Ballina Blog Faqe 9384

Zv/kryeministrja Mandija: Administrata le të marrë pjesë në fushatë pas pune, por jo të shprehet publikisht

0

Zv/kryeministrja teknike Ledina Mandija ka reaguar pas deklaratave të fundit në lidhje me nënpunësit civilë për të marrë pjesë në fushatë a jo.

Me anë të një deklarate, Mandija shprehet se administrata mund të marrë pjesë në fushatë vetëm pas orarit zyrtar të punës, por pa shprehur bindjet e tyre publikisht.

Deklarata e zv.Kryeministres Ledina Mandija:

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në vijim të deklaratave të këtyre ditëve dhe me qëllim qartësimin e opinionit publik,në referim të legjislacionit në fuqi, veçanërisht nenit 37, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civilë” si dhe qëndrimit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil,sqaron se nëpunësi civil jashtë orarit zyrtar ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, por nuk i lejohet të shprehë publikisht bindjet dhe preferencat e tij politike. Kjo do të thotë që nuk i lejohet të ndërmarrë veprime të bëjë fushatë për një subjekt politik/zgjedhor apo kandidat, të jetë protagonist në aktivitete/veprimtari politike apo tëmanifestojë me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht.

Gjithashtu, sqarojmë që gjatë orarit zyrtar të punës çdo lloj pjesëmarrjeje në veprimtari politike apo fushatë zgjedhore për një parti politike ose kandidat është e ndaluar për çdo punonjës të administratës shtetërore nëpunës civil, administrativ apo me kontratë punë.

Çdo pjesëmarrje në kundërshtim me këto rregulla sjell përgjegjësi penale, sipas ndryshimeve më të fundit të miratuara në Kodin Penal nga Kuvendi i Shqipërisë.

Zëvendëskryeministrja znj. Mandija shpreh besimin e plotë se titullarët e të gjitha institucioneve shtetërore do të marrin masat e nevojshme në përputhje me ligjin, për respektimin e detyrimeve të punonjësve të administratës shtetërore dhe do të procedojnë sipas ligjit për çdo shkelje të evidentuar.

Shkarkohet nga puna, reagon Lazimi: Hakmarrje politike, nuk i kam bërë presion askujt

0

Ka reaguar zyrtari i LSI-së pas shkarkimit nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Postës.

Majlind Lazimi e ka quajtur shkarkimin e tij hakmarrje politike pasi sipas tij, nuk ka asnjë provë ligjore për akuzën që i është bërë.

Sapo u njoftova nga mediat per nje lajm te cuditshem per lirimin tim nga pozicioni i Dr. Pergjithshem te Postes Shqiptare.
Shkarkimi im i paligjshem dhe vetem per arsye politike. Shkarkimi im hakmarrje politike.
Nuk ka asnje prove ligjore per kete akuze.  Eshte nje akt deshperimi.
Asnje presion nuk eshte bere ndaj asnje punonjesi postes shqiptare,”-mbyll reagimin e tij Lazimi.

Lazimi akuzohet se u ka bërë presion punonjësve të tij që të merrnin pjesë në fushatën elektorale të LSI-së.

Shkarkohet drejtori i LSI-së

0

Është shkarkuar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Postës, Majlind Lazimi, për shkelje të ligjit elektoral.

Ai është zyrtar i LSI-së dhe është shkarkuar me akuzën se ka ushtruar presion ndaj vartësve që të merrnin pjesë në fushatën elektorale në partisë së tij.

Haki Mustafa në postin e Administratorit të Përgjithshëm të OSHEE-së

0

Haki Mustafa është emëruar në postin e Administratorit të Përgjithshëm të OSHEE-së.

Mustafa është propozim i PD-së  dhe zë vendin e Ardian Çelës.

Para këtij emërimi, Haki Mustafa ka qenë kryetar i Partisë Demokratike në njësinë numër 11 në zonën e Laprakës, Tiranë.

Ky emërim vjen pas marrëveshjes së arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Humbën jetën 2 fëmijë / Prokuroria çon në gjyq 4 komisionerët e kolaudimit të rrugës

0

Në vitin 2016, si pasojë e një aksidenti automobilistik humbën jetën 2 fëmijë. Kjo çështje i kaloi Prokurorisë e cila ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjykatë çështjen për 4 anëtarët e komisionit të kolaudimit në rrugën ByPass Plepa- Kavajë – Rrogozhinë.

Ata akuzohen për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’.

Ngjarja tragjike ndodhi në rrugën dytësore Golem-Kavajë. Një nënë me inicialet S. N, 24 vjeçe udhëtonte bashkë me tre fëmijët e saj ku ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me trafikndarësen.

