Ballina Blog Faqe 9391

Tre emrat që qeveria i propozon Strasburgut, Berberi i rrëzuar dy herët e para

0

Pas dy refuzimeve të para, qeveria shqiptare ka çuar sërish tre kandidatura për në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

3 kandidaturat e reja janë, Sokol Berberi, i cili është refuzuar dy herë nga Këshilli i Europës, Suela Meneri dhe Markeljan Koca.

Sokol Berberi ka qenë gjyqtar i Kushtetueses deri pak muaj më parë, kur dha dorëheqjen pasi ishte kundër rrëzimit të ligjit të Vetingut.

Preç Zogaj: Renditja në listë, rasti im është një lapsus

0

Opinionisti Preç Zogaj në një intervistë për ‘Panorama’ ka analizuar listën e Bashës për zgjedhjet e 25 qershorit.

Zogaj është renditur i pesti në listën e Lezhës, por sipas tij ky është një lapsus.

Zogaj sqaron se nuk ka për t’i ndryshuar qëndrimet ndaj Bashës, për shkak të listës.

Pjesë nga intervista:

  ***

Z.Zogaj, në listat që PD publikoi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ju rezultonit i pesti në qarkun e Lezhës, por që nuk e konfirmuat këtë renditje. Si është e vërteta e kandidimit dhe renditjes suaj në Lezhë dhe a janë lëkundur marrëdhëniet tuaja me PD dhe Bashën, siç ka ndodhur këto dy-tri ditë me personalitete të tjera të PD?

Që ta nis nga fundi, as që më shkon ndër mend të ndryshoj qëndrimet mbështetëse ndaj Bashës, PD-së dhe opozitës për shkak të listës. Pavarësisht ndjeshmërive të larta që ngërthen ky moment në botën e politikës. Marrëdhëniet e mia me Bashën do të lëkundeshin apo ndërpriteshin fare vetëm nëse ai do të tërhiqej nga projekti i gjerë i demokracisë pjesëmarrëse dhe zgjedhjeve të lira, që përbëjnë thelbin e ndryshimit që ka thirrur në skenë koha e re e Shqipërisë; do të ndërpriteshin veç nëse, larg qoftë, do të ndodhte një thyerje në marrëdhëniet e PD-së me SHBA, një tërheqje apo shmangie nga ëndrra europiane, çfarë as ka ndodhur, as ka për të ndodhur. Për të ardhur te tema e nxehtë e listës, marrëdhëniet e mia me Bashën do të lëkundeshin vetëm nëse ai dhe PD do të kishin kohë për t’i renditur kandidatët me votë të fshehtë të anëtarësisë (me primare) dhe nuk do ta bënin. Por ne e dimë se kjo u bë e pamundur kësaj radhe për shkak të protestës tremujore për zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet për vendin sigurisht që kanë rëndësi shumë më të madhe se zgjedhjet brenda partisë. Kur nuk i arrin dot të dyja, do të fokusohesh te më e rëndësishmja. Por zgjedhje me primare nuk bëri dot në kohën e mbetur as Koço Kokë- dhima me lëvizjen e tij “Zgjidhja”. Sepse të gjithë proceset hynë në mungesë kohe. Për të gjithë. Kjo është e vërteta. Të shpresojmë se, siç e tha vetë Basha, kjo është hera e fundit kur listën e bëjnë kryetarët.

Po e vërteta e kandidimit tuaj?

Më kanë thënë se ishte një lapsus. Një çrregullim numrash nga rirenditja për shkak të marrëveshjeve me aleatët.

Kush jua ka thënë, Basha?

