Ballina Blog Faqe 9390

Tensionet në PD, Topalli takim me Patozin, Bregun dhe Krujën

0

Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Keltis Kruja po zhvillojnë një takim në një nga restorantet e Tiranës me Jozefina Topallin.

Në fokus të takimit mësohet të jetë situata e fundit në Partinë Demokratike dhe problemet me listat e kandidatëve për deputetë.

Një tjetër kandidat i PD-së braktis garën

0

Kandidati i Dibrës, Sulejman Gjana është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 25 qershorit në Dibër.

Në një reagim publik, Gjana sqaron arsyet që e detyruan të tërhiqej.

Sipas tij pozicionimi në listë, është fyes dhe se nuk do të lejojë që kauza e tij të jetë objekt pazari.

Reagimi i plotë:

Ju njoftoj se dje në mëngjes lajmërova Kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha se, nuk e pranoj renditjen e emërit tim në vendin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres.

Këtë vendim e mora pasi të shtunën zhvilluam një mbledhje të kryesisë të PLL, pas shumë konsultimesh me miq e dashamirës të mi dhe të Legalitetit, por edhe pas një reflektimi të thellë mbi realitetin e ri që krijoi marrëveshja Basha-Rama dhe perspektiva e maxhorancës dhe opozitës së ardhshme.

Fakti që unë kam bindjen se pluralizmi politik në Shqipëri është në rrezik dhe se vlerat dhe kauzat e përqafuara dhe mishëruara prej dekadash nga PLL nuk mund të jenë objekt pazaresh meskine e të cilat nuk lejoj që të nëpërkëmben prej askujt, më përforcojnë qëndrimin tim se as Legaliteti dhe as unë nuk mund të shërbejmë si garniturë apo fasadë.

Për më tepër, renditja e kryetarit të PLL në pozicionin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres, jo vetem që ështe e padenjë dhe fyese për mua personalisht dhe PLL, por është edhe një tregues i qartë se PD nuk e dëshiron prezencën e PLL në Parlament as zërin e shtresave që ne përfaqësojmë, dhe si rrjedhojë as edhe bashkëpunimin me ne.

Besoj se legalistët dhe simpatizantët e PLL do të kuptojnë siç duhet thelbin e vendimit tim që, në vazhdim, do të sqarohet më gjerësisht nga unë por edhe me një deklaratë politike të PLL.

Zogaj: Topallit e Imamit nuk iu dihet pesha elektorale

0

Kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Lezhës, Preç Zogaj, deklaron se lista e hartuar nga Basha është basti i tij personal për të cilën ai mban përgjegjësi të plota.

Në një intervistë për “Panorama”, Zogaj shpjegon edhe lapsusin me vendndodhjen e tij në listë.

Megjithatë, Zogaj thekson se asgjë nuk do ta ndryshonte qëndrimin e tij ndaj Lulzim Bashës, veçse nëse ai tërhiqej nga projekti politik që ka nisur.

Kandidati i PD-së për qarkun e Lezhës komenton edhe mungesat e emrave të njohur të PD-së në lista, si Topalli, Patozi, Bregu, Imami e Bode, duke sqaruar se për aq kohë sa asnjë deputet nuk votohet, por është pjesë e listave, për askënd nuk dihet pesha elektorale.

Topalli: Luftë kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Po qeverisin të tre…

0

Deputetja Jozefina Topalli në një konferencë të përbashkët me deputetin Arben Imami kanë thirrur mbledhjen e forumeve të PD-së, për të shkarkuar kreun e PD-së Lulzim Basha.

Topalli tha se fitorja e Ramës është e sigurtë pas 25 qershorit, duke qenë se Basha ia ka dhënë fitoren me listat e përgatitura.

Topalli foli për lobe biznesi, dhe interesa familjare të lidhura ngushtë me Bashën.

Ajo shtoi se PD-ja duhet të mblidhet për të luftuar Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën.

Sipas saj tashmë ata po bashkëqeverisin, dhe nuk është çudi që kjo gjë të vazhdojë dhe pas 25 qershorit.

Drejtoresha e AIDSSH: Në listat e Vetting-ut dhe ato të deputetëve ka spiunë

0

Gentiana Sula, Drejtoresha e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, tregon se në listat e kandidatëve për Vettingun dhe në listat e kandidatëve për deputetë, ka persona të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit në komunizëm.

Ish-deputetja Sula, foli lidhur me këtë fakt në emisionin ‘7 pa 5’ në ‘Vizion Plus’.

Subjektet politike janë ftuar që të verifikojnë listat, ka thënë ajo, por kjo mbetet në dëshirën e partive.

