Ballina Blog Faqe 9385

Tiranë / 22-vjeçari aksidenton me makinë një fëmijë 6 vjeç

0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri 22-vjeçar pasi ka përplasur me makinë një fëmijë 6 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë urës “Vasil Shanto”, ku shtetasi me iniciale K.XH, banues në Tiranë aksidentoi vajzën e mitur 6 vjeçe, ku e mitura është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, i riu është arrestuar për veprën penale: Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Më datë 31.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.XH, vjeç 22, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri“, pranë urës “Vasil Shanto”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar të miturën vjeç 6, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dervishaj-Braçes: Dje fajin e kishte Saliu, sot e ka LSI-ja. Mbushët birucat me fukarenj, e të rinjtë me hashash

0

Pas deklaratave të Erion Braçes në drejtim të LSI-së, ku akuzon se kanë lënë pa përfunduar projektet e rrugëve dhe  ByPass-et, ka reaguar ministri i Transportit, Sokol Dervishaj, duke i quajtur shpifje deklaratat e Braçes.

Dervishaj sqaron se faji nuk është i LSI-së, por i zyrtarëve të lartë në qeveri, pa përmendur emra.

Deri dje e kishte fajin Saliu. Pas çadrës e paska fajin LSI-ja,”- thotë Dervishaj.

https://www.facebook.com/sokoldervishajpage/posts/546640625723992

Zbardhen rastet e tritolit në Elbasan, policia prangos autorët e dyshuar

0

Policia e Elbasanit ka arritur të zbardhë dy ngjarjet e ndodhura në Elbasan, ku pati dy raste vendosje tritoli, një në shkallët e një lokali dhe tjetri poshtë një mjeti.

Në pranga për këto ngjarje kanë përfunduar Gentian Kllogjri, 38 vjeç dhe Thanas Thoma, 38  vjeç të dy banues në Elbasan.

Sipas policisë, dy personat e lartpërmendur në datën 6 Maj, në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’ kanë vendosur tritol poshtë makinës së Fuat Verzivollit.

Ndërsa në datën 22 Maj, në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, të arrestuarit dyshohen të kenë vendosur tritol në  shkallët e lokalit në pronësi të Besnike Brakes, i njohur ndryshe edhe me emrin Nik Vojaçek.

The Economist: Vdekjet nga duhanpirja, Shqipëria ndër vendet më të rrezikuara

0

Sot është dita kundër duhanpirjes dhe pirja e duhanit llogaritet si një nga shkaktarët kryesorë që ndikojnë në uljen e jetëgjatësisë në shumë vende.

Edhe pse në shumë vende numri i personave që e konsumojnë ka filluar të bjerë, sërish në shumë vende ai është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve dhe vdekjeve.

Në 24 vende, duhanpirja mban peshën kryesore të sëmundjeve që çojnë në shkurtimin e jetëgjatësisë dhe në vdekje të parakohshme.

Ndërsa në 37 vende të tjera duhani vjeni i dyti në këtë listë dhe shumica e këtyre 61 vendeve janë të pasura.

Edhe pse numri i duhanpirësve po bie, kjo ndodh sepse moshat e reja nuk po e mësojnë duhanin dhe jo për faktin se moshat e mëdha po e lënë.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vendet e varfra ku jetëshkurtësia vjen jo vetëm për shkak të duhanpirjes por është e kombinuar me të tjerë faktorë si cilësia e keqe e ujit të pijshëm, kequshqyerja dhe standartet e ulëta në shërbimin shëndetësor.

KLSH kërkon shkarkimin e shefit të Porteve, Paulin Ndreu, vëllai i deputetit socialist

0

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar shkarkimin e kapitenit të Porteve, Paulin Ndreu si dhe kapitenit të portit të Durrësit, Taulant Allka.

Sipas njoftimit, dy zyrtarët e lartë kanë lejuan të futej pa leje në bregdetin shqiptar dhe më pas të ankorohej në portin e Durrësit anijen ‘Isolla di Lussione’, e cila më pas ka kryer edhe punime pa leje.

Paulin Ndreu eshte vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu.

Bregu: Këta e përdorin politikën si bankomat, frymëzojnë sa një gjinkallë

0

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka postuar në Facebook, fjalën e saj në Forumin e Komunikimit.

Bregu thotë se komunikimi ësht gjithçka.

Gjuha politike sipas Bregut është e drunjtë, politikanët e përdorin politikën si bankomat, dhe nuk janë të aftë të frymëzojnë njeri.

 Gjithçka nis e mbaron tek komunikimi. Sa më shumë të flasim mendjehapur, aq më të vërtetë jemi. Të komunikojmë me njëri tjetrin,atë që pëlqejmë ose atë ç’ka se pranojmë dot, për asnjë lloj kompromisi a marrëveshje, që mund t’na hyjë në mes. Për tradicionalen dhe të renë, për të shkuarën dhe të sotmen, kur jo pak herë e thëna merr dhenë, duke mos përcjellë asnjë të vërtetë.

Për gjuhën politike e cila kur vjen puna te e vërteta është e drunjtë. Për ata që politikën e përdorin si bankomat dhe që frymëzojnë aq sa mund të frymëzojë një gjinkallë.

Të flasim por të mos fryjmë e shfryjmë, të mos baltosim askënd duke abuzuar mbi lirinë e fjalës, konceptin e së cilës mesa duket shumë se kanë kuptuar ende. Në Forumin e Parë të Komunikimit, organizuar nga “A Woman in Poëer”, ku Edi Oga intervistonte 100 herë më mirë se Enkel Demi”, shkruan Bregu.

Basha-Ramës: Ke 5 ditë që s’kthen përgjigje. Mos u frikëso mor burrë i dheut

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, teksa prezantoi para vlonjatëve kandidatët e Partisë Demokratike për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përsëriti ftesën e bërë ndaj kryetari të PS-së për të bërë një debat publik e për të bërë secili bilancet e tij.

Shtesë në këtë ftesë ishte vendi i saj, ku Basha e ftoi që debatin e parë ta bëjnë në ‘Sheshin e Flamurit’ në Vlorën e pavarësisë.

Kthe përgjigje mos u frikëso, kam 5 ditë që të ftoj por s’jep përgjigje. Eja ta bëjmë debatin e parë në ‘Sheshin e Flamurit’.”, – tha ndër të tjera Lulzim Basha.

Basha: Republika e Re do të thajë moçalin 25-vjeçar, ku guasin të njëjtat bretkosa

0

Kryedemokrati Lulzim Basha, i pranishëm në fushatë elektorale në Selenicë të Vlorës, ka përsëritur premtimet e tij për Republikën e Re, ku edhe akuzoi kryetarin e qeverisë Edi Rama se gjatë qeverisjes së tij ka shtuar pasurinë e vet dhe atë të oligarkëve, duke varfëruar qytetarët e vendit.

Ai e ka krahasuar politikën 25-vjeçare të vendit si një moçal ku qëndrojnë bretkosa.

Në 25 qershor keni në dorë t’i jepni fund njëherë e mirë politikës së fasadës së shatërvanit. 600 milionë euro fasada në Shqipëri janë bërë për 4 vite. Kam ende imazhin e mjerimit të banoreve të përmbytur prej lumit. Rama pardje tha se ekonomia po rritet por populli nuk e kupton. Kur flet për ekonominë e ka për ekonominë e tij. Të një grushti oligarkësh e trafikantësh. Për të gjithë të tjerët ekonomia është katastrofe, taksat janë rritur, vende pune nuk ka. Ekonomia është në kolaps. Ne 25 qershor ka ardhur koha të thajmë moçalin e Republikës së Vjetër ku prej 25 vjetësh guasin të njëjtat bretkosa. Republika e Re do jetë një ekonomi e fortë.

Vendimi im i parë do jetë ulja e taksave e TVSH, eleminimi i dividentit. Do japim 100 euro euro subvencione për bujqësinë, mesatarisht 50 mijë lekë të vjetra për dynym. Trau i doganës do mbyllet për të gjitha prodhimet bujqësore blegtorale të importit të cilat konkurrojnë pandershmërisht me produktet e fermerëve të Shqipërisë. Do të garantojmë 10 mijë stazhe për studentet. Rama për 4 vite nuk beri dot Lungomaren sepse interesi i tij nuk është ndaj interesit publik”, – u shpreh kryetari i Partisë Demokratik Lulëzim Basha.

Kërkoi 80 mijë euro ryshfet, apeli e nxjerr të pafashjëm

0

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ditën e sotme ka nxjerrë të pafajshëm gjyqtarin e Sarandës Rasim Doda, i dënuar për vepërn e korrupsionit.

Gjaqtari Doda akuzohej për ryshfet në vlerën 80 mijë euro për të favorizuar në një vendim gjyqsor në lidhje me një pronë.

Për këtë gjakata e shkallës së parë e kishte dënuar Rasim Dodën me masën 4.6 vjet heqje lirie, ndërsa ka qenë ajo e apelit që e ka nxjerrë ditën e sotme të pafajshëm.

Kapet në Dhërmi peshkaqeni ‘Bisht-drapër’ fare pranë bregut

0

Peshkatarët në Dhërmi kanë bërë me dijese se ditën e sotme kanë arritur të kapin një peshkaqen të llojit ‘bisht-drapër’ i cili po notonte pranë bregut.

Sipas raportimeve, bëhet e ditur se peshkaqeni i rrezikshëm i kapur, peshon rreth 130 kilogramë, ndërkohë që është i dyti i këtij lloji i kapur në bregdetin shqiptar.

Peshkatarët nga ana tjetër, ngrenë alarmin se ky është një rrzik për punonjësit, duke parë se peshakaqeni po notonte fare pranë bregut.