Të parët ma thanë bashkëpunëtoret e tij me të cilët është konsultuar, me sa kuptova, për listën e Lezhës. I katërti, i pesti, i pesti, i katërti… Janë numra beteje për të luftuar në grup, nuk janë numra peshqeshi. Mua kjo më pëlqen. Sukseset e mia në politike janë të lidhura me sistemin maxhoritar. Me listat nuk kam pasur fat asnjëherë. Dhe le ta kuptojnë tani edhe shumë lexues, ndjekës, dashamirës apo edhe kritikë të mi, që më kanë komentuar shpesh këto vite: unë përpiqem të zhvilloj qëndrime, kauza dhe aspak t’u bëj fresk e t’u futen në gji shefave për interesa të vogla. Njerëzve të Bashës u kam thënë një gjë: nëse më doni në listë, mendoni për maksimalizimin e votës përmes meje, duke shfrytëzuar faktin se unë kam një marrëdhënie pozitive me zgjedhësit e lëkundur të zonës gri. Në maxhoritar këta zgjedhës më kanë votuar gjithnjë duke e ditur se vota e tyre shkon për mua. Në sistemin e sotëm, besoj se do t’i motivoja duke luftuar për një numër beteje të mundshëm për t’u fituar.

                                                           ***

Konflikt pronësie në Ksamil, 4 persona bien në pranga

0

Policia ka arrestuar 4 persona pasi u përfshin në një sherr masiv për motive pronësi.

Të arrestusrit janë: F. Pollo, 38 vjeç, D. Pollo, 40 vjeç, K. Ziflaj, 33 vjeç si dhe A. Ziflaj, 28 vjeç, të katër me banim në Ksamil.

Sipas policisë, pas konfliktit që kanë patur këta shtetas me njëri tjetrin, për çështje pronësia, policia i ka shoqëruar në komisariat ku përsëri janë konfliktuar fizikisht para Komisariatit të Sarandës duke kanosur njëri – tjetrin.

Ulet me 5 lekë për litër çmimi i naftës

0

Kanë pësuar një rënie prej 5 lekësh çmimi i naftës në vendin tonë, para disa javësh çmimi i naftës ishte rritur por tashmë Kastrati, një nga operatorët më të mëdhenj të karburantit, tregon rënie në çmimin e naftës.

Nga 171 lekë për litër, çmimi aktual i naftës ëshë 166 lekë ndërsa benzina, nga 172 ka rënë në 167 lekë, pra ka pësuar një ulje pre 4-5 lekë për litër.

Në të njëjtin nivel i ka zbritur çmimet edhe Eida, operatori i dytë më i madh në treg. BolVoil e ka reduktuar naftën në një nivel edhe më të lartë, në 160 lekë. Gega Oil ka nivelin e rreth 166-167 lekëve. Nga operatorët e huaj, Gulf vijon t’i mbajë çmimet ende mbi 170 lekë.

Në pikat e bardha, karburanti ka zbritur edhe nën 160 lekë.

Sipas operatorëve, ulja e çmimeve lidhet me rënien e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare. Në fund të javës së kaluar, nafta zbriti në rreth 51 dollarë për fuçi, pasi OPEC e zgjati afatin se kur do të shkurtojë prodhimin për në mars 2018, duke zhgënjyer investitorët.

Edhe pas kësaj uljeje prap vendi ynë mbetet një nga vendet me çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe në botë.

Sipas të dhënave të Global Price Petrol, të përditësuara deri në 22 maj, benzina në Shqipëri kushton 1.38 USD, ndërsa në Maqedoni 1.11 USD, Rumani 1.12 USD, në Bullgari 1.13 USD, në Serbi 1.28 USD, në Mal të Zi 1.34 USD, në Kroaci 1.38 USD.

Barra e lartë e taksave është arsyeja kryesore e çmimeve të larta, ku gati 70% e çmimit janë taksa. /Monitor.al

GRAFIKU: Ecuria e çmimeve të naftës gjatë 6 muajve të fundit (Brent)

Prokuroria sekuestron prozhektorët, dyshohet se kanë lidhje me helmimin në mitingun e PD-së

0

Pas asaj që ndodhi në mitingun e PD-së, ku shumë njerëz janë helmuar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë, Prokuroria ka sekuestraur prozhektorët e ndriçimit që u përdorën në miting.

Personat që u helmuan janë rreth 140 mbështetës të PD-së, dhe Prokuroria po heton për të gjetur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Prokuroria ka sekuestruar prozhektorët sepse dyshon se ndriçimi mund të ketë qenë shkaku për lëndimin e dhjetëra personave në mitingun e hapjes së fushatës së PD-së.