Nga ky aksident mbetën të vdekur 2 prej fëmijëve të saj, të moshës 3 dhe 5 vjeç.

HEC-et në Valbonë, Gjykata i hap rrugë ndërtimit

0

Gjykata ka shpallur sot vendimin lidhur me padinë e bërë nga banorët dhe nga shoqata Toka për të mos ndërtuar HEC-in në Valbonë dhe sipas këtij vendimi do të lejohet ndërtimi i HEC-et në Valbonë.

Banorët e katër fshatrave në luginën e Valbonës i kanë kërkuar një Gykatës në Tiranë të anulojë vendimet që lejojnë ndërtimin e hidrocentraleve, që sipas tyre do të shkatërrojnë lumin.

Banorët dhe grupe mjedisore kanë protestuar kundër vendimeve për të ndërtuar hidrocentrale në lum, që nga shkurti i vitit të kaluar, vendime të cialt qeveria i ka vulosur në vitin 2009 dhe 2013.

Studiuesi vendos përballë të parët e Shkodrës: Dallimet mes Romeo Gurakuqit dhe Ditmir Bushatit

0

Studiuesi Gjergj Kola ka vendosur përballë dy kandidatët e parë të PS dhe PD në qarkun e Shkodrës, duke bërë një rezyme të arsimimit, kulturës dhe kontributit që ata kanë dhënë për Shqipërinë.

Ditmir Bushati dhe Romeo Gurakuqi, ku dallojnë nga njëri-tjetri dhe çfarë i afron, e tregon ky shkrim i Gjergj Kolës.

Jetë paralele ose Lufta për Shkodrën:

V O T I M E 2017

Ditmir Bushati- ministër i jashtëm i Shqipnisë Lista PS

Romeo Gurakuqi – aspirant për ministër i jashtëm i Shqipnisë Lista PD

PROFESIONI:

Bushati:

Jurist, diplomue ne 1999 në kohën e lumit të juristëve shqiptarë ndër fakultetet e vendit. Nuk prezanton asnji studim në fushën e jurisprudencës shqiptare. Flet nji anglishte “hukubet”.

Gurakuqi.

Nji nga studjuesit par excellence të historisë moderne shqiptare. Studimet e tija mbi arshivat Londinese janë pjesë e pandame e historisë shqiptare. Flet nji anglishte te përsosun që do i bante nder cdo ministri të jashtëm në botë.

RELIGJION.

Bushati

Ateist

Gurakuqi

Katolik

PUNA.

Bushati.

Si minister i jashtëm te bie në sy mungesa e akcenteve dhe origjinalitetit në politikën e jashtme shqiptare. I zgjedhun nga Kryeministri Rama si nji ateist, në të vërtetë ai shërben aty për me qetësue fantazmat fetare të mesjetës në veri të vendit dhe ma ndej. Ky përban edhe nji nga absurdet ma kulmore të kabinetit Rama. Kështu Bushati asht përkujdesë që ambasadat shqiptare në perëndim të mbushen me jenicerë e komunistë të sprovuem.

Gurakuqi

Nji nga profesoret ma të nderuem, si në Universitetin e Shkodrës ashtu edhe në atë privat të Tiranës. Autor studimesh historike dhe librash me vlerë në ket fushë, të përkthyem anë e mbanë botës. Librat e tij janë nji burim njohjet për shqiptarët porse edhe për studjuesit universitarë.

PASUNIA

Bushati

Nga shtypi mësohet se ka vue nji pasuni marramendese në firma që asnjiherë nuk janë kontrollue praj askujt për aktivitetin e tyne, si shumë pasardhës etërish komuniste që shnderruen pushtetin politik monist, në marrje të pushtetit politik dhe ekonomik.

Gurakuqi

Jeton me rrogen modeste të profesorit. Nuk ka asnji pasuni të tundshme dhe të patundshme. Njeri i ndershëm qe jeton tash 27 vjet me djersën e ballit.

FAMILJA

Bushati.

Asht i biri i nji prej sekretarevë ma famëkeq të partisë komuniste në Shkodër, që zbatoi me fanatizëm luftën kundra cfaqjeve të hueja borgjezo-perëndimore dhe luftës së klasave. Në kohën kur Sulejman Bushati ishte sekreter i parë dhe dora e fortë e Ramiz Alisë në Shkodër, internoi në masë rininë shkodrane deri edhe minorene për cfaqje të hueja, shume prej të cilëve i vuejne ala edhe sot pasojat.

Gurakuqi.

Asht i biri i nji prindi shembullor, demokrat, me prirje perendimore, nji kojshi, mik, koleg punet i respektuem në cdo kohe. Pinjoll i familjes së famshme të Gurakuqve.I jati u perzue nga Tirana me ardhjen e komunistave në fuqi dhe u vendos në Shkodër. Pasunia ju sekuestrue.

TRASHEGIMNIA

Bushatllijte

Në 250 vitet e pashallëkut te tyne osman nuk sollën asgja në kulturën autentike shqiptare. Përvec objekteve të kultit të nji besimi të caktuem, ata mbushën vendin me biblioteka arabe dhe turke.

Gurakuqet.

Karl Gurakuqi njihet si themeluesi i bibliotekës së parë shqiptare. Luigj Gurakuqi si pishtar i demokracise, ministri i financave i vetmi ne botë, që kur e vranë nuk i gjeten asnji pasuni në bankë dhe askund.

ETER DHE BASHKSHORTE

Bushati

Shembullore, ka dy femije.

Gurakuqi

Shembullore. ka dy femije.

DREJTIMET HISTORIKO DEMOKRATIKE

Bushati

Jeton simbas parimit: të gjithë bashkfajtor të komunizmit.

Gurakuqi

Drejtues i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit

VENDLINDJA

Bushati

Shkodër

Gurakuqi

Shkodër.

TIFOZERI

Bushati

Vllaznia

Gurakuqi

Vllaznia.

Uroj te fitoje ma i miri!

Departamenti Amerikan i Shtetit fsheh aktivitetin e Soros në Shqipëri

0

“Judician Watch”, grupi konservator amerikan ka njoftuar se ka ngritur padi kundër Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për të dhënat lidhur me financimin e aktiviteteve  politike të Fondacionit Soros në Shqipëri. Padia u dorëzua më 26 maj 2017.

Padia u bë në Gjykatën e Distriktit të Kolumbias, pasi edhe Departamenti i Shtetit dhe USAID dështuan t’i përgjigjen kërkesës për të Drejtën e Informimit të 31 marsit 2017.

Judicial Watch kërkoi:

  1. Të gjitha të dhënat kanë të bëjnë me kontrata, grante ose alokime / disbursime të fondeve nga Departamenti i Shtetit (USAID) tek Fondacioni Soros në Shqipëri dhe / ose personelin e tij dhe / ose në çdo degë të Fondacionit Soros.
  1. Të dhënat e tilla përfshijnë kontrata, kërkesa për financim, autorizime pagesash, fatura dhe të dhëna të ngjashme të buxhetit, si dhe të gjitha të dhënat lidhur me komunikimin midis zyrtarëve, punonjësve apo përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit, zyrtarë, punonjës ose përfaqësues të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
  1. Të gjitha të dhënat e komunikimit ndërmjet ndonjë zyrtari, punonjës ose përfaqësues të Departamentit të Shtetit (USAID), duke përfshirë Ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe çdo zyrtar, punonjës ose përfaqësues të Fondacionit Soros në Shqipëri, filialeve të saj dhe / ose organizatave të lidhura me të.
  1. Të gjitha vlerësimet, vlerësimet, raportet ose të dhënat e ngjashme në lidhje me punën e Fondacionit Soros në Shqipëri dhe / ose filialeve të saj ose organizatave të lidhura me të.
  1. Të gjitha të dhënat e komunikimeve të transmetuara përmes sistemit SMART të Departamentit të Shtetit dërguar tek / ose nga çdo punonjës i qeverisë së SHBA që vepron nën autoritetin e Shefit të Misionit në Tiranë që kanë të bëjnë me Fondacionin Soros në Shqipëri, filialet e saj dhe / ose organizatat e tjera.

Në një letër të 14 marsit 2017, drejtuar Sekretarit të Shtetit Rex  Tillerson, gjashtë senatorë amerikanë (Sens Lee (R-UT), Inhofe (R-OK), Tillis (R-NC), Cruz (R- , Perdue (R-GA) dhe Cassidy (R-LA) i bënë thirrje atij për të hetuar marrëdhëniet midis USAID-it dhe Fondacionit Soros dhe se si dollarët e taksapaguesve amerikanë po përdoren nga Departamenti i Shtetit dhe USAID për të mbështetur grupe politike të majta që kërkojnë të imponojnë politika të majta në vende të tilla si Maqedonia dhe Shqipëria.

Në letër, senatorët u referohen fondeve të USAID-it për aktivitetet e Soros në Maqedoni dhe më pas citojnë aktivitete të ngjashme në Shqipëri:

Pjesa më e madhe e aktivitetit në Maqedoni është përjetësuar nëpërmjet fondeve të USAID-it që u është dhënë për të zbatuar në entitete të tilla si Fondacioni i Shoqërisë së Hapur George Soros.

