Ballina Blog Faqe 9393

Kishin 468,2 kg kanabis në banesë, në pranga 2 persona në Tiranë

0

Policia ka sekuestruar një sasi të madhe droge në Tiranë, në zonën e ish-fushës së aviacionit.

Sasia e drogës së sekuestruar është 468,2 kg kanabis.

Nga ky aksion kanë rënë në pranga dy persona. Të arrestuarit janë: Arif Plasa, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Berisha, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Droga është gjetur në banesën e Besnik Berishës, ndërkohë që specialistët e drogës po hetojnë për të zbardhur ngjrjen e plotë nëse ka të tjerë persona të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion të ambjenteve për mbajtje dhe konsumim të lëndëve narkotike”.

Mustafaj: Lista e Bashës me mungesa të mëdha. Daltë e hajrit (!)

0

Pas publikimit të listës së PD-së për kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit, ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj.

Në Facebook ai ka thënë se ka shumë mungesa që nuk mund të justifikohen në listën e PD-së për kandidatët për deputet.

Po shoh më në fund listën e Bashës për zgjedhjet e ardhshme. Mua më duket me mungesa të mëdha, te papërligjura. Daltë e hajrit!”, shkruan Mustafaj.

https://www.facebook.com/besnik.mustafaj.18/posts/10203520754056525

Gjika: Kaç strategun nuk e prenotoi njeri, dashkan të fitojnë dhe zgjedhjet

0

Ish-kryetari i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika ka reaguar duke ironizuar moskandidimin e Kastriot Islamit në listat e PD-së.

Duke e quajtur ‘strateg’, Gjika shkruan se asnjë parti nuk e mori më Kastriotin.

Postimi i plotë i Gjikës në Facebook:

Pasi e beri lemsh PS-ne ne 2009 me "formulen" e tij te "famshme" elektorale, ne 2013 "kullandrisi" dhe PD-ne!Tani ne…

Gepostet von Shpetim Gjika am Samstag, 27. Mai 2017

Patozi: Neveri, ndoshta jam përjashtuar që 4 vjet më parë. Rama e dinte përjashtimin tim…

0

Astrit Patozi, një prej të përjashtuarëve nga lista e kandidatëve për deputetë nga PD-ja ka reaguar për herë të parë.

Në një shkrim të gjatë në Facebook, Patozi shpjegon sipas tij arsyet sepse nuk u kandidua në listë.

Ai shkruan se ndjen neveri për katandisjen dramatike të ambientit politik dhe për këtë është ndierë i dyzuar për të ikur ose për të qëndruar.

Ai shkruan ‘i falenderoj të dy’, pa përmendur emra për vendimin e marrë.

Ai hedh hipotezën se mund të jetë marrë një vendim i prerë për të që 4 vite më parë.

Patozi shkruan se PD-ja ka degraduar prej kohësh, dhe kjo sipas tij është arsyeja që mund të jetë përjashtuar.

Ai shkruan se Rama e kishte paralajmëruar ‘largimin’ e tij nga lista.

Reagimi i plotë i Patozit:

ASGJE S’KA NDODHUR NE NJE DITE, GJITHCKA ESHTE SI ME PARE

Kisha shume kohe qe e ndaja me miqte e mi nje lloj neverie per katandisjen dramatike te ambjentit politik ne Shqiperi, pa guxuar asnjehere te mendoja qe edhe une vete te mos isha pjese e pergjegjesise. Por pa harruar asnje cast se per te ardhur deri tek une radha do te ishte tmerresisht e gjate.

Ne kete kontekst u kam thene atyre se per here te pare ne jete kam qene i dyzuar, se nuk e dija tamam ne doja te qendroja apo te largohesha.

Ndoshta per shkak se njeriu e ka te veshtire te ndahet nga pasionet e veta apo per shkak te bindjes e forte qe, per sa me ka perkitur kam bere gjene e duhur, te pakten ate qe kam besuar se eshte e drejte, mesa duket e kisha te veshtire qe ta vendosja vete.

Ndaj sot i falenderoj njesoj dhe pa asnje keqardhje te dy ata qe e moren kete vendim, duke me cliruar nga medyshja ime. Natyrisht, edhe nga cdo lloj detyrimi. Ndoshta ka qene nje vendim i formes se prere, qe mund te jete marre ketu e kater vjet te shkuara, por kjo nuk ka asnje rendesi, as per publikun e aq me pak per mua.

Miqte e mi,

Eshte me arsye mungesa ime ne listen e kandidateve te Partise Demokratike, por edhe po te ishte ndryshe, nuk do te kishte qene fundi i botes.
Eshte finalizim i nje procesi te pandalshem degradimi dhe bjerrjeje vlerash qe nuk ka filluar mbreme.

Per fatin tim te mire une nuk kam pritur qe te flas sot per te gjitha keto, por e kam bere ne vijimesi, kudo ku me eshte dhene mundesia, ndonese me shume, shume vetepermbajtje.

Arsyeja e vetme per te qene i rezervuar lidhej thjesht me ndjesine e njeriut qe kerkonte te shpetonte shtepine e vet, duke e riparuar nga brenda.
Per ironi te fatit, paralajmerimin e fundit per sa ndodhi ma dha kryekundershtari yne ne seancen e fundit te parlamentit, i cili vuri ne dyshim vijimesine time si deputet pas shtatorit.

Sigurisht, nuk jam as paranojak dhe as delirant qe te mendoj se ka nje komplot nderkombetar ndaj meje ose dikujt tjeter apo qe Edi Rama e ka shtrire marreveshjen me PD-ne deri tek listat e deputeteve te saj.

Mendoj se profecia e tij ka te beje thjesht me intuiten politike, se cfare do te kishte bere ai vete ne nje rast analog. Ndaj me duhet ta falenderoj edhe kryeministrin joteknik, qe e parashikoi sakte, pavaresisht se e lehte duhet te jete qene per te. Jo thjesht per shkak te marreveshjes, endrrat e Republikes se Re me ato te “Rilindjes” ngjajne. Madje, ka raste qe ato jane e njejta gje.
Por edhe pse e njoh mire kete ligatine, dhe pse nuk shpresoj qe ky armepushim te funksionoje gjate, nuk kam asnje pendese qe luftova dhe bera sa munda qe te kishte nje marreveshje.
Jo thjesht se nuk e pranoj revolucionin si koncept, por edhe se e njoh mire teknologjine e shtirjes politike qe prodhon kauza te rreme. Dhe sot nuk jam fare i trishtuar qe shoh se si idhtaret e luftes, ose Lej Fenet e partise sime, qe vetem 10 dite me pare i hakerreheshin henes, po t’u permendje qe nje dite do shkonim ne zgjedhje, tani po i lepihen paqes.

E bera kete shpjegim ne respekt te atyre njerezve, me te cilet per nje kohe relativisht te gjate kam ndare bindje te ngjashme, jo domosdoshmerisht politike.

Nje mije here po te me jepej mundesia te kthehesha pas keto vite, nje mije here do te kisha bere te njejten gje. Ndaj edhe sot jam shume i qete dhe pa asnje peng.

Kjo nuk do te thote se nuk kam gabuar, mos e dhente Zoti! Por jam shume i sigurt qe sado te medha te kene qene shkeljet e mia, ato do te ishin gjithesesi si buleza uji ne oqeanin e mekatit politik te ketyre viteve ne Shqiperi.
Ndaj sot dua te falenderoj te gjithe ata qe me mbeshteten, votuan apo besuan tek une ne kohera te veshtira dhe te mira per Partine Demokratike. Nderkohe qe u kerkoj ndjese te gjithe atyre qe nuk kam pasur mundesi t’i ndihmoj apo mund t’i kem lenduar gjate ushtrimit te funksioneve te mia publike.
I uroj sukses dhe mbaresi cdo anetari te Partise Demokratike, duke perfshire ketu edhe kryetaret, ne zgjedhje dhe kudo tjeter!
Nje urim te vecante e kam sot per demokratet e Vores, me te cilet pata fatin dhe privilegjin te punoj ne kohet e fundit, duke vecuar sidomos betejen gati epike te zgjedhjeve lokale te vitit 2015.

Ata i paraprine kauzes se zgjedhjeve te lira dhe ndershme ne Shqiperi, te pakten 2 vjet para cadres, qe u ngrit per te shpetuar lekuren e Lulzim Bashes. Mbetet per t’u provuar ende nese ky objektiv do te arrihet ose jo.

Te nderuar miq!

Asgje e keqe nuk ka ndodhur. Sepse une nuk e besoj perrallen e keqperdorur qe tani “asgje nuk eshte me si me pare”.

Dhe per shkak se kemi mbetur ne vend, i qendroj me shume bindjes sime te kahershme se Shqiperia ka nevoje per nje shkundje te forte, e cila pa asnje dyshim ka per te ardhur.
Ju pershendes me mirenjohje te gjithe juve, qe, ashtu si une, besoni se per te pastruar qytetin duhet ta nisesh nga oborri i shtepise tende.

Dhe se nuk mund te kete as shtet dhe as Shqiperi me te mire, nese partite do te bunkerizohen dhe do te kthehen ne kompani biznesesh te pista me nje pronar te vetem.
Ne qe e mendojme keshtu jemi shume me teper se ajo skote gjobaxhinjsh, qe po perpiqen te mbajne peng vendin per shkak te pengjeve te veta te parrefyeshme dhe te keqkuptimit qe kane per politiken, shtetin, shoqerine, por ndoshta edhe per vete jeten ne kete bote, si vdekatare qe jemi.

Une jam me i motivuar se kurre te ndjek bindjet e mia dhe vizionin tim per Republiken joimagjinare qe meritojme dhe jam po kaq i sigurt se jane qamet shume ata qe e mendojne si une.

Ju faleminderit te gjitheve!

Manjani: Elitat ndryshojnë kur ikin kryetarët, jo anëtarët

0

Ish-Ministri, Ylli Manjani, një zë aktiv në politikë edhe pas largimit nga posti i tij, ka reaguar pas publikimit të listave nga PD-ja.

Dhe pse pa përmendur emra, duket qartë se Manjani po i referohet largimit të figurave të njohura në PD.

Ai shkruan se elita ndryshojnë kur largohen drejtuesit, jo anëtarësia.

Statusi i plotë i Manjanit në Facebook:

Elitat ndryshojnë kur ikin kryetarët dhe jo anëtarët! Por, politika jonë vijon të ecë me forcat e veta! Asgjë cilësore nuk po vjen!☹️

Gepostet von Ylli Manjani am Samstag, 27. Mai 2017

Kërcënoi me armë 49-vjeçaren, arrestohet i riu nga Durrësi

0

Policia ka arrestuar një person dhe ka parandaluar në kohë një vrasje të mundshme.

I arrestuari është Fation Bregu 32 vjeç,  banues në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku ky person për motive të dobëta ka kërcënuar me armë zjarri një zonjë me inicialet Sh. Ll., 49 vjeçe, banuese në Durrës.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprat penale të “Kanosjes” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shpërndanin drogë në Itali, në pranga dy vëllezër shqiptarë

0

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Të arretuarit janë vëllezrit Ardi dhe Dragan Hasanaj, 18 dhe 23 vjeç, të cilët janë arrestuar në Raguza.

Ata janë kapur në flagrancë, pasi kanë pasur me vete 1 kg lëndë narkotike, marihuanë dhe kokainë.

 

Policia raporton se lënda narkotike ishte bërë gati për shpërndarje në treg.

Vlorë / Pas njohjes nga Facebook-u, vajza trafikohet në Kosovë

0

Policia e vlorës ka bërë të ditur se një e re 19-vjeçare ka denoncuar dje në polici një djalë, të cilian ajo thotë që e ka njohur nëpërmjet Faceboo-ut, por që e kishte shfrytëzuar të renë për prostitucion.

F.K., 19 vjeç, deklaroi se në muajin prill personi në fjalë, emrin e të cilit vajza deklaron se nuk e di të plotë, e ka trafikuar atë në Kosovë duke përfituar nga afrimiteti i saj.

Policia bën me dije se po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes në fjalë.

Zgjedhje 2017 / Basha marrëveshje me 5 aleatë për listat e kandidatëve për deputetë

0

Ndërkohë që pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje u vendos në marrëveshjen e 18 majit, kreu i PD-së Lulzim Basha, po punon për marrëveshjet me partitë aleate.

Sipas burimeve mediatike, mësohet se në listat e Partisë demokratike të cilat do të zyrtarizohen dhe dërgohen në KQZ para mesnatës së sotme, do të jenë edhe kandidatët e 5 aleatëve të saj.

Sipas të njëjtave burime mësohet se është firmosur marrëveshja me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, sipas të cilës 3 kandidatë të PAA-së do të jenë në listat e PD-së.

Pas disa takimesh të gjata është rënë dakord që pas Nard Ndokës dhe Dashamir Shehit edhe Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule të futen në zonën e konsideruar fituese të listave të PD-së.

Tiranë / Policia shkatërron grupin e shpërndarjes së drogës në kryeqytet

0

Policia e Tiranës ka arritur të shkattërojë një rrjet të shpërndarjes së kokainës, heroinës dhe hashashit në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas policisë nga fryt i operacionit “Përsëritësi”, ka qenë arrestimi i 4 personave dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve. Veç këtyre dy persona po procedohen në gjendje të lirë.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Janë arrestuar
Erjon Shehu, 23 vjeç, banues në Tiranë
Xhevair Ahmetaj, 41 vjeç, banues ne Tiranë, i dënuar më parë
Mariglen Ahmetaj, 19 vjeç, banues në Tiranë
Kozma Pire, 23 vjeç, banues në Tiranë

U proceduan në gjendje të lirë
R. S., 29 vjeç, banues në Tiranë
R. K., 20 vjeç, banues në Tiranë

Në kërkim
R. B, banues në Tiranë
L. T, banues në Tiranë

Në kohë dhe vende të ndryshme, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 39.2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
– 3.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.
– 2.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
– 3 automjete të markave të ndryshme.
– Shumat monetare prej, 1.620.500 lekë të reja, 100 dollarë dhe 50 euro.
– 10 telefona celulare të markave të ndryshme.
– Një peshore elektronike

Materialet e proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.