Ballina Blog Faqe 9392

LSI prezanton programin elektoral / Vasili: 100 mijë vende pune për të rinjtë

0

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar ditën e sotme programin e saj elektoral për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në fjalën e tij, kryetari i LSI-së, Petrit Vasili premtoi se do të hapë 170 mijë vende të reja pune dhe nga këto 100 mijë të menduara vetëm për të rinj.

100 mijë vende punë për të rinjtë dhe është ky një stimul konkret për mijëra të rinj që e presin prej kohësh këtë përgjigje e cila nuk ju ka ardhur deri më sot.

Papunësia e të rinjve është një plagë madhore për vendin tonë. Çdo gjë është e përllogaritur.

Programi orientohet në principin  e përdorimit të potencialeve shumë të mëdha të nënpërdorura dhe që kanë mundësi të jashtëzakonshme zhvillimi, siç janë bujqësia dhe turizmi”, u shpreh Vasili.

Po luante me biçikletë, rrëzohet e humb jetën i mituri

0

Një fëmijë 13 vjeçar ka humbur jetën teksa luante me bicikletë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në kryeqytet dhe mësohet se i vogli ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 26.05.2017, ne rrugën “Mark Pirta”, shtetasi i mitur Sh.B, vjeç 13, banues në Tiranë, aksidentalisht është rrezuar nga biçikleta me kokë në asfalt dhe për pasojë ka vdekur në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shkon në 140 numri i të lënduarve në mitingun e PD-së

0

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se shifrat e pacientëve të lënduar në mitingun e PD-së ka ardhur duke u rritur, duke hskuar në 140 raste ku mes tyre 14 pacientë janë shtruar në spital.

Me anë të një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë shprehet se në Elbasan janë paraqitur 4 raste si dhe në spitalin rajonal të Durrësit, 5 raste me të njëjtën diagnozë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur nga afër dhe me shqetësim gjatë gjithë ditës së sotme gjendjen e pacientëve të paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas incidentit të ndodhur në aktivitetin e Partisë Demokratike. Nga shërbimi i urgjencës së okulistikës, raportohet se që prej mëngjesit numri i pacientëve ka ardhur duke u rritur. Janë 140 raste të paraqitura për të marrë ndihmën e parë, ku midis tyre 14 pacientë janë shtruar.

Aktualisht në shërbimin e okulistikës në QSUT, po marrin shërbim 7 pacientë. Gjendja e tyre është e stabilizuar por mosnjohja e agjentit shkaktar ka imponuar monitorimin nga afër të tyre për ndonjë komplikacion të mundshëm. Edhe pacientët që janë paraqitur më vonë shprehin të njëjtat shenja klinike, të një intoksikacioni (helmimi), si: skuqje të syve, dhimbje të syve, marramendje, të vjella, turbullim shikimi, skuqje në zonat e fytyrës dhe qafës, marrje fryme.

Pas komunikimeve me spitalet rajonale dhe qendrat shëndetësore në vend raportohet se në Elbasan janë paraqitur 4 raste me suspekt konjuktivit si dhe në spitalin rajonal të Durrësit, 5 raste me të njëjtën diagnozë. Ministria e Shëndetësisë vijon komunikimet me organet shtetërore kompetente ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes.

KQZ miraton listën e PD-së për zgjedhjet e qershorit

0

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit.

Mbledhja e KQZ që u zhvillua sot, ishte parashikuar të mbahej dje pasdite, por u shty për shkak të disa parregullsive në lista.

KQZ ka miratuar edhe kandidatin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, që do të zhvillohen gjithashtu më 25 qershor.

Kapen 88 kilogram në Përmet, prangosen katër të rinj

0

Policia e Përmetit dhe Gjirokastrës kanë sekuestruar 88 kilogramë kanabis dhe kanë arrestuar 4 të rinj.

Droga është gjetur në makinën e njërit prej tyre, ndërsa shoqërohej nga një tjetër makinë ‘eskortë’ ku ndodheshin 3 bashkëpunëtorët e tij.

Operacioni është zhvilluar në rrugën nacionale Këlcyrë- Përmet, në vendin e quajtur “Kthesa e Frashërit”, ku në automjetin me targa PR 0759 A, me drejtues shtetasin Zhulien Bezati, janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër natriban, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa me peshë totale 88 kilogramë.

Automjeti i mësipërm shoqërohej nga automjeti tjetër me targa AA 848 NC, në të cilin ndodheshin shtetasit Jurgen Bezati, Maldit Bezati dhe Rei Çibuku.

Helmimi në mitingun e PD-së, hetime nga Antiterrori dhe shërbimet inteligjente

0

Policia dhe Antiterrori po zhvillon hetime intensive lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku pas mitingut hapës të fushatës së PD-së, një pjesë e mbështetësve të kësaj force politike dhe lideri i saj Basha janë shtruar në spital.

Dyshohet se pluhuri është hedhur në ajër pranë podiumit dhe ka shkaktuar probleme të ndryshme tek shumë mbështetës të cilët janë shtruar në spital.

Burime nga vendngjarja dhe nga policia thonë se hetimet janë marrë në dorë nga Antiterrori, ndërsa në terren janë me dhjetëra specialistë të disa institucioneve të shtetit.

Por ende nuk dihet se çfarë substance është hedhur në ajër, ndërsa ende nuk është përcaktuar pista hetimore edhe pse mund të flitet për diçka të rëndë.

Në vendin e ngjarjes, të rrethuar nga policia ndodhen ekspertë kimistë të ushtrisë, specialistë të antiterrorist, agjentë të Shërbimit Informativ Ushtarak (SHIU), ata të SHISH dhe specialistë të Gardës së Republikës.

Në vendngjarjes ndodhet edhe disa prokurorë të Tiranës dhe krimeve të Rënda, që janë duke hetuar.

PD reagon pas përfundimit në spital të mbështetësve të saj: Presim hetimin e policisë

0

Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmshme ku pas mitingut në Bulevardin para kryeministrisë me qindra mbështetës të kësaj force politike dhe vetë kreu i saj Basha përfunduan në spital me irritime në sy dhe fytyrë.

Në njoftimin e selisë blu thuhet se shkaktar i kësaj nuk ishin tullumbacet siç pretendohet pasi ato ishin 30 metra larg dhe u larguan në ajër. Ndërsa PD pret hetimin e policisë për zbardhjen e ngjarjes.

Berisha: Punonjësit e administratës në Korçë lënë punën dhe bëjnë fushatë me Peleshin

0

Ish-kryeministri Berisha ka vijuar me denoncimet e rasteve të pjesëmarrjeve të punonjësve të administratës në takimet elektorale të PS-së.

Kësaj here ai ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Korça i cili denoncon pjesëmarrjen e Drejroreshës së Shërbimit Social në Korçë dhe punonjësin e OSHEE-së në takimet me Niko Peleshin.

Narko-drejtoret ne thyrje te ligjit lene punen dhe marrin pjese ne narko-fushaten e partise kanabiste!

Qytetari dixhital denoncon:

Ndrikull Marianen, Drejtore e Sherbimit Social Korçe, e cila iken nga puna gjate orarit zyrtar dhe shoqeron ne fushate Peleshin.

Ajo perdor per vota ndihmen ekonomike per vota.

Po keshtu, punonjesi i OSHEE ne Mollaj, Bertil Çipi iken nga puna dhe se bashku dhe kryetaren e Qarkut, Ana Verushi bejne fushate per Partine Siçiliste! Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot. sb

“Pershendetje z.Berisha! Si fillim ju uroj shendet dhe suksese ne punet tuaja te perditshme! Doja te ndaja nje shqetesim me ju se pari si demokrat dhe se dyti si qytetar I korces , I korces qe perdite po gllaberohet nga kthetrat e komunisteve peleshjane. Urdhit te mos angazhimit te administrates publike ne fushate I eshte bere nje shkelje me te dyja kembet. Perdite drejtore rajonale ne korce dhe drejtore bashkie dalin ne fushate duke bere shkelje flagrante te etikes . Shkelje te pa numurta po behen me ndihmen ekonomike duke futur shume militante ps-ste me shkelje te hapur me ligjin. Me shqeteson shum Kjo gjendje pa ju shkruaj sepse shume njeres me probleme sociale po genjehen dhe po votojne ps me parate e ndihmes ekonomike.shpresoj shume ta lexosh shqetesimin Tim sepse ne korce po ndodhin shum maskarada. Edhe nje here ju uroj shendet edhe suksese !!! Me respekt …

Ne krah te majte te pe leshit drejtoresha e sherbimit social ne korce Mariana Lara Jorgji Ne orar Pune haptazi ne fushate”

“Pershendetje doktorr nje informacion per nje punonjes i OSHE Korce ne seksionin e pagesave. Ky person ne orarin zyrtar te punes angazhohet ne fushaten dhe ne zyren elektorale te PS ne Komunen Mollaj Korce. Kjo eshte ne shkelje te ligjit dhe marreveshjes se adminsitrata shtetyerore nuk duhet te angazhohet ne fushate/personi qe ju kam derguar ne foto quhet Bertil Cipi ne krah te tij ne foto eshte kryetarja e qarkut Ana Verushi.Ky person cdo dite shkeputet nga puna gjate orarit zyrtar dhe merret me fushaten e PS nderkohe qe paguhet nga taksat e qytetareve.”

Meta: LSI forcë e parë në zgjedhjet e qershorit, koha për t’i dhënë shpresë politikës

0

LSI ka vijuar takimet elektorale dhe i pranishëm në to sot ka qenë edhe kreu i Kuvendit Meta, aktori i njohur, Laert Vasili dhe kryesuesja e listës së kandidatëve për Tiranën, Klajda Gjosha.

Meta ka ftuar të pranishmit në takim që të votojnë për LSI-në pasi kështu do kenë më shumë mundësi për zgjidhjen e halleve.

‘Nëse votoni LSi-në atëherë keni votuar për një përmbysje cilësore të Parlamentit, për t’i dhënë shpresë politikës dhe energji pozitive e zë problemeve tuaja. LSI do jetë padyshim forcë e parë në zgjedhjet e qershorit’ – tha ndër të tjera Meta..

Tirana bie nga kategoria, shpëton Vllaznia

0

Për të parën herë në historinë e saj Tirana bie nga kategoria. Bardheblutë nuk mundën të marrin më shumë se një pikë në Shkodër ndaj Vllaznisë, e cila nuk mjaftoi për mbijetesën.

Pjesa e parë ishte e gjitha nën diktatin e Vllaznisë që zotërojë lojën duke krijuar disa raste për shënim. Ndërsa 45 minutat e dyta ishte Tiranë më kërkues, ku me kalimin e minutave tentuan të provojnë më shumë drejt portës së Vllaznisë, por pa mundur të shënonin golin e mbijetesës.

Në fundin e ndeshjes nuk mungoi dhe tensioni mes lojtarëve, ku arbitri ndëshkoi me të kuqe nga Pjeshkën e Vllaznisë dhe Cisse për Tiranën.

Laçi e Flamurtari bënë detyrën duke fituar në ndeshjen e fundit. Laçi siguroi mbijetesën me fitoren 2-1 ndaj Teutës, ndërsa Flamurtari fitoi pastër 0-3 ndaj Korabit.

Në dy ndeshjet e tjera që kishin vlerë vetëm statistikore. Skënderbeu-Partizani u mbyll në barazim 2-2, ndërsa Luftëtari mundi kampionët e Kukësit, duke i shkaktuar humbjen e parë në këtë kampionat, pikërisht në javën e fundit, atëherë kur të gjitha synimet i kishte arritur.