Si marrës i granteve të shumëfishta dhe duke shërbyer si kontraktues i USAID-it që zbaton projekte në këtë vend të vogël prej 2.1 milion njerëz, tatimpaguesi ynë ka financuar ndihmën e huaj, duke lejuar Fondacionin Hapur Shoqëria-Maqedoni (FOSM) të shtyjë një axhendë progresive dhe të nxisë politika të majta.

Ky problem nuk është i kufizuar në Maqedoni, por duket se ndjek një model të një aktiviteti alarmues në këtë rajon të paqëndrueshëm. Udhëheqës të respektuar nga Shqipëria kanë pasur ankesa të ngjashme për diplomatë amerikanë dhe organizatave të mbështetura nga Soros, se nxisin rezultate të caktuara politike në vendin e tyre.

Fondacioni për Shoqëria të Hapur në Shqipëri (Soros) dhe ekspertët e saj, me financim nga USAID, kanë krijuar Dokumentin e diskutueshëm Strategjik për Reformën Gjyqësore Shqiptare. Disa liderë besojnë se këto “reforma” në fund të fundit kanë për qëllim t’i japin Kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi pushtetin gjyqësor.

Lidhja e Sorosit me Departamentin e Shtetit në Shqipëri shkon së paku në vitin 2011 kur Soros i kërkoi Hillary Clintonit të ndërmarrë veprime në Shqipëri gjatë demonstratave të fundit në Tiranë.

Fox News raportoi më 17 gusht 2016 se: E-mailet e sapozbuluara dhe skedarë të tjerë nga organizata e miliarderit George Soros-it po hedhin dritë mbi ndikimin e gjerë të Soros në çështjet politike dhe diplomatike.

Një zinxhir email-esh tregon se Soros në vitin 2011 i kishte shkruar personalish Hillary Clinton-it, atëherë sekretare e shtetit, duke kërkuar ndërhyrjen në trazirat politike të Shqipërisë. Brenda disa ditësh, një i dërguar që ai rekomandoi u dërgua në rajon.

Në maj të vitit 2016, USAID njoftoi se po ofronte 9 milionë dollarë për projektin “Drejtësi për të gjithë” në Shqipëri “për të përmirësuar performancën e gjykatave shqiptare duke prezantuar standarde gjithëpërfshirëse gjyqësore për efikasitet, transparencë, aksesueshmëri dhe llogaridhënie.” Sipas njoftimit , Projekti “do të zbatohet nga USAID-i Kontraktor i Menaxhimit Lindje-Perëndim” (EWMI). Sipas raportit financiar 2011 të EWMI, rezulton se Kontraktori ka marrë fonde nga Fondi i Zhvillimit Ekonomik Soros: “kredi … deri në  1,000,000 dollarë.”

“Kjo është padia jonë e dytë e FOIA për të zbuluar të vërtetën në lidhje me skandalin e taksave tatimore të administratës së Obamës për operacionet Soros në Evropë”, tha Tom Fitton. “Ne shpresojmë dhe presim që administrata Trump të lejojë më në fund që të hidhet dritë mbi këtë polemikë në rritje”.

Më 19 prill 2017, Judicial Watch ngriti padi kundër Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për të dhënat dhe komunikimet lidhur me financimin dhe aktivitetet politike të Fondacionit Soros në Maqedoni. / Judicial Watch

Zgjedhjet / Zv.Kryeministrja Ledina Mandija takim me Prokurorin Llalla

0

Zv.Kryeministrija Ledina Mandija, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Në takimin mes tyre, mësohet se është arritur një marrëveshje bashkëpunimi mes Këshillit të Ministrave, Prokurorisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për ndjekjen me përparësi dhe hetimin e rasteve abuzive, të cilat dëmtojnë procesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Më herërt, Zv.Kryeministrja zhvilloi dhe disa takime me Kryetarin e KQZ-së dhe  Komisionerin e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil me të cilët është rënë dakord për një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti.

Fushata zgjedhore / Ministria e Shëndetësisë pezullon lejet vjetore

0

Ministri teknik i Shëndetësisë, Arben Beqiri ka urdhëruar pezullimin e lejeve vjetore nga data 1-25 qershor.

Gjithashtu është urdhëruar që të ndërpresin lejet vjetore edhe ata punonjës të cilët po i kryejnë aktualisht për shkak se dyshohet se përfshihen në fushatën zgjedhore.