Ballina Blog Faqe 9386

Berisha: Shihni si përdoret arsimi në fushatën e Noriegës

0

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, denoncuar me dy postime njëri pas tjetrit, përdorimin e shkollave për fushatë elektorale, si dhe blerjen e votave me anë të eksursioneve.

Në postimin e parë Berisha bën publik mesazhin e një qytetari i cili akuzon kryetarin e Bashkisë së Librazhdit për blerje të votave me anë të ekskursioneve, si dhe pjesëmarrjen e drejtoreshës së arsimit të Librazhdit në fushatën e kandidatit për deputet të PS-së Enver Shkurti.

Blerje vote ne Librazhd me eskursione ne Narko-Republiken e Norieges! Qytetaret dixhital denoncojne:-Blerjen e votes…

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 31. Mai 2017

Itali / Një 25-vjeçar qëllohet me breshëri plumbash

0

Një 25-vjeçar shqiptar indentiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar me breshëri plumbash në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në “Monterotondo Scalo” në kryeqytetit italian Romë, ku 25-vjeçari është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sipas mediave italiane, 25-vjeçari ka qenë sëbashku me vëllanë duke hyrë në banesën e tyre, ndërkohë që dy persona me një skuter iu afruan dhe një prej tyre shkrehu disa plumba pistolete duke plagosur rëndë të riun shqiptar.

Policia italiane po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.

Gjergj Bojaxhi: SFIDA e vetmja opozitë e qytetarëve

0

Gjatë një takimi elektoral me simpatizantë të partisë së tij, Kandidati i SFIDA në Tiranë, Gjergj Bojaxhi u shpreh se SFIDA nuk bëhet pjesë e koalicioneve ppër të ndarë tortën e pushtetit.

Për 30 ditë, ata që tani janë së bashku në qeveri, PS, PD, LSI, etj, do të shajnë njëri-tjetrin dhe do të përpiqen të bindin shqiptarët që partia e secilit është e keqja më e vogël. Pas zgjedhjeve do të ulen sërish bashkë për të ndarë tortën e pushtetit.

Sfida për Shqipërinë ka vendosur që këtë mandat nuk do të rreshtohet në asnjë koalicion qeverisës. Ne do të luftojmë për interesin e qytetarëve duke shfaqur idetë dhe bindjet që kemi si opozita e qytetarëve.

Demokratët e pakënaqur, socialistët e zhgënjyer, votues të mëparshëm të LSI-së që kuptojnë se Shqipëria nuk mbahet me vjedhje apo qytetarët e pavarur kanë te SFIDA mundësinë për një opozitë të vërtetë”, u shpreh Bojaxhi.

Duke filluar që nga ora 16:30 pothuajse gjysma e Tiranës do të jetë pa energji elektrike

0

OSHEE ka njoftuar se ditën e sotme gjatë orës 16:30 deri në orën 17:15 disa zona në kryeqytet do të jenë pa energji elektrike.

Sipas OSHEE, shkak i kësaj ndërprje të energjisë elektrike është kontrolli i deturuar që ka të bëjë me mirëmbajtjen e rrejtit.

Pa energji gjatë kësaj kohe do të jenë këto zona në Tiranë:

Torre Drini, Rr.”Luigj Gurakuqi”, Sheshi “Avni Rustemi”, Rr “Tefta Tashko Koco”, “Beqir Luga”, “Fadil Rada”, “Vllazën Huta”, “Bardhyl”, Zona pranë Ministrisë së Jashme, Rr. Durrësit, “Ded Gjoluli”, “Mihal Duri”, “Pjetër Bogdani”, “Vëllezërit Manastirliu”, “Naim Frashëri”, “Kongresi i Përmetit”, Ministria e Arsimit, Stabilimenti, Rr. “Islam Alla”, “Mujo Ulqinaku”, Katedralja At Luij Monti, Rr. Dibrës, Rr “Hoxha Tahsim”, Rr, Elbasanit, Amb. Amerikane, Rr. Pjetër Budi, Rr Karl Topia, Rr. Petro Nini Luarasi, Rr. Vath Koreshi, Rr.Shyqyri Ishmi, Rr, Todi Shkurti, Rr. Elbasanit, Rr. Themistokli Germenji, Pranë TVSH, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Rr. Vaso Pasha, Rr. Lidhja e Prizrenit, Delta Konstruksion, LID.

