, ne daten 3 qershor 2017 u njoftuam per te marre pjese ne nje mbledhje te zhvilluar me te gjithe Drejtoret e Burgjeve si dhe me Drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve ne Ministrine e Drejtesise.

Por pas perfundimit te kesaj mbledhje, u cuditem kur pame vetem ne media, lajmin per largimin tone nga detyra me motivacionin e perfshirjes sone ne ne fushaten elektorale. Ky motivacion eshte i pabaze, i genjeshtert, i pafaktuar dhe tendencioz.

Per me teper ne keto momente eshte shoqeruar dhe me akte te tjera antiligjore proceduriale, per te cilat ne do te vijojme ndjekjen ne rruge ligjore. Eshte shqetesuese qe nje vendim i tille merret ne kete situate, kur institucionet te tilla qe ne drejtojme ndodhen aktualisht pa drejtues, cka te ben te mendosh se ky veprim nuk eshte i rastesishem dhe pas tij ndoshta fshihet nje qellim edhe me i erret.

Shkarkimi yne ndodh pikerisht kur fushata zgjedhore ka afruar, dhe synon keqperdorimin e IEVP-ve nga partite politike, duke rrezikuar me kete akt dhe sigurine kombetare. Ne do te vazhdojme te ndjekim rrugen ligjore per te vene ne vend dinjitetin tone, duke kallezuar penalisht Ministrin e Drejtesise dhe Drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve. Etnor Krakulli IEVP Fier, Fatjon Fanaj IEVP Jordan Misja Tirane dhe Ahmet Bala IEVP Rrogozhine.

Dhunohet zyra elektorale e PD-së në Durrës. (Letra kërcënuese)

0

Është dhunuar zyra elektorale e Partisë Demokratike në fshatin Ishëm të qytetit të Durrësit.

Dhunuesit nuk janë identifikuar ende dhe pronarit të objektit ku është ngritur zyra elektorale e PD-së i kanë lënë një letër kërcënuese.

Në letër shkruhet se duhet të hiqen flamujt e PD-së dhe nëse pronari do të bëj denoncim në polici për këtë ngjarje do t’i rrezikohet edhe jeta.

Basha: Meta mori daullen në Kukës, Rama si Ezeli. Po për qytetarët kush mendon?

0

Gjatë fjalës së tij sot në njësinë numër 4 në Tiranë, kreu i  PD-së, Lulzim Basha, tha se rrugën drejt fitores vendimtare e hapi marrëveshja e 18 majit mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, dhe se kjo fitore është për qytetarët jo për kahet politike.

Basha tha ndër të tjera se Rama dhe Meta nuk mendojnë për qytetarët por mendojnë  vetëm të bëjnë spektakël, ndërsa në qendër të vëmendjes duhet të jenë hallet dhe problemet e popullit.

Marrëveshja politike e 18 majit i hap rrugë fitores vendimtare që po ju e keni në dorë në 25 qershor. Prandaj të jeni të qartë që kjo beteje nuk u fitua nga një krah politik kundër një krahu tjetër. Kjo betejë u fitua nga bashkimi i qytetarëve dhe është për ju.

Fushata për zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë më në qendër politikanin, cirkun e politikës, por do të ketë hallin e problemeve tuaja, zgjedhjen e problemeve tuaja.

Ja tek e shohim dy fushata,  njëra ka në qendër politikanët e stampës së vjetër, të pazarit të vjetër politik. Rama nga mëngjesi deri në darkë do në qendër të vëmendjes  veten e  tij. Ai tjetri mori daullen në Kukës, e patë. Ky tjetri kërcen valle, gjithçka vetëm për veten e tyre. Spektakël politik , si Ezeli, 4 vjet telenovelë. Por ndërkohë njerëzit me tavolina bosh, pa punë, me rroga cop-cop, tha kreu i opozitës.

Dështimi i Ramës në Tropojë, autobusat me militantë nga Tirana

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në Facebook ku tregon se nga i ka marrë Edi Rama militantët e Partisë Socialiste që i solli në Tropojë gjatë takimit elektoral që mbajti ditën e sotme, ku edhe prezantoi deputetët e PS-së që do të kandidojnë në Tropojë.

Rama dështim total e spektakolar në Tropojë! Shkon me pesë autobusë me militantë nga Tirana, Hasi dhe Kukësi. Shihni videon e qytetarit dixhital, -komenton ish-kryeministri Berisha lidhur me videon që ka publikuar.

Postmi i Sali Berishës në Facebook:

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 6. Juni 2017

Ministria e Financave: Tatimorët po bëjnë presion ndaj bizneseve, denonconi çdo rast

0

Ministrat teknikë vazhdojnë të denoncojnë raste të ndryshme ky qytetarëve dhe bizneseve u bëhet presion apo edhe ndëshkohen për shkak të bindjeve të tyre politike.

Këtë herë ka qenë ministria e financave e cila me anë të një deklarate ka denoncuar disa raste ku inspektorët tatimor u kanë ushtruar presion gjobave për shkak të bindjeve të tyre partiake.

Po në këtë deklaratë ministrja teknike e Financave Helga Vukaj, u bën thirrje tatimpaguesve që të denoncojnë çdo rast presioni, në numrin e telefonit të vënë në dispozicion.

Kjo është deklarata e plotë e Ministrisë së Financave:

Ministria e Financave, në kuadër të verifikimit të disa informacione, është njoftuar se inspektorë tatimorë po ushtrojnë presion përmes gjobave ndaj subjekteve tatimpaguese duke mbajtur ndaj tyre qëndrime selektive bazuar në përkatësinë e tyre partiake.

Veprime të tilla janë të patolerueshme.

Ministria e Financave u kërkon Drejtorive Rajonale të Tatimeve si dhe inspektorëve tatimorë që të jenë profesional dhe korrekt në zbatimin e ligjit. Në të gjitha rastet kur do të evidentohen presione dhe shantazhe të tilla përmes gjobvënies ndaj biznesit, do të merren masa ndëshkimore bazuar në legjislacionin në fuqi.

Ministria e Financave u bën thirrje tatimpaguesve që për cdo rast kur ata do të ndjehen nën presione abuzive të motivuara politikisht, të denoncojnë menjëherë pranë nesh.

Ata jane të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Whatsapp, Viber)

Buxhuku: Edhe biznesmenët shqiptar po braktisin investimet në vend

0

Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, gjatë një interviste për televizionin Klan, ka shpjeguar argumentet e tij se përse jo vetëm që kanë rënë investimet e huaja, por edhe shqiptarët po largohen për të investuar jashë vendit.

Janë rreth 6% e prodhimit kombëtar të vendit tonë, e thënë ndryshe rreth 400 milionë euro para të kompanive që punojnë dhe shkojnë në vende të tjera.

Sipas Buxhukut, arsyeja është mungesa e mundësisë së investimit në tregun vendas, për shkak të monopoleve të krijuara.

Për këtë ai i bëri thirrje qeverisë që të fillojë e të luftojë monopolet e krijuara, që të mund të kemi një treg të mirëfilltë liberal e konkurrues.

Për më shumë ndiqni videon: