Ballina Blog Faqe 9382

Itali / Shkatërrohet banda kriminale, italo-shqiptare, në operacionin ‘Ati Ynë’

0

Policia italiane ka raportuar se arriti të shkatërrojë një bandë italo-shqiptare, e cila merrej me trafikimin e kokainës, heroinës, marijuanës dhe hashashit.

Banda në fjalë drejtohej nga shtetasi shqiptar, Viktor Stefanaj 45 vjeç, i cili ndodhej në itali me familje prej disa vitesh.

Sipas policisë Stefanaj merrej me blegtori për të hequr dyshimet për të, ndërsa trafikonte drogën nga Shqipëria dhe e shisnin në zonën bregdetare të Sardenjës.

Lidhur me këtë karabinjerët e Porto Torres shkatërruan rrjetin e përbërë nga 32 persona, italianë dhe shqiptarë. Në përfundim të hetimeve policia ka arrestuar 9 persona ndërsa 22 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë.

Arrestimet kanë qenë fryt i një pune dy vjeçare, ku edhe opoeracionin e koduan me emrin “Ati Ynë”, për shkak se Stefanaj lutej kur udhëtonte me drogën në makinë.

Pas arrestimit të Stefanaj, policia italiane sekuestroi 1 kg drogë të përzier. Ndërsa për dy vite shqiptari kishte kryer mbi 150 shkëmbime kriminale.

Aksident në Tiranë, taksia aksidenton për vdekje këmbësoren

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet ku një automjet i shërbimit taksi ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur në rrugën “Besim Alla” në Tiranë, ku taksia me drejtues shtetasin me inicialet R.H., ka përplasur duke e plagosur rënë shtetasen V.K., 62 vjeçe, e cila nuk arriti t’i shpëtojë vdekjes si pasojë e goditjes së rëndë.

Ajo ka ndërruar jetë në spital, ku u dërgua me urgjencë.

Ndërkaq autoritetet bëjnë me dije se grupi hetimor po merret me zbardhjen e ngjarjes ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar për të dhënë shpjegime në lidhje me aksidentin në fjalë.

Berisha: Rama s’mbajti asnjë premtim në Përmet, sot u tregonte llogje me shofer…

0

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një status në facebook ku e akuzon Ramën se është tallur me mbështetësit e tij në Përmet duke i gënjyer dhe duke mos u thënë asgjë për premtimet e pambajtura gjatë qeverisjes së tij.

Sipas Berishës, Rama nuk u përgjigj për 300 mijë vendet e punës, për pensionet, për rrugët e pabëra etj.

Rama tallet me permetaret e mençur dhe punetore!Ai sot i la pa mend kur iu tha se:"Energjia është ulur për…

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 3. Juni 2017

Basha ironizon Ramën: Mjaft fishkëlleve e bëre koncerte me çitjane…

0

Kreu i PD-së, Basha ka vijuar takimet elektorale në qytetin e Durrësit.

Në fjalën e tij Basha ka ironizuar Ramën për fushatën që po bën dhe mënyrën sesi vishet kur tha:

‘Ka një javë që bën koncert variete, me batuta, me çitjane. Nuk jep llogari dhe nuk bën bilanc. Ulet mes sheshit, këndon, bërtet, fishkëllen por nuk jep llogari. A do e durojmë edhe 3 javë me koncertin variete. Është gati të bëjë dhe vertikalen në mes të Durrësit vetëm që të mos ta pyesni ku janë vendet e punës që premtoi, ku janë taksat e ulura. Kjo është arsyeja që nuk pranon as debatin televiziv. Mos harroni 300 mijë vendet e punës që premtoi mos harroni krimin, drogën, pasigurinë. Bëhuni gati t’i jepni forcë bashkimit të gjithë Shqipërisë. A ua ka borxh durrsakëve debatin me kryetarin e opozitës, a ua ka borxh qytetarëve. Edi Rama e dëgjon këtë zë por ka frikë të përballet me të vërtetat’, tha Basha.

Gjosha: Shkarkimet nga inatet politike dhe padija e atyre që drejtojnë institucionet

0

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka publikuar një status në facebook largimet nga detyra të disa punonjësve të administratës, largime që sipas saj janë bërë në shkelje të plotë të ligjeve të vendit.

Sipas Gjoshës të gjithë të shkarkuarit duhet të ishin njoftuar për procedurat e shkarkimit bazuar tek faktet, gjë që nuk ka ndodhur.

Gjosha thotë se ka bindjen se shumica e të shkarkuarve do e fitojnë betejën gjyqësore dhe do marrin dëmshpërblimin e merituar, që do paguhet nga taksapaguesit shqiptarë.

Ndërsa thotë se ata po paguajnë inatet dhe marrëveshjet politike si dhe padijet e atyre që drejtojnë institucionet tona.

Eshte per te ardhur keq qe nje reforme madhore per procesin e integrimit europian te vendit, po zhbehet cdo sekonde…

Gepostet von Klajda Gjosha am Samstag, 3. Juni 2017

Basha flet si kryeministër: Cilat janë vendimet e para që do marr

0

Gjatë prezantimit të kandidatit të PD-së për kryetar bashkie në Kavajë, kreu i PD-së, Basha, ka folur edhe për programin e Republikës së Re dhe vendimet që do marrë kur të bëhet kryeministër.

‘Ulja e taksave, ulja e TVSH-së dhe kthimi i miliona eurove në xhepat e shqiptarëve të marra nga xhepat e oligarkëve, janë vendimet e para që do marrë si kryeministër. Qindra miliona euro që sot i merr Vilma Nushi, do kthehen në më shumë shtretër për spitalet, më shumë përkujdesje për shqiptarët. Shëndetësia falas është mashtrim’.

Basha prezanton kandidatin e PD-së për zgjedhjet lokale në Kavajë

0

Kreu i PD-së  Basha, ka hapur fushatën elektorale në qytetin e Kavajës, ku ka prezantuar dhe kandidatin për bashkinë e këtij qyteti.

Në Kavajë, në 25 qershor që është edhe dita e zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, qytetarët do të votojnë për kryebashkiakun e ri, pas shkarkimit të Elvis Roshit, të cilin e kapi ligji i dekriminalizimit.

Kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit për Bashkinë e Kavajës është Isa Sakja.

Zogaj: Listat janë bast i kryetarit, mosrinovimi do ishte gabim i madh

0

Kandidati për deputet i PD-së, Zogaj, e ka komentuar çështjen e listës së PD-së si dhe për kritikat ndaj kreut të PD-së, Basha.

Sipas Zogajt, sistemi ka bërë që listat të jenë të kryetarit dhe se çdo listë është e kritikueshme dhe e korrigjueshme.

‘Në parim nuk ka lista të pakorrigjueshme sidomos atëherë kur ato I bën kryetari. Kjo gjë ka ndodhur edhe në PS në të shkuarën, por gjykimi i listës kur kjo është bërë fakt i kryer është propagandë dhe nuk shërben.’

Më tej në bashkëbisedimin e tij me gazetaren në emisionin ‘Kjo javë’në News24 Zogaj u shpreh se pavarësisht mosrinovimit të një pjese kandidatësh, politika vazhdon dhe ata mund të kthehen kurdoherë dhe merr si shembull veten e tij.

‘Jam hequr dhe jam rikthyer. Edhe pse një person mund të jetë hequr padrejtësisht nga lista, ai mund të rikthehet sërish.’

Sekuestrohen 335 kg kanabis në kufirin grek, në kërkim dy persona

0

Janë sekuestruar rreth 300 kg kanabis nga policia greke, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Mjeti ku u gjet droga drejtohej nga një shqiptar.

Drejtuesi i mjetit është identifikuar dhe është i moshës 36-vjeçare por personi që ndodhej në makinë me të nuk është identifikuar ende nga policia greke.

Fillimisht personat që ndodheshin në makinë ndaluan në postbllokun e policisë por më pas e braktisën makinën dhe u arratisën.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Konicës në rrugën nacionale Janinë-Kozani.

Policia gjeti dhe sekuestroi 174 paketa dhe 335 kg kanabis në brendësi të mjetit.

Po punohet nga policia greke për gjetjen dhe arrestimin e dy personave.

Sherr me armë mes anëtarëve të PDIU-së dhe LSI-së në Elbasan

0

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook ka publikuar një mesazh të ardhur nga një qytetar i cili denoncon dhunën që ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku banda të PDIU-së janë konfliktuar me simpatizantë të LSI-së dhe i kanë qëlluar me armë.

Sipas qytetarit ka edhe persona të plagosur të cilët ndodhen në spital.

Në mesazhin drejtuar Berishës thuhet se mbështetësit e PDIU-së kanë lidhje me dhëndrin e kryetarit të bashkisë në Elbasan dhe shokun e tij të ngushtë Suel Çela.

Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për këtë ngjarje por në mesazhin që i është dërguar ish-kryeministrit thuhet se qytetarët kanë frikë të flasin dhe se policia është bërë palë me dhunuesit ndaj nuk është raportuar për çfarë ka ndodhur.

Gjendje dramatike ne Elbasan! Lexoni klithmen e nje qytetari dixhital: Elbasani nen terror bandash, policia me…

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 3. Juni 2017