Detyrim ligjor janë emrat që lidhen me reformën në drejtësi.

Kush i helmoi pjesëmarrësit në mitingun e PD-së, pistat ku po hetohet

0

Për më shumë se 4 orë, një pjesë e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ishte një skenë krimi për policinë.

Uniformat blu dyshojnë se gjatë mitingut të Partisë Demokratike, pasditen e së shtunës, në turmën e njerëzve është hedhur një substancë kimike, që ka shkaktuar probleme shëndetësore tek pjesmarrësit në tubim.

Për këtë arsye, specialistët e krimeve ndaj jetës kanë nisur hetimet, të mbështetur edhe nga prokuroria dhe Garda e Republikës.

Në vendngjarje mbërritën edhe kimistët e ushtrisë, të cilët, në bashkëpunim me ekspertët kriminalistë, u përpoqën të mblidhnin prova.

Por, gjatë kqyrjes së bulevardit dhe trotuareve pranë Kryeministrisë, ekspertët nuk gjetën asnjë sendiment të dyshimtë, pasi skena e krimit nuk u ngrit menjëherë pas mitingut nga policia, por në 7 të mëngjesit, kohë pasi punonjësit e bashkisë kishin pastruar sipërfaqen që në të gdhirë.

Megjithatë, ekspertët kanë mbledhur prova të tjera rrethanore, përfshirë veshjet e simpatizantëve në miting, të cilat janë dërguar në laboratorin shkencor për t’iu nënshtruar analizave.

Në hetime janë përfshirë edhe Drejtoria e Antiterrorit dhe Kundërzbulimi i Shërbimeve Inteligjente, pasi nuk përjashtohet as mundësia e ngjarjes me qëllim destabiliteti nga faktorë të jashtëm.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë 140 persona, të cilët janë paraqitur në spitalin francez, në QSUT, me shenja të helmimit (intoksikacion) si: skuqje, kruarje dhe djegie të syve, irritim në fytyrë dhe qafë, dhe në disa raste edhe vështirësi të lehta në frymëmarrje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri  në orën 16:00 të së dielës janë shtruar 14 persona. Në komunikimin e pasdites u njoftua edhe për 4 raste në Elbasan dhe 5 në Durrës.

Mes pacientëve të prekur nga këto shqetësime ka qenë edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili, sipas PD-së, është paraqitur në QSUT në orën 05.00 të mëngjesit të së dielës, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe u largua pas dy orësh.

Basha anuloi pjesëmarrjen në takimet e programuara gjatë së dielës në zonën e Lushnjes. Burime nga spitali, por edhe Partia Demokratike, konfirmuan se simptoma të ngjashme ka pasur edhe vajza e vogël që Basha mbante në krah gjatë hapjes së fushatës, të shtunën pasdite.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë është vënë në lëvizje për evidentimin e rasteve edhe në spitalet rajonale dhe qendrat e tjera shëndetësore dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit dhe Drejtorinë e Policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas asaj që ndodhi në mitingun e PD-së, ku shumë njerëz janë helmuar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë, Prokuroria ka sekuestruar prozhektorët e ndriçimit që u përdorën në miting.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se ka qenë policia që ka sekuestruar prozhektorët e ndriçimit që u përdorën në tubim, pasi dyshohet se mund të jenë ato shkaktarë të sëmundjes së më shumë se 140 anëtarëve të PD-së, të cilët u mjekuan në spital.

Burimet nga uniformat blu kanë bërë të ditur për SYRI.net se do të bëhet një eksperiment në disa qen rrugësh, për të parë se sa është efekti i rrezatimit të prozhektorëve në lëkurën e qenve dhe simptomat që do të japë.

Personat që u helmuan janë rreth 140 mbështetës të PD-së, dhe Prokuroria po heton për të gjetur shkaqet e kësaj ngjarjeje. Prokuroria ka sekuestruar prozhektorët sepse dyshon se ndriçimi mund të ketë qenë shkaku për lëndimin e dhjetëra personave në mitingun e hapjes së fushatës së PD-së.

Basha në Dibër: Neveri për politikanët e Republikës ë Vjetër

0

Kreu i PD-së Basha ka çelur fushatën e kësaj force politike në Dibër.

Në fjalën e tij ai ka thënë se ndjen neveri për politikanët e Republikës së Vjetër.