Rritet numri i punonjëseve të helmuara në fabrikën e këpucëve në Fushë-Krujë

0

Ka shkuar në 13 numri i grave dhe vajzave të helmuara në fabrikën e këpucëve në Bubq të Fushë-Krujës.

Fillimisht në mëngjes ishin rreth 8 punonjëse që u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Fushë-Krujës me simptoma helmimi si marrje mendsh, të vjella e mpirje gjymtyrësh.

Në mesditë në spital janë dërguar të tjera vajza dhe gra dhe puna në fabrikë është pezulluar deri në sqarimin e situatës.

Gjyqi ndaj Tom Doshit, thirren si dëshmitarë Rama, Berisha, Meta e Tahiri

0

Lidhur me gjyqin ndaj Tom Doshit, Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e prokurorisë të thirren të gjithë dëshmitarët.

Prokuroria ka kërkuar dëshmitarë politikanët, Rama, Berisha, Meta, Tahiri.

Ndërkaq nuk është pranuar të merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit kryeprokurori Adriatik Llalla.

Gjykata do shprehet më vonë për ballafaqimin mes Doshit dhe Tahirit dhe Artan Didit.

Përveç kësaj, gjylata ka refuzuar të marrë si provë bisedën telefonike mes Ilir Metës dhe Spartak Brahos.

Seancës e radhës për gjyqin ndaj Tom Doshit është caktuar në datën 21 qershor në orën 13:00.

Helmimi i vajzave në fabrikë/ Bregu-Ramës: Lëre mënjanë fushatën, gratë duan shëndet

0

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka reaguar pas helmimit të 13 punonjëseve në një fabrikë në Bubq të Fushë-Krujës.

Bregu me anë të një postimi në Facebook shkruan se autoritetet shtetërore duhet të zbardhin ngjarjen.

Bregu i bën thirrje Kryeministrit Rama të heqë dorë nga lajkat sepse gratë kanë nevojë për punë, shëndet dhe siguri.

Reagimi i plotë i Bregut:

Mos i helmoni gratë!
Të vjen para syve, që në pikë të mëngjesit, një lajm si ky i helmimit të 11 vajzave dhe grave, punëtore në një fabrikë këpucësh në fshatin Bubq të Fushë- Krujës, si për ta përplasur edhe njëherë, pamëshirë, një nga problemet më të mëdha: mungesën e sigurisë në vendet e punës.
Shëndeti i vajzave dhe grave është vënë në rrezik nga substancat tretëse, që përdorka fabrika. Ato janë dërguar me urgjencë në spital sot në mëngjes.
Me po kaq urgjencë, specialistët e fushës dhe autoritetet vendore duhet të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin para përgjegjësisë personat përgjegjës.
Uroj që të shërohen sa më parë por pavarsisht kësaj helmi që i preku ndërsa ato punonin kokëulura për të kapur normën e ditës, s’duhet t’u dalë edhe aq lehtë njerëzve përgjegjës për çfarë ndodhi sot e rrezikon të përsëritet kudo ku mbizotëron makutëria e papërgjegjshmëria në rrobaqepsi, fabrika këpucësh apo sektorë të tjerë të biznesit fason dhe jo vetëm.
Strukturat shtetërore bëjnë mirë ta lënë për një moment mënjanë fushatën elektorale dhe nisur edhe nga ky rast, të analizojnë të gjitha mundësitë që ofron ligji për t’u ofruar mbrojtje dhe kushte normale në ambjentet e punës për të gjitha gratë dhe vajzat që punojnë në to.
Kryeministri dhe gjithë banda e tij elektorale bëjnë mirë t’i lënë për një moment mënjanë premtimet e gënjeshtrat e mëdha, e sidomos ato lavdet e lajkat për gra e vajza të bukura, sepse më shumë se për këtë steriotip ato kanë nevojë për punë, shendet e siguri.

Dhe shëndetin, në fakt, më shumë se për veten, gratë e duan për fëmijët e familjen, tek e cila kthehen gjithmonë për të shërbyer, sado të sfilitura qofshin. Gratë ndjehen vetë të bukura kur kanë gjithçka u duhet të kenë. Veç helmin s’ja kanë borxh makutërve të biznesit a pushtetit.

Kupa e Shqiperise nje finale per te minimizuar demet e sezonit.

0

Luhet sonte ne mbremje ne oren 19:00 ne “Elbasan Arena” finalja e kupes se Shqiperise qe eshte njekohesisht edhe ndeshja e fundit zyrtare e sezonit qe sapo lam pas. Skenderbeu – Tirana do te jet nje finale mes dy skuadrave qe e kane mbyllur me deshtime sezonin. Korcaret deshtuan te ruanin hegjemonin e titullit ndersa “bardhe e blute” po perjetojne ditet  e tyre me te erreta ne histori duke u rrezuar per here te pare pas 78 vitesh nje kategori me poshte, megjithate dicka ngelet ende per tu luajtur. Seciles prej sukadrave ky trofe ju sherben ne menyra te ndryshme. Skenderbeu do te tentoj te fitoje per here te pare ne historine e klubit trofeun e kupes se Shqiperise nje trofe qe do te ishte edhe nje lloj ngushellimi per skuadren e drejtuar nga Ilir Daja. Ndersa ne kampin tjeter ky trofe vlen edhe e shume, sidomos ne aspektin financiar pasi klubi pritet te perballet me veshtiresi te medha nje kategori me poshte. Megjithate ne raste triumfi Tirana do te fitonte 50 milione leke nga trofeu dhe 215 mije euro nga pjesmarrja ne Uefa Europa Lige cka do te thoshte financa te shendosha per nje sezon te veshtire.

M.Kaso

Basha-qytetarëve: Në Republikën e Re pushteti është i juaji, deputetin e pret…

0

Kreu i Partisë Demokratike njëherësh lider i opozitës, Lulzim Basha, ka shpalosur nga Gjirokastra për herë të parë planin e tij mbi të ardhmen e deputetëve, nëse këta të fundit nuk do të përgjigjen vazhdimisht para zgjedhësve.

Duke folur për atë që ai e quan Republika e Re, Basha u shpreh se pushteti do të jetë i popullit, dhe se në bazë të ndryshimeve kushtetuese do të vendoset që deputeti të mund të shkarkohet nga qytetarët, nëse ai nuk u përgjigjet për detyrën e ngarkuar.

Me ndryshimet kushtetuese, ju do të keni të drejtën ta shkarkoni deputetin në qoftë se nuk ju përgjigjet”, – u shpreh Basha, por nuk tregoi mekanizmin që do të ndiqet për këtë gjë.

Basha sulmon LSI-në: Hidhjuani në fytyrë teserat

0

Kryedemokrati Lulzim Basha, nga qyteti i Gjirokastrës nuk ka lënë pa sulmuar as Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku u bëri thirrje qytetarëve që t’ua hedhin fytyrës teserat e tyre.

Po ashtu ai u bëri thirrje që t’i bashkohen Partisë Demokratike, për të shembur njëherë e mirë Republikën e Vjetër.

Atje në Tiranë kemi një parti që ju e dini fare mirë që e ka kthyer tesëren e vetë në trisk buke për dhjetëra qindra qytetarë. Edi Ramën do ta mundim me votë, ai e përcaktoi vetë fatin e tij kur premtoi 300 mijë vende pune dhe mbolli mijëra palama dhe nuk hapi asnjë vend pune. Por është koha ti bëjmë thirrje cdo qytetari dhe qytetareje që janë skallaveruar me teserat e LSI dhe partive të tjera të pazarit të vjetër. Hidhjuani në fytyrë në 25 qershor nuk do të keni më nevojë. Në 25 qershor ata do të jenë njëherë e mirë jashtë pazarit, jashtë tepsisë. Republika e vjetër do shembet, hidhujani në fytyrë teserat, bëhni njerëz të lirë, bashkohuni me PD dhe Bashën”, – u shpreh Basha, teksa risfidoi kundërshtarin e tij kryeministrin Edi Rama, për debat publik teksa i kujtoi se kishte 48 orëqë e priste.

Ai tha se palmat janë të bukura, por kur nuk ke bukë për të ngrënë të ngecin në fyt.