Ballina Blog Faqe 9383

Kokëdhima në Qeparo: Bojkotoni zgjedhjet, braktiseni këtë klasë politike

0

Kreu i Lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokëdhima, në një takim që zhvilloi me mbështetësit e tij në Qeparo i bëri thirrje të gjithë qytetarëve t’i bojkotojnë zgjedhjet e 25 qershorit.

Kokëdhima tha se populli është i papërfaqësuar në këto zgjedhje. Sipas tij PD-ja dhe PS-ja po vjedhin zgjedhjet.

Pjesë nga fjala e Kokëdhimës:

Zgjidhja ka vendosur që t’i braktisë këto zgjedhje. Anëtarët dhe simpatizantët e Zgjidhjes nuk do marrin pjesë në votimet e 25 qershorit. Ne kemi vendosur t’i bojkotojmë dhe t’i refuzojmë këto zgjedhje, për ta refuzuar këtë kastë të diskredituar politike dhe për t’ia shkurtuar jetën asaj.

Zgjidhja deklaroi se nuk do merrte pjesë në zgjedhje pa opozitën, në zgjedhje që do e përçanin popullin tonë. Zgjidhja gjithashtu deklaroi se nuk do të merrte pjesë në zgjedhje pa reformë zgjedhore dhe pa infrastrukturë që do garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do shkonte në zgjedhjet ku votat i numëron Rilindja dhe PD-ja. Dhe për këto arsye Zgjidhja refuzoi të përfshihej në zgjedhje as drejtpërdrejt dhe as në rrugë të tjera. Zgjidhja u qëndroi deri në fund deklarimeve të veta.

Gjëja e parë që mund të bëjmë për të reaguar si qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi është të përmbysim përmes bojkotit dhe refuzimit zgjedhjet e 25 qershorit dhe bashkë me to edhe pushtetin e oligarkisë së krimit dhe korrupsionit në Shqipëri! Nëse do të veprojmë të bashkuar, kjo do ndodhë shumë shpejt.

Kuvendi publikon emrat që plotësojnë kushtet për anëtarë të KLGJ-së

0

Janë bërë publike nga Kuvendi emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga avokatia.

Lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore:

1. ALBAN TORO
2. ARBEN PRIFTI
3. ARBEN VANI
4. FATMIRA LULI
5. FATOS LAZIMI
6. GENTI SINANI
7. GËZIM ALLARAJ
8. SAIMIR VISHAJ
9. SINAN TAFAJ
10. SOKOL LAMAJ

Këta persoan kanë plotësuar kushtet bazuar në Kushtetutë dhe neni 19, pika 3, i ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, sipas vlerësimit të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, bazuar në nenin 35, pika 7, shkronja “a” të ligjit 115/2016.

Lista e persoanve që nuk kanë plotësuar kushtet: 

1. ALEKSANDËR RASPOPI
2. ARBEN SPAHO
3. BETULA TOTO
4. ERMIR MEMA
5. ISMAIL UKA
6. SIMON VORFI
7. VJOLLCA PUSTINA

Basha: Është rritur ekonomia e Ramës, populli është në varfëri

0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka çelur sot fushatën elektorale në Krujë.

Nga qyteti i Krujës, Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ekonomia e vendit është shkatërruar ndërkohë që është rritur ekonomia e Kryeministrit dhe e oligarkëve.

Basha ka thënë se Rama nuk e kupton se gjendja e qytetarëve është e keqe sepse ekonomia e tij dhe e oligarkëve është rritur ndërkohë që qytetarët janë në një gjendje të keqe ekonomike.

Edi Rama ka një javë në fushatë dhe refuzon të flasë refuzion të japë llogari se ku janë 300 mijë vendet e punës që premton. Ekonomia katastrofë, papunësia është ulur këmbëkryq. Edi Rama prapë së prapë thotë ekonomia është rritur, populli nuk e kupton. Edi Rama e thotë sepse ekonomia me të vërtetë është rritur, por për njerëzit me të cilët po rri, por jo ekonomia e ndershme por ekonomia e drogës dhe e krimit.  Kjo është Shqipëria e Edi Ramës. Por kjo nuk është Shqipëria për ne”, tha kreu i PD-së.

Këshilltari i Metës ngre alarmin: Republika e Re po na kthen në diktaturë

0

Pas shkarkimeve të shumta në radhët e administratës së LSI-së, ka reaguar dhe këshilltari i kreut të Kuvendit, Ilir Meta, Emiljano Aleksi.

Me anë të një postimi në Facebook Aleksi shkruan se ‘Republika e Re’ ka rikthyer ligjin për ‘Agjitacion dhe Propagandë’ duke firmosur në marrëveshje një pikë e cila sipas tij, do të burgosë këdo që do bëjë fushatë elektorale.

Postimi i plotë i Aleksit në Facebook:

Republika e Re rikthen ligjin për Agjitacion e Propagandë. ❌Marrëveshja e 17 majit a po rikthen diktaturën? Pika e…

Gepostet von Emiljano Timothe Aleksi am Freitag, 2. Juni 2017

Kreu i Bashkisë Pukë dhunon kreun e shtabit të fushatës / PD: Të ndërhyjnë autoritetet e të dalë para ligjit

0

Partia Demokratike ka dënuar dhunën e ushtruar ditën e sotme nga kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ndaj kryetarit të grupseksionit të PD dhe shtabit të fushatës, Demir Hyseni.

Me anë të një deklarate për mediat PD thotë se Hyseni ka qenë vazhdimisht nën kërcënimet se kryetarit të Bashkisë Pukë, ndërkohë që sot me nisjen e fushatës elektorale, është bastisur dhe dhunuar prona e funksionarit demokrat.

Deklarata e plotë e PD-së:

Partia Demokratike dënon dhunën e ushtruar sot nga kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj dhe veglat e tij, ndaj kryetarit të grupseksionit të PD dhe shtabit të fushatës, Demir Hyseni.

Demir Hyseni ka qënë vazhdimisht nën presionet dhe kërcënimet e kryetarit të Bashkisë Pukë, që është në fakt një mercenar i Frrokut, por sot, me nisjen e fushatës elektorale, është bastisur dhe dhunuar prona e funksionarit demokrat.

Pa marrë në konsideratë dokumentacionin e Hysenit që tregon ligjshmërinë e aktivitetit të tij, Kryetari i Bashkisë së Pukës, ka urdhëruar shkatërrimin e biznesit të Hysenit thjesht për motive politike.

Partia Demokratike i kërkon qeverisë dhe autoriteteve të ndërhyjnë menjëherë dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore kryetarin e Bashkisë Pukë, dhe cdo polic që është bërë pjesë e urdhërave të paligjshëm dhe politik.?

U shkarkua se mori pjesë në fushatë / Drejtoresha e Zyrës së Punës: Lajmin e mësova nga mediat, le ta faktojnë

0

Ndërkohë, Kaçori ka reaguar duke u shprehur se lajmin për shkarkimin nga detyra e ka mësuar nga mediat, dhe se ajo vetë nuk ka asnjë shkresë zyrtare në lidhje me shkarkimin nga detyra.

Më tej, Kaçori i ka kërkuar Ministres së Mirëqenies Sociale që t’ia faktojë pjesëmarrjen e saj në fushatë.

Unë personalisht nuk kam asnjë shkresë zyrtare në lidhje me propozimin e ministres për shkarkimin tim nga puna. Nga kontakti që kam patur edhe me drejtorin e Përgjithshëm, më është thënë se edhe ai nuk ka shkresë zyrtare.

Kjo do të thotë se lajmin për shkarkimin tim e kam mësuar nga media. Megjithatë, ministria të më faktojë nëse unë jam marrë me fushatë gjatë orarit zyrtar të punës. Institucioni duhet të sjellë foto bashkë me orarin përkatës në të cilin ato janë shkrepur. Kjo pasi në bazë të urdhrit të kryeministrit, punonjësit e administratës publike mund të merrren me fushatë pas orarit zyrtar të punës”, u shpreh Marisa Kaçori.

Dule për Ramën: Nuk merrem më me këtë njeri

0

Me anë të një statusi në rrjetin social Twitter, Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule shkruan se nuk ka ndërmend të merret më me Ramën.

Rama deklaroi dje në studion e “Opinon” të gazetarit Blendi Fevziut se Vangjel Dule u largua si nënkryetar i Kuvendit se nuk pranonte që të ishte nënkryetar Parlamenti Shpëtim Idrizi dhe tani pranon të futet në listat e PD-së bashkë me një çam dhe të dy do kërkojnë vota dhe i bie që çamët të votojnë për Dulen dhe minoritetet të votojnë për çamët.

 

I shndërruar në kyefjalë të delirium-it Rama 24h e fundit, interesimit të medias dhe opinionit i përgjigjem se nuk merrem më me këtë njeri”, shkruan Dule në Twitter.

Mori pjesë në fushatën e PS-së, shkarkohet nga detyra Drejtoresha e Zyrës së Punës

0

Është shkarkuar nga detyra Drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Marisa Kaçori.

Kaçori është shkarkuar nga detyra me motivacionin se ka marrë pjesë në fushatën e Partisë Socialiste.

Marisa Kaçori është shkarkuar me urdhër të Ministres teknike të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha.

U shkarkua nga detyra / Lazimi: Është e paligjshme, s’ka asnjë vendim nga Këshilli Mbikëqyrës

0

Gjatë daljes në konferencën për shtyp të paralajmëruar më herët, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Majlind Lazimi në lidhje me shkarkimin e tij nga detyra.

Në fjalën e tij, Lazimi u shpreh se për shkarkimin e tij nuk ka një vendim nga Këshilli Mbikëqyrës, dhe se deri më tani nuk ka asnjë shkresë zyrtare për motivacionin e largimit të tij nga detyra.

Nëdrkohë, Lazimi shtoi se shkarkimi i tij është lajm i çuditshëm dhe se urdhri ka dalë me firmë të ministres së Ekonomisë, Milva Ekonomi.

S’ka asnjë vendim nga Këshilli Mbikëqyrës. Është krijuar amulli e panevojshme në media pa asnjë motivacion. Deri në këto momente nuk kam asnjë shkresë zyrtare për motivacionin e lirimit tim. Unë u interesova në telefon me ministren Ekonomi dhe nuk më dha asnjë shpjegim.. Pati ping-pong nga ministrja duke thënë që ka marrë një SMS nga zv/kryeministrja znj.Mandija, të cilën e kontaktova dhe më tha në mënyrë qytetare nuk kam asnjë lidhje në këtë vendimmarrje, thjesht çova informacion për verifikim”, u shpreh Lazimi.

Berisha: Rama po bllokon marrëveshjen me PD-në

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deoncuar ditën e sotme se Rama po bllokon marrëveshjen me opozitën.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se me anë të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi, Rama ka urdhëruar zv/ministrat që të mos zbatojnë urdhrat dhe vendimet e ministrave teknikë që kanë të bëjnë me ndalimin në fushatë elektorale të nëpunësve të administratës shtetërore.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:

Rama ne panik, me sekretarin e pergjithshem te mafies shteterore. Agaçi bllokon marreveshjen me opoziten!

Nepunesi i larte dixhital informon:
Panik i madh ne administraten shteterore per zgjedhjet. Jane penduar shume per marreveshjen prandaj
Rama, pasi ka urdheruar sekretaret e pergjithshem qe t’i japin leje per fushate elektorale gjate muajit qershor 1/3tes se administrates publike,
kerkoi te anulloje nepermjet zevendesministrave, urdherat e ministrave teknik per kthimin ne detyre te te te gjithe punonjesve te larguar me leje.

Rama urdheron sekretaret e pergjithshem, qe me urdher verbal dhe porosi te tij, adminstrata publike te mos zbatoje urdherin e tij dhe vendimin e KM per mospjesmarrjen e administrates ne zbatim te ligjeve ne fushate elektorale te partive.

Sekretaret e pergjithshem te mos u japin minitstrave teknike asnje dosje te koncesioneve dhe tenderave elektoral.

Rama ka urdheruar Don Agaçin, qe sekretaret e pergjithshem te bllokojne cdo mundesi kontrolli te ministrave teknik duke mos ju akorduar mjetet e nevojshme per ushtrimin e kontrolleve te shkeljeve flagrante te ligjit elektoral dhe ligjeve te tjera nga punonjesit militant! sb