Ballina Blog Faqe 9389

Po të mos ishte Jozefina Topalli, unë s’do të isha në PD / U la jashtë liste sepse…

0

Grida Duma, një nga figurat e spikatura në Partinë Demokratike, tashmë kandidate për deputete në Tiranë, e ftuar në studion e emisionit “Dritare” të Rudina Xhungës, ka komentuar mbi lënien jashtë liste të figurave të shquara të PD-së, përfshirë këtu edhe Jozefina Topallin.

Sipas saj vendimi për lënien jashtë të figurave siç është Jozefina Topalli ka qenë i vështirë.

Ka qenë një vendim i vështirë për lënien jashtë të Jozefina Topallit dhe nuk ka asnjë dyshim për kontributet e saj. Ka ardhur në ’96 kur disa prej ish themeluesve si Imami, ishin larguar. Pati mundësinë të kontribuonte në 22 vite. Ka shërbyer edhe në mbështetjen e zonjave. Pa mbështetjen e saj nuk do të isha as unë në PD. Kontributi i saj është i madh, i gjatë, i përhershëm në politikës shqiptare. Por partitë nuk duhet t’i shërbejnë vetëm politikës por edhe shoqërisë. Rezultati ka të bëjë edhe me shoqërinë shqiptare”, – tha Duma.

Sipas saj zërat kundër Bashës tregojnë se PD-ja ka individualitet.

Kejti Mehmetaj: LSI-ja bëri gabim që mbështeti disa reforma të qeverisë Rama

0

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, ka qenë e ftuar në studion e emisionit “Tonight” të gazetares Ilva Tare.

Teksa foli mbi ato që shkuan keq në bashkëqeverisjen e LSI-së me PS-në, Mehmetaj tha se nëse forca që ajo përfaqëson nuk do të kishte mbështetur disa reforma, duke përmendur ndër to edhe Ligjin për Arsimin e Lartë.

Sipas saj, mbajta e një qëndrimi tjetër ndaj këtyre reformave, do të bënte që LSI-ja të mos merrte kosto.

Ka diçka që mua nuk më ka pëlqyer në këtë 4 vjeçar që kaluam, që ne si LSI pranuam që shpesh të merrnim kosto edhe të reformave që u ndërmorën nga qeveria e asaj kohe.

Nuk më pëlqen që jam detyruar të mbështes këto iniciativa jo vetëm me votën time por edhe duke heshtur. Ndonjëherë mund ta votoj për hir të një situate, por në momentin që e them mendimin tim jam komode dhe ndjej se kam bërë një pjesë të detyrës time.

Do të doja që LSI të mbante një qëndrim më të fortë për disa ligje siç është ligji i Arsimit të Lartë. Po t’i kishim ndenjur më fort disa çështjeve, jam e sigurt që disa prej tyre nuk do të ishin miratuar dhe do të ishim sot më të nderuar përballë votuesve tanë. Ka gjëra që do të doja të ndryshoja në Kodin Zgjedhor”, – u shpreh ndër të tjerat Mehmetaj.

Athinë / I riu shqiptar gjendet i masakruar në mes të rrugës

0

Një ngjarje e rënë ka ndodhur ditën e djeshme në Athinën fqinje, ku një i ri shqiptar është gjetur i masakruar në rrugët e kryeqytetit.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se i riu është një shqiptar 24 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për mediat, por thuhet se prindërit e këtij të fundit janë njoftuar për të shkuar dhe tërhqequr trupin e pajetë të djalit të tyre.

Autoritetet greke raportojnë, se viktimën e gjeti të përgjakur në mes të rrugës një kalimtar, rreth orës 5 të mëngjesit, në kryqëzimin e rrugëve “Ipolitu” dhe “Patision”. I riu shqiptar kishte plagë në gjoks të shkaktuara nga një send i mprehtë.

Nonëse 24-vjeçari ishte ende në jetë kur erdhi ambulanca, ai ka ndërruar jetë pak pasi ka hypur në mjetin e urgjencës dhe të drejtohej për në spital.

Sipas hetimeve paraprake mendohet se shkaku i kësaj vrasje të ketë qenë një çështje personale, por që nuk thuhet se cilat janë ato. Ndërkohë njoftohet se policia po heton për të arritur në eidentifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.

Berisha: Shefi i Policisë furnizon të burgosurit me drogë e celularë

0

Ish-kryeministri i vendit Sali Bersiha, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë publik denoncimin e një oficeri të policisë së burgjeve, i cili thotë se drejtori i institucionit në të cilin ai shërben, e ka kthyer burgun në bazar duke e mbushur me drogë dhe telefona celularë.

Z.Berisha unë që po ju shkruaj jam një punonjës i Policisë së Burgut të Durrësit,Shefi i Policisë së Burgut të Durrësit Pirro Puriqi e ka kthyer Burgun e Durrësit në një Kolumbi të dytë, ky person është kthyer në gangrenën e burgut pasi e ka kthyer Burgun në një pazar duke e mbushur plot drogë dhe celulare, është bërë palë me të burgosurit një pjesë e të burgosurve i merr nga 400 euro në muaj duke i kryer favore”, – shkruhet në mesazhin e oficerit dërguar Berishës.