Kjo do jetë Republika e njerëzve të thjeshtë, Republika e Re. Dibranët do marrin në dorë vetë fatet e tyre. Kjo do ndodhë kur ju të zgjidhni me votën tuaj njerëz që mbajnë fjalën dhe që ju përfaqësojnë. I tillë nuk është Edi Rama që premtoi katër herë Rrugën e Arbrit dhe uljen e çmimit të energjisë. I tillë nuk është Edi Rama që premtoi 300 mijë vend pune dhe shëndetësi falas.

Më tej në fjalën e tij Basha u kërkoi dibranëve që të pyesin Ramën kur të shkojnë në takimin me të, ku janë premtimet që bëri lidhur me shëndetësinë, rrugat, punësimin etj.

‘Do ju thotë se nuk kishte kohë, por kohë kishte por e harxhoi atë në ekspozita, në televizione, në sulme ndaj opozitës.’

Topalli godet fort Bashën: Është si Rama, PD-në e kontrollon familja e tij

0

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka reaguar pas mospërfshirjes në listën e Shkodrës, qark në të cilin Topalli ka kandiduar prej 1996-ës.

Topalli shkruan se që nga data 26 maj kjo nuk është më partia e idealeve të dhjetorit ’90.

Topalli ka akuzuar Bashën se nuk ka luftuar për asnjë fitore të PD-së.

Ajo ka shtuar se demokratët po bëjnë fushatë për një kauzë që nuk e besojnë, duke nënkuptuar tezën e ‘Republikës së Re’.

Topalli në reagimin e saj shkruan se ‘Republika e re’, është njësoj si ‘Rilindja’.

Ajo shton se PD-ja është kthyer në biznesin familjar të familjes Basha.

Topalli ka thënë se PD-ja nuk ekziston më, por ajo do vijojë të jetë aktive në politikë.

Reagimi i plotë i Topallit:

Prej 26 Majit, edhe zyrtarisht, kjo nuk eshte me Partia Demokratike e Dhjetorit 1990. Jo pse mungoj une ne listen e deputeteve, por sepse shpirti i Partise Demokratike eshte zevendesuar me llogarine e ftohte te Republikes se Re.

E di se ata pak demokrate qe kane mbetur dhe qe numerohen me gishtat e njeres dore jane edhe me zemerthyer se une, sepse do te bejne fushate per dicka qe nuk e besojne, qe nuk eshte e tyrja-per Republiken e Re te Lulzim Bashes.

Nuk e dija sesi do ta pagezonte krijesen e tij Lulzim Basha, por e kam ditur qe ne fillim, disa here edhe e kam shprehur me rezerva, se Lulzim Basha po zhbente Partine Demokratike, se ai kurre nuk ka luftuar per asnje fitore te Partise Demokratike dhe se e vetmja axhende e tij ka qene ajo personale.

Po e nis nga fundi i ngjarjeve.

E di qe shume demokrate jane merzitur me mua, kur i kerkova Lulzim Bashes te mos bojkotoje zgjedhjet, kur nuk erdha më ne cader ashtu sic do te kisha dashur. Por une e dija qe Lulzim Basha po e perdorte shpirtin e demokrateve, revolten e tyre kunder Edi Rames, per te mbyllur pazaret e veta politike me Edi Ramen. Dhe ashtu u be! Kauza per zgjedhjet e lira e te ndershme u verifikua si nje kauze e rreme e Lulzim Bashes.

“I rreme” eshte fjala qe e pershkruan me mire Kryetarin e Republikes se Re. Dhe ky eshte arsyeja pse gjithmone i kam perseritur privatisht dhe publikisht se kam diferenca te medha me te.

I rreme per premtimin e madh dhe te pambajtur per ringritjen e Partise Demokratike, qe u shnderrua ne nje grusht njerezish servile te Kryetarit apo kliente te familjes se tij. Nga dita qe qe u vu ne krye te PD-se, Lulzim Basha nuk i konsideeroi kurre anetaret e thjeshte si aksionere te PD, por e perdori logon e opozites si ndermarrje private biznesi me aksionere familjar.

I rreme per premtimin e madh dhe te pambajtur se do te bashkonte dhe ribashkonte PD per te forcuar shtyllen kurrizore te PD, qe perfundoi ne nje karrige me rrota, te cilen e shtyn here me Ramen, here me Meten, por asnjehere me demokratet.

I rreme per premtimin e madh dhe te pambajtur se PD do te jete gardiane e pakompromistë e interesit publik. Me perjashtim te dy viteve te fundit, Lulzim Basha, ky i Republikes se Re, ka qendruar 11 vjet ne majat e pushtetit, 4 prej te cilave ne krye te Bashkise se Tiranes, ku nuk la asnje gjurme ne favor te interesit publik. Perkundrazi! Modelin klientelist familjar e bere model te drejtimit dhe vendimarrjes ne Partine Demokratike.

I rreme edhe per premtimin me te madh te jetes 2 vjecare ne opozite, ate te Republikes se Re pa oligarke, te cilet Lulzim Basha diten i mallkon, ndersa naten darkon familjarisht ne vilat e tyre luksoze.
Me e renda eshte se per Lulzim Bashen nuk eshte problem as fakti se PD rrezikon me te keqen! Atij i mjafton qe te jete ne krye dhe te mbaje logon e vulen e PD.

Do te isha edhe une si Kryetari i Republikes se Re, e rreme, po te thosha se nuk do te doja te isha ne Parlament. Por, fatmiresisht, nuk jam e rreme.

Po! Une doja te isha ne Parlament, por doja te isha nga “Lista PD”, jo nga “Lista Basha”. Per te thene te verteten, duke mos me kandiduar, me ka hequr nje barre te rende, ate te dilemes per ta pranuar apo jo nje mandat qe vetem logon do ta kishte te PD, por do te ishte nje mandat ne sherbim te axhendes personale per pushtet te familjes Basha!

Kete te dyten natyrisht nuk e beja ne asnje rrethane.

Por tani nuk kam me asnje dileme. Cfare e kam dyshuar prej kohesh, eshte vertetuar plotesisht: Lulzim Basha nuk ndryshon nga Edi Rama dhe as Republika e tij Re nuk ka ndonje ndryshim nga Rilindja.

Qofsha e gabuar!

Ajo qe me ngroh eshte se keto dite kam marre mesazhe te pafundme. Kam lexuar fjale zemre, qe nuk e di a i meritoj. Por e di shume mire se keto 20 vjet kam qene e privilegjuar, qe kisha besimin e demokrateve te vertete dhe cdo qytetari qe ka identifikuar tek figura ime politike dhe njerezore perpjekjen e vet te perditshme per te ndertuar jeten me ndershmeri.

Dua te falenderoj zotin Berisha e ne menyre te vecante shkodranet e mi. Ata me nderuan 20 vjet me rradhe dhe me voten e tyre me dhane 6 mandate rradhazi me besim e dashni te madhe.

U kerkoj te falun per cfare nuk kam mundur apo nuk kam ditur te bej.

Une do te vazhdoj te jem ne politike.

Nga jashte parlamentit do te ngrihem kunder cdo padrejtesije dhe cdo akti korruptiv, qe ushqen shqiptaret me bindjen se ky vend nuk behet. Une besoj se Shqiperia mund te behet me politikane te pakorruptuar, me autoritet dhe integritet te larte moral.

Cdo gje varet nga shqiptaret.

Tani eshte koha.

I ati i dehur bën aksident, në makinë kishte dhe foshnjën 3-javëshe

0

I ati i dehur bën aksident me makinë ndërkohë që kishte me vete një foshnjë 3-javëshe.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat,

Makina u përplas me një furgon që udhëtonte nga Kuçova dhe përfundoi në kanal.

Sipas burimeve nga policia, Viktor Toska, ishte grindur me të shoqen dhe ishte larguar nga shtëpia në fshatin Kumarak të Beratit, ndërsa kishte marrë me vete edhe beben.

Babai 43-vjeçar dhe foshnja janë nxjerrë nga policia dhe janë dërguar në spitalin e Lushnjes dhe janë jashtë rrezikur për jetën.

Sot, afati i fundit i PD-së për të plotësuar listat e kandidatëve

0

Lidhur me zgjedhjet e 25 qershorit, sot është afati i fundit i PD-së të plotësoj listën e kandidatëve për deputet dhe të dorëzojë formularët e dekriminalizimit në KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha dje afat 24 orë PD-së për plotësimin dhe dorëzimin e listave, pas shumë debateve.

Eridjan Salianji, përfaqësues i PS-së, kërkoi gjatë debateve miratimin e emrave të opozitës ashtu si janë paraqitur.

Kjo u mbështet edhe nga kreu i KQZ-së, Denar Biba, dhe anëtarët e majtë në KQZ.

Një parti opozitare që do të bëjë republikën e re e ka thënë do ta bëjë me 94 kandidatë. Unë po them që këtë listë që ka sjellë e ka mirë mënduar, se me këtë listë fiton zgjedhjet ta miratojmë, tha Eridjan Salianji.

Ndërsa Denar Biba tha:

 E kanë sjellë me vetëdije edhe mungesën në listë, pra duke qenë 46 më pak edhe mosrespektimin e femerave në listat e tyre. E kanë sjellë me vetëdije.