Basha çel fushatën në Fier: Brenda 4 viteve pensioni më i ulët do të jetë 250 mijë lekë

0

Teksa prezantoi kandidatët për deputetë të qarkut të Fierit, listë e cila kryesohet me Enkeled Alibeajn, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar më tej me premtimet e ‘Republikës së Re’ nëse ajo do të vijë në pushtet.

Ndërsa premtoi shkollim për të gjithë, pasi sipas tij tarifat aktuale kanë lënë të varfërit jashtë shkolle, ai tha se në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do të fusë edhe ushqimin.

Po ashtu ai tha se me Lulzim Bashën si kryeministër nuk do të ketë pension më të ulët se 25 mijë lekë të reja.

Basha sfidon Ramën: Eja në debat publik e bëjmë bilancet

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur qytetin e Fierit nga ku i ka bërë thirrje publike kreut të qeverisë, njëherësh kundërshtarit të tij politik, Edi Ramës, për t’u ballafaquar publikisht.

Sonte e ftoj këtu nga Fieri për një debat televiziv me kandidatin për kryeministër të republikës së re.  Edi Rama mund të shëtisës në Shqipëri duke treguar barcaleta, por nuk i çon dot 4 javë me barcaleta, eja në debat, bëj bilancin tënd, unë bilancin tim. Ti programin tënd unë programin tim dhe qytetarët të vendosin me votën e tyre.“, – tha ndër të tjera Lulzim Basha, duke shtuar se Ramën e ka zënë frika nga lista e Republikës së Re, ndaj edhe hedh baltë sa lart poshtë.

Po ashtu ai tha se qeveri në 4 vjet u mor me gjithçka përveç halleve të qytetarëve, ndërsa kjo do të marrë fund në 25 qershor.

Berisha publikon pamjet e demokratëve të helmuar në mitingun e Tiranës (foto)

0

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka publikuar në rrjetin social Facebook, pamjet e demokratëve të helmuar në mitingun e hapjes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike në Tiranë.

Mesazhi dhe fotot që berisha ka publikuar në Facebook vijnë nga një qytetar.

Ky është postimi i Berishës në Facebook:

Kjo ndodhi dje ne Tirane ne mitingun e opozites ne Narko-Republiken e Norieges! Qytetari dixhital denoncon me foto te…

Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 28. Mai 2017

Kandidati për deputet në Gjirokastër: Ose do të shkoni në shtëpi publike ose do të ju pres… (video)

0

Ndërsa zgjedhjet e kaluara kandidati i Partisë Demokristiane Hazbi Kasaj, mallkonte ata që nuk do e votonin për deputet, këtë herë ka ndryshuar strategji.

Para zgjedhësve në qarkun e Gjirokastër, ai vjen me premtimin e hapjes së shtëpive publike, dhe me zotimin se ata që do të kapen duke tradhëtuar jashtë shtëpive publike do të ju pritet organi gjenital.

Planin e tij Kasaj e ka bërë të ditur në një televizion lokal në Gjirokastër, përkatësisht në ‘Alpo Tv’.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

S’kanë të sosur problemet për Bashën / Kandidati i Beratit thirrje për miting urgjent: Eja shpjego ‘Republikën e Re’ (!)

0

Duket se nuk kanë të sosur problemet që po has brenda Partisë Demokratike, kreu i saj Lulëzim Basha.

Këtë herë ka qenë një nga kandidatët për deputet të PD-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, i cili si duket nuk është i kënaqur me rënditjen i treti në listë.

Për këtë me anë të një postimi në Facebook, Maliqi i bën thirrje kryedemokratit Basha, që të shkojë në Lapardha sa më parë për tu shpjeguar banorëve Republikën e Re dhe atë se kush do t’i përfaqësojë ata.

Ky është postimi i Lefter Maliqit në Facebook: 

Tjeter video suprizuese.Mirenjohje banoreve🙏.

Gepostet von Lefter Maliqi am Mittwoch, 9. März 2016