Sipas tij ai bën çfarë ti dojë qejfi, sepse është mik me Ilir Jasharin, i cili është i burgosur dhe mik i Taulant Ballës.

Ky është postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Shefi i Policise i burgut ne Narko-Republiken e Norieges, garanton mallin per te denuarit!Oiceri dixhital…

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 29. Mai 2017

Besnik Mustafaj: Lista e Bashës me mungesa të mëdha / Lubonja: Prisja figura që ishin në ‘Çadrën e Lirisë’

0

Diplomati dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, i ftuar në studion e emisionit “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ka komentuar listën e kandidatëve për deputet të Lulzim Bashës.

Mustafaj u shpreh se për vete nuk priste të ishte pasi ai nuk ishte as kandidat për kandidat, por asaj liste i mungojnë emra të shquar, dhe që kanë dhënë kontribut brenda Partisë Demokratike.

Ndërsa nga ana tjetër, për analistin Fatos Lubonja, listës i mungojnë figurat e reja që duhet të ishin evidentuar nga brenda ‘Çadrës së Lirisë’.

Ndoka sulmon kundërshtarët e Bashës: Pasi hëngrët të tjerët, kërkoni të ‘kafshoni’ kryetarin tuaj

0

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, i del në krah liderit demokrat Lulzim Basha, duke sulmuar njëherësh zërat kundër këtij të fundit.

Ndoka thotë se Topalli, Bode dhe të tjerët që flasin kundër Bashës, pasi kanë ngrënë të tjerët nga Partia Demokratike, kërkojnë që të kafshojnë kryetarin e tyre.

Ky është postimi i Ndokës në Facebook:

Topalli, Bode e kompani, kanë ngrënë të tjerët në PD, tani kërkojnë të 'kafshojnë' kryetarin e tyre!

Gepostet von Nard Ndoka am Montag, 29. Mai 2017

Basha tregon për herë të parë përse u lanë jashtë listave disa figura të shquara të PD-së

0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ndodhur në hapjen e fushatës elektorale në qytetin e Lezhës ka folur mbi lënien e disa figurave të Partisë Demokratike jashtë listave për kandidatë për deputetë.

Në fjalën e tij Basha u shpreh se ka qenë një vendim i vështirë por i drejtë, që u mor në kohën e duhur, ku edhe shtoi se ndryshimi vjen duke ndryshuar veten.

Ndryshimi vjen duke ndryshuar veten tonë, ndaj ndryshova ekipin tonë. Fitorja e vitit 2017 vjen me ekipin e viti 2017″, – u shpreh Basha para mbështetësve të tij.

Korçë / Adoleshenti ther me thikë një bashkëmoshatar dhe një 28-vjeçar

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një adoleshent ka goditur me thikë dy bashkëqytetar të tij.

Të plagosurit mësohet se janë të moshës 16 dhe 28 vjeç, ndërkohë që policia njofton se ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërsa njofton se është bërë edhe arrestimi i agresorit.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 29.05.2017, në lagjen nr 17 në Korçë, shtetasi i mësipërm pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit M.R, 16 vjeç dhe Xh.M, 28 vjeç, të dy banues në Korçë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasit e mësipërm u dërguan në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, – thuhet në sqarimin e policisë.

Po ashtu në njoftim thuhet se materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje, ngelur në tentativë” dhe ” Plagosja e rëndë me dashje”.

Reagon kandidati çam i PD-së: U bëra bashkë me Vangjel Dulen për të rrëzuar Ramën

0

Dashamir Tahiri, i cili u largua nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe u bë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, i ftuar në një media lokale të këtij qyteti, u shpreh se ai është bërë bashkë me Vangjel Dulen, për të rrëzuar qeverinë, dhe ai do t’i përmbahet programit të tij.

Ky është koalicion shumë i madh, ku të gjitha partitë janë bashkuar në një sigël dhe nuk ishte zgjedhja ime. Janë zgjedhje që i kanë bërë kryetarët e partive. Ne jemi në një koalicion për të mundur qeverinë e sotme. Jemi të bashkuar të gjithë. Dulja ka programin e tij, unë kam programin tim. Jemi për një qëllim, të përmbysim qeverinë”, – u shpreh Tahiri.

Deklarata e Tahirit vjen pas asaj të kreut të PDIU-së, i cili tha se çdo votë për Dashamir Tahirin ishte një votë për Vangjel Dulen.

Selami mbështet Bashën: Koha për fushatë, jo për analiza

0

Eduard Selami, një ndër deputetët e përjashtuar nga kandidimi për zgjedhjet e 25 qershorit, ka reaguar lidhur me listat.

Ndryshe nga shumica e deputetëve të përjashtuar, Selami mbështet listat e Bashës.

Sipas tij është koha për fushatë jo për analiza.

Reagimi i plotë i Selamit: